Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Përse i duhet një amerikani shtetësia e Maqedonisë?! Loja me “pasaportat e arta”, së cilës po tenton t’i bashkohet edhe Shqipëria
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Përse i duhet një amerikani shtetësia e Maqedonisë?! Loja me “pasaportat e arta”, së cilës po tenton t’i bashkohet edhe Shqipëria
Kryesore

Përse i duhet një amerikani shtetësia e Maqedonisë?! Loja me “pasaportat e arta”, së cilës po tenton t’i bashkohet edhe Shqipëria

Published: September 19, 2023
Shpërndaje

Në qendër të Shkupit, pranë një ish-kinemaje, ka një sallon bukurie të quajtur “Charm”.

Me përmasa modeste dhe në gjendje t’u shërbejë vetëm disa klientëve në të njëjtën kohë, “Charm” u hap në vitin 2019 nga një shtetas amerikan dhe banor i ishullit Saipan të Paqësorit, i quajtur Shawn Andre Scott.

Një vit më parë, Scott kishte themeluar një kompani në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut dhe transferoi 405,000 euro kapital themelues nga Hauai. Ai punësoi 13 persona për stafin e sallonit. Dhe në këmbim, qeveria e Maqedonisë së Veriut i dha atij një pasaportë, duke e publikuar vendimin në procesverbalin e seancës së 22 qershorit 2021.

- Publicitet -

Sipas ligjit maqedonas, qeveria mund t’i japë shtetësi kujtdo që dëshiron të investojë të paktën 400,000 euro dhe të punësojë të paktën 10 persona për një minimum prej një viti. Ministria e Financave duhet të gjykojë se investimi është me interes për vendin. Por a ishte vërtet kaq me interes salloni “Charm”?

Rreth 18 muaj pas marrjes së shtetësisë, Scott tërhoqi 80,000 euro nga investimi i tij fillestar, duke përmendur zvogëlimin e biznesit dhe shkurtimin e stafit. Sot, salloni drejtohet nga një kompani tjetër. Scott është zhdukur dhe kompania e tij, Best Trading Company, ka, në letër, vetëm një punonjës. Kompania menaxhohet nga një person i quajtur Kyhong Peng nga Kamboxhia.

“Ai nuk është në Maqedoninë e Veriut”, tha një avokat nga Shkupi, i cili punoi më parë me Scott dhe kërkoi të mos i përmendej emri. Por ai ende ka pasaportë maqedonase. Edhe një pasaportë bullgare. Pyetja është pse dhe si, duke marrë parasysh dy dekada mbulim nga ana e mediave amerikane në marrëveshjeve të diskutueshme të biznesit të Scott?

“Gjurma e padive dhe akuzave”

Scott, 57 vjeç, është një shtetas amerikan, por, sipas raportimeve të mediave, u largua për në Ishujt e Virgjër dhe tani thuhet se ndodhet në Ishujt Mariana, nga të cilët Saipani është më i madhi. Nga atje, ai menaxhon dy kompani, Bridge Capital, e cila merret me shitjen e pasurive të paluajtshme, dhe Angkor Capital Specialized Bank me bazë në Kamboxhia, e cila jep kredi për blerjen e pasurive të paluajtshme.

Në vitin 1994, Scott u shfaq në botën e lojërave të fatit, duke hapur një kazino me një licencë të kufizuar në një periferi të Las Vegasit; disa vite më vonë, ai aplikoi për një licencë të përhershme, por ndryshoi mendje kur rregullatori amerikan hapi një hetim mbi praktikat e tij të kontabilitetit. Scott e shiti firmën.

Një dekadë më vonë, ai po tërhiqte interesin e mediave amerikane.

Duke e përshkruar Scott si një “sipërmarrës të ri të pasur”, në qershor 2004, Washington Post raportoi se ai qëndronte pas një përpjekjeje për legalizimin e makinerive të lojërave të fatit në kryeqytetin e SHBA-së, pavarësisht se i ishte mohuar ose kishte dështuar të merrte licencat e lojërave të fatit në pesë shtete të SHBA-së pasi rregullatorët gjetën prova për “keqmenaxhim financiar, praktika të parregullta kontabël dhe partneritete të fshehura”.

Përsëri, në 2017, Portland Press Herald raportoi për një ofertë të Scott, me motrën e tij, për të ndërtuar një kazino në shtetin Mein. Ajo tha se investime të shumta nga Scott në të gjithë vendin, kryesisht në kazino, “kishin lënë një gjurmë padish dhe pretendimesh për praktika mashtruese”, por se ai kishte dalë nga secila prej tyre “kryesisht i padëmtuar”.

