Nga Viktor Malaj
Botuar në DITA
“Nuk më bëjnë përshtypje njerëzit e këqinj por më çudit fakti se e kanë humbur ndjenjën e turpit…” *
Përgjithësisht, turpi përcaktohet si një ndjenjë e fortë turbullimi apo hutimi kur dikush bën diçka të pahijshme apo të pandershme, kur nuk bën gjënë e duhur, kur e shikon se bëhet qesharak para të tjerëve etj. Në fakt, ndjenja e turpit është në raport të drejtë me vetëdijen individuale dhe personalitetin e personit që vihet apo e vënë në pozita që bien ndesh me normalitetin moral dhe etik të shoqërisë.
Edhe tek ne ka pasur gjithmonë njerëz që s’e kanë njohur ndjenjën e turpit, por këto kohë duket se një shumicë gjithnjë e më e madhe e shoqërisë tonë “as skuqet, as zverdhet” siç thotë populli, dhe, po sipas popullit tonë, “e ka ngrënë turpin me bukë”.
Politikanët gënjejnë para, gjatë dhe pas fushatave zgjedhore, bëjnë korrupsion dhe dalin në publik e vetëshiten si kalorës të luftës kundërkorrupsion. Zyrtarë të pushteteve qendrore e vendore mashtrojnë qytetarët, i sorollatin ata dhe, jo rrallë iu kërkojnë ryshfet. Gjyqtarë e prokurorë që bëjnë e japin drejtësi duke u bazuar mbi peshën e xhepave të palëve dhe jo mbi kërkesat e ligjit kemi pasur me shumicë dhe ende kemi. Mjekë që i vënë pacientët në pozita shtrënguese për t’iu ofruar para ka gjithandej, pa folur këtu për shumicën e biznesmenëve që mashtrimet me taksat apo me çmimet, si dhe me keqpagesën e punëtorëve i kanë “pjesë të zanatit”.
Pa përmendur morinë e veprimeve të padenja, autorët e të cilëve duhej të ndjenin turp, po kufizohemi në pak prej tyre:
1 – Para disa ditësh u arrestua një mjek, i quajtur Dervish Hasi, i cili dyshohet se, përveç bashkëjetesës me disa gra, ka kryer marrëdhënie intime dhe ka bërë fotografi pornografike edhe me një vajzë 14 vjeçare. Nëpër studio televizive dhe në shtyp plasën diskutimet pro dhe kundër veprimeve të mjekut 42 vjeçar.
Është e turpshme që tek ne ka ende njerëz publikë që guxojnë që institucionin e martesës ta trajtojnë duke u bazuar në Libra të Shenjtë dhe jo në ligjet e një shteti laik, siç është shteti shqiptar. Gjatë një debati në Top Story, regjia kishte cituar në krye të ekranit avokatin A. Lapaj, i pranishëm në studio, sikur kishte pohuar se “përdhunimi i femrave mbi 14 vjeç nuk dënohet me ligj”.
Në të vërtetë, z. Lapaj kishte thënë diçka krejt të ndryshme. Ai, bazuar në legjislacionin penal, kishte thënë se “kryerja e marrëdhënieve seksuale me femra mbi 14 vjeç nuk dënohet ligjërisht”. Të rinjtë që mund të ishin duke ndjekur emisionin, shumë lehtë, mund të mashtroheshin me citimin e gabuar, duke ngatërruar përdhunimin, si krim i kryer ndaj çdo femre, pavarësisht nga mosha, me marrëdhëniet në mirëkuptim midis partnerëve mbi 14 vjeç.
Lind pyetja: a kanë regjisorë dhe njerëz të përgjegjshëm bizneset televizive për të kontrolluar saktësinë e programeve, ngjarjeve apo pohimeve të ndryshme?! Nëse jo, a duhet të kenë?
