Na ishte njëherë Azotiku i Fierit…
Azotiku (mendoj, gjithë ekonomia kombëtare) as u “mjekua” as u përgatitën rrethanat, as u varros e as kanë “varrosh”. Ai, dhe jo vetëm, u poshtërua, u vodhën, u braktisën dhe në fund, gjasme, u demoluan?! Di që aty janë vjedhur pajisje, makineri, katalizatorë, kimikate, tubacione e ç’të duash. Përdorej aty, në prodhimin e acidit nitrik, një reaktor i djegies së amoniakut, që realizohej në praninë e rrjetave të platinit si katalizator. Disponoheshin për këtë punë një sasi rrjetash platini prej rreth 15 kg që here pas here dërgoheshin në Itali për t’u regjeneruar dhe risilleshin. Atje shoqëroheshin me eskortë të forcave speciale, këtu ruheshin në një magazine “mbrojtur” me… një çelës. Dihet së platini në bursa vlerësohet mbi arin. Këto u vodhën lehtësisht e s’u gjetëm më. Vlerësoheshin mbi një milionë dollarë…
Albert Hajnaj
Demir Korita
Sa për kujtesë!
Politikat ekonomike të qeverisë komuniste të Shqipërisë, në atë kohë, kërkonin (gjykoj sipas një logjike, parë prej momentit, të diskutueshme) kthimin e vendit nga feudalizmi i trashëguar në një vend agraro- industrial e më pas, në industrialo-agrar. Industrializimi u bë mbi bazën e disa kritereve, midis të cilave përmendim, sigurimin e mallrave thelbësore për nevojat e ekonomisë kombëtare dhe rritjen e eksporteve, me ç’rast shfrytëzoheshin lëndët e para e ndihmëse të vendit.
Orientimi detyrues i sigurimit të bukës në vend ishte nga më të kërkuarit e realizimi i saj, veç të tjerash, kërkonte shumëfishimin e prodhimtarisë nëpërmjet shtimit të rendimenteve, duke qenë se sipërfaqet e tokës ishin të limituara. Kjo nga ana tjetër nxori nevojën e drenazhimeve, kullimeve, bonifikimeve, dizinfektimeve e sidomos plehërimeve në kulturat bujqësore. Pikërisht, për këtë të fundit, u ngritën uzinat e prodhimit të plehrave azotike e fosfatike.
Bima, si njeriu, i do të gjitha; ushqimin bazë, vitaminat, ujin, kripërat, mikroelementët, etj. Disa nga përbërësit më të rëndësishëm për rritjen, prodhimtarinë dhe cilësinë e produkteve, elementët jetësorë në përbërje të ADN.-së apo ARN.-së, janë ; azoti, fosfori, kaliumi, kalciumi, magnezi, etj. Ndonëse në natyrë shumë prej tyre ndodhen me shumicë, siç është p.sh. azoti, që gjendet në 78% të volumit, në ajër, ata nuk mund të asimilohen nga bimët në kushtet natyrale. Pikërisht për ti kthyer të asimilueshëm prej bimëve ata prodhohen në formë kripërash në uzina kimike të tipit azotikase, fosfatike apo të tjera. Uzinat azotike, ajo e nitratit dhe uresë, prodhonin kripëra me përmbajtje azoti, nitratin e amonit (NH4NO3) dhe urenë ( CO(NH2)2 ), që përdornin si lëndë të parë ajrin e gazin metan (apo hidrokarbure të tjera).
Punonjësit Azotikas
Ne, qëlloi për shumë arsye, u bëmë industrialistë, punuam e sakrifikuam në këto objekte. Erdhën këtu punonjës të mbledhur nga të gjitha anët e vendit, nga të gjitha krahinat profesionet, etnitë dhe dijet. Sigurisht u morën “ajka” e diturisë, u specializuan jashtë, u perfeksionuan dhe në punë e sipër, mësuan të tjerët dhe u bënë zot dijesh për drejtimin e këtyre uzinave.
Uzina të tilla janë, aq sa të nevojshme edhe delikate e të rrezikshme. Një shfrytëzim pa rrezik i tyre kërkonte një disiplinë pune e teknike “ushtarake”. Aty punohej me kundragaz në qaf për gjithë kohën e punës, me një disiplinë teknike të dokumentuar e të kontrolluar si “në radiografi”. Punonjësit azotikas u bënë pararoja e industrisë së rëndë, uzinë shkollë në rang republike, kontribuuan në vepra të tjera, në montimin e shfrytëzimin e tyre.
