Nga Artan Duka
Botuar në DITA
Pensionet speciale qeveritare janë shprehja e rradhës së karshillëkut flagrant të saj ndaj qytetarit të thjeshtë që diskriminohet në emër të kontributeve e meritave të shkuara ndërkohë që varfëria është e tejskajshme e pensionisti i thjeshtë është më i braktisur se kurrë.
Dreqi e di çfarë “metri” përdoret në këtë rast por sido që të jetë, një pension special që ofrohet si bonus e vlerësim për të shkuarën e dikujt është njëkohësisht edhe një shpërfillje, snobizëm dhe përçmim i rradhës për punën e mundin e shumicës së pensionistëve në vënd.
Nuk ranë në sy por lanë pas gjithshka që të zë syri sot!
Të gjithë, prindërit e mij, prindërit e tu, ne vetë, kemi punuar (plot vazhdojnë akoma), kemi arritur plot gjëra etj duke u vlerësuar me rroga, favore e bonuse sipas vëndit e pozicionit dhe vetë shifra e pensionit e reflekton këtë gjë ndaj, në parim, pensionet speciale janë diskriminim sy për sy. Jo të gjithë kanë lënë të njëjtën gjurmë e ndikim në shoqëri e ekonomi nga të cilat përfitojmë ende sot por prandaj janë paguar më shumë dikur e gëzojnë pension më të madh tani. Ndaj, thela mbi bisht e dallimi mes të gjallëve, zhgënjen jo pak!
Nëse shoqëria e shteti kthen kokën pas dhe vlerëson se kontributi i disave ka tejkaluar kohrat dhe se sot mjaft të mira mbajnë emrin e tyre, atëhere e meritojnë vërtet një medalje nderi në gjoks dhe bonus financiar përkatës. Por, jo pension special, sepse i bie që pensionistët e tjerë janë thjesht numra dhe ky nuk është nderim e respekt ndaj mundit të atyre që dikur u thanë puna e mbarë!
Shumica e pensionistëve, për të mos thënë gati të gjithë, janë special sepse kanë dhënë diçka të veçantë kudo ku i gjeti apo i hodhi jeta. Nga doktori që ka sjellë e mbajtur në jetë, arkitekti e ndërtuesi që ndërtuan diga, rrugë e banesa ku u bartën kujtimet e bukura të familjes, mësuesi që edukoi fëmijën me dije e kulturë që sot të jetë qytetar i mirë, sportisti që emocionoi me mijra me vite, minatori që i rrëmbeu nga barku tokës mineralin e çmuar e mbajti ekonominë, fshatari që mbolli tokën e mbushi tryeza, polici që rrezikoi që të tjerët të mos kenë frikë etj heronj pafund anonim kudo rrotull nesh që sot një listë emrash me pension special i fyen në dinjitet duke u ndjerë të shpërfillur dyfish, moralisht e financiarisht.
Hipokrizia sheshit
Pensioni special është dëshmia e rradhës e snobizmit të qeverisë ndaj qytetarit të thjeshtë. Politika gjithnjë flet në emër të qytetarit, mjerisht broçkulla, për gjoja urtësinë e meritat e tij ndërkohë që as ia di dhe as nuk do t’ja dijë për emrin e kontributin e tij. Për të ai mbetet thjesht një numëror në shesh e kutinë e votimit për të garantuar karriken e pushtetit më tej.
Hipokrizia e qesëndisja ndaj qytetarit është sheshit. E lartëson dhe i kushton sa për sy e faqe “poezi” kur i lyp votën me detyrim-përcaktim (ligji aktual zgjedhor) dhe e shpërfill për çdo gjë tjetër për katër vjet më pas, deri edhe të drejtën e referendumit ia ka marrë peng pakthim. Nuk i beson më qytetarit asgjë, përveçse sajesa si Këshillimi (lexo karshillëku) Kombëtar, pale të sugjerojë në popull se si, qysh e kush mund të gëzojë një pension special! Dhe si duar të gjata që ka, edhe ca në media apo shoqëri civile e ndjekin pas në kuturisjen hi-syve ndaj qytetarit në vënd.
Pabarazi në emër të popullit!
Me qokat jo etike të shumta të saj, qeveria Rama po thellon ndjeshëm hendekun mes qytetarëve në vend. Sot po gërryhet besimi tek sistemi e barazia para ligjit sepse diskriminimi mes qytetarëve, ndarja nga “lart” klasore, veçimi e braktisja e qytetarit të zakonshëm etj, po rregullohen e kopsiten me vendime e ligj!
Dallimet e pabarazia e stisura, sikur t’a kishin mallin e plakut, sot po cënojnë parimin e sigurisë juridike e barazisë mes shtetasve me ndikim në ekonomi e kohezionin social. Nga 7501 që diskriminoi mes pronarëve historikë e mbivendosi tapi, dallimi me kompensimet, ligji për banesat ish-pronë private që diskriminoi mijra familje përkundrejt qindra-mijrave që morën pothuajse falas banesë, kredi pa interes për shtresa të caktuara punonjësish, bonus qerash e shtëpi dhuratë pas tërmetit, privatizimi klientelist i pronës publike, favorizimi me statuse “investitori strategjik”, sajesa “performancash” në vlerësimin e punës së arsimtarit, privilegje e pensione marramandëse për veten si politikanë, pensionet speciale, asistenca mjekësore për vip-at ndërkohë që jeta vlen njëlloj, pandjeshmëria ndaj pensionistëve që u shkon pensioni në farmaci, kushtëzimet absurde të kompensimeve psh. energjisë elektrike (pasi e la pa shtëpi pensionistit i thotë se nuk kompensohesh se nuk ke shtëpi(!) etj përjetime rrënqethëse për të cilat nuk ka gajle vetëm një qeveri që nuk ia ndjen për qytetarin e saj.