2 – Politikani Vangjel Dule u paraqit në SPAK për të dhënë dëshmi apo për të ndjekur një proces hetimor që lidhet me të arrestuarin Fredi Beleri. Dy persona të papërgjegjshëm iu afruan dhe e goditën me vezë në shenjë mospajtimi me qëndrimet e tij kundrejt çështjes Beleri.
Veprimi i sipërpërmendur nuk dëshmon as ndjenjat atdhetare as ato të drejtësisë të personave që vepruan kundrejt z. Dule. Ato, mbi gjithçka, dëshmojnë intolerancën dhe dëshirën e autorëve për t’u dukur. Ne duhet të mësohemi që mospërputhjeve në mendime apo interesa me dikë tjetër t’iu përgjigjemi me shprehjen e mendimeve tona të argumentuara dhe jo me dhunën të turpshme dhe të dëmshme.
3 – Zoti Neritan Ceka u shfaq para pak kohësh në një studio televizive ku foli për punën e tij shkencore dhe jetën familjare. Një gazetë e përditshme kishte cituar z. Ceka në pjesën ku fliste si bashkëshort dhe prind. Është e paimagjinueshme, e turpshme dhe e papranueshme histeria e mjaft komentuesve anonimë poshtë shkrimit në fjalë, mbushur me mashtrime, fyerje, shpifje dhe poshtërime.
Po, çfarë ju ka bërë o njerëz ky personalitet që i vërsuleni nga prapa ferrave si burracakë?- thashë me vete. Kjo nuk është hera e parë që njeriu normal patakset nga egërsia dhe paturpësia e një pjese të popullit tonë në marrëdhënie me njëri-tjetrin.
Mund të mos jesh dakord me z. Ceka për shumë probleme apo qëndrime politike, siç jam edhe unë, por kjo as të jep të drejtë ta fyesh dhe as e ndryshon faktin që z. Ceka është një qytetar i denjë, një familjar shembullor dhe një shkencëtar (arkeolog) i rrallë, emri i të cilit, ashtu si edhe i të atit, do të mbetet në panteonin e shkencave albanologjike.
4 – Emisionet komerciale, thjesht fitimprurëse për bosët e medias, si Big Brother, Love Island etj. janë shembulli më domethënës i mungesës së moralit jo vetëm të organizatorëve e drejtuesve të tyre, por edhe të vetë personave që marrin pjesë në to. Etja për fitime materiale dhe famë të bazuar mbi zbrazëtinë intelektuale dhe mungesën e personalitetit i ka çuar këto emisione dhe “protagonistët” e tyre në kotësi, vulgaritet, paturpësi dhe arrogancë fyese ndaj shikuesve.
Një “personalitet” i sportit si Klodian Duro iu krenohej bashkëmisionarëve të kotësisë në Big Brother se e kishte rrahur gruan e vet disa herë. Pohimi i tij është i vërtetë, po aq sa është i vërtetë fakti se rinisë shqiptare i shiten si VIP-a nga media njerëzit më pa personalitet, pra jo ata që duhen marrë si shembull për t’u ndjekur në jetë, por ata që shembullin e tyre rinia duhet ta përçmojë e përbuzë.
Po kështu, klouni i skenës së humorit Julian Deda, i cili dikur e kishte damkosur emisionin Big Brother si të pamoralshëm dhe antifamiljar, tani është bërë pjesë e tij dhe, me paturpësinë ekstreme të një halabaku, zbulon të ndenjurat përballë kamerave dhe gjithë publikut që, fatkeqësisht, ndjek emisione të tillë.
5 – Kryeministri i vendit z. Edi Rama, gjatë vizitave të tij zyrtare nëpër botë, nuk lë rast pa pohuar se “Jemi një vend ku mikpritja është feja kryesore… qysh kur dolëm nga situata e të qenit Koreja e Veriut e Evropës, sepse ishim vend komunist”. Ndërsa nga njëra anë, me të drejtë, kritikon opozitën pse nxijnë Shqipërinë përpara botës, në anën tjetër “të këput shpirtin” me ankesa për Shqipërinë e të atit, pra asaj të para nëntëdhjetës.
