Nga Fatmir Xhafaj
Këto ditë më kanë kontaktuar apo shkruajtur shumë prej jush, kolegë, profesionistë të fushës së drejtësisë, socialistë e qytetarë të zakonshëm për disa tema të rëndësishme të ditës që lidhen me Reformën në drejtësi, me SPAK dhe sidomos me çështjen Veliaj. Shqetësimet e tyre i gjej legjitime pavarësisht nga këndvështrimet e ndryshme.
Në pamundësi t’ju përgjigjem të gjithëve dhe në reflektim të detyrimit që kam si deputet, si ishKryetar i Komisionit Parlamentar për Reformën në drejtësi (2014-2017) dhe tashmë si Kryetar i Komisionit të Posaçëm Parlamentar për thellimin e reformave për mirëqeverisjen, antikorrupsionin dhe sundimin e ligjit gjykova t’ju përgjigjem përmes këtij reagimi publik.
I.
Së pari çfarë do të lexoni në radhët e këtij prononcimi publik, s’e ndryshon aspak bindjen dhe qëndrimin tim të kahershëm për çfarë ne bëmë me Reformën në Drejtësi këtu e pak vite më parë dhe rolin e kontributin tim në këtë proces. Nuk kam asnjë mëdyshje për rëndësinë dhe vlerat e këtij projekti historik, për qëllimet dhe pritshmëritë ndaj tij. Sot jam edhe më i vetëdijshëm për rëndësinë që ky projekt ka dhe do të ketë edhe më shumë në vite për konsolidimin e demokracisë dhe shtetit të së drejtës.
Krejt normale të kemi opinione të ndryshme, por fakteve duhet t’u qëndrojmë.
Sot është fakt i pamohueshëm që me këtë reformë NE i dhamë Shqipërisë një drejtësi të re për të krijuar njëherë e përgjithmonë me Kushtetutë një ndarje të pastër të pushteteve siç e ka çdo vend tjetër demokratik në Europën e Bashkuar, ndarje pushtetesh që ky shtet s’e ka pasur kurrë prej ditës kur është krijuar. Reforma i ka dhënë sistemit të drejtësisë, institucioneve të tij dhe veçanërisht prokurorëve e gjyqtarëve pavarësinë e plotë vendimmarrëse e funksionale, pavarësi që nuk e kishin kurrë më parë dhe që sot i bëjnë të krahsueshëm me standardet më të larta evropiane.
Fakt është që drejtësisë së re, i është dhënë mbështetje e jashtëzakonshme nga kjo maxhorancë. Mbështetje politike, mbështetje me burime njerëzore, infrastrukturore dhe buxhetore si askush dhe asnjëherë më parë.
Është fakt i pamohueshëm që ky projekt reformimi dhe zbatimi i tij ka qënë dhe mbetet përcaktues në procesin e integrimit të vendit, në vlerësimet e agjencive të ndryshme ndërkombëtare për përparimin demokratik dhe imazhin ndërkombëtar të vendit.
Nga ana tjetër është gjithashtu fakt, se ndërsa ne kemi reformuar sistemin e drejtësisë duke e vendosur atë mbi standarde evropiane, shpesh qasja e politikës, institucioneve shtetërore, medias dhe vet opinionit publik ndaj tij mbetet e njëjtë. Ashtu sikundër është fakt që kemi ngritur një sistem të ri drejtësie, kemi bërë institucione të reja me standarde evropiane, por ende një pjesë e njerëzve që shërbejnë në sistem kanë ndryshuar pak në mentalitetin, qasjen dhe sjelljen e tyre në raport me ligjin dhe detyrën. Në vlerësimin tim aktualisht ky është problem kyç që meriton vëmëndje për trajtim me zgjidhjet përkatëse.
Ndjehem i keqardhur kur njerëzit e drejtësisë, për shkak të detyrës intimidohen dhe sulmohen deri edhe te shantazhimi i familjeve të tyre. Kam qënë dhe mbetem solidar me ta në këtë përballje me të keqen, me armiqtë e reformës në drejtësi.
Ndërkohë i mirëkuptoj kritikat e shëndetshme që adresohen, shqetësimet konstruktive që synojnë identifikimin e problematikave dhe përmirësimin e sistemit. Edhe personalisht nuk kam munguar që publikisht në disa debate parlamentare të adresoj të tilla edhe pse shpesh kanë qënë objekt keqkuptimesh e spekulimesh dhe jo rrallë sulmeve të gjithëkrahshme.
Kam kërkuar shpesh që edhe vetë institucionet e drejtësisë të jenë shumë më modeste e reflektuese ndaj kritikave të tilla dhe jo vetëm kur ato vijnë nga partnerët ndërkombëtarë po se po, por edhe nga profesionistët e fushës, institucionet, shoqëria civile dhe vetë qytetarët e këtij vendi. Në vlerësimin tim personal, siç edhe e kam thënë disa herë publikisht, pavarësia nuk mundet kurrsesi të shërbejë për t’u mbrojtur për dobësitë e sistemit, për të justifikuar mungesën e përgjegjshmërisë, transparencës dhe llogaridhënies prej tyre, për të kërkuar disa privilegje të pajustifikuara e të pamerituara, për të mos bashkëpunuar e bashkëvepruar me pushtetet e tjera në funksion të qëllimeve të përbashkëta, në interes të vendit.
