Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: PËR LEXUESIT TANË
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > PËR LEXUESIT TANË
AnalizaKendi i Kryeredaktorit

PËR LEXUESIT TANË

Published: January 2, 2026
Shpërndaje

Ky nuk është një urim kalendarik. Është një ndalesë e vogël për të thënë faleminderit.

Për leximin, për reflektimin, për gjithçka që ndani me ne çdo ditë.

Jetojmë një kohë në të cilën lajmet rrjedhin shpejt dhe vëmendja thyhet kollaj. Zgjedhja për të ndalur te fjala e shkruar, për të shpenzuar kohë me leximin, për të kuptuar më thellë, është një akt që ka përditë e më shumë vlerë.

- Publicitet -

Ju jemi mirënjohës nëse për të bërë këtë, jeni ndalur tek ne.

2025 ka qenë një vit me tensione. Por edhe me kthjellime. Disa iluzione ranë. Disa të vërteta dolën më qartë.

Kjo është më mirë se heshtja.

2026-a që nisi sot është shumëçka, por është edhe një ftesë. Për më shumë vetëdije, për më shumë kurajë, për më shumë dinjitet në raport me veten, me fjalën, me të përbashktën.

Nga redaksia e gazetës DITA ju urojmë një vit të ri me shëndet, me mendje të kthjellët, me zemër të butë dhe me shpinën drejt.

Ky është një urim për veten dhe për ju.

Kemi ende shumë për të thënë.

Gëzuar!

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
32 Comments
  • Kur përçmon fjalën e lirë says:
    January 1, 2026 at 8:28 pm

    Urimi i Migjenit për Vitin e Ri 1937.

    Shok i dashtun, unë përgjithësisht nuk shkruej urime, as për Krishtlindje as për Bajram, as për ditëlindje as për ndoj festë tjetër. Nuk shkruej, pse urimet që n’ato ditë tan bota ban, nuk dij a plotësohen një per qind se pothuej të gjitha dalin nga hipokrizia. Bota ketë e din, por njësoj vazhdon të shkruejë urime. As për Motmotin e Ri deri tash nuk i urova askujt asgja.

    Por kësaj here due të hyj në rradhen e njerëzve korrekte dhe t’u uroj shokve të mi Motmotin e Ri 1937.

    – Së pari, t’uroj, shok i dashtun gjumin e ambël, që të mos ndëgjosh si gjëmojnë njerëzit nën barren e kryqave të vet tue mundunve, as britmen e ngadhnjysve në ketë jetë. Të mos ndëgjosh bumbullimen e Spanjës. Gjumin e ambël! Të mos ndëgjosh si afër teje gërset dhëmballa për dhëmballë, nga të ftohtit. Pse atëherë duhet të pyesësh: moj dhëmballë, pse ndeshe për dhëmballë dhe gërset aq?

    E gjuha në vend të dhëmballes përgjegjet: pse asht ftohtë, zotni, e kur asht ftohtë, zotni, u hyn dreqi trupit, muskulave, nervave, zotni, dhe qashtu gërset dhëmballa për dhëmballë, zotni. Asht tepër banale të themi se mungon veshja dhe mbathja dhe zjarrmi, prandej: gjumin e ambël, shok i dashtun.

    -Së dyti mbas gjumit t’ambël, t’uroj – ç’asht dhe e natyrshme – të jesh i gëzuem, gjithmonë i gëzuem. Nga gëzimi i madh, në sentimentalizem, të puthish drrasat e dhomes e shtyllat, si bani Greta Garbo në filmin “Mbretnesha Kristina”, kur shijoi dashunin shtazore (desha të them hyjnore, por njësoj asht).

    Aq i gëzuem, saqë bota të ta kenë zili dhe të thonë: oh, sa i lumtun asht! Të jesh i gëzuem edhe pse n’anë tjetër zemra të pëlset, si paljaços. Të jesh i gëzuem, se gëzimi yt u jep shpresa edhe tjerve.