Ne mendojmë se, pavarësisht kushteve e regjimit, puna e bërë prej punonjësve të Kompleksit të Plehrave Azotike në Fier, ia vlen të njihet e vlerësohet edhe sot si një përvojë ndoshta edhe fitimprurëse. Aty njihesh me një sakrificë njerëzore në kufijtë e së pamundurës dhe sakrificën fizike e mendore në ndonjë rast deri në sakrifikim jetësh, të një kolektivi punonjësish, që kurrë s’u vlerësua as sa minimumi i asaj që meritonte. Por në jetën e tyre ata u bënë punonjës të talentuar në shumë specialitete, një shkollë shembull në shkallë vendi.
Ata perfeksionuan një nga teknologjitë më të vështira e më moderne të kohës, drejtuan me integritet e mençuri , në nivelin e më të mirëve të ngjashëm me vendet perëndimore. Ata ishin të detyruar të dilnin me sukses sepse dështimi i tyre ishte dështimi ekonomik i vendit e deri në rrezikun e jetës së tyre. Të mos harrojmë se projekti, montimi dhe vendosja në punë u bë prej specialistëve e projektuesve italianë të Montecatinit dhe atyre gjermanë të Linde-s. Këta punonjës u bënë edhe inspirues e ndihmues edhe të industrisë tjetër të vendit. E vërteta është se prej tyre dolën shkencëtarë, pedagogë, drejtues ekonomikë e teknikë të shquar, mjeshtëra prodhimi, shumica prej të cilëve mbi atë eksperiencë dhe formim arritën suksese edhe në një sistem si ky që kemi sot.
Është rasti të kujtojmë disa nga drejtuesit dhe punonjësit e kësaj uzine, në homazh të të ikurve dhe si përshëndetje për të gjallët. Duhet thënë që kjo është një nga gjërat më të vështira, sepse në të tilla raste mund të harrosh emra plotësisht të merituar për t’i përmendur dhe pothuaj është e sigurt pamundësia për t’i radhitur sipas kontributeve.
Disa prej drejtuesve kryesorë të këtij kompleksi, me dije, eksperiencë e përkushtim të admirueshëm do të ishin inxhinierët Petrika Ballauri, Qirjako Mihali, Safa Kumbaro (në kufijtë e shkencëtarit), Thanas Mërkuri (drejtuesi korrekt, punëtori i paorar e i palodhur, k \ ing. dhe drejtori i “përhershëm”), Bahri Hazizi (drejtuesi dhe përfaqësuesi par excellence i klasës punëtore), Koço Nika (“babai” i punonjësve azotikas, eksperienca dhe puna e të cilit la gjurmët e përhershme në atë kompleks, minoritari dropullit që iu përkushtua kujtdo e gjithçkaje), inxhinierët Theodhori Papajorgji, Lavdosh Ahmeti, Vangjush Orgocka, babai i aparateve të kontrollit e matjeve Jani Çati, Gazmend Gjyli, Koli Xhaxho, Elvira e Robert Lalo, Jorgo Themeli, përfaqësuesin me dinjitoz të dijetarëve azotikas ing. Kosta Gjoka, Mirush Puton, Jorgo Themelin, Kristo Pleqi, Ibrahim Krasniqi, Kujtim Alite, etj.
Disa prej teknikëve, mendimi dhe puna e të cilëve kërkohej si e inxhinierëve do të ishin Muharem Sala, Niqifor Beleri, Nexhat Memisha, Muhamet Klosi, Albert Kuka, Vangjel Dore, Toli Gushi, Vladimir Shehu, Kosta Zeno, Fatos Sula, Enver Skëndo, etj.
Aktivitete të tjera të azotikasve
Ndër vite në azotik kanë punuar mijëra punonjës, mbasi përpos lëvizjeve objektive kishte edhe të organizuara në ndihmë të drejtimit, dhënies së eksperiencës së ndërmarrjeve të ngjashme, që ne kishim. Disa drejtues punuan me vonë në qeveri, administratën më të lartë shtetërore, në drejtimin e disa rretheve etj.