Është kjo qasje një ndër arsyet e problematikave që konstatohen lidhur me cilësinë e dobët të qeverisjes së brendshme të vet sistemit nga KLGj e KLP, të kontrollit të brendshëm të tij nga ILD, cilësinë e dobët të hetimeve e gjykimeve, zvarritjen e tejzgjatjen kohore të proceseve gjyqsore penale, civile e sidomos atyre administrative, mungesave në aksesin dhe shërbimet që ju ofrohen qytetarëve etj.
Jam tërësisht i vetdijshëm se s’ka reformë perfekte dhe s’ka ligj perfekt ndaj është domosdoshmëri, është përgjegjshmëri të analizosh progresin, të kesh sensin vetëkritik e reflektues ndaj problemeve që praktika nxjerr dhe ca më tepër edhe ndaj gabimeve të mundshme që mund të jenë bërë në procesin e zbatimit të reformës. Zbatimi i kësaj reforme historike që ne udhëhoqëm e finalizuam me sukses, ishte dhe mbetet një sfidë e vijueshme.
Është kjo arsyeja që ne në kuadër të Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Mirëqeverisjen, Antikorrupsionin dhe Sundimin e Ligjit, një komponent të veçantë ia kemi dedikuar drejtësisë. (III.3 “Konsolimi i sistemit të drejtësisë”). Kjo sepse kemi përgjegjësinë të mbrojmë progresin, të vlerësojmë arritjet, por ndërkohë të shohim edhe problematikat e të reflektojmë ndaj tyre si një mundësi për ta vazhduar e konsoliduar më tej zbatimin e reformës në drejtësi, vet sistemin e drejtësisë duke i ruajtur të paprekura dhe fuqizuar edhe më tej shtyllat kushtetuese të drejtësisë së re të miratuara në 2016, arkitekturën ekzistuese të sistemit.
NE, përmes një projekti të guximshëm kushtetues, ndërtuam një sistem drejtësie tërësisht mbi standarde evpropiane, duke i garantuar një pavarësi të plotë vendimmarrëse e funksionale dhe jemi duke e mbështetur fort atë në çdo aspekt dhe tashmë qytetarët taksapagues të këtij vendi kanë gjithë të drejtën të shohin prej saj të bëj dhe të jap drejtësi të standardeve evropiane, në respekt të plotë të Kushtetutës dhe të ligjeve në fuqi.
II.
Së dyti dua të ripohoj se në arkitekturën e sistemit të ri të drejtësisë, në institucionet tona të drejtësisë penale, ngritja e GJKKO dhe SPAK ka qënë një zgjidhje e domosdoshme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ne, ndryshe nga rregulli i përgjithshëm, ngritëm një strukturë speciale për të bërë një punë speciale në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në zyrtarët e nivelit të lartë, për të hetuar e gjykuar në këto fusha vepra penale të rrezikshmërisë së lartë dhe me pritshmëri të madhe, për të vendosur në gjykimin e ligjit çështje me interes të veçantë publik që prej vitesh nuk ishin bërë dhe ende nuk janë bërë të mundura t’i nënshtrohen gjykimit të drejtësisë së vërtetë, barazisë para ligjit.
Ndaj i kemi dhënë Gjykatës së Posaçme e sidomos SPAK (Prokurorisë së Posaçme e BKH-së) një status special kushtetues, ligjor e institucional, por edhe një mbështetje speciale në status, në burime njerëzore e financiare.
E kam mbështetur qysh ditën e parë dhe në vijim punën e GJKKO, SPAK dhe BKH e sidomos të prokurorëve dhe hetuesve të angazhuar në to, me bindjen e plotë se duhej dhe duhen mbështetur fort në funksion të misionit të tyre. E në vlerësimin tim SPAK, me punën dhe rezultatet e dëshmuara e ka justifikuar veten, pasi ka thyer më së paku fenomenin e pandëshkueshmërisë.
Edhe përball kritikave rreth punës së tyre kam qenë gjithnjë mbrojtës edhe kur kam parë gjëra që nuk shkonin duke i përligjur me rritjen, me vështirësitë e hetimeve penale në këto fusha dhe presionin e lartë që mbart një punë e tillë. E i mirëkuptoj në këtë këndvështrim. I vlerësoj shumë prej tyre për ndershmërinë dhe aftësitë profesionale.
Kjo nuk më ka penguar të dëgjoj me vëmendje çdo problematikë dhe shqetësim për punën e tyre, lidhur me zbatimin e ligjit penal sidomos në aspektin procedurial. Kjo jo vetëm nga avokatë penalistë me shumë përvojë, por edhe nga pedagogë e profesionistë të ligjit dhe përfaqësues të shoqërisë civile që i çmoj për dijet e tyre. Ndaj kam qenë shumë mbështetës për institucionin, por edhe kritik e këshillues për disa probleme të cilat i kam artikuluar edhe publikisht në komisione e seanca plenare.