    Në rasë se tryeza e shkrimit të çalon, ti qeshu. Në rasë se e vetmja karrige që ke në shtëpi asht e shpueme dhe s’ke se ku te rrish, ti qeshu. Në rast se s’ke zjarm e ke të ftohtë, po, ti qeshu. Në rasë se ndonjë ditë, ashtu kot, të mungon dhe buka, ti merre për lojë, për shaka, dhe qeshu, qeshu.

    Del në rrugë bile, në kryqzimin e udhve, dhe qeshu, qeshu, qeshu, e bota do ta ketë zili dhe do të thotë: ah, sa i lumtun asht! E kur të të vijë në shtëpi ta shofi shkakun e gëzimit tand, do t’i kujtohet botes vetvetja dhe do të fillojë të qeshi kikikikakaka. Smundja e të qeshunit do të përhapet ndër të gjithë dhe njerzit si majmunat do të hidhen përpjetë nga gëzimi…

    Dhe kështu uroj që vjetin 1937 ta kalojmë në gëzim, edhe se të smundë patalogjisht.

    Reply
  • demo says:
    January 1, 2026 at 8:54 pm

    Nderime Gazeta Dita.Nderime stafit botues dhe Kryeredaktorit Adrian Thano,qe pamvaresisht bindjeve politike e mban Dritaren hapur per te gjithe.
    E meritoj te ngre kete Dolli i pari ne Gazeten e Nerueme,sepse jam ndoshta i pari komentues i perhershem me Intelektualin,Fterin,Pellumb Zaimin e paharruar,Gjermanin e Fundit e ca te paket qe kane mbetur nga themeltaret.Kam qene komentues i hershem,qe ne Gazeten Shekulli kur drejtohej nga Adrian Thano,ku komentoja me nickun Lis Dushku.Shume shoke na jane ndare si Tribuni i Popullit Arben Duka,diplomati i pazevendesueshem i botes shqiptare,Shaban Murati etj.Te paharruar qofshin!

    Reply
  • TRENI says:
    January 1, 2026 at 10:01 pm

    NDËR MEDIAT SHQIPTARE GAZETA DITA ËSHTË NJË TRIBUNË.
    GËZUAR 2026, SHËNDET E SUKSESE STAFIT TË GAZETËS DITA!

    Reply
  • Një Shqiptar Tjetër says:
    January 1, 2026 at 10:04 pm

    O demo se na kujtove kete Gjermanin e Fundit, ça i ndodhi se eshte zhdukur pa lene gjurme, apo ka nderruar nick? E kisha merak se qe ca i çakerdisur.

    Reply
    • TIRONA says:
      January 2, 2026 at 9:20 am

      Me siguri ka qen poeti i madh Arben Duka ai me ate pseudonim. Nisem te them kete per dy arsye. E para se ai emer u zhduk nga forumi kur vdiq i shkreti Arben.
      Dhe se dyti Arbeni eshte autor i perles se meposhtme botuar disa her bga gazeta Dita:

      Ende vazhdon sherri,
      Në mes të katundit,
      Kur iku këtej,
      Gjermani i fundit!

      Kot e kot i kemi,
      Të dy datat tona,
      Se “gjerman” i fundit,
      S’ka ikur akoma!

      Do thonë ka shkarë,
      Poeti i shkretë,
      Kur thotë se gjermani,
      S’ka ikur vërtetë!

      Jo mor jo s’kam shkarë,
      I them çdo njeriu,
      Se “gjermani” fundit,
      Është Herr Saliu!

      Atij i është prishur,
      Me kohë karikusi,
      Se sillet me vendin,
      Më keq se pushtusi!

      Sot e kësaj dite,
      Ne s’jemi çliruar,
      Se kjo farë e keqe,
      Vendin ka pushtuar!

      As njëzet e nënda,
      As njëzet e teta,
      Që të dyja datat,
      S’janë të vërteta!

      Nga të dyja ditët,
      S’është asnjë ditë,
      Jemi të pushtuar,
      Nga Saliu i Dytë!

      Saliu i Dytë,
      Njëlloj si i pari,
      Gjersa është pushtues,
      Derdhi gjak shqiptari!