Aty kishte edhe një organizim shembullor në aktivitetet jashtë pune. Kështu ne dalloheshim për organizime vizitash njohëse e argëtuese në vende e ngjarje të rëndësishme. Kujtoj marshimet deri në Berat në kujtim të ngjarjeve të brigadave partizane, në hekurudha sidomos në Dushk, në minoritete Gjirokastër, Sarandë e Dropull, në Pojan ku vizitonim e argëtoheshim me Apolloninë e lashtë, etj.
Shumë prej punonjësve tanë u morën me sporte dhe aktivitete të tjera shoqërore. Ne kishim ekipin tonë të futbollit, grupin tonë artistik prej të cilit dolën këngëtarë e artistë që u angazhuan ose u punësuan edhe në grupe profesioniste sidomos në Fier por edhe në gjithë shqipërinë ?! Në e për Azotikun u ngritën kurse kualifikimi, ku u arsimuan shumica e punonjësve, u hap në Fier filiali i Universitetit Tiranës, dega Kimi Industriale, ku u diplomua një armatë e tërë punonjësish. Aty dolën inxhinierë të talentuar që kontribuuan jo vetëm në Azotik por në të gjithë Republikën.
Uzina e Nitrat Amonit ka marrë prej Presidiumit të Kuvendit Popullor titullin “HERO I PUNËS SOCIALISTE”.
Dhembja azotikase
Kohët rrodhën të tilla. Ne u sulëm drejt një sistemi demokratik, sigurisht më i kërkuari jo vetëm prej nesh po nga e gjithë lindja, nga i gjithë ish kampi komunist. Ishin shpresa çliruese të dëshiruara e shpresëdhënëse. Dihen tani se janë analizuar nga kompetentët arritjet dhe dështimet tona, por unë do të jepja disa konsiderata për ndodhitë e përfundimin azotikas, gjykuar se ngjashmëria është pothuaj e plotë për të gjithë ekonominë e vendit..
Pas ndryshimeve të para demokratike Azotiku si gjithë industria jonë u braktis. Ai së fundmi mezi mbahej nën kujdesin e shtetit, edhe Ai i “sëmurë”, e jo më fare i abandonuar. Sigurisht në kushte të tilla ai ngeci. Nuk pati asnjë strategji, parashikim, urdhëresë se çdo bëhej me të! Gjendja agravonte përditë dhe rezultati është pamja më sipër. Gjykojmë se ndoshta edhe kështu mund të përfundonte por sido që duhej bërë kërkohej një veprim i studiuar e organizuar prej pronarit shtet e jo ta lesh të rrokulliset. Njësoj si të afërmit (të zotët) njeriun e tyre, nëse sëmuret e mjekojnë, nëse rëndohet përgatiten për çdo rrethanë, në se vdes organizojnë varrimin dhe i bëjnë varrosjen. Azotiku (mendoj, gjithë ekonomia kombëtare) as u “mjekua” as u përgatitën rrethanat, as u varros e as kanë “varrosh”. Ai, dhe jo vetëm, u poshtërua, e vodhën, e braktisën dhe në fund, gjasme, u demoluan?! Di që aty janë vjedhur pajisje, makineri, katalizatorë, kimikate, tubacione e ç’të duash. Përdorej aty, në prodhimin e acidit nitrik, një reaktor i djegies së amoniakut, që realizohej në praninë e rrjetave të platinit si katalizator. Disponoheshin për këtë punë një sasi rrjetash platini prej rreth 15 kg që here pas here dërgoheshin në Itali për t’u regjeneruar dhe risilleshin. Atje shoqëroheshin me eskortë të forcave speciale, këtu ruheshin në një magazine “mbrojtur” me… një çelës. Dihet së platini në bursa vlerësohet mbi arin. Këto u vodhën lehtësisht e s’u gjetëm më. Vlerësoheshin mbi një milionë dollarë.
Së fundmi ai u demolua, shpërbë, s’dihet si e qysh por s’ka pasur një tender për këtë. S’dihet a është llogaritur pasuria e mbetur (shumica çelik oksidabël) dhe a është derdhur e gjithë kjo shumë në buxhetin e shtetit. Nuk ka pasur fare transparencë. Dimë që dyqanet e thjeshta në fillim të demokracisë iu dhanë në pronësi shitësve dhe ndoshta mirë bënë, por punonjësve heronj, të azotikut s’iu dhanë asgjë?! Dhe në dijeninë tonë kështu është vepruar për të gjitha ndërmarrjet, sidomos ato industriale, i mori dreqi. Mendoj që ne, si Azotiku, u vodhëm, u poshtëruam, u braktisëm.