Sepse kam besuar e vazhdoj të besoj se si çdo institucion e organizëm shtetëror edhe GJKKO e SPAK kanë nevojë për reflektim e përmirësim për t’u konsoliduar më tej. Vlerësoj raportet e drejtuesve të SPAK në Kuvend që kanë pasur shpesh sens vetëkritik dhe propozime konkrete për amendime që përgjithësisht synojnë përmirësimin e funksionit dhe punës së tyre.
Eshtë vërtet speciale dhe jetike lufta e SPAK e GJKKO ndaj këtyre fenomeneve, por po aq jetike është që gjithçka në këtë proces, investigimi, hetimi e gjykimi të bëhen nëpërmjet një procesi të rregullt ligjor, ku palët respektohen e dëgjohen konform ligjit, ku qëllim ndëshkimi nuk është individi në vetvehte, por shkelja e ligjit, hetimi dhe gjykimi mbi të bazuar vetëm në ligj dhe prova, duke respektuar parimet kushtetuese të prezumimit të pafajësisë e proporcionalitetit dhe veçanërisht duke respektuar fort ato që janë aq të shenjta, të drejtat dhe liritë themelore të njeriut.
E kam deklaruar edhe më herët, se unë nuk bëj pjesë tek ata që e shohin arrestin me burg si alternativën kryesore në masat e sigurisë apo që e shohin përdorimin e instrumentave të drejtësisë së re për statistika penale apo populizëm mediatik.
Këto shqetësime, që i kam dëgjuar të artikulohen edhe nga shumë profesionistë të fushës, i kam ngritur në mënyrë koherente në çdo debat apo dalje publike. Ashtu si dhe vetë SPAK në raportimet periodike në Kuvend ka pohuar fort faktin se do të duhet që të ketë përmirësime ligjore në disa aspekte. Pikërisht për adresimin e këtyre çështjeve ne kemi hapur një diskutim konstruktiv edhe me ftesën e bashkëpunimit për ta, në funksion të interesit publik. Një diskutim për të konsoliduar më shumë arritjet, por edhe për të reflektuar dhe përmirësuar sistemin e drejtësisë penale, të një drejtësie preventive, jo represive.
Ne që bëmë gjithçka për ta çliruar drejtësinë nga kthetrat e politikës, kemi gjithë të drejtën e Zotit, kredon morale, politike e shoqërore që të kërkojmë nga këto institucione të japin drejtësi me standarde të panegociueshme demokratike, njëjtë si vendet e Europës së Bashkuar ku Shqipëria do të jetë më herët sesa vonë.
III.
E treta, dua të shpreh opinionin tim personal lidhur me çështjen më të diskutueshme dhe më të debatueshme për momentin, atë të Kryetarit të Bashkisë së kryeqytetit, të votuar në 3 mandate radhazi nga qytetarët e Tiranës i cili pas një odiseje 1-vjeçare e më shumë përflitjesh të gjithëllojshme aktualisht është nën hetim dhe njëkohësisht nën masën e sigurisë arrest me burg.
Zotin Veliaj e kam njohur nga afër në momentin që ai erdhi në PS, më pas si kolegë deputet e ministër dhe prej rreth 10 vjetësh bashkëpunoj me të nga afër si deputet i qarkut Tiranë me Kryetarin e Bashkisë Tiranë dhe drejtuesin politik të qarkut gjithashtu. Për të gjitha këto, si bashkëluftëtar të betejave të përbashkëta, jam i keqardhur për këtë që ka ndodhur ndaj tij e familjes së tij.
Si deputet i Tiranës e kam parë nga afër punën e ditëpërditshme të Erionit për kryeqytetin e vendit, për bashkinë më të madhe, për menaxhimin e të gjitha punëve të një qyteti që rritet përditë dhe sfidat i rriten përditë. E kam parë nga afër mbështetjen popullore që Erion Veliaj ka patur për t’u zgjedhur si kryetar i Bashkisë së Tiranës. S’e mohojnë këtë fakt as kundërshtarët e tij me të zellshëm në politikë, media dhe opinionin publik. E besoj fort se kjo është edhe arsyeja kryesore përse ai luftohet kaq fort e egër dhe shpesh me goditje nën brez.
Ishte ky progres i dallueshëm i Tiranës, mbështetja popullore e Kryebashkiakut nga qytetarët, afrimi i betejës elektorale, numri prej 37 mandatesh në Tiranë gjë që bëri që prej muajsh opozita e kishte fokusuar gjithë betejën e saj paralektorale te Bashkia Tiranë dhe drejtëpërdrejtë te Erion Veliaj.
Po atë që nuk e bëri dot opozita për mbi 10 muaj me rreth 50 protesta të përjavshme e shpesh të dhunshme e bëri një vendim gjyqsor rreth 90 ditë para zgjedhjeve që vendosi masën e sigurisë arrest me burg për Kryetarin e Bashkisë së Kryeqytetit dhe një prej drejtuesve kryesorë politik të PS për qarkun Tiranë!