Në një moment, raportoi gazeta, Scott kishte deri në 140 firma të regjistruara në lojërat e fatit, biznesin e mikpritjes dhe garat me kuaj. Mënyra e tij e funksionimit ishte e organizuar mirë. Scott do të blinte ndërtesa të braktisura, do të merrte një licencë kazinoje dhe do t’i “hiqte qafe ato” për një shumë të caktuar sapo hetuesit të fillonin të gërmonin në të kaluarën e tij.

Në vitin 2022, emri i tij ishte në mediat bullgare, të cilat zbuluan se në vitin 2017 ai kishte marrë një pasaportë bullgare pasi kishte investuar në vend, njësoj si në Maqedoninë e Veriut fqinje.

Scott është një nga dy investitorët në një kompleks biznesi të premtuar  me një hotel, restorant, spa dhe qendër tregtare në afërsi të pikës kufitare bullgare Kapitan Andreevo me Turqinë. Kompleksi është ende duke u ndërtuar.

Pse një njeri mund të ketë nevojë për kaq shumë pasaporta? Shpesh, përgjigja është “për të pastruar para”, tha për BIRN një hetues i krimeve financiare në kushte anonimiteti.

BIRN nuk ka prova që Scott ka kryer një krim. Por të ashtuquajturat skema të “pasaportës së artë” janë cilësuar prej kohësh si të pambrojtura ndaj abuzimit nga njerëzit që kërkojnë të shmangin ligjin dhe të qarkullojnë të ardhurat e krimit. Shtetësia e shumëfishtë nënkupton numra të shumtë ID, duke e bërë më të vështirë për hetuesit gjurmimin e parave të depozituara në shumë vende.

“Në raste të tilla, është shumë e vështirë të kërkosh ndihmë nga kolegët nga vendet e tjera, sepse puna është e gjerë”, tha burimi. “Pra, nëse ata nuk kanë interesin e tyre, nuk janë të interesuar të hyjnë në hetim.”

Më shumë pasaporta do të thotë gjithashtu më shumë opsione në rast të një kërkese ekstradimi pasi jo të gjitha vendet kanë marrëveshje ndërmjet tyre për të dorëzuar shtetasit e tyre.

Një ekspert i pastrimit të parave, i cili gjithashtu kërkoi të mbetet anonim, tha për BIRN: “Është e çuditshme që një njeri me pasaportë amerikane, për të cilin pothuajse të gjithë kufijtë janë të hapur, merr një pasaportë maqedonase. Nuk është saktësisht një dokument udhëtimi shumë i vlerësuar në botë.”

Pak shqyrtim zyrtar

E ashtuquajtura skema e “pasaportës së artë” u prezantua në Maqedoninë e Veriut në vitin 2012, nën qeverinë e krahut të djathtë të Nikola Gruevskit, i cili u largua nga vendi për t’i shpëtuar dënimit për korrupsion në vitin 2018 dhe iu dha azil politik në Hungari. Socialdemokratët e atëhershëm të opozitës e kritikuan masën, por që kur morën pushtetin në vitin 2017, 51 pasaporta të tjera u janë lëshuar investitorëve në bazë të “interesit ekonomik”.

“Ndodh që bankat të mos raportojnë transaksione të dyshimta, sepse llogaritin se kanë fitime dhe nëse duhet të paguajnë gjobën, e cila shkon nga 80,000 deri në 120,000 euro”, tha një burim i dytë i përfshirë në hetimin e krimit financiar për BIRN, duke folur gjithashtu në kushte anonimiteti.

Banka qendrore e vendit, e cila është përgjegjëse për mbikëqyrjen e bankave komerciale, tha se sinjalizon vetëm Zyrën e Inteligjencës Financiare, një organ i pavarur shtetëror, nëse në mbikëqyrjen e saj të rregullt të një banke gjen prova për pastrim të mundshëm parash.

Zyra e Inteligjencës Financiare tha se në “periudhën paraprake” nuk kishte pranuar asnjë ankesë nga Banka Kombëtare për kapitalin themelues të këtyre kompanive. Ajo nuk specifikoi se çfarë periudhe.

BIRN kontaktoi vazhdimisht Ministrinë e Financave për të pyetur për qëndrimin e saj për shtetësinë e Scott, por ajo nuk u përgjigj deri në kohën e publikimit.

Mali i Zi operon një skemë të ngjashme shtetësie të artë, por, nën presionin e Bashkimit Evropian dhe pas skandaleve të mëparshme, vendi nuk ka lëshuar asnjë pasaportë të tillë këtë vit.

