Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Për herë të parë në botë, mjeku operon pacientin në kohë reale nga zyra e tij
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Enciklopedi > Për herë të parë në botë, mjeku operon pacientin në kohë reale nga zyra e tij
EnciklopediLifestyle

Për herë të parë në botë, mjeku operon pacientin në kohë reale nga zyra e tij

Published: September 22, 2023
Shpërndaje

Për herë të parë në botë, në Bari të Italisë është realizuar një operacion i drejtuar nga një specialist që ndodhej në zyrën e tij, kilometra larg nga salla e operimit.

Në Poliklinikën e Barit u realizua për herë të parë në botë një operacion me valë në distancë me lidhje 5G dhe mjekët thonë se kjo ndryshon historinë, me përparime të mëdha në mjekësinë bashkëkohore.

Një burrë 53-vjeçar kishte probleme me kornen e syrit dhe i duhej ti nënshtrohej kirurgjisë. Profesor Gianni Alessio, kirurgu i syrit, e operoi drejtpërdrejt nga zyra e tij, megjithëse pacienti ishte në sallën e operacionit.

- Publicitet -

Ky është një revolucion i vërtetë dhe një moment historik në mjekësi, i cili në të ardhmen mund të parandalojë njerëzit me probleme të caktuara që të nisin udhëtime të gjata për t’u ndjekur nga specialistët më të mirë. Edhe nëse është mijëra km larg, një sallë operacioni e pajisur plotësisht me gjithçka që i duhet një mjeku do të jetë e mjaftueshme për t’iu nënshtruar një operacioni në distancë, të kryer nga specialisti më i kualifikuar.

Për të arritur këtë qëllim, që nënvizon përsosmërinë e shëndetësisë italiane, duhej të kombinoheshin teknologjitë dhe specialitetet e reja.

Mjeku operoi me platformën 4D iVis Suite dhe lidhje 5G me TIM.

Dr. Gianni Alessio testoi dhe drejtoi lazerin Ires-2khz, të cilin ai e kontrolloi në kohë reale ndërkohë që pacienti ishte shtrirë në sallën e operacionit, i ndihmuar nga një ekip kontrolli.

Për të parandaluar mundësinë e rënies së linjës dhe problemeve të tjera që mund të rrezikojnë suksesin e operacionit, u krijua një lidhje super e shpejtë TIM 5G ku mjeku ishte në gjendje të operonte në kohë reale me një vonesë prej më pak se 50 milisekonda dhe me një vizualizim 3D të syrit të pacientit.

Përdorimi i një blockchain i krijuar për të ruajtur sigurinë e të dhënave të të gjithë ndërhyrjes e bën të gjithë këtë gjë edhe më të jashtëzakonshme. Për më tepër, ky sistem u zhvillua nga profesor Michele Ruta, profesor i Departamentit të Inxhinierisë Elektrike dhe Informacionit në Universitetin e Barit.

“Teknologjia Blockchain e aplikuar në kirurgji ju lejon të gjurmoni çdo hap të procesit. Një lloj kutie e zezë dixhitale e operacionit, në të cilën gjithçka regjistrohet dhe ruhet në mënyrë të pashlyeshme dhe të pakthyeshme. Në industrinë e kujdesit shëndetësor, një sistem i tillë i menaxhimit të të dhënave siguron transparencë dhe besueshmëri maksimale, duke mbrojtur si pacientët ashtu edhe profesionistët shëndetësorë”, tha profesori Ruta.

“Kryerja e operacionit me telekomandë, përmes proceseve plotësisht të automatizuara, hap kufij të rinj për kirurgun e syrit, duke na lejuar të operojmë pacientët për sëmundjet komplekse të kornesë nga distanca, në mënyrë të sigurt, kudo që ndodhet salla e operacionit”, tha profesor Gianni Alessio në konferencën për shtyp.

Një moment historik për kujdesin shëndetësor italian

“Ne kemi arritur maksimumin në shëndetësi, në bashkëpunim me teknologjinë”, thotë Giovanni Migliore, Drejtor i Përgjithshëm i Poliklinikës së Barit.

Kjo mbetet një arritje e madhe për kujdesin shëndetësor dhe oftalmologjinë.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 17 qershor 2026
  • VIDEO: Kur protesta flet me gjuhën e dashurisë
  • PURCHASE OF TWO VEHICLES FOR FIRE MANAGEMENT, ENFORSA-SUPPLY-3
  • I riu i thirrjes për marshim drejt Rinasit: Na kritikuan me të drejtë, por na ka ardhur në majë të hundës
  • Ibrahimaj në Indonezi, qeveria kërkon emigrantë nëpër botë për të zëvendësuar shqiptarët e ikur

Komentet e Fundit

  1. Niki on FOTO VIDEO: Nuk ka dorëzim, as përçarje, sheshi i protestës sërish plot në ditën e 17-të, ironizohet edhe Marta Kos
  2. Realisti on Operacioni i madh antidrogë, reagon kreu i SPAK
  3. demo on Me “bukë me vete”? PO!
  4. bajg shurreliane on FOTO VIDEO: Nuk ka dorëzim, as përçarje, sheshi i protestës sërish plot në ditën e 17-të, ironizohet edhe Marta Kos
  5. demo on Pankartat më pikante nga protesta e nëntë e qytetarëve (FOTO)

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?