Për Azotikun që siç e ka quajtur, midis të tjerash, krijuesi letrar Fran Ukcama, kryeveprën e Industrisë Kimike, krenarinë e Fierit, simbolin e Myzeqesë janë folur e shkruar shumë, janë kënduar këngë e hequr valle, ndërsa tani me të drejtë Frani revoltohet me një elegji, të recituar bukur nga aktori Astrit Hasani, ku midis të tjerash thuhet: “… e vranë në prita, e vranë të pabesët, si bënë as varroshin, heroin e bujqësisë, madhështorin tonë, gjeneralin e kimisë moderne…”.
“Fryma” azotikase ekziston
E vërteta është se dëshira dhe përpjekjet për të mundësuar mbajtjen gjallë të “frymës” azotikase ka ekzistuar dhe ndoshta vazhdon akoma. Një nismë e marrë prej një grupi drejtuesish e punonjësish si zotërinjtë Thanas Mërkuri, Bahri Hazizi, Demir Korita, Sifi Pelari, Berti Kuko e ndonjë tjetër, mbështetur e sponsorizuar nga ish punonjës, tashmë biznesmen, ku dallon z. Pandeli Rajdho, ka realizuar disa veprimtari e takime ku është folur e vlerësuar puna dhe aktiviteti i për punonjës nga më kontribuesit.
Kështu janë kujtuar e vlerësuar zotërinjtë Safa Kumbaro, Bari Azizi, Thanas Merkuri, Jani Çati, Kosta Gjoka, Robert Lalo, Toli Gusho, Pandeli Rajdho, etj. janë bërë kataloge me punët dhe aktivitetet e ndërmarrjes. Në bashkëpunim me drejtuesit e muzeut të rrethit Fier është arritur të vendoset një Stendë e një Maket i Azotikut aty. Vlerësimi dhe vizitat për të, kanë qenë maksimale. Nga, dhe për Azotikun, kanë shkruar Demir Korita, Gazmend Gjyli, Vangjush Orgocka, Ilia Kule, Murat Alia, Albert Hajnaj.
Azotiku ka histori
Së fundmi, shkas për të shkruar këto rreshta, ka qënë takimi për vlerësimin e ish punonjësit tonë, aktorit me famë kombëtarë, Todi Llupit, dhe vlerësimin e punonjësve minoritarë azotikas.
Todi LLupi, dikur një i ri fierak si shumë shokë të tjerë u specializua për të punuar në uzinën e nitrat amonit. Aty u ambientua e perfeksionoi teknologjinë dhe disiplinën e punës. Ishte njeri korrekt dhe shumë shoqëror. Zotëronte një zhdërvjelltësi të veçantë e tërheqëse komunikimi me batuta e tendenca humoristike. Punojë në uzinë qysh prej fillimit të saja dhe u ingranua në grupin artistik të ndërmarrjes së bashku me shumë shok e shoqe të tjera. Merrte pjesë në çfaqjet që ky grup jepte dhe ra shpejt në sy e tërhoqi vëmendjen e specialistëve dhe drejtuesve të teatrit dhe të estradës profesioniste të Fierit sidomos të aktorit Luftar Paja e të shkrimtarit e regjizorit Pëllumb Kulla, ku binin në sy aktrimet me ngjyrime popullore e përdorimin e dialektit e zhardoneve të Shqipërisë Mesame të Todit..
Në vitin 1971 Todi u punësua në estradën e Fierit dhe nga një amatorë u kthye në një aktor elitar jo vetën në Fier po në të gjithë vendin. U bë një aktor i dashur e interpretues i suksesshëm si komedian në skeçe, parodi, kuplete, monologue, pantomime, dialoge etj. Todi u bë i dashur sidomos me skeçin parodi “Do martojmë Malon” interpretuar më 1982, aq bukur me pretnerin Arqile Lipe. Veç kësaj ai ka qënë aktor i realizuar edhe në filmat si: Ardhur nga ëndrrat, Pesha e kohës, Para perëndimit të diellit e sidomos Amnistia. Më 1989 ka marrë titullin “Artist i Merituar”.