      Ndaj thashë s’na ka ikur,
      Akoma “gjermani”,
      Kur të ikë Berisha,
      Çlirohet vatani!

      Ajo do të jetë,
      Dita e festimit,
      Do gdhendet për jetë,
      Si datë e çlirimit!

      Reply
  • Llaf Dibre says:
    January 1, 2026 at 10:55 pm

    Ne fund na urohet “nje vit i ri me mendje te kthjellet me zemer te bute dhe me shpinen drejt.” Fillimisht kete urim e pashe mbi “gervishtjen e nje plage” dhe nuk u ndjeva mire, sikur ndjeva pak dhimbje… por sikletin ma hoqi shprehja ne vazdim: “Ky urim vlen per veten dhe per ju.” Po, thashe, edhe ky urim i veçante e ben te veçante gazeten Dita.
    Urime, sa me shume kthjellesi dhe ndriçim gazetes Dita.

    Reply
  • Gani USA says:
    January 2, 2026 at 2:14 am

    Gezuar stafi, gezuar zoti Thano

    Ne permbajtjen e Dites vihet re kujdes per gjuhen dhe argumentin, larg senzacionalizmit. Por dizajni dhe forma vizuale mbeten konservatore dhe jo gjithmone terheqese per lexuesin e ri.

    Eshte e qarte qe Gazeta juaj ka nje identitet dhe lexueshmeri besnike. Eshte tipar i mediave qe nuk ndryshojn kurs per klikime te shpejta.

    Por do te ishte e nevojshme per mendimin tim nje prani me aktive dhe me interaktive ne rrjetet sociale.

    Vit te mbare

    Reply
  • chp says:
    January 2, 2026 at 2:54 am

    Për kryredaktorin tonë
    Nëse ka dicka ndryshe Thano nga të gjithë analistët shqipfolës
    do të vecoja “betejën” e gazetes Shekullit me ambasadorin A.Arvizu
    ne botimin e shkrimit per KINEZERIRAT E ARVIZUSE te Ilir Yzeirit per masakren e 21 janarit 2011
    per te cilen Ambasada amerikane nderpreu maredhenjet me gazeten Shekulli qe tingellon komike dhe cinike
    *
    Urojme Thanon jo vetem per Vitin e ri qe te jete i mbare po urojme te kurseje “shqelmat” kunder kufomes Rama qe edhe pse eshte ne buze te varrit qe ka hapur vete nuk duhet ta teprojme kur i pavarrosuri Serberishe merr viagra nga Latifet e Amerikes
    Gezuar !

    Reply
  • Opozitar says:
    January 2, 2026 at 6:44 am

    Padyshim levdatat i meritoni. Une kam dhe disa kritika nese me lejohet.
    Ne disa raste do te ishte e dobishme me shume hapesire per mendime alternative. Nuk them per ato me gjuhe vulgare. Per te shmangur perseritjen e te njejtave kendveshtrime e keni te nevojshme te botoni dhe komente nga opozita. Keni autoreme eksperiece, nga ana tjeter, ndonje shkrim bie ne ton te ashper emocional. Vetem ftohtesia analitike e ben argumentin me te besueshem.ju pergezoj per distancen nga propaganda bajate ramiste qe gelon ne gazeten tjetr Tema

    Reply
  • S ka rendsi says:
    January 2, 2026 at 7:07 am

    Gezuar dhe mbaresi te kini
    E kam si oyetje per kryeredaktorin: keni mbeshtet ardhjen e Rames ne pushtet? Me pas e kebi ndryshuae, kurse tani se fundmi keni shkuar deri ne akuza te hapura? Cilen Dita duhdt te besojm?
    e kemi peshqesh dhe bga jun kete situaten.
    Me te mira

    Reply
  • Vlora 97 says:
    January 2, 2026 at 7:12 am

    Stafi i gazetes reflekton seriozitet. Ne analize dhe opinione vecanerisht. Ritmi i publikimeve ndonjehere duket i ngadalte krahasuar me mediat online, cka mund te beje qe disa tema te humbasin aktualitetin.