Personalisht bëj pjesë tek të gjithë ata që besojnë që Erion Veliaj, për aq sa e njoh dhe si e njoh, nuk është një zyrtar i korruptuar. Askush nuk është i pagabueshëm, por nuk i shoh gabimet e tij edhe nëse janë të tilla, si qasje korruptive. Nuk e njoh gjithë çështjen në fjalë dhe nuk pretendoj ta njoh në thelb, por për aq sa kam lexuar dhe me njohjen që kam se si është ndërtuar ky proces, kam pikëpyetjet e mia për mënyrën se si ka filluar dhe si është proceduar në këtë çështje penale. Druaj se jemi para rastit ku investigohet e hetohet personi dhe jeta e tij, për të gjetur fakte penale në ngarkim të tij dhe jo përpara asaj çfarë ligji lejon e kërkon, pra që hetohet vepra penale konkrete dhe prej saj shkohet te përgjegjësia e personit konkret të cilin gjithsesi të fajshëm apo jo e përcakton vendimmarrja gjyqësore e të dy shkallëve dhe jo hetuesi e prokurori.
Duke lexuar vendimin gjyqsor që ka pranuar e çertifikuar kërkesën e prokurorit për masë sigurie “arrest me burg” bindem edhe më shumë për një proces jo të drejtë në aspektin procedurial. Faqet e shumta të vendimit gjyqsor nuk bindin dot askënd që ka minimumin e kulturës juridike që masa e marrë është proporcionale dhe në përputhje me kërkesat e Kodit të Procedurës Penale lidhur me këtë masë sigurie. Ca më keq akoma nuk bindin kur shtron në diskutim dobinë dhe interesin publik, përfshi dhe momentin politik e elektoral kur ajo u dha.
Nëse këtë e bashkon pastaj edhe me fillimin “anonim” të kësaj çështjeje, mënyrën e procedimit, mënyrën se si ju servir publikut gjatë hetimit dhe pas vendimit gjyqësor, me disa “argumenta” që përdoren për këtë vendimarrje që nuk pëputhen me të vërtetën që ne njohim dhe akoma më keq kur dëgjon për presione e shantazhe ndaj dëshmimtarëve të pyetur, me të drejtë kjo e vendos në pikëpyetje integritetin profesional e moral të këtij procesi duke e bërë atë të dyshimtë në sy të çdo profesionisti të ligjit dhe vetë publikut.
Të jemi të qartë, askush nuk është dhe nuk duhet të jetë mbi ligjin. Të gjithë jemi të barabartë para ligjit dhe gjithkush mund e duhet të hetohet dhe gjykohet pavarësisht statusit politik, institucional e social. Edhe Erion Veliaj, padyshim që PO.
Nuk i hyj fare çështjes në thelb, është apo jo i fajshëm dhe përgjegjës ai për çfarë akuzohet, pavarësisht se nga ato qindra faqe nuk e gjej qartë një gjë të tillë, se ku është korrupsioni i vet Kryetarit të bashkisë!!. Gjithsesi kjo nuk më përket mua dhe as tentoj ta bëj këtë gjë. Kjo i përket më së pari prokurorëve, ata kanë barrën e provës, të provojnë fajësinë me prova bindëse, përtej çdo dyshimi, me prova të qarta dhe jo me supozime e interpretime indirekte siç lexohen në vendimin gjyqësor.
Si ligjvënës, si përfaqësues i zgjedhur edhe me votat e qytetarëve të bashkisë së Tiranës kam gjithë të drejtën të kërkoj që e gjithë kjo të kryhet me objektivitet dhe paanësi dhe përmes një procesi të rregullt ligjor, në respektim të parimeve kushtetutese dhe përcaktimeve të ligjit penal procedurial duke mbajtur kurdoherë në konsideratë të drejtat e liritë e njeriut dhe padyshim edhe interesin publik dhe sigurinë publike.
Njohja e gjatë dhe e thellë me Erionin e mban të njëjtë edhe sot vlerësimin tim për të si një funksionar publik që kudo ku ai ka qënë, ka shërbyer në interes të ligjit dhe të të mirës publike.
Gjithsesi në kushtet kur në tregun mediatik janë nxjerr inventaret e veshjeve (jo pa qëllim dhënë në atë mënyrë dhe me ato detaje) opinioni publik meriton të sqarohet rreth tyre pavarësisht se nga sa del nga vendimi gjyqsor i bërë publik nuk ka një lidhje të drejtëpërdrejtë edhe midis atyre “fakteve” dhe akuzës për korrupsion ndaj Kryetarit të bashkisë.
Në përfundim duke i shprehur mbështetjen time Erionit në betejën e tij ligjore e politike i kërkoj atij edhe në kushtet aktuale të izolimit të bëj transparencën e plotë për akuzat e ngritura si detyrim ndaj opinionit publik, qytetarëve e zgjedhësve të tij të Tiranës si dhe përball gjyqtarëve që do ta gjykojnë e vendosin për të vërtetën e tij.
Ky eshte arrestimi i pare i vertete qe ka bere spak
Kjo shihet qarte nga klithmat
Ky arrestim nxorri ne pah dhe dicka te rendesishme hodhi maskat e shum personave qe rrinin ne hije
Imagjinoni ku shkon komedia qytetari i thjeshte i ankohet xhafajt per arrestimin e erjonit dhe xhafaj mirkupton shqetesimin e qytetarit te thjeshte sepse qytetari i thjeshte eshte i shqetesuar.
