Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Përrallë me gjela, pula dhe burra trima
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Përrallë me gjela, pula dhe burra trima
Kryesoreopinion

Përrallë me gjela, pula dhe burra trima

Published: July 16, 2024
Shpërndaje

Nga Fatos Tarifa

Ose e njohin pak e jo si duhet, ose e njohin mirë. Të dyja palët. Edhe gjelat e opozitës (mes tyre edhe dy a tre çakej) që hidhen përpjetë a ulërijnë, edhe pulat e mazhorancës, që të trembura s’bëjnë zë.

E kam fjalën për kreun aktual të SPAK-ut, z. Altin Dumani.

- Publicitet -

Që e njohin pak e jo si duhet kuptohet nga përpjekjet e gjelave (dhe çakejve mes tyre) — në kor a veç e veç — për ta venë në vështirësi z. Dumani në funksionin që kryen me pyetje e akuza për veprimtari të njëanëshme, për hetime selektive dhe për varësi politike nga partia që drejton vendin dhe kryeministri i saj.

Që e njohin mirë dëshmohet nga paniku gjerësisht i përhapur në radhët e të dy krahëve të politikës dhe bindja, tashmë e provuar, se me SPAK-un dhe me prokurorët e tij nuk bëhet shaka.

Ndonjë prej atyre që i lexon këto radhë mund të mendojë e të thotë: Ç’punë ka ky, një sociolog e një diplomat, që shkruan për SPAK-un dhe për “marrëdhëniet” e politikës me këtë institucion kushtetutës dhe me drejtuesin e tij?

Për mua, vokacioni profesional nuk ka qenë asnjëherë dhe nuk është as sot i shkëputur nga një vokacion civik si qytetar i këtij vendi dhe si një intelektual publik i angazhuar. Kur shoh e dëgjoj se si përpiqen ta trajtojnë e ta stigmatizojnë këtë institucion (më të besuarin në sytë e publikut shqiptar) dhe akuzat që drejtojnë ndaj tij disa prej politikanëve tanë që, për turpin e tyre dhe për fatin e keq të qytetarëve të këtij vendi, janë ulur në Kuvendin e Shqipërisë, nuk kam se si të hesht, edhe pse heshtja mund te dukej oportune.

Unë flas për dikë që rasti e ka sjellë ta njoh mirë dhe nga afër para se ai të merrte këtë funksion publik shumë të rëndësishëm që mban sot, z. Altin Dumani. Nga kjo perspektivë personale, për gjelat (dhe çakejtë) e opozitës dhe për pulat e mazhorancës në kuvendin e Shqipërisë, dëshiroj të them se z. Dumani, si individ, por edhe në funksionin që kryen, është:

(1) më i ndershëm dhe ka më shunë integritet se sa shumica e tyre;

(2) më inteligjent se sa shumica e tyre;

(3) më i aftë në punën që kryen se sa shumica e tyre, një pjesë e të cilëve as kanë bërë, as bëjnë ndonjë punë;

(4) më trim e më i vendosur në detyrën që kryen se sa shumica e tyre;

(5) më i përmbajtur e më i qytetëruar se sa shumica e tyre;

(6) i pakorruptuar dhe, unë besoj, më pak i korruptueshë se sa shumica e tyre;

(7) më dinjitoz ndoshta se sa të gjithë ata.

Nëse ka njerëz që ende nuk e kanë mësuar e nuk e dinë, mësojeni nga unë: z. Dumani (dhe unë besoj pjesa më e mirë e prokurorëve të SPAK-ut) nuk ka mbi kokë askënd, nuk merr urdhëra e porosi nga askush, nuk merr nga askush e nuk shkëmben mesazhe me askënd që do ta kompromentonin punën, integritetin dhe dinjitetin e tij dhe të institucionit që ai drejton.

Për z. Dumani, autoriteti i vetëm të cilit ai i bindet është Kushtetuta e Republikës dhe interesi i vetëm që ai mbron është interesi publik. Ky autoritet dhe ky interes për të janë të panegociueshëm. Me ta, z. Dumani ka dëshmuar se nuk bën kompromis.

T’i lemë të punojnë prokurorët e SPAK-ut. Ata jane vajzat dhe djemtë e këtij vendi dhe punojnë për ne si shoqëri e si popull. Punojnë për të sotmen dhe për të ardhmen tonë, të fëmijëve tanë dhe fëmijëve të tyre. Ne duhet t’u jemi mirënjohës atyre.

Sa më shumë ulërima çakejsh, si ato të dy ish-presidentëve të palavdishëm të këtij vendi dhe një shpurre deputetësh në kuvend të dëgjojmë, aq më shumë duhet besuar se z. Dumani dhe kolegët e tij në SPAK po punojnë për këtë vend dhe për të gjithë ne.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Çfarë pritet t’i ndodhë ekonomisë shqiptare nëse lufta kundër drogës dhe pastrimit të parave do shkojë më tej
  • Takimet në ishullin e famshëm kanë hedhur dritë mbi një nga dyshimet më të forta të hetimit
  • Nga Sazani në Australi: Perandoria miliardere e familjes Trump ndesh në revoltë qytetare
  • Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  • Takimet në Aruba dhe Monako, vetëdorëzohet në polici Erjon Rama, i akuzuar si pjesë e grupit të Artur Shehut

Komentet e Fundit

  1. K R on Leksione morali me Aruba në sfond
  2. K R on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  3. Ana on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  4. K R on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë
  5. Një vlonjat pa parti në Londër on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?