    Ajo qe i jep vlera Dites eshte nje nga te paktat gazeta qe mban qendrim kritik ndaj pushtetit. Nuk bini ne servilizem. Kjk eshte vlere e madhe per nje shoqeri demokratike.

    Kritika duhet te jete e vazhdueshme qe te mos krijoje perceptimin e nje qendrimi te paracaktuar.

    Shkrimet e kryeredaktorit do ti vecoja per thellesi me fjale te thjeshta. Eshte pene e forte.

    Urime dhe Gezuar nga Vlora

    Reply
  • THANO says:
    January 2, 2026 at 8:05 am

    Mirëmëngjes dhe Gëzuar

    Fjala e mirë dhe respekti juaj janë një nxitje që nuk e zëvendëson dot asgjë. Urimet këtu i ndjej në gjak si shenjë besimi. Ju jam sh mirënjohës.

    Dua të ndalem pak te lexuesi qe ka postuar nën emrin “s’ka rëndësi”.

    Së pari, gëzuar dhe mbarësi edhe për ju.

    Po, Dita e ka mbështetur ardhjen e Edi Ramës në pushtet. E ka bërë hapur, publikisht dhe me bindjen se ai përfaqësonte një shkëputje nga e kaluara, një shpresë për shtetin, për të majtën dhe për interesin publik.

    Nuk kemi turp ta pranojmë këtë, sepse ishte një zgjedhje politike e ndershme në atë moment.

    Por ajo që ka ndryshuar me kalimin e viteve nuk është Dita. Ka ndryshuar Rama. Ka ndryshuar mënyra e qeverisjes, prioritetet dhe raporti me pushtetin. Nga një projekt që fliste për barazi, institucione dhe shtet social, u kalua gradualisht në një model të përqendruar tek fasada, propaganda, paraja dhe një grusht interesash.

    Gazeta nuk mund të ecte qorrazi pas dikujt vetëm sepse e ka besuar dikur. Kur një lider devijon, zhgënjen dhe largohet nga populli, detyra e një media serioze nuk është heshtja, por kritika.

    Dhe kur kritika nuk mjafton më, vjen edhe akuza, e bazuar në fakte dhe pasoja reale për shoqërinë.

    Ne kemi mbetur majtas me popullin, jo “majtas” me pushtetin.

    Jemi për investime në edukim, shëndetësi, kulturë dhe dinjitet social, jo për asfalt pa vizion, kulla betoni dhe projekte që pasurojnë pakicën dhe varfërojnë shumicën. Jemi kundër korrupsionit, edhe kur ai vjen nga ata që dikur kemi mbështetur.

    Pra pyetja nuk është cilën Dita duhet të besoni. Dita është e njëjta. Pyetja është nëse politika ka qenë besnike ndaj vlerave që premtoi.

    Përgjigjja, fatkeqësisht, është jo.

    Reply
  • anti-analfabetizem says:
    January 2, 2026 at 8:10 am

    THANO, meriton vertete Pergezime! Ke perkthyer, redaktuar e pergjigjur ne shqip nje pacavure ”s’ka rendesi” qe eshte konkretizim i faktit se ne kete vend ka akoma analfabete, e qe ndonese te tille, perfitojne nga teknologjia sotme per ta bere ate evidente neper rrjetet sociale!
    Edhe nje here pergezime THANO per durimin maksimal qe ke treguar.

    Reply
  • FR says:
    January 2, 2026 at 8:16 am

    Pergjigje vertet dinjitoze e kryeredaktorit Ardian Thano. Ju urojme gjithe te mirat dhe te keni vec gezime ne jeten tuaj si ate profesionale dhe ate familjare.
    Ne do tju lexojme sic ju kemi lexuar me kenaqesi edhe kur realiteti na lodh dhe na zhgenjen me te gjithe.
    Nga nje socialist i moshuar nga Fieri qe i deshiron ne fund te jetes dite te bardha ketij vendi te bekuar nga perendia e te mallkuar nga njerezia