Me thoni pak emrat e atyre qe kendonin para spakut
RA FAJA PREJ FIKU
qe futet ne burg… qe te di kush jan vertet qytetaret e thjeshte dhe kush jan dhipat qe shtiren si te tille
Ky eshte fillimi i fundit
I fundit tuaj dhe ksaj klase muti kuptohet
SPAK eshte gjeja me shenjte per fatin e Shqiperise. Ne do te ikim te gjithe nga kjo bote, por Shqiperia duhet te jete e SHENDETSHME per brezat, per te miren e kombit, dhe spak eshte ai qe ngjalli shpresen ne kete vend te drobitur. Le ta ruajme e ta PASTROJME prej cdo fenomeni e virusi si keta qe duket se è kane INFEKTUAR FATKEQESISHT. Te verifikohet edhe njehere PASTERTIA E 20 PROKUROREVE, e sidomos AFTESIA PROFESIONALE. Sepse po rezulton qe Olsi Dado ka hyre SHUME GABIMISHT ne ate krijese te shenjte qe eshte SPAK. Te mbajne PERGJEGJESÌ, jo vetem morale, por ne rast, edhe PENALE, ata qe e kane KATAPULTUAR me pehlivanlleqe ne sistem, duke injoruar e shkelur ligjet me te dyja kembet… kjo eshte te SABOTOSH te ardhmen e Shqiperise me pa pergjegjshmeri. Bamir Topi si PRESIDENT qe ka firmosur e miratuar kete figure, e Ina Rama si propozuese e ketij tipi, ne poste kaq delikate e me PASOJA. E pastaj pyesin… PERSE IKIN SHQIPTARET, RINIA?! Sepse ne vend te nje vajze a djali vertete te AFTE, ne dmth Ina Rama kryeprokurore, i hap rrugen pa konkurence ketij bicimi! Sa me pare te RIPAROHET BESIMI i BRISHTE te SPAK… aq me mire. Ne kete optike fola per SABOTIM, sepse demet e papergjegjshmerise jane te shumefishta. Respekt per punen e z. Fatmir, per atdhedashurine e perkushtimin ne ideimin e ndertimin e reformes e SPAK.Sepse kjo pune nuk behet pa ATDHEDASHURI e largpamesi. Le te ndergjegjesohen 19 prokuroret, se jane ne fakt MISIONARE te kombit, jo zelltare sherbetore te partive apo kapriciove te ASKUJT.
Xhafaj !
Kur njeriu nuk flet , unë jam i prirur të mos mendoj negativisht për të .
Sot që të dëgjova e mora vesh kush qënke ti .
Qënke një llafazan e hipokrit ,shtjellove një tiradë të gjatë , një leksion të merzitshëm duke u hedhur degë më degë dhe në fund mbrrite atje për ku ishe nisur.
Ti dhe Rama kini nderhyrë brutalisht në vendimet e SPAKUT dhe me hipokrizi të neveritshme pohoni se jini për pamvarësinë e gjyqësorit !
Në plehërat e historisë këtë klasë të degjeneruar politike që i bëri varrinShqipërisë !
Rroftë SPAKU , shpresa jonë e fundit !
O Birish, o Berish, o Doktor (I Enver Hoxhes kuptohet)
Kurre nuk vjen dot ne pushtet.
Edhe 10 Erion Veliaj te arrestosh.
Nuk vjen dot se eshte KARMA e Gerdecit dhe e Bulevardit te 21 Janarit.
Por kjo nuk mbaron sa je gjalle.
Do te ndjeke edhe shpirtin dhe do ta bejne cope deri sa te shkosh ne ferr!
Pallosha si shkruajtesi ‘Papa’as te bejne derman fare.
(Papa vazhdo ti ruaji Koq”t Berishes dhe malokerise ne linje, por europiane nuk beheni dot kurre. Pune gjenetike kjo. Ske ça i ben. Shikoji si-vllaznit e tu ne London. Pse nuk u bene dot zoteri andej?
Pune gjenetike. Ta thashe.
Xhafa dhe komentuesit toke e xanun jepni pergjije per veprimet e prokurorit pasurine e gjyqtarit sarandiot dhe raportin ne thuthuqi
Xhafa dhe komentatore jep pergjigje per noterin-prokuror pasurine e gjykatesit dhe raportimin ne PD
Z. XHafa, ç’jane keta prokurore e gjyqtare me 10-15 e me shume pasuri te paluajteshme? Kur mendoj se nje dite mund te me gjykojne mua keta, me ngjthet mishi.
Kur shoh kete produkt te vetingut, me vjen nder ment historia e mbretit pers, Kambisi i ll, per zhdukjen e korrupsionit. Merr Sisamin, nje gjyqtar qe kish dhene nje vendim gjyqsor te blere me para, dhe e rrjepen. Me lekuren e tij e rivesh karrigen e gjyqtarit. Ne kete karrige ulen si gjyqtar te birin e Sizamit, Otanin – i cili me pas behet dhender i mbretit pasardhes.
