Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Përpjekjet e diasporës për marrëveshjen e pensioneve Shqipëri-Itali nuk kanë mbaruar
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Përpjekjet e diasporës për marrëveshjen e pensioneve Shqipëri-Itali nuk kanë mbaruar
AktualitetLajmi i fundit

Përpjekjet e diasporës për marrëveshjen e pensioneve Shqipëri-Itali nuk kanë mbaruar

Published: April 1, 2024
Shpërndaje

Marrëveshja për pensionet mes Shqipërisë dhe Italisë është nënshkruar në muajin shkurt nga të dy qeveritë, por ajo mund të bëhet efektive vetëm pas miratimit nga ana e parlamentit shqiptar dhe atij italian.

Marrëveshja për pensionet mes Shqipërisë dhe Italisë është nënshkruar në muajin shkurt nga të dy qeveritë, por ajo mund të bëhet efektive vetëm pas aprovimit nga ana e Parlamentit shqiptar dhe atij italian.

Miratimi në Dhomën e Deputetëve dhe në Senatin Italian, si dhe në Kuvendin e Shqipërisë, do ti hapë udhë dekretimit nga presidentët Begaj dhe Mattarella të Ligjit që bën të mundur fillimin e pagesave të pensioneve për mijëra bashkatdhetarë që jetojnë e punojnë prej vitesh në Itali, ose që janë kthyer në Shqipëri dhe nuk e përfitojnë ende për mungesë të ligjit.

- Publicitet -

“Vetëm në këtë moment, përpjekjet shumëvjeçare të shqiptarëve të Italisë do të kenë një fund të lumtur” – tha për BIRN gazetari Artur Bejzade, i cili ka ndjekur nga afër të gjithë hapat e hedhur nga shoqata “Diaspora “91-19” në Itali.

Stafi i redaksisë për diasporën në TVSH i dha mjaft hapësirë njerëzve idealist të Shoqatës, që nuk i reshtën kërkesat e tyre prej më shumë se pesë vitesh.

“Askush nuk e di se sa kohë do të duhet që Italia ta kalojë përfundimisht ligjin që lehtëson përfitimin e pensioneve, por presioni pozitiv nga ana e emigrantëve tanë në Itali do ta shkurtonte këtë periudhë – tha Bejzade, sipas të cilit nxitja e qeverisë dhe jo pritja, do ti shërbenin zgjidhjes përfundimtare”.

Të dhënat e mbledhura nga nga shoqata “91-19”, e cila ka në radhët e saj shqiptarët që u larguan drejt brigjeve të Italisë pas vitin 1991, bëjnë të njohur se numri i përgjithshëm i shqiptarëve në Itali arrin në mbi 400 mijë vetë.

Anëtarët e shoqatës që u krijua në vitin 2019 e filluan gjithçka me një rrjet komunikimi në Facebook nga Esat Balla, një emigrant nga Durrësi.

Hapin e parë të sakrificës e kishte hedhur një shqiptar me emrin Madrid Maliqati, i cili u vetëlidh para godinës së parlamentit të Italisë, duke kërkuar pagesën që i takonte nga puna shumëvjeçare në emigracion.

Esat Balla, një inxhinier nga Durrësi, i cili drejton shoqatën Diaspora “91-19” tha për BIRN se bashkë me protestat e vazhdueshme në kërkim të pensioneve nga puna në Itali, shqiptarët krijuan lidhjet e nevojshme në politikën e vendit fqinj.

“Kërkuam mbështetje prej tyre, e po ashtu edhe njohuri për legjislacionin italian, i cili na çonte drejt zgjidhjes” – tha Balla për BIRN.

Ai është i bindur, se kontributi i përbashkët dhe insistimi i anëtarëve të shoqatës i ka çuar drejt Marrëveshjes së nënshkruar nga kryeministrat Rama dhe Meloni shkurtin e kaluar.

Inxhinieri nga Durrësi e kishte zgjidhur problemin e pensionit vetjak, pasi kishte punuar për shumë kohë në Zvicër, atje ku mjaftonte të mbushje moshën për të siguruar pagesën nga institucionet e Sigurimeve.