    Reply
  • prehistoriku says:
    January 2, 2026 at 8:19 am

    Duam s duam o te nderuar bashkelexues e bashkevujtes ka patur vetem nje periudhe kur ne Shqiperi behej ajo qe donin shumica e shqiptarve.
    Ajo periudh quhet DIKTATURA E PROLETARIATIT.
    dhe ai udheheqes quhej Enver Hoxha
    E di qe disave nuk ju vjen mire se ai regjim u mori pasurite e shpesh jeten me ashpersin e vet ama per ca gjera nuk mundesh vecse te thuash.ROFTE DIKTAURA.
    Se kjo mender “demokraci” eshte nje mashtrim rrufjanesh

    Reply
  • prehistoriku says:
    January 2, 2026 at 8:21 am

    Kerkoj ndjese se harrova urimin
    Gezuar gazeta dhe gezuar i nderuar kryeredaktor se je vertet nje migjenian si ai migjeni i bukur ne krye te komenteve
    Vit te mbare te keni te gjith ju lexuesit e nderuar nga jasht dhe brenda Shqiperis tone

    Reply
  • . says:
    January 2, 2026 at 8:28 am

    Gëzuar 2026 !Të gëzoni shëndet mirësi buroftë e lulëzoftë suksesi në spektrin e jetës ..përzemërsisht Sali.Kasi

    Reply
  • Medine says:
    January 2, 2026 at 8:31 am

    Gezuar e mbare

    Vecanerisht Adrianin e lexoj me ëndje. I tillë qofsh përherë i vlerësuar si gazetar me dinjitet nëpërmjet aftësisë profesionale. Fjalet e mira jane të merituara!

    Nga një mësuese e gjuhë- letërsisë, drejtuese e arsimit dikur, sot pensioniste e moshuar..😁!

    Reply
  • labova says:
    January 2, 2026 at 8:33 am

    Me shpresën se e nesërmja do të jetë më e mirë se e sotmja.
    Me fuqinë e jashtëzakonshme njerëzore për të kaluar sfidat.
    Me dëshirën për shëndet dhe zemra të paqta në çdo familje.
    Uroj gjithçka doni për veten dhe familjen.
    Mos harroni të ëndërroni dhe të ngriheni mbi veten edhe atëherë kur të tjerët nuk besojnë se mundeni.
    Me zemra të bardha manifestojmë për të mira ditë
    Sot dhe përditë
    Ardhtë i mbarë viti 2026
    Gëzuar
    Respekte dhe përqafime

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    January 2, 2026 at 8:43 am

    Urime dhe pena “pushkë” për idiotët

    Gazetës DITA i uroj që në 2026 me artikujt e saj të ndikoi sado pakë te IDIOTËT PILITIKË DHE TË DREJTËSISË.. QË E MORËN NË QAF KËTË VËND PËR 35 VITE ME VJEDHJE E PA SEKUESTRIM.!
    Uroj që të ZEROHEN ANONIMËT E TIPIT DEMO,SKYPION,TRENI,INTELEKTUALI..Pasi E.Rama mund të ket bër gabime shumë,por NUK SHANTAZHON E VRET KUNDËRSHTARËT.
    Uroj që Shqipëtarët të mos merren me politikë 24/24 orë,duke lën pasdore FAMILJEN,PUNËN,LEXIMIN,ARGËTIMIN..!
    GËZUAR DITA..

    Reply
    • Kokpalari 21 janarit says:
      January 2, 2026 at 8:57 am

      Idioti je ti o Etem
      Po idiotet se kuptojn qe jan idjota.
      Njesoj si saliu qe shan qe nuk e kupton qe eshte shkatarusi i paqes sociale te ktij vebdi
      E njesoj si Ramiu yt qe mbron we nuk e kupton se esht hajdut me cizme
      Lexoje kryeredaktorin se te ka dhene pergjigje idiotve si ty.
      Sa militant i peshtir je more i uruar, papapapaaa, nuk dua te ndy gojen me ty qe ne fillim.te vitit me ty.