E djeshmja me petkun e së ardhmes!
Partia Socialiste nuk është më e tillë dhe si social-ishte që është, nuk pritet shumë prej saj dhe vetë “zbukurimi” i vëndit i hyn në sy vetëm të huajit se qytetari i thjeshtë ka kohë që ndjehet jashtë sofrës së “bollëkut” dhe i huaj në realitetin e mega-krijimeve mavi. Sot PS rregullon e bën të butë karriken e qeverisë për shtat palë qejfe se e di që me këtë ligj zgjedhor e palo-opozitë, do të ulet gjatë atje me servila plot rrotull për fresk. Se ne merremi akoma me Berishën, ndonse i ka dalë SPAK për zot, e harrojmë pushtetin e ditës që na kujton autokratin e djeshëm që bilbilos nga dritarja sot.
Le të shpresojmë se edhe afrimi dhe përshtatja e legjislacionit me atë të BE mbase fut ca gjëra në vijë sepse për momentin ligjet janë bërë çorap e heroglife që duan “përkthim” me amendime pas amendimesh për të mbuluar e legalizuar gjithshka që përkon me interesat e ditës së “elitës” në vend. Por, deri atëhere, të mos ja lëmë gjithshka vetëm SPAK. Boll e “vaditëm” me vota politikën që të kthen shpinën një ditë më pas plot katër vjet. “Perëndia, perëndia por ishin edhe duart e mia” thotë një fjalë dhe ne i kemi hyrë boll në hak së ardhmes duke i bërë temena së shkuarës që flet si dikur në emër të popullit, por “atentatin” po ia bën popullit!
©Copyright Gazeta DITA
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016
Shume mire ka shkruar z.Artan, mos ia hame hakun !!!
E mo Demo, si qenka kjo pune keshtu o burra t’i japim ca pensione speciale me paret e shtetit (jo te xhepit) shokeve e miqve qe i njohim e i kemi patur shoke qe nga shkolla !!!
Nuk jemi kundra, le te jepen edhe pensione speciale, gje e mire eshte dhe stimuluese, por dhe te kete nje transparence; te thuhet qe mbi c’kriteresh u perzgjodhen keta 15 “pensionistet” e fundit speciale ?? Kush i perzgjodhi ?? Apo Rama ia propozoi ministres Kumbaro dhe pastaj Kumbaro ia “propozoi” Rames ?! Se aktore e piktore te talentuar ka sa te duash jo vetem ne Tirane, por edhe ne rrethe !!!
Pse mos marre dhe Demo nje pension special, njeri i ditur, erudit, ka shkruar gjithe ato vjersha satirike e pamflete, ia botonte edhe Dor Keko per vit te ri te DRITA dhe aq me teper qe ne ushtri ka qene per xhenio ??
Po pastaj, pse vetem
Për një të burgosur shteti ka një shpenzim ditor rreth 40 euro ndërsa për një kontributin e një pensionisti (qytetar i zakonshëm) rreth 6euro në ditë. “Faleminderit për vëmendjen, vlerësimin dhe qasjen ndaj pensionistit shteti ynë” “DERI KUR KËSHTU Më!
Kjo temë është një skandal tjetër i këtyre 33 viteve që kaluan! Përse ore të uruar merrni shëmbullin e keq dhe jo të mirë ?! Nuk dini të lexoni që në amerikë e din se sa e ke pensionin, apo sigurimet shoqërore, në çdo muaj të vitit dhe rritet kur shton një muaj, sepse llogaritet me formulë, se sa ke kontribuar në skemë. Bëhen favore me pensionet, sikur paratë i nxjerr nga xhepi i vet, duke bërë dhurata! Ikën Berisha skandalozi dhe vjen Rama që dhuron pensione nga taksat e të gjithëve dhe jo nga xhepi i tij! Cili ligj ja jep këtë të drejtë, apo ai është vetë ligji! Ikën Rama dhe vjen « Syleshi » dhe këput një « xhevahir » tjetër. Përse veprohet kështu kur perëndimi i ka kaluar këto faza të kapitalizmit dhe bazohet në Shtetin Ligjor, ku të gjithë janë të barabartë para ligjit.
Mendoj se problem i rende eshte mungesa e opozites se vertete . Me nje grupim te ri politik , por te RI me te vertete , Rama bie per 6 muaj….por duhet nje grupim apo Parti qe te shikoje nga afer problemet e verteta te vendit, dhe kjo nuk eshte shume e veshtire
, dhe qe te propozoje zgjidhje reale, sociale dhe me kembe ne toke….dhe jo keta qe vene e i bejne temena nje plaku qafe thyer qe i ka sjelle shume tragjedi keti populli. Jemi ne nje moment shume te rendesishem historik ku Rames i ka kaluar koha me kohe, dhe kerkohet ai hopi cilesor ne nje politike te re qe duhet te zgjidhe ose te filloje, problemet e perditshme te qytetarit me te dobet dhe te gjithe vendit
Mos harron e te del nga mendja or ti Artan Xhaxho Duka – po flet per karshillek te qeverise Rama aq, prane shtresave ne nevoje si ne pensione, si te Buxhetoret qe akoma kush e di sa dite do presin te marrin rrogen e Janarit sipas ritualit te pervitshem “..nuk eshte celur Thesari…!
