Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Përjetimet e një ish ushtari dhe një analisti izraelit mbi luftimet në Izrael
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Përjetimet e një ish ushtari dhe një analisti izraelit mbi luftimet në Izrael
Bote

Përjetimet e një ish ushtari dhe një analisti izraelit mbi luftimet në Izrael

Published: October 10, 2023
Shpërndaje
Israeli rescue forces and Police near the scene after a stand collapsed wounding dozends during the celebrations of the Jewish holiday of Lag Baomer on Mt. Meron, in northern Israel on April 30, 2021. Photo by David Cohen/Flash90 *** Local Caption *** ל"ג בעומר לג בעומר אסון קריסה במה מתים אנשים חסידים חרדים חג הר מרון הר מירון

Ndërkohë që luftimet në Izrael vazhdojnë, izraelitët po mundohen të mësojnë përmasat e sulmit të së shtunës nga grupi militant Hamas dhe pasojat që ai do të ketë mbi të ardhmen e vendit. Një ish ushtar izraelit, i shndërruar në aktivist kundër luftës dhe një analist sigurie në Jerusalem i thanë koleges Garentina Kraja se shkalla e tragjedisë përbën një katastrofë epike për Izraelin dhe shprehin shqetësimin se nga ky moment jetët e tyre do të ndryshojnë përgjithmonë.

Për Ariel Bernstein, një ish ushtar izraelit i shndërruar në aktivist kundër luftës, sulmi i grupit militant Hamas ndaj Izraelit i ngjan një skenari apokaliptik, për dhunën mizore të së cilit, siç thotë ai, është aq i tronditur, sa e ka të vështirë të gjejë fjalët për ta përshkruar.

“Mënyra se si të moshuarit, gjyshërit dhe nipat e tyre janë masakruar në shtëpitë e tyre, se si i kanë tërhequr për flokësh dhe i kanë poshtëruar në grumbuj kufomash. Fëmijë të tmerruar, të rrëmbyer e ndarë nga prindërit. Mungesa e mbrojtjes për këto familje të pambrojtura në shtëpitë e tyre, të fshehur në dhomat e tyre, duke u munduar të mbrohen, ndërkohë që terroristët dogjën shtëpitë e tyre me ta të gjallë brenda. Familje të djegura së bashku, të vrara… Është shumë e vështirë,” tha zoti Bernstein.

Ato që zoti Bernstein përshkruan janë copëzat e pamjes së trishtë, që po dalin në pah që nga dita e së shtunës, kur mijëra pjesëtarë të Hamasit depërtuan në Izrael, duke sulmuar pikat ushtarake izraelite, vendbanimet civile dhe rrethuar e zënë në pritë qindra të rinj që po merrnin pjesë në një festival muzike për të festuar përmbylljen e një feste hebraike.

- Publicitet -

“E premtja mbrëma, një natë para sulmit, ishte ditë feste. Kishim dalë me miq dhe mentalisht ishim një milion kilometra larg nga një situatë e tillë, ndonëse unë si aktivist, si një ish ushtar, si njeri që jam i angazhuar dhe i kushtoj vëmendje politikës izraelite dhe konfliktit izraelo-palestinez, gjithmonë e ndjej dhunën dhe tensionet që po ziejnë. Nuk jam nga ata që i injoron këto situata. Por, shkalla e kësaj ngjarje dhe imazhet, më kanë lënë pa fjalë,” tha ai.

Analisti i sigurisë Seth Frantzman, që njëherit është kolumnist për gazetën “Jerusalem Post” thotë se ajo që ngjau në mëngjesin e 7 tetorit ishte një sulm i koordinuar në 20 vende përgjatë kufirit ndërmjet Gazës dhe Izraelit, ku jetojnë rreth 60,000 izraelitë të shpërndarë nëpër shumë komunitete të vogla, të njohura si “kibuc”. Sipas tij, militantët e Hamasit, sistematikisht kishin sulmuar pozicionet dhe bazat ushtarake përgjatë kufirit dhe kanë arritur të depërtojnë në 20 komunitete izraelite dhe në festivalin ku ishin pjesëmarrës mijëra të rinj në të 20-tat. Me motoçikleta dhe makina, ata kanë rrethuar pjesëmarrësit në festival, duke shkatërruar makinat e tyre dhe duke i masakruar ata që po vraponin për jetën e tyre nëpër shkretinë.

“Numri i të vdekurve është shumë i madh dhe me gjasë disa komunitete përgjatë kufirit janë shuar plotësisht. Ky ishte një sulm i tipit gjenocidal,” tha ai.

Zoti Bernstein, i cili ka qenë pjesëmarrës i luftës në Rripin e Gazës në vitin 2014 si pjesë e ushtrisë së Izraelit dhe që atëherë është bërë pjesë e organizatave që janë kundër pushtimit të territoreve palestineze nga Izraeli, thotë se edhe si dikush që është rritur në Jerusalem gjatë Intifadës, kryengritjes palestineze në vitin 2000 gjatë të cilës sulmet vetvrasëse kishin goditur qytetet izraelite shkalla e dhunës që po sheh është jashtë kontrollit.

“Pas kësaj asgjë më nuk do të jetë njësoj. Nuk e di se si do të përfundojë dhe nëse do të përfundojë, dhe po lutem që të përfundojë. Por, është e frikshme dhe ndihem se jetat tona kanë ndryshuar nga ky moment,” thotë ai.

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Mijëra protestues përpara Kryeministrisë, flamuri shqiptar hapet te Piramida
  • LIVE: Pjesëmarrje e jashtëzakonshme në ditën 21 të protestës
  • Cila është sot detyra e çdo të majti!
  • Ndryshojnë rregullat në kufi: sinjalistikë e re për hyrje-daljet nga Shqipëria
  • SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!

Komentet e Fundit

  1. K O R C A on Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten
  2. I lir on SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!
  3. Rexha on SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!
  4. I lir on SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!
  5. I lir on SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?