Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Petrit Dume, një yll i ndritur mes gjeneralëve shqiptarë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Histori > Petrit Dume, një yll i ndritur mes gjeneralëve shqiptarë
Histori

Petrit Dume, një yll i ndritur mes gjeneralëve shqiptarë

Published: May 17, 2023
Shpërndaje

Prof. Asoc. Dr. Bernard Zotaj

 

U shqua në grupet antifashiste

- Publicitet -

103 vjet më parë, më 20 maj 1920 u lind në katundin Lubonjë të rrethit të Kolonjës Petrit Taulla Dume. Në Ersekë kreu arsimin fillor e më tej vazhdoi shkollën teknike të qytetit të Korçës të cilën e përfundon në vitin 1942. Qysh në fillimet e jetë tij dhe të shkollës u morr me veprimtari e aktivitete sportive e atdhetare. Gradualisht u lidh me grupet antifashiste dhe përparimtare të qytetit të Korçës, ku dallohej për kulturë, për tradita të hershme patriotike e arsimdashëse. Krejt natyrshëm e në mënyrë të qëndrueshme mori pjesë Lëvizjen Antifashiste nacionalçlirimtare menjëherë pas pushtimit të vendit nga trupat ushtarake të Italisë fashiste.

Petrit Dumja mori pjesë në grupet më aktive të rezistencës dhe ishte ndër drejtuesit kryesorë të tyre. Për aktivitetin e tij të shquar atdhetar e antifashist u burgos disa herë nga fashistët. Kudo, në këtë zonë të madhe të lëvizjes në Qarkun e Korçës ai shpërndante trakte, literaturë me përmbajtje antifashiste dhe merrte pjesë në aksione të njësiteve guerile të qytetit të Korçës. Në këtë veprimtari ai nxiti dhe aktivizoi të gjithë familjen, vëllezërit, motrat dhe bashkëfshatarët e tij të shumtë që ishin me banim apo që studion në Korçë. Ky aktivitet i shquar antifashist ra në sy të milicisë fashiste, ndaj me porosi nga lëvizja nisi akltivitetin në zonën e Kolonjës. Lidhjet i mbajti me rezistencën e Korçës, në kafene “TITAN” me antifashistët Nesti e Petraq Titani, familje patriotike e antifashiste.

 

Komandant i “Hakmarrjes”

U aktivizua që në qershor të vitit 1942 në çetën e Kolonjës. Kjo çetë partizane ishte ndër të parat formacione të armatosura të LANÇ-it në qarkun e Korçës. Këtu në çetë u shfaqën aftësitë organizative komanduese të Petrit Dumes. Ndaj nga korriku i vitit 1942 deri në 5 maj 1943 ishte komandant i çetës. Shpejt ai u dallua për trimëri, guxim dhe oratori. Ai ishte konkret dhe qëndroi trimërisht në çdo situatë edhe kur ajo ishte e komplikuara. Në saj të përkushtimit të veçantë dhe të moshës së re, me formimin e batalionit partizan “Hakmarrja”, u caktua komandant, detyrë të cilën e kreu nga 5 maj 1943 deri në dhjetor 1943. Batalioni partizan “Hakmarrja” i Kolonjës, nën komandimin e Petrit Dumes u shndërrua thuajse në legjendë. Ky batalion në veprimet luftarake nuk pësoi humbje e nuk u thye në asnjë luftim që zhvilloi vetë apo në bashkëveprim me forcat e tjera të qarkut të Korçës. Luftimet të tilla që i njeh historia ushtarke shqiptare si në Leskovik, në Përmet, në Blush, në Ura e Kovaçit, në Vithkuq, në Selenicë, në Polenë, në Devoll etj., u shquhen për komandim e drejtim me mjeshtri nga ky takticien i luftës partizane, si në shkallë çete e batalioni. Në çdo lloj luftimi Petrit Dume dinte të përdorte me mjeshtëri format e manovrës, tepër origjinale e të sukseshme, krahëmarrjen e shpinëmarrjen me grupe të vogla e të mëdha. Ai dinte si të mbante gjithmonë një rezervë për ta përdorur në çastet më delikate të luftimit. Ndaj kji ishte një një nga që batalioni partizan “Hakmarrja” u shndërrua në një repart kompakt e të suksesshëm, por dhe të dashur për popullin e Kolonjës dhe Qarkut të Korçës.