I përfshirë që në fillim në kërkimin e një ligji për të gjithë shqiptarët, Balla arriti të bindë bashkatdhetarët për “betejën” e përbashkët.

“Ndërsa në Itali, përveç moshës së pensionit, 67 vjeç, duhet të kesh edhe vitet e punës, jo më pak se sa 20”.

Balla tha se në kushtet e deritanishme, një shqiptar që ka punuar 14 vjet në atdhe dhe 19 vjet të tjera në Itali, nuk do të përfitonte pension në asnjë nga të dy vendet.

Ligji që pritet të dekretohet do ta mundësojë përfitimin e pensionit, pasi ai I bashkon të dy periudhat e punës, duke lehtësuar pagesën përkatëse sipas sigurimeve në të dy vendet.

“Në Itali mjaftojnë dy dokumente personale, të cilat paraqiten në INPS (Instituti Nacional I Kujdesit Social)” – shton Esat Balla.

Tashmë shteti Italian ka siguruar fondet e pensionit për shqiptarët, duke nisur që nga ky vit, me një shumë mesatare vjetore prej 7.5 milion euro.

Shuma vjetore vjen kryesisht ndryshon, në varësi të numrit të punonjësve shqiptarë në moshë pensioni në vitin përkatës.

“Të rinjtë shqiptarë që punojnë në Itali kanë qenë pak të interesuar për zhvillimet e kërkesave tona – tha presidenti i shoqatës “Diaspora 19-19”, Esat Balla.

Ne e prisnim këtë – vijoi Balla, sipas të cilit mungesa e përfshirje së të rinjve lidhet kryesisht me faktin që ata nuk kanë punuar në Shqipëri.

Gazetari Artur Bejzade ndjehet mirë që redaksia e emisionit televiziv që ai drejton i ka bërë të njohura për publikun shqetësimet e shqiptarëve të Italisë lidhur me pensionet.

Ai shton se hapat e hedhur deri tani do të konsiderohen sukses, atëherë kur do të nisë edhe zbatimi konkret i ligjit, pra kur të fillojnë pagesat për pensionet.

“Ndoshta ai do të jetë momenti, kur edhe shqiptarët që punojnë e jetojnë në Greqi të përfitojnë pensionin që u takon nga puna shumëvjeçare në vendin fqinj.

Rasti i Italisë dëshmon se edhe kjo mund të arrihet” – përfundon gazetari Artur Bejzade./BIRN

b.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Zbardhen 13 emrat e “Grupit Koordinues” të protestës që firmosën letrën drejtuar qeverisë dhe ambasadave
  • Skerdi Faria, portret i një mjeku tërësisht atipik, që theu rregullat e lojës cinike të tranzicionit
  • INVESTIGIM / Motra kuzhiniere, u bë milionere: Si u “ndërthurën” tenderat e Aviacionit, firma 4-AM dhe vilat në Dhërmi në skemën Balluku – Maksim Et’hemaj
  • ZYRTARE: Pasues i Guardiolës, Enzo Maresca nënshkruan si trajner i Manchester City deri në 2029
  • “I proceduar për 8 vepra penale”, Rama nxjerr të dhëna për një nga organizatorët e protestës

Komentet e Fundit

  1. Kokpalari 21 janarit on A mund të jetë Edi Rama një nga viktimat e ardhshme kolaterale të trumpizmit?
  2. PANO HALLKO on Goxhaj tregon historinë fatkeqe të rekrutit të ri të UÇK në Burrel: Ishin të rinj, nuk e njihnin disiplinën
  3. Anonymous on Goxhaj tregon historinë fatkeqe të rekrutit të ri të UÇK në Burrel: Ishin të rinj, nuk e njihnin disiplinën
  4. K R on A mund të jetë Edi Rama një nga viktimat e ardhshme kolaterale të trumpizmit?
  5. Dritani i Shkabajve on Goxhaj tregon historinë fatkeqe të rekrutit të ri të UÇK në Burrel: Ishin të rinj, nuk e njihnin disiplinën

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?