Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Përurohet Akademia e parë e Çiklizmit, Veliaj: Dhurate për fëmijët e Tiranës, regjistrojini në kurse sportive
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Sport > Përurohet Akademia e parë e Çiklizmit, Veliaj: Dhurate për fëmijët e Tiranës, regjistrojini në kurse sportive
Sport

Përurohet Akademia e parë e Çiklizmit, Veliaj: Dhurate për fëmijët e Tiranës, regjistrojini në kurse sportive

Published: June 1, 2023
Shpërndaje

Në Parkun e Liqenit Artificial të Tiranës u inaugurua sot Akademia e Çiklizmit, një hapësirë e standardizuar e stërvitjes dhe garave për të vegjlit. Përveç pistës prej 280 metrash, në këtë hapësirë ka edhe kënde të tjera lojërash dhe hapësira për fëmijë, në mes të parkut të gjelbër të Tiranës.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili inauguroi në ditën e fëmijëve Akademinë e parë të Çiklizmit, u shpreh se çdo vit Bashkia e Tiranës ka surprizuar më të vegjlit me një projekt të ri për 1 Qershor.

“Stacionet më të rëndësishme të bashkisë i kemi të lidhura me 1 Qershorin. Beteja jonë e madhe e parë ka qenë për parkun e fëmijëve. Pastaj, 1 Qershorin e kaluar hapem Kopshtin Zoologjik. 1 Qershorin përpara hapem Parkun Rinia dhe më rezultojnë se të gjitha kanë qenë projekte të debatuar.a Sikur gjithë këtë energji që harxhojmë duke penguar njëri-tjetrin, ta çonim për të krijuar një qytet dhe një hapësirë më të mirë për fëmijët, do kishim ecur edhe më shpejt. Për sa kohë që çdo 1 Qershor hapet një tjetër hapësirë për fëmijët, pas parkut Rinia, këndit të lodrave, këndi TIKA, Kopshtit Zoologjik, tani kemi këtë stacion këtu, unë besoj se vërtet duhet të mësohemi me logjikën që çdo vit të jemi pak më mirë se ç’ishim vitin tjetër,” u shpreh Veliaj.

- Publicitet -

Kryetari i Bashkisë njoftoi gjithashtu se së shpejti merr jetë projekti i përbashkët me GIZ dhe KFW për transportin e shpejtë publik në Tiranë.

“Ne sapo kemi hapur edhe garën me GIZ dhe KFW për transportin publik në Tiranë. Ky është një lajm i mirë edhe për ata që përdorin transportin privat, edhe për ata që përdorin transportin publik. Me kolegët e GIZ dhe KFW ishim në atë presionin që ta jep fushata, të thuash marrëzi të gjërave që nuk bëhen, por për ata që planifikojnë e menaxhojnë punë serioze duhen thënë vetëm ato që mund të bëhen e mund të realizohen dhe që për Tiranën eshte gjetja më e mirë. Më vjen mirë që me GIZ dhe KFW po përgatitemi për një mega projekt të lëvizjes së shpejtë me autobus, që unë besoj që është një formulë win-win, përfitojnë edhe ata që përdorin transportin publik, sigurisht edhe transporti privat,” deklaroi ai.

Veliaj ftoi l të gjithë prindërit të regjistrojnë fëmijët në sport. “Për të gjithë qytetarët, ne do të jemi të hapur çdo ditë, me fokus kryesisht në fundjavë, por kjo akademi është ftesë për të gjitha shkollat. Ftesa është edhe për të gjithë prindërit, sidomos këtë vit që jemi Qyteti Evropian i Sportit: Blini një biçikletë, regjistrojini fëmijët në një kurs sportiv, blijuni një top, merruni me aktivitet fizik! Kur shikoj që fëmijët po luajnë edhe me biçikleta, po bëjnë edhe yoga, po përgatiten edhe për kalçeto, do të thotë që i kemi të gjithë mundësitë sot. Sot nuk ka justifikime – s’ka vend, s’ka hapësirë, s’ka mundësi – sepse i kemi të gjitha këto,” e mbylli Veliaj fjalën e tij.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Trafik kilometrik nga Tuneli i Llogarasë drejt Orikumit
  • “Ishim krah Ukrainës që ditën e parë” – Kosova i përgjigjet Zelenskyt, pas deklaratës në takimin me Vuçiç
  • Vila luksoze në Palasë, SPAK sekuestron projektin e arredimit: Dyshime se mund të jetë pasuri e fshehur e Ballukut
  • “Wall Street Journal”: Gangsteri i dyshuar që po i hap telashe marrëveshjes së dhëndrit të donald Trump në Shqipëri
  • 710 euro qira, 760 euro pagë: Tirana e dyta në Europë për barrën e strehimit

Komentet e Fundit

  1. Ervin on Zelensky tha në Serbi se nuk e njeh Kosovën, reagon Ministria e Jashtme e Shqipërisë
  2. Keta jemi ky eshte niveli on “Kaq shumë dëshiron ta shpopullosh këtë vend?” Postimi i dy këngëtarëve të njohur për Ramën
  3. Besnik on “Kaq shumë dëshiron ta shpopullosh këtë vend?” Postimi i dy këngëtarëve të njohur për Ramën
  4. Dashi on Situatë e jashtëzakonshme në Krujë, zjarri jashtë kontrollit përfshin zonat e banuara, urdhërohet evakuim i menjëhershëm
  5. Anonymous on Kosova shpall non grata drejtorin e Telekomit serb

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?