VINI RE:
-OK,A.Duka..!
-Kur E.Rama erdhi në pushtet në 2013 Buxhetin e Shtetit e gjeti ZERO nga qoftë-Largu,Pasi nuk mblidhte TAKSAT për VOTA,ku në Shkodër paguanin vetën Pesionistët e Socialistët 20 %,Ndaj rrogat e PESIONET ishin shumë të ulëta.Më e keqa ishte se Sb përzuri FMN-në.
-Ndërsa E.Rama në 2013 thirri FMN e u konsultua me TA,të cilët i rekomanduan që të ULI rrogat e pensionet për të mbushur arkën e Shtetit të zeruar nga Sb me qëllim që qeveria pasardhëse të rrëzohej shpejtë..!!
• Duhet kuptuar qart se Sb nuk e kishte hallin të përmirësonte ekonominë e vëndit,por qëllimi afërt i tij ishte të VARFËRONTE SHTETIN dhe të injektohet Militantët për të rimarr pushtetin sa më shpejtë.
-E.Rama për kundër FMN,Rriti akcizën e KAFESË & TË NAFTËS dhe duke rritur pagat e çdo kategorie GRADUALISHT.Unë si kolonel në ushtri në kohën e Salës merrja 2000 lek(v)tashmë marr mbi 2 fish.Ndaj votoi E.Ramën dhe jo se është i gjatë 1.98 cm.
•Dhe se Presidenti më i mirë A.Moisiu dhe Rilindasi Kosovar Rexhep Qose e konsiderojnë ER KM më të mirë në 33 vite.Të tjerët le të shkojnë pas NON GRATËS për të ngrën BAR përjetsisht..!!
-Për rritjen e PESIONEVE të çdo kadegorie duhet të rriten kontributet në Shtet & Privat.Kjo nuk po ndodh nga BABZIA E OLIGARKËVE QË NGA 1992.Dhe se Qeveria nuk po vendos saksione ndaj bisneseve me 2 BORDERO,Pasi Ato i mbyllin fare bizneset e Tyre pasi jan makutër të pa ngopur,si çdo gjë jasht ligjit në 33 vite për faje të DREEJTËSISË kryesisht..!
-Shpresojmë që E.Rama të shpejtoi bërjen e REFORMËS SË PESIONEVE..!
-Shpresa në këtë vënd është te Qeveria e PS me E.R në Krye,në kushtet që NON GRATA e ka kapur për fyti PD-n e Shpartalluar & Opozitën e përçarë që u ka ngelur vetëm vula në xhep..!
-FLM DITA,A.DUKA.
shkri ministri, ngjit ministri, qeveria behet si te gdhihet ne mengjez kryeministri, edhe I ben vet, edhe I zgjedh vet e pastaj ben te paditurin kur I therret Spak, po tamam ky po del sylesh kaq here, po syleshi ka faj per milionat e abuzimit apo varja, popull I pasur se kemi 10 milion turista, e bete vendin mrekulli per dynjane se shqiptaret plotesojne llotarine amerikane e ia cajne nga syte kembet. edhe me pensionet speciale, ngeli me favore a qoka per buje e interesa klientliste a elektorale dhe ca qe ankohen ankohen se nuk u jepet se keshtu kjo pune ca vezen e kuqe ca si kembet e dhise, ca te nenes e ca te njerkes nen patronazhin e hiresise se tij kryeminister
Thënie nga z.Ethem Lalaj që duhet t’i bëjë t’i venë gishtin kokës, të reflektojnë e t’i kërkojnë falje berishistat-anonimsa këtij zotërie që e quajnë me përcmim “kapter”.
“UNE SI KOLONEL NE USHTRI NE KOHEN E SALES MERRJA 2000 lek(v). TASHME MARR MBI DYFISH ! NDAJ VOTOJ PER RAMEN, JO SE ESHTE I GJATE 1.98 cm.” (ETHEM LALAJ)
Respekte z.ETHEM, shëndet e jetë të gjatë të më kesh !!!
Kapterr Hafije Lalaj qe akoma sheh enderra sikur ka qene Kolonel, tere jeten e tij te Kapterrit e ka kaluar duke llustruar cizmet e oficereve e duke spiunuar Kapterret e tjere qe i vune edhe nofken Hafije Lalaj.
Gazeta DITA te mos merret me kritika pambuku per qeverine,por te mos bllokoje komentet kritike dhe te mos censuroje komentet ne shumicen e komenteve qe kritikojne me fakte dhe argumente Ramen dhe sidomos sulltanin e Tiranes ,Erion Veliajn,qe e kane shpallur “monument korrupsioni”!
Hapeni gazeten ndaj qytetareve se keni mbetur te mbushni faqet e gazetes me shkrimet skolareske te vetfm ca analisteve tuaj,qe as ndezin e as shuajne!
Nuk jeni me ajo gazete qe te ngrinte adrenalinen ,qe prekte hallet e qytetareve dhe vinte me shpatulla pas murit cdo qeveritar!
Ju kritikoni qeverine ,por nuk e keni akuzuar Ramen si diktator,qe sundon sot si sulltanet e Turqise!
Flisni lojra fjalesh per reformen teritoriale por kurre nuk e keni cilesuar ate si KRIMINALE ANTIDEMOKRATIKE!
Doni fakte?
Shembelltyra me kriminale e kesaj palo reforme,qe eshte bere vetem per interesat elektorale dhe kunder interesave te qytetareve, eshte ajo qe eshte bere per bashkine Tirane!