      Reply
  • MH says:
    January 2, 2026 at 8:57 am

    Kapterr Ethem Lalaj i paska shkuar mendja te vrase vehten kete vit te ri, po i jep urim gazetes DITA – pena pushke – per idiotet, duke qene i ndergjegjshem se eshte vete kryeidioti.

    Reply
  • Antiçensura says:
    January 2, 2026 at 9:00 am

    Unë mendoj ndryshe në fakt. Rama nuk ka ndryshuar, e as është fshehur në kallamishte, ka qënë po i njëjti fasadist, gënjeshtar, autokrat e hajdut siç ka qënë në kohën kur ishte kryetar bashkie. Madje atëherë i ngjitën edhe nofkën mr20%. Dhe në qeveri ashtu ka qënë një sharlatan autokrat, abuzues me detyrën. Arben Duka, poeti i ndjerë me vargjet e tij bënte propagandë për rilindjen socialiste, sigurisht edhe për Ramën (hiq ndonjë moment kur e quante sikur Rama fshihej në kallamishte). Madje vetë Duka njëherë në vargjet e tij e pranonte ndihmën në fushatë. Pra, pyetja është: çfarë ka ndyshiar realisht?

    Në fakt ka ndryshuar drejtësia , tashmë është Spaku, i cili ndryshe nga drejtësia e vjetër e tredhur dhe e kontrolluar, ai po heton figura të larta qeveri-opozitë, dhe e ka nxjerrë Ramën lakuriq (po ashtu Berishën e Metën), sidomos me aferat e fundit të Ballukut e AKSHIT. Në këto kushte, kur e vërteta ka dalë sheshit nga drejtësia, të mbrosh akoma Ramën është jo vetëm pacipëri profesionale por edhe kapje e medias.

    Mero Baze psh nuk e ka problem psh të bëjë propagandë hapur për rilindjen dhe t’i bjerë tërë kohës vetëm opozitës (edhe pse në fakt opozita është e mbaruar dhe korruptuar). Kjo është një lloj propagande.

    Pra, po mos të kishte SPAK, korrupsioni qeveritar do ishte thjesht denoncim opozitar dhe çështje percetimi publik. Kur Spaku del me akuza penale dhe dosje, s’ka më lojra gazetareske me sofizma, se pastaj ngelet thjesht çështje llogore dhe morali.

    Reply
  • Vlora 97 says:
    January 2, 2026 at 9:36 am

    Anticensura ka një këndvështrim që meriton respekt, por harron ca gjlra…

    Ësht e vërtetë q shum tipare të Edi Ramës kanë qenë të dukshme që në kohën kur ishte kryetar bashkie. Nofka e asaj kohe nuk ranë nga qielli.
    Por dallimi është te konteksti. Sot korrupsioni qeveritar nuk mbetet më thjesht akuz politike apo luftë llogoresh si ky Etem mavria.

    Tani kthehet në çështje penale, me dosje me përgjegjësi personale. Kjo ndryshon gjithçka. Si lexus shum i rregullt i mediave vecanerisht Dita, Java, Tema, Shqiptarja un mendoj qe Dita për fat të mirë, nuk ësht si Mero Baze. Thano jo e jo. Java te komentet me.Minxhozin ësht korrekte por te lajmet ben propagandë të verbër për pushtetin, si Meroja. Te ai italiani Bolinua kam ven re kritika kohet e fundit. Më ka pëlqyer

    Per Diten them.me bindje, jomper to bere qejfin kot se ne anonima jemi ktu, qe Dita nuk është kapur kurrë pas pushtetit për interes. Fshati qe duket s do kallauz.

    Ti anticensura duhet ta pranosh edhe diska tjetër: po të kishte pasur SPAK në kohën e Sali Berishës???

    Te jesh i sigurt qe Argita Berisha me “përqindjet” saj do duhej të ishte ndër të parat ne qeli. Ashtu si Flamur Noka dhe një listë e gjat ministrash e zyrtarësh që grabisnin shtetin me çizme, njësoj si shumë nga kra të sotmit me kostum.

    Nuk them qe drejtësia e munguar dje justifikon korrupsionin e sotëm. Por as anasjelltas.