Nje veprim makaber, por qe bart nje mesazh te madh historik mbi pergjegjshmerine dhe misionin e gjyqtarit.
Ashtu siç ka ne dore Zoti lindjen dhe vdekjen e natyreshme tone, ashtu dhe gjyqtari eshte nje zot fatin e jates tone per nje vendim te drejte a te padrejte qe marrë. Me sa po shohim ne ate karrike, ne vend te “zotit” te drejte, jane ulur djaj.
Ne mbylljen e nje editoriali te kesaj gazete(Dita) lexoj: “Kush jane prokuroret dhe gjyqtaret e jeteve tona?!…. Rendesia e pergjigjes eshte me e madhe se kush I fiton zgjedhjet me 11Maj” . Ne kete pyetje dhe ide permbyllese “lexoj” shkaqet e gjithkahëshme te drames sociale ku po vegjeton shoqeia jone ne keto tri dekada.
Erion Veliaj – Edmond Dantes. Nesti Angoni: Sali Berisha – Vilfor, Olsi Dado – Ferdinandi, Erion Bani – Kaderusi.
Me gjithe respektin per Famir Xhafen si qytetar, deputet dhe politikan kalibri, ky shkrim nuk vlen per mua si fshatar se une nuk jam qytetar. Ky eshte per nje sesion shkencor dhe per sqarime mbi domosdoshmerin e kryerjes se reformes ne drejtesi, pasi drejtesia shqiptare qe nga viti 1992 iqhte me njerez militante qe kryen nga nje kurs dhe pa asnje begraund juridik: thjeshte per ti sherbyer pushtetit. Por shqetesimi ketu ishte rasti Veliaj, pa permendur as Sali Berishen, Ilir Meten apo kedo tjeter. Na dolen dy gjera skandale ne SPAK dhe Gjykate. Prokruori çeshtjes pa aresim perkates, dhe nuk ploteson asnje nga kriteret per te qene prokurore i SPAK. Atehere zoti Xhafaj duhet te na spjegonte qe kush e katapultoi kete prokuror ne Spak dhe si arriti ky nga noter te behet prokurore ne kete organizem per nga rendesia shume i madh? Del shqip se ka shkuar me mik dhe gjithe instancat e zgjedhur me KLP e KLGj jane te inkriminuara persa kane lejuar kalimin e ketij prokurori deri ketu. Pra, reforma ne drejtesi na del e deshtuar deri diku. E dyta çfare duhet te behet me kete prokuror a ka Shqiperia dike qe ta kontrolloje, ta korigjoje dhe ta çoje ne vend drejtesine brenda drejtesise duke e shkarkuar? Kush eshte dhe deri kur te do te pritet se provat jane te pakundershtueshme: Nga noter, pa shkolle perkatese qe keta i thone e magjistratures dhe direkt aty ku eshte sot? Po pergjegjesi direkte morale dhe penale a do te mbaje dikush qe kjo reforme nuk eshte ashtu si trumbetohet dhe faktet flasin forte. Po çfare do behet zoti Xhafaj, do te mbaj dikush pergjegjesi? Po Zoti Dumani si administrator i SPAK çfare pergjegjesie bie mbi te, a e di gjendjen ai se ke ka ne SPAK? Me sa kam pare une deri tani , SPAK eshte kthyer ne nje organizate pa pergjegjesi dhe qe ben arrestime si i do qejfi, ku i do qejfi dhe nuk ka zot qe ta kontrolloj? Per kete u be reforma qe prokurori apo gjykatesi te shkaterroje njerez me dhe pa faj?! Per rastin e prokurorit ne fjale qe mua me vjen turp, si ka mundesi qe nje prokuror i SPAK te telefonoje te shoqen e Erjon Velise dhe ti thote: neser te paraqitesh ne SPAK?! Eshte çmenduri njerezore, imorale dhe kriminale nje telefon i tille, ndoshta dikush mund ta quaj normale, por ky rast i ketij prokurori qe therret privatish ne emer te drejtesise nje femer qytetare, kur ka ligje , norma dhe menyra sjellje nepermjet lajmerimi zyrtar nga nje sekretare e SPAK me shkrim, jo te le dyshimin, por eshte edhe rrugaç, imoral dhe duhet ndeshkuar , ne te gjitha format. Mua kjo me duket katastrofale sepse mund te arrinte edhe deri ne vetegjyqesi dikush qe nderin e familjes e ka prioritar. Katastrofe Zoti Xhafaj dhe ti na bere vetem teori por praktika eshte shume larg drejtesise dhe qytetarise. Qofte shembulli Sali Berishes, qofte i Ilir Metes dhe shume here me keq i Erjon Velis qe prokuroi ka marre dhe leje pallati dhe i ka kerkuar edhe privilegje te tjera e si kjo dhe problemet qe shkrova me larte une si nje komentues ne distance shume te larget bile, me lete mendoj Se SPAK eshte kthyer ne nje organisate sherbimi shume te rrezikeshme. Faktet jane kokeforta. Shqiperia dhe shqiptaret qe mendojne si une , prioritar dhe te qetesohen se ne Shqiperi ka filluar drejtesia