Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Përfundon takimi në Bruksel, Vuçiç: Absolutisht nuk është arritur asnjë marrëveshje me Kurtin
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Përfundon takimi në Bruksel, Vuçiç: Absolutisht nuk është arritur asnjë marrëveshje me Kurtin
AktualitetKosovë

Përfundon takimi në Bruksel, Vuçiç: Absolutisht nuk është arritur asnjë marrëveshje me Kurtin

Published: November 21, 2022
Shpërndaje

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se në bisedimet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për çështjen e targave, nuk është arritur asnjë marrëveshje.

“Për arsye të paqarta, nuk kemi arritur absolutisht asnjë marrëveshje”, tha Vuçiq pas bisedimeve disaorëshe, të hënën në Bruksel.

“Nuk mendoj se ka ndodhur ndonjë tragjedi, por, natyrisht, nuk do të jetë një periudhë e lehtë”, tha Vuçiq, duke shtuar se Serbia “do t’i qëndrojë pranë popullit serb” në Kosovë.

- Publicitet -

“Do t’i dëgjojmë këshillat dhe kërkesat e përfaqësuesit të Lartë [evropian], Borrell. Ai ka kërkuar që ata [zyrtarët kosovarë] të mos shqiptojnë gjoba, që ne mos të lëshojmë targa të reja KM – për ç’gjë ne kemi thënë se është në rregull. Ne do ta respektojmë këtë. Do të shohim se çfarë do të bëjë pala tjetër”, tha presidenti serb ndërsa paralajmëroi se këtë javë do t’i drejtohet publikut serb.

Në Bruksel përfundoi takimi i përbashkët ndërmjet kryediplomatit evropian, Josep Borrell, me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Takimi u mbajt me ftesë të kryediplomatit evropian, Josep Borrell, ndërsa nisi rreth orës 10:00.

Fillimisht, Borrell mbajti takime ndaras me kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuçiq.

Borrell tha mbrëmë se e ka thirrur këtë “takim urgjent”, për shkak të nevojës për të shtensionuar situatën.

“… t’i japim fund menaxhimit të krizave të vazhdueshme dhe në vend të kësaj të fillojmë të përparojmë drejt normalizimit të marrëdhënieve”, shkroi ai në Twitter.

Që nga vendimi i Qeverisë për riregjistrimin e makinave me targa serbe në ato të Kosovës në fund të qershorit, situata në veri është e tensionuar.

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
5 Comments
  • Gaqi says:
    November 21, 2022 at 4:10 pm

    Nuk e kuptoj “Diten” , pse kjo reklame per nje kriminel serb? Ne kete shkrim ju nxirni Vucic si nje njeri qe kerkon paqe, ndersa Kryeministrin shqiptar Albin Kurtin, si nje pengese per kete ?!

    Reply
  • Pilo Lala says:
    November 21, 2022 at 4:19 pm

    Gaqi, per sa kohe qe informacioni eshte i sakte, nuk ka problem, mua nuk me duket reklame per Vucicin.

    Reply
  • Andis says:
    November 21, 2022 at 4:25 pm

    Mos u dorezo Albin sepse serbet Pse nuk zbatojne marreveshjet jane sot aty ne ate pozite

    Reply
  • Aliu nga Selenic says:
    November 21, 2022 at 5:26 pm

    E ja e zejme se Kurti i pranon kerkesat e shtyrjes , pore neser kure te vij data e marveshjes perseri do ti shtyjne,? Pra shtyrja pafundesishte. Kjo eshte shume problem per te ardhmen.

    Reply
  • mali says:
    November 21, 2022 at 5:34 pm

    Kjo tregon qe na kane genjyer amerika dhe UCK-ja qe paskan cliruar Kosoven deri sa c”do veprim i te ashtuquajtur qeveri e kosoves eshte e kushtezuar nga deshira e serbit.Ne kot i biem legenit per bashkim kombetar.Keto pralla per bisedime tregojne qe Kosova eshte serbi.Edhe partite politike ne Kosove me sa duket jane ne nje linje qe kosoven e duan me serbine dhe jo shtet me vete dhe jo me shqiperine.Sido qe te jete eshte e drejta e tyre.Nuk kuptohet perse behen te ashtuquajtura bisedime?Politika eshte pune muti ,vetem populli fukara e ha gjithmone dhe kreret pasurohen duke mashtruar popullin me te ashtuquajtur “patriotizem”,”gjaku i deshmoreve te UCK-se,”idealizma e Isa Boletinit” dhe pralla sa te duash qe do te degjojme me rastin e 28 nentorit.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • E rrallë: Humbet portofolin në tren, i kthehet me të gjitha paratë brenda pas postimit të nënës
  • 20 vatra aktive zjarri në vend, ministri Nufi: 727 forca operacionale të angazhuara në terren
  • SHBA ratifikoi marrëveshjen e huas me Shqipërinë, reagon Ambasada Amerikane
  • Forcimi i lekut – një avantazh që duhet të shfrytëzohet
  • Shqipëria përballë sulmeve kibernetike, mbi 14.6 milionë tentativa në 6 muaj

Komentet e Fundit

  1. KTH S on 302 milionë dollarë për mbrojtjen, SHBA ratifikon marrëveshjen me Shqipërinë
  2. Anonymous on 534 shkencëtarë nga 32 vende i kërkojnë qeverisë Rama të ndalojë projektet në deltën e Vjosës
  3. Populli fukara on Bashki që shkrihen, qytete private që ngrihen
  4. Fshatari on Skënder Brataj për Edvin Priftin: Një narcist sociopatik, skizofren patologjik
  5. Socialisti i zhgenjyer on Bashki që shkrihen, qytete private që ngrihen

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?