Sipas psikologjisë dhe mendësisë së tij, nuk lejohet të flitet keq vetëm për “Shqipërinë e tij”, ndërsa për Shqipërinë para tij mund të thuhen broçkulla pa hesap.
Jo vetëm që Koreja e Veriut as me kushtetutë nuk është një vend komunist dhe thuajse ajo nuk ka asgjë të përbashkët me Shqipërinë e para 1990, por përtej kësaj etiketimet, qarjet dhe përshkrimet poshtëruese ndaj vendit që i përket nuk të krijojnë simpati apo keqardhje dhe aq më pak respekt. Në fund të fundit, bashkëbiseduesit apo dëgjuesit e huaj mund të krijojnë përshtypjen se kanë përballë të birin e Kim Il Sungut që kërkon të mohojë të atin dhe të lartësojë veten.
Nga ana tjetër, duhet guxim i madh i bashkëshoqëruar me papërgjegjshmëri të madhe, që të jesh drejtuesi i një vendi me thuajse të gjithë treguesit më të ulët të zhvillimit në Evropë, me përqindjen më të lartë të korrupsionit, shoqëruar me pakënaqësi popullore si askund në Evropë dhe me përqindjen më të lartë të popullsisë që ikën nga sytë-këmbët prej vendit dhe, ndërkohë, t’iu tregosh të huajve broçkulla të shekullit të kaluar dhe t’i ndjellësh me “parajsën” e këtij vendi që të ka ngarkuar ta qeverisësh.
6 – Rituali i përjavshëm i sjelljeve të opozitës kryesore në Parlamentin shqiptar është dëshmi rrëqethëse e zbrazëtisë të saj intelektuale dhe kalbëzimit të pandalshëm moral. Herën e fundit, shumë prej deputetëve, ku binte në sy apostullja e patundur e berishizmit, me emrin Albana Vokshi, mbanin në dorë disa pankarta ku shkruhej “Vrasës i Demokracisë”, që i adresohej Kryeministrit të sotëm.
Është e vërtetë se ka mjaft sjellje e veprime qeverisëse antidemokratike, por është fyese dhe cinike që këto parulla dhe akuza i bëjnë bashkëpunëtorët, avokatët dhe dishepujt e njeriut që s’ka lënë gjë pa bërë këto 33 vjet për të marrë apo mbajtur pushtetin duke shkelur çdo normë të pranuar demokratike, të njeriut që është shpallur non grata nga anglo-amerikanët, është braktisur nga politika perëndimore në përgjithësi dhe që, për shkak të së kaluarës dhe të sotmes së tij, nuk gëzon më shumë se 15-20 për qind të përkrahjes popullore në vend.
Sikur demokracia të ekzistonte vërtetë dhe zonja Vokshi të paraqitej si shëmbëlltyra e saj në tokë, me siguri që, përveç se do të ishte shpallur non grata nga shumica dërmuese e shteteve, do ta kishin marrë përpara me gurë e hunj nëpër rrugët e qyteteve për t’ia pamundësuar bashkëjetesën me shoqërinë normale njerëzore.
Thënia e cituar në fillim të shkrimit është e Jonathan Swift – Ish- shkrimtar dhe klerik anglo-irlandez i shekullit të 18-të.
©Copyright Gazeta DITA
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016
Shume i sakte artikulli per te gjithe personazhet, bile do te propozoja te analizoheshin dhe te tjere nje here ne jave te pakten ,se ne kemi shume te tille, po shume fare….do te perjashtoja rastin e Vangjel Dule pordhes qe sjam shume dakort. Eshte i vetmi ligavec zvarrites shembelltyre e qarte e shtetit (anti) dhimokrat qe e paguan….Une ketij do ta qelloja jo me veze , por do ti hidhja nje kove me mut, realisht, jo per te thene. Dhe kjo nuk eshte violence……………pavaresisht se e kemi te keqen brenda
Artikull i përkryer, lexohet me kënaqësi të veçantë dhe pothuajse pa marrë frymë. Artikull lakonik, i plotë, shumë dobiprurës, I arrirë dhe më se i vërtetë. Viktor Malaj një intelektual i vërtetë, model i profesionistit të përkryer dhe dinjitoz dhe të tillë personalitete me kontributin e tyre të shquar çojnë përpara shoqërinë. Ju jemi mirënjohës për kontributin tuaj!
