Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Përgjimet e SKY ECC, shqiptari i akuzuar për drogë del para gjyqit me gruan dhe motrën
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Përgjimet e SKY ECC, shqiptari i akuzuar për drogë del para gjyqit me gruan dhe motrën
AktualitetKronike

Përgjimet e SKY ECC, shqiptari i akuzuar për drogë del para gjyqit me gruan dhe motrën

Published: October 1, 2025
Shpërndaje

Mega-gjyqi “Sky ECC” ka nisur ditën e sotme në Namur të Belgjikës. Gjyqi mban këtë emër, pasi 58 persona po ndiqen penalisht për kultivim dhe shitje të kanabisit, pastrim parash, mbajtje armësh dhe për anëtarësim në një organizatë kriminale.

I pari që është marrë në pyetje është 30-vjeçari shqiptar, i cili është edhe “koka” e organizatës kriminale. Gjatë dëshmisë, shqiptari e ka mohuar rolin që ka pasur në grup, duke thënë që po e ngarkojnë me akuza nga të gjitha anët dhe më shumë se ç’duhet. Më tej shqiptari është shprehur se kur ka shkuar në Belgjikë kishte nevojë për shumë para dhe ka komunikuar me persona të tjerë ka komunikuar në SKY ECC.

Por, përgjimet tregojnë të kundërtën që 30-vjeçari shqiptar deklaron para gjykatës. Sipas përgjimeve në SKY ECC, ai kordinonte aktivitetet në plantacionet e ndryshme ku shkonte personalisht. Gjithashtu në gjyq kanë dalë edhe gruaja e tij dhe motra që ishin të përfshira në këtë çështje. Ajo shprehet se ka përdoru një telefon që i ka dërguar i vëllai dhe nuk e dinte që në telefon kishte aplikacionin SKY ECC.

- Publicitet -

Artikulli i Plotës i SUD INFO:

Gjyqi i shumëpritur “Sky ECC” nisi këtë të hënë në pallatin e drejtësisë në Namur. Ai mban këtë emër sepse 58 të pandehurit e kësaj çështjeje janë të lidhur me sistemin e mesazheve të koduara “Sky ECC”, i cili për shumë vite u ka mundësuar kriminelëve të kryejnë aktivitetet e tyre të paligjshme duke i shpëtuar hetimeve të policisë.

Akuzat e ngritura kundër këtyre 58 personave janë të ndryshme: kultivim dhe shitje të kanabisit, mbajtje armësh, vjedhje të energjisë elektrike, pastrim parash dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale. Shumica e veprave kanë ndodhur midis viteve 2016 dhe 2024.

I pari që u mor në pyetje ishte një shqiptar rreth të tridhjetave, i cili konsiderohet si udhëheqësi i dyshuar i organizatës. Ai e mohoi me forcë këtë rol: “Më ngarkojnë me akuza nga të gjitha anët dhe më shumë se ç’duhet,” tha ai. “Kur erdha në Belgjikë kisha nevojë për shumë para, por nuk i kam bërë keq askujt. Më vonë kam komunikuar me të tjerët përmes Sky ECC, por nuk ishin urdhra. Nuk e njoh veten fare në profilin që më atribuojnë”.

Kirurgji dhe arratisje në Spanjë

Megjithatë, sjelljet e tij kanë qenë të pazakonta përballë akuzave. Përgjimet kanë treguar se ai koordinoi aktivitetet në plantacionet e ndryshme ku shkonte personalisht. Sipas gjykatësit Hauquier, ai u arratis në Spanjë dhe kërkohej nga policia shqiptare. Thuhet se atje iu nënshtrua një operacioni dhe ndryshoi emrin për të mos u gjetur.

“Kjo është plotësisht e pavërtetë, dhe operacioni ishte për një problem me septumin e hundës,” shtoi ai.

Edhe bashkëshortja e tij është dashur të japë shpjegime për dyshime mbi pastrimin e parave dhe pjesëmarrjen në organizatë. Ajo i hodhi poshtë akuzat me vendosmëri: “Nuk kam bërë asgjë të paligjshme dhe nuk kam asnjë lidhje me ndonjë organizatë.”

Motra e arrestuar në Itali

Një tjetër anëtare e familjes së udhëheqësit të dyshuar, motra e tij, ishte gjithashtu e pranishme. Ajo duhet të përgjigjej për akuzat e pastrimit të parave. Dyshohet se ajo ka pranuar para në Shqipëri për t’i dërguar më pas në Belgjikë në formë huash familjare. Kur vëllai i saj u arrestua, ajo u bë menjëherë e dyshuar dhe u arrestua ndërsa ndodhej në Itali.

“Jam e habitur që ndodhem këtu. Kam përdorur një telefon që ma dërgoi vëllai, por nuk e dija që kishte Sky ECC brenda. Për më tepër, aty kishim vetëm biseda familjare. Duhet të them se që nga arrestimi i tij, ka pasur shumë konflikte në familje. Të gjithë punojnë në fushën e drejtësisë dhe nuk duan më të kenë kontakte me të”, tha ajo.

Të martën, pritet të dëgjohen edhe të pandehurit e tjerë, përpara se prokuroria të paraqesë fjalën e saj përfundimtare.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 23 qershor 2026
  • ​Koreografia e Élysée-së: Çfarë duhet të presim pas “kapjes për dore” mes Macron dhe Ramës?
  • Ruajeni protestën nga Berishët. Pasuria e tyre buron nga pena e Edi Ramës
  • Kush është Andy Burnham? Njeriu që pritet të zëvendësojë Starmer si kryeministër
  • Mes protestave: Akila, gazetarja me inteligjencë artificiale, do të flasë me një milion shqiptarë

Komentet e Fundit

  1. Kokpalari 21 janarit on ​Vetmia e lartësive: A po e lëshon partia Edin para “Revolucionit të Flamingove”? Detajet e mbledhjes në Pallatin e Kongreseve
  2. K R on Protesta, Rama shton Albin Kurtin në listën e “armiqve të jashtëm”
  3. demo on Ruajeni protestën nga Berishët. Pasuria e tyre buron nga pena e Edi Ramës
  4. Autokracia-si kapet media-monopoli on Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë
  5. Kapja e medias-monopoli on Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?