Njesite administrative qe kane aq banore sa nuk kane shumica e bashkive te Shqiperise,nuk kane asnje kompetence administrate dhe buxhet per t’u sherbyer qytetareve te vet!
Administratoret e tyre emerohen nga kryebashkiaku,sic emeroheshin dikur pashallaret nga sulltani!
Doni shembull:
Njesia administrative Kashar,me qender ne fshatin Kashar me rreth 5 mije banore eshte reformuar sipas parimit te Mao Ce Dunit, qe “Fshati te rrethoje qytetin”!
Nga fshati Kashar, shume prane Vores,varet edhe lagja nr.14,Astir-Yzberisht,me mbi 100 mije banore, e qytetit te Tiranes!
Aq banore sa ka kjo lagje nuk kane shumica derrmuese e bashkive te Shqiperise ,qe kryebashkiaket dhr keshillat bashkiake zgjidhen(dhe jo emerohen nga lart) me vote popullore kane administrate te plote kane institucione,kane buxhet per sherbime dhe investime,komisariate policie zjarrfikese ,spitale,cerdhe,kopshte, shkolla shteterore etj ,ndersa lagja nr.14 sot bashkia nuk ka ndertuar asnje cerdhe kopshte,shkolla etj per mbi 5 mije femije dhe te rinj,pa folur per te moshuarit qe te gjithe ngrysin diten si rober lufte ne kampet e perqendrimit nazist,sepse lali Eri e ka te gjithe buxhetin e bashkise ne doren e vet dhe investon atje ku ka me shume interes,ku i behet reklame imazhit te tij mashtrues dhe ku ka interesa korruptive!
U mburr lali Eri se per shkollen “Mihal Grameno”, me 200-300 nxenes,ka ndertuar 3 fusha sportive,ndersa ne lagjen nr.14 me mbi 5 mije femij dhe te rinj nuk ka ndertuar ASNJE FUSHE SPORTIVE,bile ua ka grabitur hapesirat midis pallateve dhe trotuaret duke ua dhene me qera kafeneve etj!
Po keshtu ju si gazete keni heshtur ndaj te ashtuquajtures fantazem”Bashkeqeverisje me qytetaret”,kjo sajese kriminale e Edi Rames,qe ka PUSHKATUAR DEMOKRACINE DHE SHTETIN LIGJOR, qe ka shkelur me kembe lirite dhe te drejtat e njeriut dhe ka mbrojtur KORRUPSIONIN!
Kur e shpalli me tam tame te medha kete palo “Bashkeqeverisje…”, u kam derguar nje shkrim ,qe e cilesoja ate NJE MADHTRIM TE MADH,por ju nuk e vleresuat t’a botonit si shkrim,por e nxorret tek rubrika(qe sot e keni te mbyllur) “Letra kryeredaktorit”,doemos me justifikimin se kete e ka shkruar nje anonim e jo nje analist i shquar ,(qe vetem u kane shplare trute lexuesve).
Po keshtu u kam derguar edhr nje shkrim “Reforma teritoriale nje mashtrim”, por edhe kete e botuat tek letrat e kryeredaktorit etj
Kryebashkiaku i Tiranes eshte diplomuar ne Michigan,por per qytetaret e Tiranes nuk ka prure asgje nga pervoja e mrekullueshme e pushtetit vendor atje ne sherbimin ndaj qytetareve!
Ne se nje qytetar i thjeshte guxon te ankohen ne bashkine e Tiranes per padrejtesite etj qe u kane bere rrogtaret e saj,jo vetem nuk e degjon njeri por do t’i “perplasin deren ne fytyre”, aq sa me syte xixa xixa do t’i duket dikur ne deren e bashkine te jrte vendosur tabela “NDALOHET HYRJA PER QYTETARET DHE QENTE”, si dikur ne SHBA,ne kohen e KU KLUS KLANIT trajtoheshin zezaket!
Por jam i bindur se ju keto qe shkruaj,nuk do t’i vleresoni sepse nuk jane ne interesat tuaja personale!
Zotni Ethem Lalaj kurrsesi nuk mund te kete qene “hafije kapter” si përpiqen ta ulin në grada dashakeqët (fundja edhe kapteri c’të keqe ka?!”
Po si ore paska qenë kapter zotni Ethemi, një burrë xhanan e i drejtpërdejtë pa hile e dredhira, kur ai thotë dhe pohon se ka qenë KOLONEL ?!!!
Po si do gënjejë Ethemi kur komentet e tij ndiqen nga shumë miq e dashamirës të tij deri ne USA, që e dinë shumë mirë që ka qenë KOLONEL !!!
Po ja ta zemë se Zotni Ethem Lalaj, na gënjyekërka, e medemek na paska qenë kapter, po pse nuk del një komshi apo bashkëfshatar i tij, me emër e mbiemër (jo anonims), e të thotë që Ethemi ka qenë KAPTER dhe jo ushtarak i lartë, pra KOLONEL…?!
Ja pra, prandaj duhet të jemi të drejtë e të vërtetë, të pohojmë c’ka duhet pohuar e të mohojmë c’ka nuk është e drejtë, e ndershme dhe e vërtetë !!!
Deputeti merr rroge edhe 3 vjet mbasi ka ikur nga Parlamenti,ca pensioniste marrin pension special sa 12 pensione,hidhen edhe ca horra artiste se dosjet e tyre jane te pergatitura per pensione speciale dhe ĶM nuk po i firmos.O Zot cbehet.Turp e faqe zeze.
“JEPI ETHEMIT CFARE I TAKON ETHEMIT !” (Julius Caesar)
Shkoni e shikoni ca ne nje pike c’faredo ku merren pensionet!