    Mediat duhet te bejn jo mbrojtje pushteti, por mbrojtje parimi. Kur drejtësia flet, media nuk ka më justifikim për sofizma morale apo ekujlibra false sic ben Bazja atje ke Tema bashk ma ca manjanra te neveritshem.

    Nuk e gjejm te Dita keto qendrime te peshtira shyqyr Zotit. Ta din mir gazetaret qe.nuk na genjejn dot. Kush vazhdon të mbroj korrupsionin përballë akuzave penale, s është më gazetar, por pjesë e korupsionit.

    Reply
  • PANO HALLKO says:
    January 2, 2026 at 12:23 pm

    URIMET MË TË MIRA PËR GAZETËN “DITA”, PËR 2026-ën, E SHUMË VITE TË TJERË!
    Ndalesa e vogël e “DITA”-s, për të thënë faleminderit, ka thënë shumë, edhe pse në mënyrë lakonike.
    Edhe në këtë kuptim, mendoj se është edhe Detyrim-përveçse Dëshirë për ne lexuesit e shumtë të saj, që t`ia kthejmë Urimin, ashtu siç asaj i takon.
    Gazeta Dita nuk është një gazetë-limonadë, si ndonjë e përditshme tjetër që qarkullon në këtë vend, në emër të interesave okulte.
    Gazeta “DITA”, është e “majtë” për të “djathtët”, e e “djathtë” për të “majtët”.
    Sepse kjo Gazetë, nuk pati Tabu në Misionin e saj
    Kurse për ne që herë pas here kemi shkruar në faqet e kësaj Gazete, është doemos Detyrim Nderi që të urojmë Stafin e gazetës, me në krye Adrian Thanon.
    Sepse ne që shkruajmë këtu, e njohim edhe më mirë ndershmërinë profesionale të atij Stafi. “DITA”, është tribunë e mendimit të lirë dhe të hapur, për njerëzit mendjehapur.
    Doemos sot, është edhe një Çast mendimi, përkujtimi dhe nderimi për ata që nuk janë më mes nesh.
    Është i pari vit, që Shkollën e gjallë të Gazetarisë shqiptare dhe Ambasadorin më të madh që patëm-Profesor SHABAN MURATIN, nuk e kemi më.
    Ashtu siç prej vitesh na mungon poeti i madh ARBEN DUKA.
    URIMET MË TË MIRA, E PENA TOP, NË MBROJTJEN E INTERESAVE KOMBËTARE!

    Reply
  • Agim says:
    January 2, 2026 at 3:37 pm

    “Urime” gazetes Dita qe e ktheu veten nga nje gazete intelektualesh ne nje gazete shqresish me pagese! Njerez te zakonshem te sektit Sali! Ju luetem kthehuni ku keni qene dhe mos lejoni per klikime te nje gjuhe te rende berishiste!

    Reply
  • xyz says:
    January 2, 2026 at 5:27 pm

    Në një shkrim të sotëm shumë të goditur të Lutfi Dervishit tek “Tema”, që krahason Shqipërinë me Kosovën, Mero i ka ndaluar komentet! Kjo flet shumë se çfarë politike ndjek kjo media! Te “Dita” kjo gjë ndodh shumë rrallë. Boll të jesh i regjistruar dhe mos përdorësh fjalor vulgar dhe ti mund të shprehësh mendimin tënd. Prandaj më pëlqen më shumë “Dita”.

    Reply
  • Dashi says:
    January 2, 2026 at 5:40 pm

    Për xyz . Mos shkruaj duke i bërë furça Ditës . Gazeta Tema kurrë nuk i ndalon komentet , me përjashtim të rasteve kur vetë autori i artikullit( gazetari) e kërkon një gjë të tillë dhe ai Lutfi Dervishi , në çdo gjë që shkruan nuk pranon komente . Ndërsa Dita ka shumë më tepër se Tema shkrime ku komentet janë të mbyllura .