Vetullat u ngritën për herë të parë në vitin 2009, kur qeveria e kryeministrit të atëhershëm Milo Djukanoviç, i dha një pasaportë Thaksin Shinawatra-s, ish-kryeministrit tajlandez i cili u rrëzua në një grusht shteti ushtarak në vitin 2006 dhe më vonë u dënua në mungesë me dy vjet burg për korrupsion dhe shpërdorim detyre. Djukanoviç tha se Shinawatra e kishte fituar pasaportën për shkak të investimit të tij të lajmëruar në turizëm.

Sipas të dhënave zyrtare, deri më tani 651 shtetas të huaj – shumica nga Rusia dhe Kina kanë marrë pasaporta malazeze pasi kanë blerë apartamente në qytetet bregdetare dhe malore ose kanë dhuruar para për zonat e pazhvilluara. Qeveria thotë se skema ka korrur 300 milionë euro investime.

Midis vitit 2010 dhe 2015, mesatarisht pesë deri në 13 pasaporta u lëshuan në këtë mënyrë çdo vit, kryesisht për sportistë dhe sportiste që luanin për ekipe serbe, artistë, figura politike, CEO bankash ndërkombëtare dhe investitorë.

Shifrat filluan të rriteshin që nga viti 2016, njësoj si edhe numri i njerëzve që merrnin pasaporta të tilla.

“Në mungesë të këtij informacioni, është plotësisht e mundur që një person të marrë nënshtetësinë pa qenë në interes të Republikës së Serbisë, por duke qenë më tepër në interesin financiar të atyre që propozojnë vendime të tilla”, tha Nenadic për BIRN.

Shqipëria ka vite që përpiqet të prezantojë skemën e saj, por është përballur me rezistencën e BE-së, të cilës Tirana dëshiron t’i bashkohet.

Skema është lidhur me një projekt të diskutueshëm zhvillimi në portin e Durrësit, ku qeveria propozon që të huajt që blejnë apartamente t’u jepet pasaporta shqiptare. BE-ja paralajmëroi se një propozim i tillë, nëse miratohet, do të rrezikonte lëvizjen e lirë të qytetarëve shqiptarë brenda bllokut.

Transparency International thotë se skema të tilla pasaportash apo vizash “nuk i shërbejnë investimeve të vërteta apo emigrimit, por interesave korruptive”.

Por ndërsa vende si Bullgaria, Portugalia dhe Irlanda kanë hequr dorë nga versionet e tyre, praktika vazhdon në vendet anëtare të BE-së, Spanjë, Greqi, Itali, Maltë dhe Qipro.

Në vitin 2019, Komisioni Evropian pranoi se pasaportat dhe vizat e arta mbartin rrezikun e korrupsionit dhe pastrimit të parave, dhe në vitin 2022 Parlamenti Evropian miratoi një paketë masash kundër pastrimit të parave, duke përfshirë ndalimin e shitjes së pasaportave të arta dhe përfshirjen e kontrolleve të rrepta të detyrueshme për marrjen e vizave të arta.

Gordana Andric kontribuoi raportim nga Beogradi dhe Fjori Sinoruka nga Tirana. 

Ky artikull u prodhua me mbështetjen e Programit Global “Luftimi i Flukseve të Paligjshme Financiare”, i implementuar nga GIZ dhe i mbështetur financiarisht nga Ministria Federale Gjermane e Bashkëpunimit dhe Zhvillimit Ekonomik si dhe Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë. Përgjegjësia për përmbajtjen është vetëm e BIRN dhe nuk reflekton domosdoshmërisht pikëpamjet e GIZ, Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunimin dhe Zhvillimin Ekonomik si dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të Norvegjisë.

 

p.c/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Fati i Protestës
  • SPAK dërgon për gjykim kryebashkiakun e Ersekës dhe 11 zyrtarë: Kanë abuzuar me tenderat
  • Çfarë do diskutojë Rama të shtunën me Grupin e PS
  • Tragjedi në plazhin e Tales, po laheshin në det, mbyten dy vajza të mitura
  • Padia ndaj Dados, Veliaj: Më ka pezulluar nga detyra prej 500 ditësh një noter me pesa, kush i pastron plehrat në Tiranë?

Komentet e Fundit

  1. Aldrin on Leksione morali me Aruba në sfond
  2. Aldrin on Leksione morali me Aruba në sfond
  3. Aldrin on Leksione morali me Aruba në sfond
  4. Tártari on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  5. Kafshën time ma Përgojoni on Leksione morali me Aruba në sfond

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?