Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimet lidhur me përmbytjet në Durrës që rezultuan me një viktimë dhe dëme të shumta materiale në banesa dhe tokë bujqësore.
Përmes një njoftimi të shpërndarë për media Prokuroria bën me dije se hetimi ka nisur për tre vepra penale: “Shpërdorimi i detyrës”, “Shkatërrimi i pronës me përmbytje” dhe “Shkatërrimi i pronës nga pakujdesia”.
“Situata e krijuar përgjatë dy ditëve për shkak të reshjeve të vazhdueshme ka krijuar problematika reale të dukshme për personat fizikë, për mirëqenien e tyre por edhe dëme të konsiderueshme të cilat kanë qenë të dallueshme për çdo person ndërkohë që një pjesë e dëmeve janë publikuar edhe në median e shkruar, atë onlinë dhe televizionet kombëtare.
Gjendja e krijuar e cila ka penguar zhvillimin e normale arsimore, shtetërore, shëndetësore, ka krijuar bllokimin e rrugëve urbane dhe interurbane, përmbytjen e banesave dhe vendosjen në rrezik real të jetës së qytetarëve, përmbytjen e institucionit penitenciar duke vendosur në gjendje emergjente të gjithë qarkun në të cilin ushtron juridiksionin territorial dhe lëndor Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës jep të dhëna të mjaftueshme dhe të arsyeshme se jemi përpara një fakti penal.
Në këto kushte, me qëllim thellimin në shkaqet që kanë çuar në shkaktimin e këtyre pasojave dhe analizimin në mënyrë ezauruese nëse shkaqet kanë qenë tërësisht natyrore apo kanë ardhur si pakujdesisë apo mospërmbushjes së detyrës nga ana e organeve kompetente shtetërore apo të vetëqeverisjes vendore, merret iniciativa për regjistrimin e këtij procedimi penal. Ndërkohë, hetimi i mëtejshëm do të japë përfundime të drejta mbi ekzistencën ose jo të përgjegjësisë penale.
Gjithashtu, nga të dhënat e deritanishme rezulton se si pasojë e kësaj situate dyshohet se ka ardhur për pasojë dhe vdekja e shtetasit A.H., i cili rezulton të jetë punonjës i Ndërmarrjes Komunale Plazh. Sipas informacioneve rezulton se ky shtetas ka shkuar në zonë për të verifikuar situatën e krijuar nga reshjet dhe vërshimet e ujit. Nga të dhënat paraprake ka dyshime që ai ka humbur jetën për shkak se është marrë nga rrjedhja e ujit e shkaktuar në vend.
Në kushtet kur rrethanat se si ka ndodhur humbja e jetës së këtij shtetasi, bazuar në rrethanat e marra dijeni deri në këto momente personalisht dhe nëpërmjet medias, rezulton se ka dyshime të arsyeshme për ekzistencën e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, të kryer nga personat përgjegjës për mirëmbajtjen, kontrollin dhe menaxhimin e situatës së krijuar për shkak të reshjeve të shiut, në qytetin e Durrësit.
Ka dyshime se nga personat e ngarkuar me funksione, të cilat kanë për detyrë menaxhimin e situatës janë kryer veprime ose mosveprime që përbëjnë mospërmbushje të rregullt të detyrës, duke dëmtuar rëndë interesat e shtetasve dhe personave juridikë dhe kanë sjellë edhe pasojat e rënda të evidentueshme dhe të matshme mbi të mirat pasurore si edhe në jetën e një personi i cili ka humbur jetën”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Durrësit.
Po kështu, bazuar në dëmet e konsiderueshme të evidentuara deri më tani që janë shkaktuar në infrastrukturën publike si dhe pronën privat, ekzistojnë dyshime të arsyeshme për ekzistencën e veprës penale të “Shkatërrimit të pronës me përmbytje” dhe “Shkatërrimi i pronës nga pakujdesia” të parashikuar nga neni 153 dhe neni 161 i Kodit Penal.
Për të grumbulluar të dhëna të nevojshme lidhur me përcaktimin e faktit dhe veprës penale, si dhe për individualizimin e përgjegjësisë penale dhe të personit apo personeve që kanë kryer veprën është e domosdoshme kryerja e hetimeve të nevojshme të lidhura me ushtrimin e ndjekjes penale duke administruar të gjitha aktet e nevojshme dhe marrjen në pyetje të personave që kanë dijeni për ngjarjen me qëllim grumbullimin e të dhënave me interes për hetimin me qëllim që rezultatet e provave të paraqesin një rezultat të qartë dhe të bazuar në prova mbi ekzistencën e faktit penal dhe personave përgjegjës.
j.l./ dita

Nga të dhënat paraprake ka dyshime që ai ka humbur jetën për shkak se është marrë nga rrjedhja e ujit e shkaktuar në vend.
