Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Përfitimet në shëndet, 10 arsye pse duhet të përdorni limonin
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Përfitimet në shëndet, 10 arsye pse duhet të përdorni limonin
AktualitetLifestyleShendetesi

Përfitimet në shëndet, 10 arsye pse duhet të përdorni limonin

Published: May 29, 2023
Shpërndaje

 

 

Një ndër frutat më të rëndësishme që nuk duhet të mungojë gjatë regjimit të përditshëm ushqimor është edhe limoni. Kjo për shkak të vlerave të larta që ky frut mbart, të cilat ndihmojnë organizmin që të luftojë një sërë shqetësimesh të ndryshme shëndetësore.

- Publicitet -

Limoni njihet më së shumti për sasinë e madhe të vitaminës C dhe ndikimin pozitiv në rritjen e imunitetit.

Por, fruti i thartë që e përdorim si shoqërues dhe përbërës të shumë ushqimeve, ka shumë ndikime të tjera pozitive në shëndetin tonë. Ndër arsyet më të rëndësishme se pse limoni duhet të jetë pjesë e rëndësishme e regjimit ushqimor, kanë të bëjnë me faktet të tilla si: konsumi i limont ndihmon në tretje, ul kolesterolin, ndihmon në trajtimin dhe kurimin e shqetësimeve me dhëmbët, përmirëson shëndetin e lëkurës dhe të flokëve, është një aleat shumë i mirë që përforcon rënien e peshës, forcon enët e gjaku, lufton radikalet e lira, si dhe ndihmon në përmirësimin e shikimit. Secilën prej këtyre 10 arsyeve të përmendura, e gjeni të detajuar në vijim të shkrimit.

 

Nxit tretjen

Limoni ndihmon aktivitetin intestinal, duke vepruar në mënyrë të çantë në tretjen e ushqimit. Por duhet bërë kujdes me sasinë, pasi mund të veprojë në të kundërt. Kura ideale është konsumimi esëll në mëngjes i lëngut të limonit, i përzier me ujë të ngrohtë.

 

Lufton problemet e frymëmarrjes

Për shkak të sasisë së madhe të sasisë së madhe të vitaminës C, limoni lufton me sukses problemet e frymëmarrjes. Lëngu i limonit është shumë i këshillueshëm për ata që vendosin të bëjnë ekskursione në lartësitë malore, në rast të oksigjenit të pamjaftueshëm.

 

Ul kolesterolin

Disa studime sugjerojnë se tangeritina, një substancë që gjendet në lëkurën e limonit, është shumë e efektshme për mbajtjen nën kontroll të nivelit të kolesterolit.

 

Kuron dhëmbët

Lëngu i limonit mund të përdoret në rastet e dhimbjes së dhëmbëve, ndalon hemorragjinë e mishrave të dhëmbëve, përmirëson erën e gojës. Mund të përdoret edhe për higjienën e përditshme të dhëmbëve, në formë paste me limon ose duke i shtuar pastës së zakonshme një disa pika lëngu.

 

Kujdeset për lëkurën

Limoni vepron si një ilaç i vërtetë kundër plakjes së lëkurës, pasi lufton rrudhat dhe pikat e zeza. Është një antiseptik natyral, pasi kuron djegiet, pickimet e bletëve, aknet dhe ekzemat. Nëse e konsumojmë me ujë të vakët dhe një lugë mjaltë, lëkura do të bëhet më e lëmuar dhe e freskët.

 

Kujdeset për flokët

Nëse e aplikojmë në lëkurën e kokës, lëngu i limonit lufton me sukses probleme si, zbokthi apo rënia e flokëve. Ndërsa për flokë të shndritshëm, mjafton t’i shpëlajmë ato me lëng limoni.

 

Ndihmon në uljen e peshës

Limoni ndihmon në rënien në peshë. Lëngu i limonit, i përzier me mjaltë në një gotë ujë të vakët është ideal nëse shoqërohet me një dietë ushqimore me kalorazh të ulët.

 

Lufton radikalet e lira

Limoni lufton veprimin e radikaleve të lira, përgjegjëset kryesore për plakjen e qelizave të të gjithë organizmit. Siç e thamë më lart, limoni luan një rol të rëndësishëm për të pasur një fytyrë të re dhe të freskët, kjo për shkak edhe të lënëve ushqyese që ka në përbërje.

 

Forcon enët e gjakut

Ky efekt pozitiv i limonit vjen si pasojë e pranisë së vitaminës P, shumë e rëndësishme për parandalimin e hemorragjive të brendshme. Kjo vitaminë njihet gjithashtu edhe për ndikimin pozitiv në rregullimin e presionit të gjakut.

 

Ndihmon për një shikim të mirë

Rutina, një tjetër substancë në përbërje të limonit, redukton disa simptoma që kanë të bëjnë me sëmundjet e syve. Mes tyre edhe retinopatia, e cila vjen si pasojë e diabetit.

 

 

 

p.k\dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Çfarë pritet t’i ndodhë ekonomisë shqiptare nëse lufta kundër drogës dhe pastrimit të parave do shkojë më tej
  • Takimet në ishullin e famshëm kanë hedhur dritë mbi një nga dyshimet më të forta të hetimit
  • Nga Sazani në Australi: Perandoria miliardere e familjes Trump ndesh në revoltë qytetare
  • Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  • Takimet në Aruba dhe Monako, vetëdorëzohet në polici Erjon Rama, i akuzuar si pjesë e grupit të Artur Shehut

Komentet e Fundit

  1. Kokpalari 21 janarit on Leksione morali me Aruba në sfond
  2. Po on Dosja e drogës Koçeku-Shehu-Hamzai: Dalin fotot e ‘samiteve’ në Aruba dhe Antwerp
  3. nje shqiptar on Iu hoq non grata? Berisha nuk ftohet në 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së në Tiranë
  4. Ilir Troplini on Leksione morali me Aruba në sfond
  5. Katiu on Leksione morali me Aruba në sfond

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?