Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Përmbytjet në Australi, shkon në 9 numri i viktimave, 90 mijë familje pa energji elektrike
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Përmbytjet në Australi, shkon në 9 numri i viktimave, 90 mijë familje pa energji elektrike
AktualitetBote

Përmbytjet në Australi, shkon në 9 numri i viktimave, 90 mijë familje pa energji elektrike

Published: December 27, 2023
Shpërndaje

Nëntë njerëz u vranë në Australi pasi stuhitë e forta goditën pjesën lindore të vendit gjatë festave të Krishtlindjeve, thanë autoritetet të mërkurën. Dhjetëra mijëra shtëpi janë ende pa energji elektrike.

Moti i egër goditi shtetet e Viktorias, Uellsit të Ri Jugor dhe Kuinsland më 25 dhe 26 dhjetor duke sjellë breshëri dhe shira të rrëmbyeshëm.

Si pasojë e erërave të forta shpërthyen çatitë dhe u rrëzuan pemët në disa nga zonat më të prekura.

- Publicitet -

Më shumë se 90.000 familje janë ende pa energji elektrike. Një jaht me 11 njerëz në bord u përmbys pranë Green Island në gjirin Moreton gjatë stuhisë dhe tre burra mbetën të vdekur, u tha gazetarëve shefja e Policisë së Kuinsland, Katarina Carrol.

Dy gra u gjetën të vdekura pranë qytetit Gympie që është rreth 180 kilometra në veri të kryeqytetit të shtetit të Brisbane, tha policia. Një vajzë nëntë vjeçare u gjet e vdekur pasi u zhduk në një kanal kanalizimesh në jug të shtetit.

Autoritetet paralajmëruan se lumenjtë dhe përrenjtë me rritje të shpejtë mund të shpërthejnë duke përmbytur kampet, të cilat zakonisht mbushen me njerëz gjatë javëve të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri.

Një grua u gjet e vdekur në një kamp në Viktoria pasi ujërat e tërhoqën, tha policia. Dy mbetën të vdekura nga rënia e pemëve. Stuhia rrëzoi një linjë elektrike betoni, tha kryeministri i Kinsland, Steven Miles gjatë një konference për media. Miles tha se dëmet nga cikloni Jasper, i cili goditi shtetin në fillim të këtij muaji, dhe stuhitë e fundit mund të jenë në “miliarda”.

Byroja e Meteorologjisë e Australisë ka parashikuar reshje të tjera shiu edhe pse moti i egër pritej të qetësohej më vonë të mërkurën.

Stuhitë në Australi pasojnë të nxehtin e fortë të pranverës që rezultoi me disa zjarre. Ndërsa Australia lufton me shi në pjesën lindore, disa rajone në perëndim po luftojnë zjarret. Një zjarrfikës vullnetar mbeti i vdekur teksa po i përgjigjej një zjarri, raportojnë mediat.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Kush është aktivistja Eva Pango, e cila ndodhet nën monitorim intensiv pasi u godit në kokë gjatë protestës
  • ​Kërkim falje Kuvendit të Vlorës 1912
  • Ky djalë ju mundi
  • Çfarë po i thotë Berlini Ramës
  • VIDEO: Pamje të pazakonta, protestuesit hedhin në Lanë deputetin Klevis Balliu

Komentet e Fundit

  1. Prind on Pamje të rënda, polici përplas të riun përtokë dhe e dhunon, tentojnë t’i thyejnë këmbën (VIDEO)
  2. Otto on Pamje të rënda, polici përplas të riun përtokë dhe e dhunon, tentojnë t’i thyejnë këmbën (VIDEO)
  3. Qerratai on Pamje të rënda, polici përplas të riun përtokë dhe e dhunon, tentojnë t’i thyejnë këmbën (VIDEO)
  4. Polici kriminelesh on Pamje të rënda, polici përplas të riun përtokë dhe e dhunon, tentojnë t’i thyejnë këmbën (VIDEO)
  5. Detari on Pamje të rënda, polici përplas të riun përtokë dhe e dhunon, tentojnë t’i thyejnë këmbën (VIDEO)

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?