Dikur me shumë dëshirë dhe kënaqësi të veçantë lexonim artikujt e Edi Ramës. Ishim të rinj dhe çdo ditë prisnim shkrime prej tij. Gazetat ku botoheshin këto artikuj shiteshin shpejt, ato përfaqësonin për ne idetë e një intelektuali bashkëkohës dhe avangardë. Po sot? Një pjesë e rinisë së atëhershme u zhgënjye,jo se nuk e kuptojmë vështirësinë e drejtimit të një shteti(i thënçi)por kishim pritshmëri tjetër.
Zoti Malaj ju uroj suksese dhe ju përqëzojmë për punën tuaj! fisnike!
Per aq kohe sa do te kete njerez qe mbeshtesin politikane te diskretituar te korruptuar dhe qe I besojne me sy hapur do te kemi politikane te pa cip! Do te kemi nje shoqeri te korruptuar ! Pra shqipraret duhet ti bejne m… politikaneve te degjeneruar!
Shenim: politikane te degjeneruar ne Shqiperi jane ata qe kane 30 vjet ne politik!
Ai qe ska turp nga lakuriqsia, nuk ka turp nga asgje tjeter. dhe nje person nëse nuk ka turp, nëse nuk skuqet, nuk ka ndërgjegje.
Njeriu i cili nuk ka turp edhe nuk skuqet ka defekte në personalitetin e tij dhe ai është objekt i studimit të psikopatologjisë, e ky fatkeqsisht eshte kryeministri i Shqiperise..???
Po apologjia e diktatorit apo e gruas se tij dhe eventualisht e vete diktatures a hyn tek Turpi zoti Malaj?!
Kur lexoni qe ka ende njerez qe nuk gjejne eshtrat e prinderve a keni ndonje ndjenje turpi?!
Vetëm diku ke 60-70 kokrra i dolën në shesh non-gradës për ta mbrojtur sa për sy e faqe nga dënimi qesharak me arrest shtëpie. Shtoi këtyre dhe dygishtorët e dobishëm e të bindur qorrazi në salinizmin utopik të veshur me petkun e liderit demokratikas, i bie që paraprakisht, kjo çetë mener me thon “opozitare” mos të kapë as 5% të të shkoqiturve që i venë akoma nga pas. Çudi e mesme se ku i psonisi anonimati ynë i talentuar shifrat 15% – 20%, po nejse. Rëndësi ka sensi pozitiv i shkrimit.
Z.Viktor,bëhuni gazete e pavarur nga politika dhe qeveritaret dhe viheni ne mbrojtje te interesave te shumices se shqiptareve,duke botuar shkrime qe jo vetem t’u ngejne adrenalinën shqiptareve kunder te keqiave qe na kane zene per fyti,por edhe te nxitet fryma e rebelimit!
Mjaft me konstatime te pasojave ,por analize e thelle e SHKAQEVE te tyre duke i vene gishtin fajtorëve!
1-Pse heshtin shqiptaret,kur shumica vuajnë per bukën e gojës etj?
Pse nuk funksionojnë sindikatat?
2-Pse u varfëruar Shqipëria kur jemi vendi ne pasuri kolosale kombetare?
3-Pse e gjithe politika dhe media ia fshehin shqiptareve AMERIKEN ?