Pensioniste duke gulcuar nga te shtyrat neper rradha ne beteje per te marre pensionin.
Pagat me karte, asistencat gjithashtu vetem pensionet akoma neper rradha si dikur ato te qumeshtit.
Nuk u be mbare kjo qeveri aq Hallemadhe ti pajise me karta edhe pensionisteve e tja kurseje ate peripeci rradhash per ate cope pension?
Shkrim që ngre një problem të rëndë. Njerëzit nuk qënkan të barabartë para ligjit. Çdokush është shpërblyer me rrogë, të ulêt apo të lartë, për punën e tij të dikurshme. Një artist apo sportist, sado që t’i pëlqejë Ramës, është shpërblyer për punën e tij me rrogê dhe privilegje tê tjera. Pra nuk ka nevojê për pensione speciale. Askush nuk ka vrarê gjelin e beut, siç thoshin dikur. Pra ky ligj dhe këto pensione speciale janë të jashtligjshme dhe tê pamerituara. Rama e ka krijuar një klasë borgjezësh dhe oligarkësh. Pse u dashka të na krijojë tani edhe një klasë tjetër pensionistësh të privilegjuar?! Apo ngaqë është antikamunist?! Për mua sa të fusin Berishën në burg, si e keqja më e madhe e këtij vendi, të gjitha bateritë duhen drejtuar pastaj drejt largimit të Ramës nga pushteti. Shqipëria ka nevojë për një parti të re popullore, socialiste dhe të majtë. Borgjezi Rama e shkatërroi Partinë Socialiste që kur filloi që rozës t’i jepte edhe një ngjyrë blu për ta bërê mavi, siç është edhe vetë. Et’hem Lalaj frikësohet se mos vjen prapë Berisha në pushtet dhe i del në mbrojtje Ramës. Sa mund të vijë Enveri përsëri në pushtet, aq mund të vijë edhe Berisha. Prandaj boll me gogolin Berisha për të mbajtur Ramën nê pushtet. Zgjidhja dhe shpëtimi për Shqipërinë vjen nga përmbysja e kësaj klase politike dhe PS-së, PD-së së bashku me Foltoren, LSI-së apo Shtëpisë së Hajdutërisë etj. DUhet një përmbysje e vërtetê. Ndofta partia e Arlind Qorrit mund, mund, të sjellë një farë ndryshimi për mirë. Por edhe Roland Bejko më duket njeri i arsyeshêm. Sidoqoftë kjo klasë politike me Salën dhe Ramën duhet të zhduket një herë e mirê.
Fjale me fend ket rrot hajvani, kur te vdese mos e qani /
por mbulojeni me bujashka, vetem sumen lejani perjashta /
qe kur Ethem Lalaj te nise te dhjese, Fjala me fende ta pershendese /
Autori dhe gazeta Dita meritojne nje prshendetje per çka analizojne. Gjithsesi lodhemi kot. Jo tre legislatura, por edhe 30 te tjera Edi Rama e ka te pamundur te bej diçka. Jo se s’din, por nuk mundet se nuk e le humnera (bota e ndjesive) te ngjizur qysh ne lindje e qe e orientojne njeriun
. Rames nuk ia ndjen fare varferia e kesaj shtrese, nuk e lë ai “demoni” se brendeshmi. Autori perdor termin “social ishte”. Une e lexoj Ramen se ku eshte ai ssi demokrat. Demokracia reale nenkupton demokracine formale dhe demokracine substanciale. E para, ajo formale, ka te bej me te drejten e votes per te zgjedhur e per tu zgjedhur. Perdhosjen e demokracise formale e realizoi Berisha ne ’96. Ramen nuk mund ta akuzojme ne kete aspekt. Po ku eshte me demokracine substanciale? Nje nder vlerat universale te demokracise substanciale eshte drejtesia sociale. Ne kete veshtrim Rama ka “meriten” e pa diskutueshme te perdhosjes te demokrazise. Per kete flasin dhe evidencat ne raport me boten. Ketu duhet pare Rama sa demokrat eshte, jo te qiellgervishteset apo justiifikimet krahesuese me Berishen.
Trajtimi MIZOR, antinjerezor qe u behet pensionisteve sot nga kjo qeveri gjoja socialiste,por tradhetare e shtreses qe e ka votuar( jo se Berisha i ka trajtuar me mire,prandaj edhe e shporrem me vote),eshte nje nga arsyet madhore se , pse LARGOHEN SHQIPTARET nga vendi,vecanerisht rinia!
E si te rri ketu,me tha djali,qe ne fund te marr pension mjeran si ty,qe ke punuar tere jeten maje maleve dhe paguhesh sa nje puntor komunaleje?
Nuk kisha argument me te forte per t’a bindur ate,sepse nuk ishte vetem pagesa e pensionit e ulet,por edhe sorollastja per 18 vjet neper gjyqe per t’a marre edhe ate te flamosur pension!
Por ikja ka te beje me cdo gje,por goditjen perfundimtare ia dha Edi Rama,kur na mashtri duke na thene se do “Bashkeqeveris me qwytetaret”,por menjehere na mbylli te gjitha dyert e zyrave te administrates qe te ankohemi per padrejtesite qe na bejne rrogtaret e saj,duke i grumbulluar vetem ne kryteministri!
Pra te 4-5 milione shqiptaret nga mbare bota,ne se duan te ankohen t’i drejtohen vetem kryeministrise,qe e kane quajture “Shqiperia qe duam”,por ne fakt eshte SHQIPERIA QE NUK E DUAM!
