Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Përgjimet: Belo ankohet te Berisha se po e shantazhon SPAK-u: “Janë batuta, drejtorin e kam çun lagjeje”! Në rrjet plasin memet
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Goje te liga > Përgjimet: Belo ankohet te Berisha se po e shantazhon SPAK-u: “Janë batuta, drejtorin e kam çun lagjeje”! Në rrjet plasin memet
Goje te liga

Përgjimet: Belo ankohet te Berisha se po e shantazhon SPAK-u: “Janë batuta, drejtorin e kam çun lagjeje”! Në rrjet plasin memet

Published: December 8, 2025
Shpërndaje

Publikimi i disa përgjimeve të reja nga dosja e Tunelit të Llogarasë ndonëse nuk ishin të befasishme për Belind Këlliçin, tronditën opozitën, pasi njeriu i kauzave të saj rezulton i rekrutuar nga drejtorët e pushtetit. Pas publikimit të mesazheve nga Shqiptarja.com, Belind Këlliçi ka zhvilluar një takim informues me kreun e partisë, Sali Berishën.

Prapaskena mëson se Këlliçi është ankuar te Berisha se po shantazhohej nga SPAK, pasi po publikonte disa mesazhe kompromentuese të vitit 2020, kur Belo sapo kishte nisur të dallohej si denoncues publik i bëmave të Rilindjes. Ankesa e Këlliçit reflektohet edhe në disa mesazhe që ka shkëmbyer pasditen e sotme me miqtë e tij, ku thekson se pas ‘sulmit’ qëndron dora e Dritan Prençit, Erion Veliajt dhe disa gazetarëve që sipas tij mbështesin Veliajn.

Këlliçi ka informuar Berishën se mesazhet me drejtorin asokohe të Albagaz, Arbër Avramin, për të kordinuar protestat kundër teatrit dhe më pas inceneratorëve, ishin në formë batute dhe sipas tij janë nxjerrë nga konteksti, duke shtuar se Avramin e ka shok dhe çun lagjeje.

- Publicitet -

Këlliçi pretendon se komunikimet janë batuta, se mesazhet janë të shkëputura dhe se ka luftuar me besnikëri kundër Rilindjes, duke hedhur poshtë të vërtetën sipas të cilës Belo rezulton jo zar i ministrave të Ramës, por zar i zarave të tyre, pra i drejtorëve.

Këtë version Belind Këlliçi e artikuloi edhe në televizionin e Familjes Berisha, gjatë një interviste të kërkuar me urgjencë prej tij, vetëm për këtë çështje që duket se i jep fund karrierës së tij politike. Belo pranoi mesazhet me Avramin, por shtoi se e kishte shok dhe çun lagjeje.

Megjithatë, autokritika e Belos duket se nuk është bindëse për Berishën, i cili ka nisur të distancohet prej tij, madje duke e zëvëndësuar që sot me një ‘ezmer’ të ri.

Ndërkaq, pas publikimit të mesazheve komprometuese nga Shqiptarja.com mes Këlliçit dhe drejtorit të Rilindjes, për kordinimin për protestat kundër teatrit, respektivisht kundër Edi Ramës dhe Erion Veliajt, në rrjet kanë plasur memet.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Veliaj sfidon Ramën
  • Nga korrupsioni, te paratë e pista dhe kullat: Iku nga studio, publikohet intervista që nxorri nga shinat Ramën
  • Veliaj nga burgu: Çfarë më përcolli Toni Gogu në emër të Ramës
  • Ministri pranon takimin në qeli me Veliajn, mohon se e kërcënoi në emër të Ramës
  • Pse m’u kujtua një ministër nazist i Drejtësisë

Komentet e Fundit

  1. Ethem Tralalaj on VIDEO: “Ohh, sorry”, ministrja bëhet lëmsh me fjalët, Rama i vjen në ndihmë
  2. Koha on VIDEO: “Ohh, sorry”, ministrja bëhet lëmsh me fjalët, Rama i vjen në ndihmë
  3. 1 on Veliaj nga burgu: Çfarë më përcolli Toni Gogu në emër të Ramës
  4. demo on Veliaj nga burgu: Çfarë më përcolli Toni Gogu në emër të Ramës
  5. Mario on Veliaj nga burgu: Çfarë më përcolli Toni Gogu në emër të Ramës

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?