Jo ate Amerike qe tregon Fatos Tarifa,por Amerikën e qytetareve ,se si atje funksionon demokracia dhe shteti ligjor,se si atje KUDO KU JETOJNE NJEREZ KA ZHVILLIM,se si atje respektohen realisht lirite dhe te drejtat e njeriut, aq sa ne se ankohet nje qytetar,ngrihet ne kembe nje shtet i tere,se si atje pushteti vendor u sherben te gjithe qytetareve PA DALLIM dhe pavaresisht se ku jetojne,se pse atje nuk tentojnë njerëzit te grumbullohen ne qytetet e mëdha per bukën e gojës,aq sa edhe kryeqytete ne shumicën e 50 shteteve te SHVA,nuk jane qytetet e mëdha,por qytete te vegjël,si ne Michigan ne 12 milion banore nuk eshte kryeqytet Detroit me 600 mije banore,por Lansing ne 100 mije banore ku jane vendosur dhe funksionojnë te gjitha institucionet e shtetit ,ndersa ne Shqiperine me 2 milion banore,mbi 1 milion jane grumbulluar ne Tirane,se cdo qe oer rreth eshte RRENUAR, por ne Tirane zhgënjehen se nuk gjejne as pune,as strehim,as cerdhe kopshte,shkolla ne lagjet periferike qe jane GETO te mjera!
Por keto te fundit nga Michigani nuk ua tregon Fatos Tarifa,sepse merret me filozofia skolastike,nga qe eshte I shkeputur nga realiteti dhe NUK I DHIMBSET POPULLI SHQIPTAR!
Nje shkrim me•se realist qe pasqyron sjellje vulgare te papranushme me edukaten e kohes,bile me shumice te denushme per mos aftesi etiko-edukative-morale-professionale-ligjore!
Pershendetje!
Te flasesh per turp dhe te besh thirje per turpin e PD dhe saliut,eshte si te tregosh nje histori qe e ka humbur vleren e saj! Pse? Sepse turpin e ka ngrene Saliu dhe keta njerez primitive,nuk e njohin ndjenjen e turpit! jane kriminele dhe hajdute,mesjetare pa tru, per te pasur turp! Ignoranca dhe mentaliteti i PD eshte nje turp per ne te tjeret sepse Berishistet dhe Liket nuk e kane ndjenjen e turpit! Por te gjitha lahen ne kete Bote! Prisni, Lutuni dhe Shpresoni ka the Edmond Dante!
Per fat te keq do te perseritja nje shprehje te Ibramovic-it:
Te krahasosh ne Art-Kulture te djeshmit:Zef Deda,Vace Zela etc me te sotmit Juli etc: eshte si te krahasosh Sorry:
Ferrari me Fiat!
Viktor Majaj, nese ka PER TURP ketu ne kete vend (pa thojza fare) eshte fakti qe ne janar te 2024 Kryetar i Akademise Shkencave ne kete vend te supozuar me demokraci… eshte Ministri i Arsimit i Ramiz Alise ne ate te larget dhjetor 1990!
Dikur gjerat vinin me vonese ne Shqiperi, njesoj edhe moda apo edhe zakonet moderne. Pajisjet elektroshtepiake, etj. Tani vijne njekohesisht ose edhe me shpejt. Perdoremi si laborator social. Po te duan te provojne si duket njeriu me bisht do e provojne ne Shqiperi. Do japin 2-3-5 mije€ dhe shqipua do pellase. Po te duan kryeminister me kazan ne koke ky s’è ka problem te dale. Boll te fitoje 30 milione pelqime/ like ne fejsbuk.
Viktoro, po ti nga se ke turp qe nuk e nxjerr surratin? Apo ke nderruar emrin dhe ke frike mos te njef njeri dhe te qit emrin e vjeter.
Jam shum dakord me pyetjen a kane kontrolle keta regjisor
Menaxher qe paguhen ne te zeze
Sic ceshte Tibo psh per te kontrolluar frekuencat e publikut
Per te dhune urdhër per tu veshur me te zeza te gjithe drejtuset e tv etj etj
Bomben e vura une,ne Stamboll shkove ti..
Po dergoji nje fletethirrje per ushtar ketij moderatorit qe porisit bomba,o SPAK!