    Reply
  • xyz says:
    January 2, 2026 at 5:54 pm

    E ke gabim Dashi. unë e kam nga eksperienca personale. Mero të bllokon të gjitha komentet që bien ndesh me politikën e tij editoriale. Por lejon të gjitha sharjet, edhe më të ndyrat. Kam bindjen se ai vendos edhe raporte, sipas midesë së tij. psh në rast se ka 30 komente në favor ta zëmë të Albin Kurtit dhe 30 kundër tij, ai i boton komentet në raportin 10 me 20 kundër Albinit. Ky është vetëm një shembull, por ka plot të tillë. Mero u rri sipër komenteve si shqiponjë. Dhe është e drejta e tij, se edhe media është e tij dhe ai ka të drejtë të bëjë si të dojë. Nuk kam gjë personale me Meron, është një gazetar i aftë, por duhet të jetë më tolerant në botimin e opinioneve të ndryshme, edhe kur bien ndesh me politikën e tij editoriale.

    Reply
  • MAPO says:
    January 2, 2026 at 6:12 pm

    Mero i shkruan vete komentet.Se nuk e le shtaza fshatarake e Peshtanit,t`ja shkruajne te tjeret.Ndonjehere shan edhe veten me liber shpie,qe te binde admiratoret,qe eshte i pavarur.Kur kerkonte te drejte Studimi ne Komitetin egzekutiv,paditi te jatin per vjedhje,qe te bindte Sekretarin e Pare te rrethit Gramoz Ruci,se Mero Baze,babe,nene kishte Partine dhe Kooperativen e Peshtanit.

    Reply
  • çapi says:
    January 3, 2026 at 12:18 am

    Uroj z, Thano dhe stafin e gazetes qofte nje vit te mbare.
    Pershendes dhe gjithe komentuesit gjithashtu. Me shume ide dhe debate konstruktive, dhe larg fyerjeve dhe mellefeve.
    Shendet mbi te gjitha.

    Reply
  • Anonym forever... says:
    January 3, 2026 at 11:36 pm

    Kryeredaktorit, stafit, dhe lexuesve të gazetës i uroj gjithashtu shëndet dhe mbarësi për vitin në vazhdim nga një lexues “fringo” i ri.

    Po t’i bëjmë një retrospektivë ngjarjeve të shumta dhe tematikave të shtjelluara në këtë gazetë qysh nga viti 2011 e deri më sot, dalim në konkluzionin, se linja mëngjarashe që ka mbajtur kjo gazetë ka qënë, me disa përjashtime, deri diku më e balancuar se të tjerat.

    Vitet ikin si pa u ndjerë dhe ne po këtu. Sjellim ndër mend kohën e shkuar, dhe lexuesi i regullt ndjen boshllëkun që kanë lënë në botën e mendimeve autorët e talentuar të shkrimeve e poezive. Vendi në rubrikën opinion i të ndjerëve A. Stefani, M. Zeqo, A. Duka ka mbetur bosh. Zbrazëti në opinion ka krijuar dhe “mungesa pa arësye” e mjeshtrit Malaj. Apropó Viktori.. Mos ishte kjo pena e shkrimtarit që u kap mat duke ngrënë sufllaqe ke harku i triumfit ?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • PURCHASE OF TWO VEHICLES FOR FIRE MANAGEMENT, ENFORSA-SUPPLY-3
  • Kërcënohet familja e Marjana Koçekut, reagon Policia e Shkodrës
  • ANKETA: Besimi te protesta? Prishtina dhe Tirana, kryesojnë rajonin, por rinia në Shqipëri “shfryn” fort edhe me ikje
  • BBC: Pse 0.1% e britanikëve mund të vendosin fatin e kryeministrit Starmer
  • Ligji për financimin e partive politike, Komisioni i Venecias jep opinionin për Shqipërinë

Komentet e Fundit

  1. Jorgji Caca on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  2. Eri on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  3. Armiku on Rama: Pasuritë tona lakmohen nga Kina dhe Rusia
  4. Oltion on “Çfarë po kurdisin Kushner dhe Ivanka”, BBC reportazh për ngjarjet në Shqipëri
  5. Anonymous on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?