te beje punen e saj eshte , pa fole per 1997-1998, 21 janari ku SPAK nuk pranoi ta rihap çeshtjen (!!!) per mua skandal dhe qe tregon se ka prokurore dhe Dumani ne linjen e tyre qe duan te mbulojne krimin boteror qe dhe gjykata e Strasburgut e konsideroi “krim shtetror”, çfare duhet me?! Ju ne Shqiperi, ju politikane e administrata juridike jeni mesuar tani te shtyni me bythe çdo gje sepse popullin e vertete e keni futur ne gjerdhore. Fatkeqesi dhe zoti Xhafaj thote çfare beri reforma ne drejtesi. Reforma ne drejtesi deri tani po tallet me ca poltikane dhe denon ca te tjere qe kane me pak faj se te tjeret. Rasti Veliaj i vuri kapakun kesaj drejtesie qe pretendohej edhe une kam qene entusiaste, por ja ku del se çfare pune eshte bere per te. Me duket se duhet nje permbysje e madhe sepse ato ligje edhe kur jane te drejta, interpretohen nga prokurore dhe gjykates sipas deshires tyre. Ne 28 mije km katrore jane 28 mije dosje per gjykim dhe brezat do nderrohen nga natyra me vdekjen e tyre, por ju i late te deshperuar duke u a shkaterruar besimin tek demokracia dhe shteti ligjor. Une nuk kam shprese se do te rregullohet kur nuk ka asnje prononcim nga organet e drejtesise per te sqaruar se çfare do behet. Qe te jem konkrete, nuk marr persiper qe Erjon Veliaj nuk ka faj, jo. Te shkoje ne burg dhe te denohet, ama drejtesia duhet te jete primare dhe lirite dhe te drejtat e njeriu ne çdo pozicion qofte: ne liri apo i arrestuar, ne burg apo jashte tij. Ja, Adriatik Llalla eshte ne kerkim dhe ai shkon ne Rome ne mbledhje publike, Arben Ahmetaj eshte ne kerkim dhe ai jep intervista ne televizion apo shume gjera te tjera. Ku eshte normalitet dhe barazia para ligjit ?! Mund dikush te me pergjigjet si e kane zakon ne komente qe ata jane ne kerkim te azilit?! Kete le ta zgjidhe drejtesia shqiptare, rruget per te vene para pergjegjesise njerezit e inkriminuar, hajdute e kriminele. Per kete flasim. Une dua ta shikoj dhe provoj drejtesine.
Ky “drjtuesi” I skafisteve te Vlores,po pergatit terrenin,qe kete zdromsin e Tiranes,ta liroj nga burgu ,djali i partizanit Maliq,prandaj I thote ne kete novel:
-Mbahu zdroms,se une do te liroj ,per nderin qe me bere deputet te Tiranes dhe ja rrase prasin atij te gjatit.
Por I gjati do t,ju fusi prape prasin,ty zdromalaq dhe ty o skafist I 1997!!
Prokurori eshte me Arsim Juridik te plote,Eshte i Diplomuar ne Fakultetin Juridik,(jo tek plepat si Gjin Gjoni)me bashkestudente Ina Rama,Argita Berisha,Ka aq Arsimim sa dy te mesiprmit.Kur ka mbaruar Prokurori nuk kishte shkolle Magjistrature.
Fjalim Programatik i Kongresit Socialist.Erion e hengre sa Sajmir Tahiri,.Mbahu mos psoc si Ilir Meta,qe la gruan se i dekonspiroi Allishverishet,,se grate budallacka te marrin ne qaf.
“SHQIPERI E SHQIPETAREVE, VDEKIE TRADHETAREVE” parulla me brilante dhe aktuale edhe sot.Hetusi i qenerve komunist, drejton drejtesine “Demokratike” ,mjere Shqiperia. Ngrihuni shqiptare,jugu i Shqiperis dejure eshte akoma Shqiperi ,defakto eshte Greqi.Qeveria vllahe e dorzoi jugun
Fatmir,para se te kerkosh drejtesi me ato komisionet absurde,coi ndonje byrek vellait aty ku e ke.Vetem ne Shqiperi politikanet nuk kane moral dhe as ndergjegje.Nuk ke faj Fatmir se keshtu jeni te gjithe.
KRIMINELI I ENVERIT FATMIR XHAFAJ NUK KA TE DREJTEN E FJALES DHE AQ ME SHUME TE SHKRIMIT SE KA QENE XHELAT I SISTEMIT KOMUNIST, AI SI SPARTAK BRAHO KANE PERBALLE AKOMA VIKTIMAT OKULARE TE KRIMEVE TE TYRE MONSTRUOZE KUNDER NJEREZIMIT SI PERSEKUTORE TE RAGJIMIT HOXHIST
prandaj:
Edhe BAJGAT e Enverit ne kete forum duhet te mbyllin HALET se kurbetojne era MUT propagande komuniste te papare ne asnje vend tjeter qe aspiron antarsim ne BE, sidomos ne Epoken e Arte antikomuniste te Presidentit Trump qe i ktheu timonin SPAK te Altin Dumanit qe bashke me prokurorin guximtar Olsi Dado firmosi urdherin per prangosjen e hajdutit imoral homo-LGBTQ
prandaj:
KU DO TE SHKONI ME XHELATIN KOMUNIST FATMIR XHAFAJ O BAJGA TE EDVINIT?TE PUTINI I RUSISE APO TE KIMI I KORESE SE VERIUT?
