Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Përsërit problemet dhe shton sfidat”, Human Rights Watch kritikon planet për kthimin e Gjadrit në një qendër ndalimi
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > “Përsërit problemet dhe shton sfidat”, Human Rights Watch kritikon planet për kthimin e Gjadrit në një qendër ndalimi
KronikeLajmi i fundit

“Përsërit problemet dhe shton sfidat”, Human Rights Watch kritikon planet për kthimin e Gjadrit në një qendër ndalimi

Published: April 7, 2025
Shpërndaje

Pas dështimit për të vënë në punë qendrat e pritjes për azilkërkuesit në Shqipëri, të cilat qëndrojnë bosh prej muajsh, qeveria italiane ka vendosur që ta kthejë qendrën në Gjadër në një qendër ndalimi jashtë territorit të BE-së për emigrantë që u është refuzuar azili dhe pritet të depërtohen në vendet e origjinës. Emigrantët mbahen në këto qendra, të njohura në Itali si CPR, për 18 muaj.

Organizata ndërkombëtare e të drejtave të njeriut, Human Rights Watch thotë se ky ndryshim është problematik dhe do të shtojë problemet që tashmë ekzistojnë në qendra të ngjashme të ndalimit brenda Italisë.

“Hapja e një qendre të tillë në Shqipëri do të përsërisë problemet që tashmë janë evidentuar në Itali, por gjithashtu do të shtojë edhe sfida të reja, si pengimi i aksesit në ndihmë ligjore, çka mund të minojë llogaridhënien në rastet kur ka akuza të besueshme për abuzime”, tha në një deklaratë Judith Sunderland, drejtoreshë për Evropën dhe Azinë Qendrore në Human Rights Ëatch.

- Publicitet -

Objekti në Gjadër, u ndërtua në bazë të protokollit mes kryeministrave Edi Rama e Giorgia Meloni të vitit 2023 për të strehuar dhe përpunuar azilkërkues meshkuj të rritur nga vende të konsideruara të sigurta, të cilët do të ndaloheshin ose shpëtoheshin në det nga anijet italiane. Ata do të zbarkonin direkt në Shqipëri dhe do t’i nënshtroheshin një procedure të përshpejtuar për azil, nën supozimin se nuk kishin nevojë për mbrojtje.

Por gjykatat italiane e kanë detyruar qeverinë të rikthejë në Itali personat që u dërguan në Shqipëri, duke vënë në pikëpyetje listën e vendeve “të sigurta” dhe ligjshmërinë e ndalimit të këtyre personave pa i marrë në shqyrtim rast pas rasti çështjet.

Gjykata Evropiane e Drejtësisë pritet të japë një vendim për këtë çështje, por ndërkohë objektet e ndërtuara, që kanë kushtuar deri tani 65 milionë euro, kanë mbetur bosh. Tre rastet sporadike të transferimit të emigrantëve në këto qendra janë shoqëruar me polemika, ndërsa gjykatat në Itali e kanë detyruar qeverinë t’i vendosë ata brenda territorit.

Në një tentativë për t’i hapur qendrat, më 28 mars, qeveria italiane miratoi një dekret të ri, i cili e lejon përdorimin e këtyre strukturave për të strehuar emigrantë pa dokumente që ndodhen aktualisht në Itali, dhe ndaj të cilëve është lëshuar urdhër dëbimi.

Por HRË vë në dukje se kjo ide vetëm mund të përkeqësojë situatën e emirgrantëve, ndërsa thekson se të ashtuquajtura qendra ndalimi apo CPR brenda Italisë kanë tashmë një mori problemesh. “Një raport i vitit 2021 i përshkroi këto qendra si “vrima të zeza”, ndërsa një raport i publikuar në vitin 2024 i denoncoi ato si një sistem të shtrenjtë dhe çnjerëzor”, thuhet në qëndrimin e shpërndarë nga Humans Rights Watch.

Sipas organizatës nuk ka asnjë tregues që kjo lëvizje do ta bëjë më të lehtë pranimin e të dëbuarve nga vendet e origjinës – një nga pengesat kryesore për realizimin e dëbimeve.

Organizata thotë se përpjekjet e vendeve të Bashkimit Europian për të eksportuar emigrantë në vende të treta është jo humane. “Përpjekjet për të zhvendosur përgjegjësinë dhe për t’i larguar emigrantët nga sytë e publikut janë mizore dhe jorealiste”, thuhet në qëndrim.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Irani: Përparimi në bisedimet me SHBA varet nga pesë kërkesa kryesore
  • Publikohet renditja e pasaportave më të fuqishme, 9 nga 10 pasaportat më të forta në botë janë evropiane
  • Kryebashkiakut të Kuçovës nuk i hiqet mandati
  • Si qëndron e vërteta e kërkesës së dytë të SPAK në Kuvend për Belinda Ballukun
  • Rama flet nga Gjermania: Fajin e ka algoritmi, po përpiqem të kuptoj mesazhin e protestës

Komentet e Fundit

  1. Anonymous on Goxhaj pas lirimit: Na dhanë ujë dhe telefon për të njoftuar familjet, s’na dhunoi njeri, dëbuam nga qelia Avokatin e Popullit
  2. capi on Tubim përpara SPAK, dorëzohet zyrtarisht kallzim për Ramën: Çfarë është botimi “The Albanian Files” që u zbulua gjatë protestave
  3. Xha jaho on FOTO: Dhunohet analisti Ilir Demalia, rrëfen arsyen. Policia shpall në kërkim autorin
  4. Fjalë me vend on FOTO: Dhunohet analisti Ilir Demalia, rrëfen arsyen. Policia shpall në kërkim autorin
  5. Lexoje me kujdes on FOTO: Dhunohet analisti Ilir Demalia, rrëfen arsyen. Policia shpall në kërkim autorin

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?