Cfare qenkan keta rrogtaret e punesuar ne kryeministri per te zgjidhur ankesat e qytetareve,kur ato prap do komunikojne po me ata rrogtare te pa afte apo te korruptuar ,ndaj te cileve behen ankesat?
Pse te mos behen ankesat ne ate in stitucion shteteror dhe bashkiak ku ka ndodhur konflikti,sepse kudo ka shefa te punonjesve ndaj te cileve behet ankesa,kudo ka juriste,zyra ankesash,drejtori te komunikimin me qytetaret,te mbrojtjes se konsumatoreve,te maredhenieve me publikun,mdrejtori JURIDFIKE etj qe paguhen me rroga milionere,POR QE KANE DALE JASHTE FUNKSIONIT sepse nuk mbrojne ligjin dhe qytetarin,por eprorin e tyre qe shkel ligjet etj kunder qytetareve!
VETE E VOTUAT
O QYPA BORATIN
TANI JUA FUT
SA TA KETE TAKATN
JEPINI PRAP VOTAT
NESE JU PELQEN
NGAQE SKINI BYTHE
VEC LIHNI SI QEN
po ka te drejte ne kete shkrim, se sa pensioniste sot kane punuar dje me ndershmeri e profesionalizem dhe skane bere buje…..por qe nuk i njeh Edi Rama po pse me njohje personale behen keto pensione speciale??…
nuk kam asnje kundeshtim per ata njerez por ka shume e shume te tjere dhe nuk duhet te behen keto dallime..
Edi Rama,ky diktator qe e prune ne pushtet qarqet me reaksionare antishqiptare nga Franca duke e bere ministert Kulture eshte po ai ,qe ka guximin t’i propozoje nje RRUGACI DON ZHUAN,qe di vetem te shkoje pas brekeve te vajzave ,qe kane pervoje me dhjetra hamshore,si minister Kulture,ashtu sic e coi Jozefina Topalli dikur ne France atashe kulturor qe t’i bente rehat naten vajzes se saj studente dhe qe ajo te mos harxhonte para per strehim dhe ushqim atje,ne kembim te qejfeve si te fejuar gjoja!
Dhe me pas e tregoi se cfare maskarai ishte kur u nda nga e fejuarta!
Me qarte e pame fytyren e ketij DON ZHUANI,qe nuk ka asdpak kulture se eshte vetem hamshor qe iu qep Kiares,deri sa ajo iu mbush mendja,sepse edhe ajo ishte me shume pervoje ,por i interesonin 100 mije eurot e fitimit te lojes!
Ky eshte Edi Rama qe sundon si SULLTAN dhe SKLLEVERIT e brohorasin njelloj sic benin dikur bujkroberit ndaj pronarit te tyre!
Ne shtetet demokratike,qeverine nuk duhet t’a mbeshtese asnje,si qytetaret ashtu edhe media etj,por te jene perhere ne opozite!
Cdo gje te mire qe ben qeveria e ka per detyre dhe nuk duhet te mburret,se ato qe ben nuk i ben me paret e xhepit kryeministri!
Nje kryeminister qe i DHIMBSET populli i vet,aq me teper qe Shqiperia ka vetem 2 milione te mbetur sa nje bashki kudo ne Europe,AI DUHET TE MERRET VETEM CFARE NUK KA BERE DHE DUHET T’A BENTE,KU KA ANKESA E JO KU KA MBURRJE etj!
Se nje kryeminister,derdh miliona euro per te ndertuasr pisten e Formula UNO ne Elbasan,kur vetem ne Tirane jane mijra femije e te rinj PA CERDHE,KOPSHTE E SHKOLLA etj,kjo eshte CMENDURI e ketij sharlatani arrogant qe sillet me keq se sa pushtuesit nazi-fashiste kunder popullit te tij!
E keni degjuar Ramen se si justifikohet per mos rroitjen e pensioneve per 10 vjet rresht?
Nuk kemi para,thote mashtruesi,sepse bizneset nuk derdhin kontribute etj?
Jo,more diktator!
Si more e gjete kete justifikim per te fshehur deshtimet e tua ne pushtet prej 10 vjetesh per te mos rritur pensionet?
Ky eshte justifikimi me KRIMINAL,ME HARBUT dhe me IDIOT,qe mund te kishte perdorur!
Pensionistet e sotem nuk kane lidhje fare me ate cfare ndodh sot me kontributet,sepse ata i kane derdhur shtetit kontributet shoqerore dhe shendetesore gjate gjithe jetes,qe ne pleqeri te kishin te ardhura dinjitoze per te jetuar deri ne mbyllje te jetes!
Rama jo vetem mashtron,por tregohet edhe si njeri qe i urren pensionistet se gjoja nuk paska para per te na rritur pensionet!
Ja tregoj une se ku i ka parate ky ARMIK I PENSIONISTEVE:
1-Ne vitin 2019,Banka Boterore,ne raportin e saj vjetor,per Shqiperine percaktonte se “Ne Shqiperi GATI GJYSMA E BIZNESEVE JANE INFORMALE”, shifra keto katastrofike,qe ne se do konstatoheshin kudo ne bote,qeveria do jepte doreheqjen dhe kryeministri,ministri i Finacave dhe vartesit e tyre do shkonin para drejtesise!
Por ne Shqiperi nuk ndodhi asgje,bile edhe sot BIZNESET INFORMALE jane po aq ,pra 50%!
Kjo shifer tregon se administrata qendrore dhe vendore eshte e pa afte dhe e korruptuar!