IntelektuHale , mos e mbaj mutin në gojë natë e ditë , burgaxhi i qelbur e bythqirë i burgjeve të Enverit . Do të të durojmë edhe pak derisa të ngordhësh , mut muti, (kur tha Enveri për Beqir Ballukun ) . Besoj se edhe aty ku je , ke gjetur ndonjë hamshor , se aty ka sa të duash , sidoqoftë , në krahësim me burgaxhinjtë e Spaçit nuk besoj se të kënaqin ; ishe edhe i ri atëhere , tani të shpëton në brekë .
Po ik mer debil, permend dhe Enverin, fare idioti e Rames. O Copa idiotesh, merruni me breket e njeri tjetrit, se aq kapacitet keni. Lereni Enver Hoxhen, se eshte turp ta zini ne goje ju. Hajvane te mbaruar
Tiranas djali
Berisha duhej te ishte i pari i spak dhe rama i fundit e kjo duhej te ndodhte para zgjedhjeve
Por ti ndryshe nga un je viktime me dashje apo pa dashje e kesaj klase politike per interesa vetjake sta ka kush fajin qe je bere nje vegel qe hipen perpjete me nje sms
Vetingu u krijua ku cdo politikan konsiderohet i fajshem
Per te marre pafajsine duhet te justifikojne pasurine
Ky ishte vetingu i 140 votave
Sot spak po merret vetem me korrupsionin por aspak me justifikimin e pasurise
Duhet te kalojne ne veting te gjithe politikanet qe nga viti 1992 per pasurine
JETA ESHTE SHUM E SHKURTER PER TU BERE VEGEL FOLSE E DIKUJT
@Dashi zagar dhe qen i terbuar i Enverit:
MOS BEJ KRIMINELIN DHE XHELATIN ENVERIST TE PERNDJEKURVE POLITIKE TE SPAC-IT NE VITIN 2025 SE DO TE GJEJME NGA ADRESA IP TE BRIMA E MIUT TE BEJME GJYLPONEN E TERBIMIT QE TE MBYLLESH HALEN DHE MOS TE LESHOSH SHKUME NGA GOJA KUNDER ARMIKUT TE KLLASES 35 KUSUR VJET PAS RENIES SE MURIT TE BERLINIT DHE DO TE FUSIM NE KAFSZ TE KOPSHTI ZOOLIGJIK.
Mire mmor papa I leshit,Po bburgoosja e Sali qenit çfar ishte,appo vetem ka vrrare nja 30 veta nne gerdec e 21jannar e ska bere gje tjeter
Mbrojtja e valiut te Tiranes nuk i ben mire PS,dhe ngarkimi me faj i PD dhe gjoja hakmarrjes kunder Veliajt.Problemi eshte nga ajo qe kam degjuar pasi dosje nuk kam pare po ka deshmi te mbi tre personave kunder Veliajt.Qytetari thjeshte shkon te depozitoje ne banke 10 000 euro dhe e pyesin 1 ore per burimin,ketij i gjejne reth 100 000 euro prerje 500 dhe thone nuk eshte fakt.Si ka mundesi qytetaret e thjeshte sillen me vite rreth bashkise dhe nuk arrihet tu zbatohen vendimet gjyqsore e te tjere marrin leje ndertimi per 24 ore.Si ka mundesi ne Tirane ka nderitime ne kundrshtim me ligjin qe u kane zene frymen banoreve dhe bashkia merret me domatet e kastarvecat e fshtareve te thjeshte.Si ka mundesi gruaja e ketij me disa bisnese dhe pa deklaruar nje dite pune ne shtet,ti thuash sot Shqiptareve se Valiu nuk ka marre gje,duke mos dashur te perdor fjalen vjedhje,eshte hipokrizi.N mbledhjen e Rames nuk doli nje burr ta kundershtonte,po ti degjosh neper tavolina private te gjithe i japin te drejte prokurorise.Eshte nje turp per Xhafajn qe merr ne mbrojtje nje tip te tille,tipa si Valiu nuk eshte e nevojshme te hetohen nga prokurore speciale,tregojne vete jane injorante,mendojne se shtetin e kane futur ne xhep.
Per te gjith tellallet e te gjitha kraheve
Sesi eshte qeverisur shqiperia keta 35 vjet duhet te shkojne te gjithe ne reç sepse cilido qe ju eshte futur politikes e ka bere per te zhvatur pra duhet te zerohet krejt klasa politike e te denohet
Klasa tjeter qe do vije do vije me mend ne koke dhe do filloje ngs e mara
Kush ka para nuk do i shperderoi per tu bere deputetet se tdo kete me kush bythe te vjedhe
Sa per ty bulja leshit berisha nuk eshte denuar
Ajo ishte nje farse
Sepse me 20 akuza e denuan per ate te 21 thjesht per ta frenuar dhe jo per ata qe ka bere
Mos lejoni qe SPAK te behet si sigurimi i shtetit!