Me krijimin e Br. IV S, batalioni “Hakmarrja” u inkuadrua në këtë njësi dhe Petrit Dume caktohet komandant i batalionit të dytë të brigadës. Ai mori pjesë aktive në të gjitha luftimet që zhvilloi brigada nga 30 dhjetori 1943 e deri më 10 shtator 1944. Shquhen luftimet në Operacionin e Dimrit 1943-1944, në Skrapar, në Opar, në Pogradec, në Shën Naum, në Mokër e më vonë në Elbasan, në Tiranë etj. Ndërkohë UNÇSH kishte krijuar njësi të mëdha si Divizioni I Sulmues dhe Korparmatës I Sulmuese, të cilat në bashkëveprim me brigada të tjera luftonte për çlirimin e Tiranës. Petrit Dume me urdhër të Shtabit të Përgjithshëm të UNÇSH emërohet nga 10 shtatori deri në 20 nëntor 1944, fillimisht zëvendëskomandant i Br. XVIII S. Kjo brigadë luftoi deri në çlirimin e plotë të vendit nga pushtuesit nazistë dhe tradhëtarët, ndërsa nga 20.11.1944 deri në muajin shtator 1945 ishte komandant dhe i saj.

 

Në ballë të luftimeve të agresionit ushtarak gusht ‘49

Me çlirimin e vendit dërgohet për studime në Moskë, ku kryen suksesshëm Akademinë Ushtarake “Frunze”, si dhe Akademinë Ushtarake të Shtabit të Përgjithshëm të FA “Voroshikov”. Karrierën ushtarake e vazhdoi komandant Div. të Gjirokastës në vitet 1947-1948, më tej komandant Div. të Korçës në vitet 1948-1950. Në këto detyra të larta ushtarake u dallua për aftësi të spikatura si ushtarak, organizator, komandues e drejtuese. Ndërsa në gusht 1949 përballoi me sukses konfliktin e armatosur në zonën kufitare Prespë-Dardhë e Mali i Kuq, të provokuar nga forcat mbretërore greke.

Në vitin 1950 emërohet Drejtor i Drejtorisë Operative të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë dhe merr gradën gjeneralmajor. Në vitin 1953 emërohet Shefi i Shtabit të Përgjithshëm. Ndërsa në vitin 1956 emërohet edhe zëvendësministër i Mbrojtjes Popullore. Të dyja këto detyra i ushtroi për 25 vjet, si askush tjetër në Ushtrinë Shqiptare. Në këto detyra të rëndësishëm shtetëror zbrazi dhe vuri një jetë të gjitha dijet dhe talentin e tij organizativ e komandues.

 

Çerek shekulli në krye të Shtabit të Përgjithshëm

Petrit Dume u shfaq si një mjeshtër i rrallë i drejtimit të harmonishëm të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë. Aktviteti i tij, shtab-trupë ishte unikal, ai niste që nga kontaktet me korpuset, brigadat, FLD, aviacionin, akademitë dhe shkollat ushtarake, si dhe autoritetet civile të terrenit. Kombinimet e punës së tij ishin tepër origjinale si kontroll-ndihmë, riorganizim-kushtrim, stërvitje-qitje, marshim-kalitje. Kudo ai drejtoi personalisht hartimin dhe zbatimin e metodikave të larmishme të stërvitjeve të ndryshme.

Shabllonizmi në punën e Petrit Dumes ishte i panjohur. Ai përballonte një aktivitet të ngjeshur dhe intesiv, nuk lodhej, por ishte gjithmonë në njësi e reparte të ushtrisë nga Shkodra e Tropoja në Sarandë e Konispol, nga Dibra në Durrës, Korçë e Leskovik. Harmonizimi i aktivitetit të tij shkresa-telefon-shifër-kontroll ishte i veçantë. Ai nuk imitonte askënd, ishte i paimitueshëm, origjinal, rezultativ, racional e që nuk mbytej kurrë në shkresa. Por shkresat, hartat, metodikat etj., i kalonte në duar dhe u jepte zgjidhje.