Se keto biznese i kane shkaktuar financave te shtetit DEME KOLOSALE financiasre,qe mijra punonjes te tyre nuk kane kontrasta pune,qe nuk paguhen me rroge te p[lote,se mund te pushohen nga puna,qe nuk bejne dotr grteva e protesta,por mbi te gjitha ketyre mijra te PUNESUAREVE NE TE ZEZE NUK U JANE DERDHUR AS KONTRIBUTET PER SIGURIMET SHOQERORE E SHENDETERSORE,qe do te thotre se ketyre te mjereve NUK DO T’U NJIHEN VITERRT E PUNES PER EFEKT PENSIONI DHE NUK PERFITOJNE SHERBIME SHENDETESORE FALAS!
Per mijra familje te tilla ANUK ESHTE KJO SITUATE NJE FATKEQESI E MADHE!
Pra ,qeveria e korruptuar e Rames jo vetem i ka shkasktuar deme kolosale arkes se shtetit,por me shume i ka shkaktuar fatkeqersi me te medha mijra familjeve te punesuareve ne te zeze aty!
2- Te gjitha pasurite kombetare te gjendura ne Shqiperi ne vitin 1990,si miniera,puse nafte,fabrika,uzina,kombinate,vaporre tregtare,armastimi dhe municionet e ushtrise,anijet luftarake,avionet luftasrake,raketast,portet,aeroportet,fushat e mbjella,pyjet,rruget,shkollat,rruget,hekurudhat ,hidrocentralet .tj,etj JANE BERE NGA PUNA,DJERSA DHE GJAKU I KETYRE PENSIONISTEVE ,QE U TAKON TE MARRIN RRITJE PENSIONI CDO MUAJ NGA FITIMET QE PERFITON SHTETI NGA SHFRYTEZIMI I TYRE!
Se pensionistet nuk derdhen djersen e tyre tere jeten,qe pasurite e krijuara prej tyre t’i gllaberojne Rama duke i rene botres cep me cep me avione carter sikur te jete MBRET!
Ja edhe mbledhjet qe ben ky sharlatan jashjtye Tirane me qweverine,jane shperdorime te lekeve te populliot,sepse mbledhjet duhet t’i berje ne kruem,inistri e jo te shqepen me dreka qyl se paguajne fukarenjte e tij pensioniste etj!
Eshte e TMERRESHM<E t'a mendosh,por eshtye KRIMINALE,qe Rama,Veliaj e te tjerte m,ezi presin te vije nje ftese se diku ne bote behet nje takim dhe ata i hipin avionit perr t'i bere rrush e kumbulla paret tonba!
Se cfare fitimi kemi patur ne sio popull nga keto bredhjet e Rames neper bote e dine vetem ata qe i bejne temena Rames!
3- Nuk paguhen taksat nga bizneset,justifikohet Rama,prandaj nuk kemi leke!
Po pse ne e kemi fajin qe ministra,zv,ministra ,kryebashkiake etj ,qe i zgjedh vete ai ,qe pastaj na dalkan te KORRUPTUAR,por qe nuk i kondstaston fare ky kryeminister ,por te tjeret si media,SPAK-u etj?
Fajin e kemi ne qe ai zgjedh ministra te pa afte dhe te korruptuar?
Ne e paskemi fajin ,qe tani po emeron minister te ekonomise Blendi Klosin ,qe ka mbaruar Liceun Artistik ,qe nuk ia ka haberion EKONOMISE,pervecse te beje korrupsion,sic rezultoi me Arben Ahmetajn ,qe e vuri deri ne zv.kryeminister,duke i varur UJKUT MELCITE NE QAFE,kur aio ishte diplomuar per gjuhen angleze?
Pse ne e paskemi fajin qe edhe sot pervec se 50% e tyre jane informale,por edhe ato te tjerat qe jane te licensuar,jane mijra biznese qe nuk presin kupona tatimore duke fshehur shpenzimet dhe fitimet?
Jane mijra shitesa dfruta dhe perime,kafene,sherbime te ndryshme si bojaxhinj,hidraulike,notere,avokate,dyqane mishi e peshku,dyqane riparim sherbimesh,furra buke e pasticeri etj,etj qe nuk presin kupona dhe NUK I KONTROLLON NJERI!
Po pse nuk i kontrollojne?
Pergjigja ime eshte e thjeshte fare:
EDI RAMA NUK DO QE TE KONTROLLOHEN RIGOROZISHT TE GJITHA BIZNESET QWE TE MOS JENEV INFORMALE DHE TE QE PRESINN KUPONA TATIMORE!
Sepse ndryshe nuk behej korruipsioni ne qeveri!
Se ishte vete Rama ai u doli ne mbrojtje te korruptiuareve,qe e shpallen fituese nje firme fantazem me dosje fallco fituese e tenderit per ndertimin e rrtuges prewj 2 km te Unazes se re!
Dhe tha:Kudo ne bote behen tendera me dosje te fallcifikuasr dhe firma fantazem!
Por cfare kryeministri eshte ky HARBUT qe nga bota merr vetem pervojem me KRIMINALE per te fshehur deshtimet e tij ne qeveri ,por kurre nuk ka prure ndonje gje te mire ne interes te popullit?
Se kur i permend SHBA,ai te mbyt me "PESHTYME" duke thene se "E po ne nuk jemi AMERIKA"!
Po kush qenkemi ne,o kryeminister i shpifur,se deri me sot nuk na ke thene asgje se pse nuk eshte bere asgje ne zbatim te premtimit 33 vjecar per "T'a bejme Shqiperine si gjithe Europa",por na cuat ne grope?