SHoku Viktor Malaj,pervoja mijra vjecare e jetes njerezore na meson, “Cdo e keqe ka te mirat e saj dhe cdo e mire ka te keqiat e saj” kur e keqia eshte vrastare (KRIMINALE), si komunizmi ,te mirat mbyten nga kanibalizmi i atij sistemi.Kanibalizmi i sistemit komunist kaloi cdo lloj kanibalizmi (hengri dhe pjellen e vet) Sot ne pushtet jane bijt e kanibaleve, ti je perfaqesus tipik i tyre,me kriminel, me djallezore,Mjerre shqiptaria nga KANIBALET komunist- neokomunist
O ti Percaresi fetar me emer te gjate si gjarper Lure. Shko e kenaqu me bythet lakuriq te Julian Dedes, me gelbazat e Non Grates nga maje e kulles dhe me syte si kukumjacke te Albana Vokshit.
Cke me Viktorin ti ? E shumta, Viktorit mund ti rruash topet se, nuk i dihet, njeri eshte edhe ai dhe ka nevoje per sherbime.
Shoku ” Mallkimi i Shqiperise….” blla,alla, blla !
Meqenese i thua Viktorit se eshte ‘ kanibal, kriminel ” etj.etj., por nuk e shpjegon pse eshte ” kriminel “, je i lutur te permbahesh nga jashteqitja gojore, trunore dhe morale. Nese te thuash te vertetat, te kritikosh bythejashtet ( si J.Deda ), te tallesh me non gratat dhe kelyshet e tyre ( minues te demokracise dhe babaxhane te korrupsionit ), te mbrosh femrat nga dhuna dhe keqperdorimi do te thote te jesh ” kriminel, kanibal ” etj., atehere te jesh si ti, domethene i dashuruar me korrupsionin, lakuriqesine, prostitucionin, imoralitetin, minimin e demokracise ( nga babai yt shpirteror qe pellet pernate nga dritarja e ballkonit si i shpallur non grata dhe i akuzuar per korrupsion ne permasa gjigante ) u dashke konsideruar engjell, shenjt, demokrat, human etj. te paska djegur shkrimi i Viktorit pasi paske ne trup, mendje dhe shpirt shume plage te pasherueshme qe te dhembin. Dhe do te vazhdosh te vuash prej tyre. As doktor non grata s’te ben dot derman pasi s’ka c’i ben as vetes se tij.
Po kur u be gazeta nerume Dita,skllavja pa pagese e PROGRAMIT DITOR TE TOP CHANNEL.
Tek shkrimi “Greqia shet Bellerin’,i keni bere Reklame nje emisjoni te mengjesit te Top Chanel,qe drejtojet nga nje hicmoskushe e quajtur dafina hysa,qe Vizion Plus e mbante roje tek dera per te marre dergesat e rretheve.Kjo rri si hu gardhi,shikon si kacafyten ata fakire qe fton,,se Personalitete nuk shkojne tek kjo.
Turp per Gazeten!
OK V.Malaj:
-Kuptohet se ndjenja e TURPIT është për njeriun me mënd,me 2 këmbë e jo për kafshët.Por në këto 33 vite turpi është ngrënë me BUKË,qëkurse u VRA FRIKA NGA LIGJI,si në asnjë vënd të botës..!
-Ndaj,në Shqipëri jan 3 personazhe e institucione më të pa TURPËSHME DHE TË PANDREQSHËME:
1.Sali Ram Berisha: Ky personazh i dyshimt 1990 me 101 krimet e tij si President e KM,po mban peng Shqipërinë me destabilizim,Shpifje,Vjedhje e Vrasje..dhe me PATURPËSINË më të madhe nuk mban asnjë përgjegjësi para drejtësisë së sotme,ndonse monitorohet nga SHBA+BE.