Takime të azotikasve
Në takimin e fundit u shprehën vlerësimet për arritjet aktoriale të shokut tonë azotikas, përshtypje nga shokë e bashëpunëtorë të tij si dhe u dëgjua një vidiomesazh i regjizorit Pëllumb Kulla, në pa mundësinë për të qenë present. Në daljen e tij Todi e quajti veten azotikas dhe falenderoi protogonistët për organizimin e takimit.
Më tej u promovua edhe libri i z. Albert Hajnaj “ Midis miqsh minoritarë” ku ai e quan si një libër homazh të punëve të përbashkëta të punonjësve të Azotikut e sidomos të vlerësimit të marrëdhënieve me punonjësit minoritar, kryesisht ata vlleh e grek, (mbasi numëri dhe kontributi i tyre ka qënë jo i vogël) me të cilët bashkarisht është punuar e sakrifikuar. U vlerësuan aty minoritarët, Koço Nika, Kosta Gjoka, Pandeli Kuruni, Jani Çati, Harito Gribizi, Dhimitër Belero, Pano Gazheli, Pandeli Rajdho, Koli Xhaxho, Kristo Pleqi, Andon Dema, Aleks Lako, Jani Sila, Arqile Ciko, Toli Gusho, Bert Kuko, etj. Ishte pjesëmarrës e mbështeti këtë aktivitet edhe prof. dr. Bardhosh Gaçe.
Vllehet jane shqiptare, arqidhi…
Shkruani, mos pertoni. e tregoni te shkuaren Tuaj, qe pasardhesit turp te mos kene per prinderit, gjysh, stergjysherit e tyre – patriote me gjongel te shqiptarise. Dhe nese frika iu mundon, sadopak, bindeni veten se njeriu nje jete ka, dhe, nje ore a nje dite me pare te ndahesh prej saj nuk ka vlere, aqsa, ka vlere tu lesh pasardhesve kujtimin tend pune-mire. Bindjen se nena, babai, gjyshi, stergjyshi im, tend … ishin Njerez.
Gjithcka kalon, nderkaq, mesazhi i veprimit Tuaj njerezor mbetet i pashlyeshem.
Demokracia, ashtu si u vu në jetë nga i çmënduri prej Viçidolit, ishte një mënxyrë e paparë, që mund të krahasohet për nga dëmet që shkaktoi me pushtimin 450 vjeçar turk!
Me thoni nje veper qe per shqiperine nuk ishte kryeveper.Po Akademia e shkencave dhe institucionet shkencore,po’ Unuversiteti?Degjova nje emision per kinematografine dje,dhe per te ulur vlerat e asaj qe beri ai rend shoqeror numuronin shtate dalla kinemaje te kohesh se zogut.per te coroditur,ngaterronin sallen e shfaqies se filmit Duke e njesuar me kinostudion ,vendin,institucionin prodhues te filmit.Edhe Ajo eshte kryeveper .Sot funksionoje vetem hodrocentralet.Por…edhe ato do ti shkaterrojne,se Jane vepra komuniste.Si gjithecka nga veprat dhe kryeveprat
Andreas, po të të lexojnë Vllahët (Arumunët) do fyhen me komentin tuaj.
Lesh me presh
Edukata juaj le per te deshiruar. Do ishte me mire te mos komentosh sesa te ekspozosh nivelin tend te degraduar. Albert Hajnaj te lumte dora e mendja qe ju sjell brezave te rinje historine e vendit para syve per mos te perseritur gabimet e shkuara e te shikojme perpara per permiresim te aksioneve tona. 😘
Asnje Fabrike,Ndermarrje Industriale fitimprurese,,nuk rezistoi E gjithe Linja e Industrise se Bakrit Fitimprurese Miniera,Pasurim dhe Uzina e Telave te Bakrit,u Pezullua ,Grabit dhe shkaterrua nga Vucidoli me Bandat e tij.Asnje perfaqesi e Klases punetore nuk rezistoi ti merrte vete nen administrim ato fabrika dhe asnje klase punetore nuk u perlesh me Te derguarit e Berishes per te mbrojtur Fabrikat qe i mbanin me buke.
Kokulur u dorzuan,dolen ne reforme dhe moren rruget e Emigrimit.
\Hani mut nashti,kendoni elegji per Veprat Industriale.
Mblidheni 10 veta,qani e kujtoni si e late te vdiste Azotikun.