Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të hënën se propozimi i Bashkimit Europian për çështjen e targave ilegale serbe ka qenë i papranueshëm dhe se ndërmjetësuesit e Bashkimit Europian “kanë hequr dorë” nga propozimi i tyre për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
Sipas tij, propozimi i BE-së, që Kosova të mos fillojë me shqiptimin e gjobave, dhe që Serbia të mos lëshojë targa të reja për serbët e Kosovës, është i papranueshëm “nëse nuk shoqërohet me dakordimin që me urgjencë të angazhohemi për marrëveshje finale për normalizim të marrëdhënieve”.
Ai ka thënë se palët kanë diskutuar “edhe për marrëveshjen finale edhe për çështjet aktuale”.
“Në propozimin që na e kanë sjellë [më herët] zotërinjtë [kryediplomati i Bashkimit Europian, Josep] Borrell dhe [i dërguari i BE-së për dialogun, Mirosllav] Lajçak për deklaratën e përbashkët, madje ka qenë edhe afati i marsit të vitit 2023. Pra, që ne po vijmë këtu në Bruksel për t’u marrë vesh drejt një ecjeje të re, për marrëveshje që arrihet para marsit të vitit 2023”.
Kurti ka thënë se Borrell “ka hequr dorë nga ky afat” dhe nga “propozimi i BE-së për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.
“Unë jam i gatshëm të zhvilloj takime gjithmonë me strukturën dhe rendin e njëjtë: marrëveshja finale me normalizim të plotë të marrëdhënieve, që ka njohjen reciproke në qendër, dhe çështjet aktuale të natyrave të ndryshme, si puna e këtyre targave. Mirëpo, nuk bën njëra pa tjetrën”, ka thënë Kurti.
Ai i ka bërë këto pas takimit që ka zhvilluar të hënën në Bruksel me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe ndërmjetësuesit e Bashkimit Evropian.
“Unë shpresoj që Bashkimi Europian do të gjejë forcën që t’i rrijë mbrapa propozimit të vet për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Për pasojë, pas tetë orë bisedimesh, në gjashtë takime gjithsej, tri bilaterale dhe tri trelaterale, nuk kemi marrëveshje”, ka thënë mes tjerash Kurti.
Kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borrell e ka hedhur përgjegjësinë sidomos te pala kosovare për mosarritje të marrëveshjes.
“Pas shumë orë diskutimesh, dy palët nuk u pajtuan për zgjidhjen sot”, ka thënë Borrell, duke shtuar se një gjë e tillë lë “vakum shumë të rrezikshëm sigurie në një situatë tashmë të brishtë”.
“Për hir të transparencës, ne parashtruam një propozim që mund ta shmangte këtë situatë të rrezikshme. Presidenti Vuçiç e pranoi, por për fat të keq kryeministri Kurti nuk e pranoi”, ka thënë Borrell për gazetarët.
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka thënë pas takimit se pala serbe do t’i respektojë “këshillat dhe kërkesat” e kryediplomatit evropian, Borrell, i cili ndërmjetësoi bisedimet.
Qeveria e Kosovës ka nisur më 1 nëntor zbatimin e planit të saj për riregjistrimin e makinave me targa të paligjshme serbe në targa RKS, apo Republika e Kosovës.
Serbia – e cila lëshon targa të paligjshme për serbët e Kosovës që nga paslufta më 1999, e kundërshton këtë plan – duke insistuar në targa neutrale ndaj statusit të Kosovës.
Si pasojë e tensioneve të ngritura, serbët e veriut të Kosovës – ku qarkullojnë kryesisht makinat me targa të paligjshme – kanë dhënë dorëheqje nga institucionet e Kosovës.
Ata, po ashtu, kanë paralajmëruar se do të kundërshtojnë shqiptimin e gjobave nga autoritetet e Kosovës.
Sipas planit të Qeverisë së Kosovës, shqiptimi i gjobave prej 150 eurosh për shoferë që vozisin makina me targa të paligjshme, parashihet të nisë më 22 nëntor.
Nga 1 nëntori deri mesnatën e 21 nëntorit është në fuqi faza e qortimit të shoferëve.
Pas fazës së gjobave, sipas planit, do të nisë shpërndarja e targave provuese, ndërsa nga 21 prilli i vitit të ardhshëm, në komunikacion do të lejohen vetëm makina me targa RKS.
Kosova dhe Serbia kanë nisur negociatat për normalizimin e marrëdhënieve më 2011, me ndërmjetësimin e Bashkimit Europian.
Procesi i negociatave pritet të përfundojë me marrëveshje ligjërisht të detyrueshme.
Ndonëse Kosova deklaron se kjo marrëveshje duhet të përfshijë njohjen e ndërsjellë, Serbia nuk pranon, duke insistuar në “zgjidhje kompromisi”
o.j/dita

Politika Serbe kerkon te zgjase çeshtjen e Bisedimeve ku sipas saj me perfundimin e Mandatit te Biden munde te mos zgjidhet me dhe ne politiken Amerikane do te vijne te tjere qe mbeshtesin Serbin. Kete e ka then vete Vucici .
Prandaj edhe BE vazhdon te qendroi ne pozita teriq e mos kepute, ndofta per ta favorizuar Serbin. Prandaj Politika e Qeveris se Kosoves duhet te punoi shum per ingranimin e faktorve si te Kosove dhe te Hapsires Shqiptare me faktoret tjere te rendesishmne te BE dhe te SHBA-se deri ne realizimin e probemeve qe prokupojn Kosoven, deri ne njohjen e saje.
