Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Petkoviq: Serbia do t’i lejojë në territorin e saj automjetet me targa RKS
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Petkoviq: Serbia do t’i lejojë në territorin e saj automjetet me targa RKS
AktualitetBote

Petkoviq: Serbia do t’i lejojë në territorin e saj automjetet me targa RKS

Published: December 25, 2023
Shpërndaje

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë më 25 dhjetor se Qeveria e Serbisë ka marrë një vendim që do ta mundësojë lëvizjen e lirë të të gjitha automjeteve nga Kosova në territorin e Serbisë.

Për një gjë të tillë, Serbia ishte pajtuar me marrëveshjen e vitit 2011, të arritur mes përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

“Lejimi i të gjitha automjeteve të regjistruara nga Institucionet e Përkohshme të Vetëqeverisjes në Prishtinë për të marrë pjesë në komunikacion në rrugë bëhet ekskluzivisht për arsye praktike, me qëllim që të lehtësohet pozita e individëve dhe të mundësohet liria e tyre e lëvizjes”, tha Petkoviq, duke insistuar se nuk mund të kuptohet si njohje e pavarësisë së Kosovës.

- Publicitet -

Ai gjithashtu bëri të ditur se vendimi do të hyjë në fuqi nga 1 janari, mirëpo nuk specifikoi nëse targat e veturave nuk do të mbuloheshin më me letra ngjitëse kur ta kalojnë kufirin, siç ndodh aktualisht.

Petkoviq tutje tha që qeveria e Serbisë është në pritje që qeveria e Kosovës t’i respektojë marrëveshjet e nënshkruara në Bruksel, veçanërisht atë për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Ndërkohë, sipas qeverisë së Kosovës, nga 1 nëntori deri më 14 dhjetor, 3.405 qytetarë kanë konvertuar targat e tyre në RKS dhe komunat me numrin më të madh janë Mitrovica e Veriut dhe Leposaviqi.

Targat KM, dhe me akronime të tjera serbe për qytetet e Kosovës janë lëshuar nga autoritetet serbe dhe konsiderohen të paligjshme nga autoritetet në Kosovë. Çështja e targave KM ka shkaktuar kriza në veri që çuan në protesta, daljen e serbëve nga institucionet dhe vendosjen e barrikadave.

Tensionet në veri kulmuan më 24 shtator të këtij viti me një sulm të armatosur ndaj policisë së Kosovës nga një grup i serbëve lokalë, ku mbeti i vrarë një polic i Kosovës dhe tre sulmues serbë.

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Kush është aktivistja Eva Pango, e cila ndodhet nën monitorim intensiv pasi u godit në kokë gjatë protestës
  • ​Kërkim falje Kuvendit të Vlorës 1912
  • Ky djalë ju mundi
  • Çfarë po i thotë Berlini Ramës
  • VIDEO: Pamje të pazakonta, protestuesit hedhin në Lanë deputetin Klevis Balliu

Komentet e Fundit

  1. Prind on Pamje të rënda, polici përplas të riun përtokë dhe e dhunon, tentojnë t’i thyejnë këmbën (VIDEO)
  2. Otto on Pamje të rënda, polici përplas të riun përtokë dhe e dhunon, tentojnë t’i thyejnë këmbën (VIDEO)
  3. Qerratai on Pamje të rënda, polici përplas të riun përtokë dhe e dhunon, tentojnë t’i thyejnë këmbën (VIDEO)
  4. Polici kriminelesh on Pamje të rënda, polici përplas të riun përtokë dhe e dhunon, tentojnë t’i thyejnë këmbën (VIDEO)
  5. Detari on Pamje të rënda, polici përplas të riun përtokë dhe e dhunon, tentojnë t’i thyejnë këmbën (VIDEO)

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?