Mundohem ta konceptoj si mund te thuhet kjo shprehje nga nje njeri normal.
Po shprehjet e gjysmakeve te bllokojne trurin.
Nuk mund te thuhet se rrjedha e mori me vete punetorin e mirembajtjes.
Po kalohet nga te dhenat paraprake,,
Te dyshimet
Dyshimi qe ai ka humbur jeten
Dyshimi qe ai ka humbur jeten per shkak se eshte marre
po nga rrjedha, e dyshime paraprake
e shkaktuar ne kete vend
me copa gjysmakesh ne te kater anet
O @Aldrinp eshte terminologji juridike. Je jurist?!
Mos u bej si ai Plaku qe u mor me termin juridik “Ngjarje ne bulevard” e me pas nxorri nga puseta e tij e mutit sharjen “Lavirja e bulevardit”.
Dyshim eshte se vdekja ka ardhur nga rrjedhja e ujit ne vendin ku ka shkuar per inspektim.
Se ka rendesi vendi ku ka vdekur.
Se mund te kete vdekur diku tjeter dhe e kane hedhur aty.
Ose ka vdekur nga infarkti dhe s’ka patur rrjedhë uji e kjo situate shpeton ate qe nuk ka ofruar sigurine ne pune.
E mer cope budalli, do te sqaroj ty tani. Del gjysmaku dhe thote qe eshte gjysmak tamam
Prokuroria ne detyren e saj qe i takon se boll me pergjegjesi te mbetura ne hava e me Tallava me Rame pas.
Ky vend po permbytet nga vjedhjet me fort se nga shirat. Te plasen ne burg pergjegjesit me emer mbiemer qe tjeret pas tyre mos shkojne bedel te urdherave per vjedhje nga lart.
Gjithe thenia se “kane nisur hetimet”eshte thjesht per te shtyre ditet.Pas ca ditesh ,per munges kopetence,prokuroria e rrethit do t’ia delegoi SPAK-ut e keshtu do te fashiten gjerat dhe askush nuk mban pergjegjesi.Fjalet e thena lart e poshte jane pa bereqet.Per te ngritur padi duhen fakte jo llafe.
@Ald-rryp kur s’di ça me thon ia kercet fjalorit a thu se vetem ti ke fjalor të pasur dhe interesant.
Mau më kar me nyje se fjalor kanë të gjithë.
O loqe jofunksionale lexoje se ka pjese fjalia:
“Nga të dhënat paraprake – ka dyshime që ai ka humbur jetën për shkak se është marrë nga rrjedhja e ujit – e shkaktuar në vend”
– “Te dhena paraprake” te marra ne momentin e ngjarjes (sepse nuk jane konkluzione perfundimtare te hetimit).
– “Ka dyshime të ketë humbur jeten per shkak se e ka marre rrjedha e ujit” (Sepse mund të ketë vdekur dhe nga infarkti apo rryma elektrike.) Shkakun e vdekjes do ta nxjerre mjekesia ligjore (mbytje, infarkt, goditje në kokë nga perplasja prej rrymës se ujit etj.) S’e di ajo nyja jote a e kupton dot qe vdekja vjen per shume arsye.
– E shkaktuar në vendin ku ka vdekur (ket ta sqarova me lart)
Po ti vazhdo. Mos e rruj fare!
Ne Durres duhet te zbarkoje NATO me forcat shumekombeshe ,me Fadroma,buldozere,vinca,si Ushtria Aleate ne Normandi.
Te hapen nga e para Kanalet,Kolektoret tombinot.Te rrafshohen me Dynamit te gjithe ndertesat,shtepite,Hotele,Motele hajdutesh e zaptues,qe kane bllokuar rrjedhen e Shkarkiimeve te ujrave te ulta,te Larta,te Mesme,te bardha,te zeza,Te haleve.
Te kapin per zverku ate halene Sako me gjithe tenderaxhijte perfitues,bisnesmene,horra,hajdute,qe ngriten ate hidrovorin pe kartoni qe s`punon dhe ti vene dynamitin.Te emerojne ne krye te Bashkise Durrsit ate Inxhinjerin e Bonifikimit Zhamo,I PLOTFUQISHEM me mandat NATO ne krye te Durrsit.
Gjendja e Jashtzakonshme kerkon masa te jashtzakonshme.
Nuk sherohet tumori i Durrsit me nuska.