Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Përplasje të penduarish në SPAK për serialin e vrasjeve
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Përplasje të penduarish në SPAK për serialin e vrasjeve
AktualitetKronike

Përplasje të penduarish në SPAK për serialin e vrasjeve

Published: September 21, 2023
Shpërndaje

Mes shumë dëshmive të dhëna nga bashkëpuntorët e prokurorisë, ka dalë në skenë emri i Dashnor Dumanit, njëri nga vëllezërit e të penduarit Nuredin Dumani, si pjesëmarës në masakrën e Bradasheshit, ku mbeti i vrarë Enea Alibej me nofkën “Tarzani”.

Krahas Alibejt, në këtë atentat të ndodhur në 29 dhjetor 2018, u vranë Arben Dylgjeri, si edhe shtetasi turk Erdal Durunay.

Emri i Dashmir Dumanit, ka dalë në dëshminë e bashkëpuntorit të Drejtësisë, Erjon Alibej, i cili teksa tregon veprimtarinë e tij kriminale në vrasjet me pagesë, jep detaje mbi bisedën e parë të nxehtë që ka zhvilluar me Nuredin Dumanin. “…mbaj mend që në fillim të bisedës, sapo u takuam, Nuredini më përmendi dhe më tha që këtu tek ty kam ardhur në dijeninë e Festim Qolit…”, ka treguar Alibej.

- Publicitet -

Takimi i parë mes finacuesit të vrasjeve dhe ekzekutorit, është bërë në një apartament, në katin e shtatë të pallatit ku Alibej jetonte, shkruan Ora News.

Sipas Alibej, Nuredin Dumani në këtë takim kishte dijeni, për secilën ngjarje që i kishte ndodhur familjes së tij. Ndërsa ai vetë, Erjoni kishte mbledhur shumë informacione përpara se të takohej dhe fliste me Nuredinin.

“…një nga personat që unë kisha informacione se ishte i përfshirë në atentatin ndaj familjarëve të mi në Bradashesh, ishte dhe vëllai i Nuredinit, që quhet Dashnor Dumani. Për Dashnorin kisha informacione tepër të sigurta, që Dashnori ka qenë një nga ekzekutorët.

Në fund të bisedës me Nuredinin, pasi ai mbaroi shpjegimet e tij, unë fillova të jap shpjegimet e mia dhe në fund të bisedës i thashë, duke e akuzuar drejtpërdrejt që:”…Dashnori, vëllai yt, ka qenë ekzekutor, në ngarjen e Endritit, ndërsa ti ke qenë në burg në Francë, dhe vëllai tjetër ka qenë në burg në Shqipëri…”.

Por Nuredin Dumani nuk e pranoi këtë akuzë që i ka bërë Erjon Alibej, duke i shpjeguar këtij të fundit që ai me Dashnorin nuk i kanë marrëdhëniet e mira dhe nuk fliste.

Siç tregon në dëshminë e tij, Erjon Alibej, Nuredinit i ka thënë se në atentatin ndaj familjarëve të tij kanë marrë pjesë Talo Çela, Altin Ndoci, Besmir Haxhia, Dashnor Dumani, e persona të tjerë.

“…Nuredinit, sapo i thashë për Dashin, nuk e pranoi atë që i thashë unë. Unë i them Nuredinit edhe sikur Dashi, vëllai yt, të ketë marrë pjesë në ekzekutimin e familjarëve të mi, unë bëj be dhe vë dorën në Kuran përpara teje dhe betohem që gjakun e keni të falur nga unë… Por vetëm më rri besnik, tregohu i sinqertë, m’i trego të gjitha gjërat sesi janë…”-ka treguar Erjon Alibej.

“…pas rreth 2 orë e gjysem diskutim, krijova një mendim për Nuredinin, që më korrespondote me të gjitha ato informacione që unë kisha mbledhur deri në ditën e takimit me të. Por nga Nuredini, mesova nga ai dhe për persona dhe ngjarje të tjera si Dorian Shkoza, që unë nuk kisha patur dijeni…”.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Momenti kur dhunohet kamerieri nga pronarët e hotelit në Golem, i riu: Kërkova pagën
  • Vdekja e gruas shtatzënë, nis procedimi penal për tre mjekët në maternitetin e Pogradecit
  • Jep dorëheqjen Sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë Tiranë, Veliaj rikthen Alban Dokushin
  • Gazetarët kundërshtojnë hyrjen në fuqi të rregullores kufizuese të GJKKO-së
  • Kafshët e Kopshtit Zoologjik të Tiranës përballen me vapën ekstreme

Komentet e Fundit

  1. Detari on Nën hijen e Beratit: Beteja për mbijetesë e bashkive të Dimalit dhe Poliçanit
  2. Antiturk on LVV dhe LDK pajtohen që Bekim Sejdiu të jetë kandidat për president
  3. demo on Gjendet e vdekur ish e dashura e Charles McGonigal, zbuloi aktivitetet e paligjshme të ish-zyrtarit të FBI
  4. Dashi on Mosmarrëveshja e vjetër në Egje po hyn në një fazë të re tensioni
  5. aqif kapertoni on Gjendet e vdekur ish e dashura e Charles McGonigal, zbuloi aktivitetet e paligjshme të ish-zyrtarit të FBI

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?