Albin mos u dorezo se Shqiperia aty eshte ne cdo ngjarje me ndodh dyert e Shqiperise jane te hapura gjithmone.
Bravo Albin Kurti.
Ky eshte me te vertete heroi qe po ve interesin kombetar mbi ate personalin
Te lumte Albin!
Albino do vetem te mare dhe mos leshojne gje. Marveshja duhet jo per njeren pale por per te dyja. Albino eshte njeri i ngriten dhe jo diplomat.
Qendro i forte Albin, jeni heroi i kombit, po beni perpjekje gjigande per shqiptarizmin, edhe pse ke neper kembe tradhetare si Rama Thaci apo ca te tjere qe e quajne veten Skenderbeu,
Lajm per konsum te brendshem! Duket se palet kane rene dakort per incidente te ardhme ne veri, qe kjo pjese ti kaloje Serbise, dhe problemi i asociacionit te komunave serbe del nga tryeza! Kurti shpeton gjysmen e planit te tij, Vucici shpeton gjysmen e planit te tij!
I nderuar skenderbeu nuk po te kuptoj
Cfar po ndajne keta dy qe ngeli serbia pa hise?
Marrveshja eshte per normalizimin e mardhenieve jo per rishikimin e kufijve
Apo ceshte e imja eshte e imja ceshte e jotja eshte e jona
Ata qe e pranuan kete ide me harta jan ne hage dhe e pranuan pikerisht qe ti shpetonin hages
Z.km mos shpreso fare te be as si ndermjetes as si garant
Eshte ide e be moratoriumi 10 vjecar per targat dhe nqs u bindesh atyre do te kerkojne akoma dhe 10 mij vjet te tjera natyrisht nga viti ne vit
Për tabela automjetesh nuk do të krisë lufta por edhe mund të sankcionohet Kosova qeveria duhet të kalkulon ndryshe edhe i gjori Rugova Ibrahim 8 vite luste Miloševič Slobodanin që Kosovës ti rikëthente autonominë por ai luante në kartën krejt o asgjë dhe i doli asgjë
SI ALBINI TE ISH RAMA
DO TE BEHEJ SHQIPERIA
DASHTE ZOTI SA ME SHPEJT
TE SHPORRET LARTMADHERIA
O Albin intelektuali te paralajmeroi:
MOS I BESO PUSHTAVE KOMUNISTE TE BE – SE QE TE BUZEQESHIN DHE TA NGULIN THIKEN NE KURRIZ
Tek keta pushta ben pjese edhe Borreli dinak njesoj si Lajcaku sekretari i Partise se Prages qe te buzeqesh ne sy me gishtin ne bythe
Nje Bill Clinton dhe nje Margaret Ollbright paska pasur Amerika qe i vune ne rresht keta Evropianet,I leshuan avionet Serbise Cliruan Kosoven,,Po te ishte per Evropen,Kosova ishte shuar krejt,.Leshime pas leshimesh po i bejne Serbise,sikur eshte Serbia fitimtare,Cpikin krime horror te Shqiptareve,,por varrezat masive qe zbulohen ne Serbi jane me shqiptare.4000 kosovare te zhdukur,,Kurse ne Evrope mbizoteron opinioni qe Shqiptaret jane agresoret dhe serbet jane viktimat.Paramilitaret serbe qe u strehuan ne Mitrovicen e Veriut me ndihmen e trupave franceze,sot jane bere jo vetem arrogante,por agresive te vertete,qe mezi presin nje shkendije nga Vucici qe te rifillojne luften.Evropa lejon Serbine te armatoset me tanke dhe avione ruse,,Ndersa shqiptaret kane vetem nje polici me pistoleta se nuk lejohen te kene ushtri.
MIRENJOHJE E RESPEKT MAKSIMAL PER DY BIJTE HEROIK E te lavdishem te Kosoves e Shqiptarise ALBIN KURTIN e
VJOLLCA OSMANIN
Z. Kurti ka vepruar drejte. Kosova eshte shtet i pavarur dhe ka legjitimitet, sovranitet. Ka dinjitet. Askush nuk mund te luaj me te drejten e ketij shteti. Edhe BE edhe SHBA te qendrojne ndershmerisht e seriozisht me te drejten, jo te luajne e te perkdhelin shtetin terrorist: Serbine. Borreli e Lajcaku po tallen me Kosoven.
Turp te kene. Ata po sillen pa integritet moral. Turp te kene.
Kosova do mbroje te drejtat e veta me cdo cmim. Boll i kemi degjuar marrezirat e poshtersirat e diplomateve e politikaneve evropian.
Respekte per kryeministrin Kurti dhe presidenten Osmani.
Qendroni stoik dhe besnik idealeve te shteti dhe popullit te Kosoves.
Jo natyrshem,si me inat politik, u larguam nga aleati i perkushtuar,korrekt dhe i sinqerte,pak sa “tinëz”ikem dhe ju beshtetem jo natyrshem atyre qe na gllaberuan historikisht dhe sikur nga pesimet nuk po marrim mesimet, edhe kesaj here hapur,shtruet e shpluet na dolen “dardhe me bisht”.