•Ndaj,F.Nano për të thot..Sb ishte dhe është kafshë politike,por me 21 janarin 2011 (që urdhëroi vrasjen e 4 protestuesve E.L)u bë KAFSHË.Kaq mjafton që Sb edhe sikur nga ballkoni 8-të vari BREKËT E TIJ,Ata poshtë tij me syt lartë-Do ti brohorasin më shumë,ndonse BABI tyre është braktisur nd/Kombëtarisht..!
• Ndaj,në këtë rast populli në shumicë duhet të ndahet nga Kafsha-Sali non grata & Salistët-Kafshë të pa turp..!
2.Fatkeqsia Nr.2 në 33 vite është DREJTËSIA e TREDHUR prej KAFSHËS SË PA TURP-Sali..!
-Pas 1990 u VRA FRIKA NGA LIGJI,Pasi doli në skenë MALIQI SALIH,i cili në emër të lëvizjes së lirë SOLLI RRUMPALLËN në Shqipëri,Me teorinë SHOCK..Të shkatërrohet çdo gjë e Komunizmit,ku mbi 500 ekonominë deri 350 mold.$ u Vodhën,Shitën,Shkatërruan dhe pjesë e kësaj katrahure u bënë POLITIQËNËT kryedisht PD-1992-2013 me teorinë..Hani Ju e mos më ngacmoni mua,Si dhe Gjyqtarët,Prekurorët,Hajdutët,Vrasësit,Oligarkët,Injorantët,Miku,Shoku..dhe në 2013 buxheti u la në ZERO,Me qëllim që qeveria pasardhëse (SHTETI)të rrëzohej sa më shpejtë,sipa direktivave të agjenturave të huaja.
•Populli nuk duhet të harroi 1991,96,97,98,08,011..pasojat e të cilave vazhdojnë sa herë që kollitet VUÇIÇ+PUTIN..!
-Nëse drejtësia do të dënonte që në fillim Hajdutin,Vrasësin.. e parë nuk do ishim në këtë gjendje që jemi sot.Por,edhe për shumë vite derisa të zvogëlohet Berishizmi,Metizmi,Bashizmi…me vidio,zë e figurë dhe,SPAK+GJKKO+BKH të dali nga KOMA,për të PASTRUAR POLITIKËN E KRIMIT,me Vila pa mbarim & VOLUTË në të gjitha bankat e botës..!
3.Medjet jan kapur nga Sb KM= 99 % që në 2005.Me të cilat Sb helmon opinionin Kombëtar dhe Nd/Kombëtar.
•Kjo dallohet shumë lehtë për çdo ditë- natë sa herë del Sb në ekrane..Këtë e di mirë 90 % e popullit.Vetëm berishistët që nuk votohen që nga 1992 si PD,nuk duan ta pranojnë këtë..! Ndaj me Sb do të qëndrojnë përjetsisht në Opozitë.
-Dhe E.Rama do të jet KM shumë kohë,më shumë për turpin e opozitës e bër copë e çikë për qënt e rrugës nga NON GRATA familjarisht & me HA-LE-ATËT..që dihet kush janë..!
-FLM V.M,DITA.
OK V.Malaj:
-Kuptohet se ndjenja e TURPIT është për njeriun me mënd,me 2 këmbë e jo për kafshët.Por në këto 33 vite turpi është ngrënë me BUKË,qëkurse u VRA FRIKA NGA LIGJI,si në asnjë vënd tjetër të botës..!
-Ndaj,në Shqipëri jan 3 personazhe e institucione më të pa TURPËSHME DHE TË PANDREQSHËME:
1.Sali Ram Berisha: Ky personazh i dyshimt 1990 me 101 krimet e tij si President e KM,po mban peng Shqipërinë me destabilizim,Shpifje,Vjedhje e Vrasje..dhe me PATURPËSINË më të madhe nuk mban asnjë përgjegjësi para drejtësisë së sotme,ndonse monitorohet nga SHBA+BE.
