Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Personat që s’kanë shans të fitojnë azil të mos lejohet të futen në kufi”- Presidenti i Gjermanisë kërkon kufizimin e emigracionit: Proces i mundimshëm, por…
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > “Personat që s’kanë shans të fitojnë azil të mos lejohet të futen në kufi”- Presidenti i Gjermanisë kërkon kufizimin e emigracionit: Proces i mundimshëm, por…
AktualitetBote

“Personat që s’kanë shans të fitojnë azil të mos lejohet të futen në kufi”- Presidenti i Gjermanisë kërkon kufizimin e emigracionit: Proces i mundimshëm, por…

Published: October 3, 2023
Shpërndaje

Presidenti Frank-Walter Steinmeier është për kufizimin e pranimit të refugjatëve në Gjermani. “Ne duhet ta kufizojmë numrin e hyrjeve, kjo është e qartë”, u shpreh kreu i shtetit.

GJERMANI– Presidenti i Gjermanisë, Frank Walter Steinmeier u shpreh në “Tagesthemen” në ARD, se një kufizim i pranimeve mund të arrihet, vetëm nëse Gjermania vendos kontrolle kufitare bashkë me vendet e tjera anëtare të Bashkimit Europian.

Gjithashtu duhet që të arrihet, që procesi i verifikimit të aplikimeve për azil për personat, që nuk kanë asnjë shans të fitojnë azilin, të realizohen në kufijtë e jashtëm dhe njerëzit të kthehen që atje.

- Publicitet -

“Nëse vendoset ky rregull, dhe jemi drejt kësaj rruge, për fat të mirë, atëherë mund të pakësohen edhe shifrat e të mbërriturve në Gjermanu”, tha Steinmeier. “Ky është një proces i mundimshëm.”

Në debat duhet hequr dorë prej formulimeve, që sugjerojnë, se ka një mundësi. Steinmeier bën thirrje, që federata, landet dhe komunat të veprojnë bashkarisht. Ndërkohë, sipas tij, politika është ende në modusin e luftës elektorale për shkak të zgjedhjeve parlamentare në landet e Hesenit dhe Bavarisë.

“Shpresoj shumë, që kur të kenë kaluar zgjedhjet, sërish do të krijohet një klimë, ku partitë demokratike mes tyre të arrijnë në marrëveshje.”

Nëse kjo nuk arrihet atëherë kjo mbetet një çështje debati, prej të cilit përfitojnë të tjerë.

Edhe kancelari Scholz është për kufizime

Në fundjavë edhe kancelari Olaf Scholz u shpreh për kufizimin emigracionit në rritje drejt Gjermanisë.

“Numri i refugjatëve që synojnë të vijnë në Gjermani, është aktualisht shumë i lartë”, i tha Scholz rrjetit redaksional “Redaktionsnetzwerk Deutschland”.

Numri i migrantëve të rinj në Gjermani është rritur së fundi. Nga janari deri në gusht 2023, sipas Bundesamt für Migration und Flüchtlinge (Bamf), kanë paraqitur kërkesë për azil 220.116 vetë, shumica nga Siria dhe Afganistani. Sipas anketimeve shumica prej 70 përqind e gjermanëve të pyetur ndihen të mbingarkuar. 27 përqind mendojnë, se Gjermania mund ta përballojë numrin e azilkërkuesve.

a.c./dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 40-vjeçari plagos me thikë gruan në Durrës, shpallet në kërkim
  • Mes tyre Shqipëria, kabllogram për 20 ambasada: Çfarë janë aktivistët “Antifa”, të cilat Trump kërkon t’i shpallë grupe terroriste
  • “Policin e joshën në hotel dhe…”, gazetari jep detaje nga ngjarja në Fier: Dhunueset e 17-vjeçares rrjet shantazhi
  • 325 milionë dollarë korrupsion, dënohet me vdekje zyrtari i lartë kinez
  • Tërmetet në Venezuelë, arrin në 3.889 numri i viktimave

Komentet e Fundit

  1. liu ciu fiu on 325 milionë dollarë korrupsion, dënohet me vdekje zyrtari i lartë kinez
  2. Kokpalari 21 janarit on Mes tyre Shqipëria, kabllogram për 20 ambasada: Çfarë janë aktivistët “Antifa”, të cilat Trump kërkon t’i shpallë grupe terroriste
  3. Gani USA on Mes tyre Shqipëria, kabllogram për 20 ambasada: Çfarë janë aktivistët “Antifa”, të cilat Trump kërkon t’i shpallë grupe terroriste
  4. Epopeja e Rilindjoteve on Fytyrat e protestës: 13 nga “agjentët më të rrezikshëm rusë, grekë dhe iranianë” me emra dhe foto
  5. ​Sindroma e "Shurrelit" on Çfarë do të ndodhë me protestën

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?