Po ti perdore llogjiken KRIMINALE kur 2 fishove rrogen tende dhe vartesve te tu,gjoja me justifikimin se "Eshte shtrenjtuar jetesa",ndersa per pensionistet harrove t'a perdoresh nje justifikim te tille,se ne nje vend blejme dhe ushqehemi ,ndonese me pensione 40 here me te vogla se nje deputet!?
Po prap nje llogjike kriminale perdor kur premton se deri ne fund te kertij viti rroga mesatare do te behet 900 euro,por ke harruar t'a thuash kete gje edhe per pensionistet,se me te njejtast cmime paguajme edhe ne!?
Po MINIMUMIN JETIK TE NJERIUT NE SHQWIPERI ,psde nuk guxon t'a llogaritesh djhe miratosh?
Apo ke frike se do te rrezohet propaganda e jote e ndyre,duke rrezuar tere piramiden mashtruese4 te rrogave dhe pensioneve?
Po edhe kete tog fjaleshin "PAGE MESATARE",prap e ke me DJALLESI,se nje llogari e tille nuk trtegon te verteten dhe fshek mashtrimin!
Se ti vete merr 2 milion leke ne muaj,ndersa une marr pension ne muaj,pra si mesatare e mblledhjes se ketuyre dy rrogave,u tregon botes se te dy merrkemi nga 1 milion e 200 mije leke,kur ne fakt une MARR VETEM 200 mije leke dhe ti 10 here me shume se une!
Keto mashtyrime ke bere tere kohes si pushtetasr,o i mallkuar!
A duhen me shume fakte se kaq?
Rama si Berisha njehere e nje kohe qe genjente duke bere propagande boshe! “Fjale te bukura dhe gurin ne trast” (fjale e urte popullore!
Ne 1997 Berisha u mori shqiptareve parate ne firmat piramidale. Rama po i mer shpirtin shqiptareve duke neglizhuar shtresat e dobta, vunerable. pensionistet, njerzit me te ardhura te ulta, dhe te papunet!
–
Rama genjen. Nje fakt: Ekonomia shqiptare zhvillohet me kesh ne dore! Te gjithe te ardhurat nuk kalojne nepermjet Bankave por ne duart e atyre qe kane para!
-Mundesia e korrupsionit eshte jashte zakonisht e madhe ! Parate levizin ne duart e padukshme dhe humbasin drejtimin e duhur!
–
Shteti nuk kontrollon asgje. Statistikat jane fiktive, te pabasuar ne realitetin! Puna ne te zeze eshte nje fenomen shkatrues qe bie ne kurrisz te te varferve , shteti (Rama) genjen. dhe premton per lek te madh dhe premton lugen e floririt !!!
Rama 2 fishoi rogat e administrates rogat e deputeteve, ministrave por jo te pensionisteve! Pse mor maskara tallesh me kete popull?!!
Uaaa,..paska dalur fjala me fend!
Njehere fend,,Tjater here kerkon falje qe fend.
Vetem ??,nuk i kerkoi te falur,se ,sepse,,.
Ay di e ben JATRI
me bicak e bisturi.
Lerini llogjet me fillozofi budalli se Edi Rama do te mbetet si shqyptari me i lig, me korruptues dhe i korruptuar, kryeministri rezil qe korruptoi FBI dhe kryeministri me hajdut qe ka njohur historia jone kombetare, sigurisht pas Enver Antikrishtit qe mban kampionin e ligesise dhe grabitjes se pasurise se shqyptareve, jo me kot krenohet qe eshte djalii Kristaqit, Killerit te Enverit dhe jo rastesisht mban fotografine e Ismail Beut, Vali Beu qe vodhi Arken e Portes se Larte per te cillin Konica ka shkruajtur:
“I korruptuar nga shpirti e nga zakonet, pa ideal dhe pa parime, i gatshëm për të gjitha kompromiset, plaku zëmër-thatë e i vdekur nga çdo ndjenjë. Pas Lule-Burgazit u kuptua se Turqia e humbi luftën edhe urdhërimin e saj në Ballkan dhe Ismail Qemali doli nga vrima, u hoth në Bukuresht, e andej në Vjenë ku, që të përdorim një fjalë të popullit, “i kish rënë era kërmë, Aqë budalla nuk ish Ismail Qemali sa të mos kuptonte që luftërat që bëheshin në Bezhan nuk ishin për të mbajtur Tuqinë, rolli i së cilës ish i mbaruar: ishin për të ruajtur Shqipërinë nga invazioni. Po ca vjet më parë Ismail Qemali kish shënuar me grekët një rimarrëveshje, pas së cilës kufiri i Greqisë edhe i Shqipërisë do t’ish një ditë Vjosa; më i besës te Greqia se të Shqipëria ky ishte faqezi…”
Te duket sikur Konica e ka shkruar kete per Edi Ramen
Për Ethem Lalën:
Une Ethem,
Ti Ethua,
Ai (Ajo) Ethotë,
Ne Ethemi
Ku Ethoni,
Ata (Ato) Ethonë!
lexues te ndruar; gezuar Vitin e Ri nga une Pasadhes Veterane 88 vjecar rruget e emigracionit marre nga vitet kur donimte Vinim VETULLA Djejte * na NXORRN syte* ANi RROJ me Gaz e ROJ me SHPRESE ndaj SKAM DESHIRE te VDES!*. Mrodhesi Atdheut Tim .si RILINDAIT sa Lufta N.CL SJELLE. Me JUdhe ATDHEUN-Guri Naimit D,