•Ndaj,F.Nano për të thot..Sb ishte dhe është kafshë politike,por me 21 janarin 2011 (që urdhëroi vrasjen e 4 protestuesve E.L)u bë KAFSHË.Kaq mjafton që Sb edhe sikur nga ballkoni 8-të vari BREKËT E TIJ,Ata poshtë tij me syt lartë-Do ti brohorasin më shumë,ndonse BABI tyre është braktisur nd/Kombëtarisht..!
• Ndaj,në këtë rast populli në shumicë duhet të ndahet nga Kafsha-Sali non grata & Salistët-Kafshë të pa turp..!
2.Fatkeqsia Nr.2 në 33 vite është DREJTËSIA e TREDHUR prej KAFSHËS SË PA TURP-Sali..!
-Pas 1990 u VRA FRIKA NGA LIGJI,Pasi doli në skenë MALIQI SALIH,i cili në emër të lëvizjes së lirë SOLLI RRUMPALLËN në Shqipëri,Me teorinë SHOCK..Të shkatërrohet çdo gjë e Komunizmit,ku mbi 500 ekonomi deri 350 mold.$ u Vodhën,Shitën,Shkatërruan dhe pjesë e kësaj katrahure u bënë POLITIQËNËT kryedisht PD-1992-2013 me teorinë..Hani Ju e mos më ngacmoni mua,Si dhe Gjyqtarët,Prekurorët,Hajdutët,Vrasësit,Oligarkët,Injorantët,Miku,Shoku..dhe në 2013 buxheti u la në ZERO,Me qëllim që qeveria pasardhëse (SHTETI)të rrëzohej sa më shpejtë,sipas direktivave të agjenturave të huaja nga të cilët udhhiqet.
•Populli nuk duhet të harroi bëmat e Sb në 1991,96,97,98,08,011..pasojat e të cilave vazhdojnë sa herë që kollitet VUÇIÇ+PUTIN..!
-Nëse drejtësia do të dënonte që në fillim Hajdutin,Vrasësin.. e parë nuk do ishim në këtë gjendje që jemi sot.Por,edhe për shumë vite derisa të zvogëlohet Berishizmi,Metizmi,Bashizmi…me vidio,zë e figurë dhe,SPAK+GJKKO+BKH të dali nga KOMA,për të PASTRUAR POLITIKËN E KRIMIT,me Vila pa mbarim & VOLUTË në të gjitha bankat e botës..!
3.Medjet jan kapur nga Sb KM= 99 % që në 2005.Me të cilat Sb helmon opinionin Kombëtar dhe Nd/Kombëtar.
• Me TV Syri Zeni Salih..Çimi b..lëpirsi Tij intervistoi Dashnoren e Spiunit të FBI-McDonigal për të nxjerr ndonjë të dhënë në përfitim të non gratës politikisht.Ndërsa me intervistën e marr Ndaj Arben Ahmetaj “Zvicër” vetëm sa nxorën syt e tyre duke i vërtetuar Shqipëtarve se jo vetëm kan bashkëpunuar me Njëri-Atrin në 33 vite,Por A.Ahmetaj ka punuar keq pas shpine të PS,E.Ramës dhe 90 % të popullit.Gabimi fatal i A.A është se u intervistua nga një spiun si Çimi,por edhe nga TV SYRI ZENI,i krijuar me parat e Gërdecit,ÇEZ-DIA,BORRONICAT,VILAT PA MBARIM..me firmën e babit Saleh..!
• TV-t e Sb dallohen shumë lehtë për çdo ditë- natë sa herë del Sb në ekrane..Këtë e di mirë 90 % e popullit.Vetëm berishistët që nuk votohen që nga 1992 si PD e Sb nuk duan ta pranojnë këtë..! Ndaj me Sb do të qëndrojnë përjetsisht në Opozitë.
-Dhe E.Rama do të jet KM shumë kohë,më shumë për turpin e opozitës e bër copë e çikë për qënt e rrugës nga NON GRATA familjarisht & me HA-LE-ATËT..që dihet kush janë tanimë edhe sipas DASH..!
-FLM V.M,DITA.