Petrit Dume drejtonte personalisht përgatitjen operativo-strategjike të shtabeve kuadrove, përgatitjen luftarake, qitjet luftarake, stërvitjet me trupa, stërvitjet e mëdha treguese, zbulimin e kundërzbulimin e ushtrisë, ndërlidhjen, punimet fortifikuese mbrojtëse, hapjen e njësive të reja, armatimin, pajisjen, problemet e FLD, aviacionit, mjeteve të blinduara, xhenios, fumizimeve, me armatime e municione, çështjet e dislokimit, përgatitjen e dokumenteve sekrete e tepër sekrete, zgjidhjen e mjaft problemeve të akademive e shkollave ushtarake. Ai dinte t’u jepte jetë e fizionomi të veçantë problemeve që i shtroheshin për zgjidhje, trajtonte shkencërisht e me kompetencë problemet e perspektivës strategjike të ushtrisë e të vendit në kuadrin e Shtabit të Përgjithshëm, por edhe të Këshillit të Mbrojtjes.

Petrit Dume ishte njohësi i mirë i territorit shqiptar, i të gjitha rrugëve, të qafave malore, të pengesave ujore etj. Ai ideoi, organizoi dhe këmbënguli për strukturimin dhe fillimin e punës të Institutit të Studimeve Ushtarake. Petrit Dume e konsideronte ushtrinë si shtëpinë e tij, një organizëm të shenjtë, të gatshme për luftë, të gatshme të mbrojë tërësinë e vendit, të gatshme të mbrojë paqen dhe jetën e njerëzve në çdo çast.

Por ai në jetë u shfaq dhe si një futbollist e basketbollist i shkëlqyer, një pinpongist e tenisist i mirë, një kalorës elegant dhe që përballonte marshime të gjata në këmbë, etj. Ai luftoi dhe i siguroi vetes një shëndet të hekurt në interes të detyrës. Ishte një shef Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë të adhuruar prej të gjithëve. Në jetën e tij ai u shfaq autoritar e krenar, i mençur dhe i ditur. Autoritetin e fitoi me punë, e fitoi natyrshëm e aspak fals e i shtirur. Ai dinte të organizonte rikonicionet për njohjen dhe studimin e terrenit, pra ishte tepër sistematik.

 

Pushkatimi dhe “ringjallja”

Vjeshta e vitit 1974, shënoi rënie të pamerituar për gjithë elitën e ushtarakëve të lartë shqiptarë. Pas akuzash e cilësimesh nga më absurdet, fillimisht pezullohet nga të gjitha funksionet, arrestohet në punimet e mbledhjes së Plenumit të KQ të PPSH. U akuzua për tradhëti të lartë ndaj atdheut dhe pas një viti torturash, më 5 nëntor 1975 pushkatohet së bashku me Beqir Ballukun e Hito Çakon.

Nga studimet e historisë së gjeneralëve në këto vite të shtetit shqiptar, gjenerali Petrit Dume del se është në krye të tyre. Për merita të veçanta në LANÇ-it, Petrit Dume ka marrë titullin e lartë “Hero i Popullit”, si dhe 17 urdhra e medalje të Luftës e të Punës për aftësi e përkushtim ndaj detyrës së shenjtë ushtarake. Ai ka mbajtur dhe gradën gjenerallejtënant. Ka qenë i zgjedhur për disa legjislatura deputet i Kuvendit Popullor, anëtar i KQ të PPSH dhe kandidat i Byrosë Politike, çka për vlerësimet e kohës ishte shkalla më e lartë e vlerësimet të një personaliteti të shquar ushtarak. Gjenerali ushtar Petrit Dume është praktikisht një yll në gjeneralitetin e shtetit shqiptar.

Petrit Dumja ishte një njeri me moral, i ndershëm, i pakorruptuar, prind i shkëlqyer dhe njeri pa vese, ai kishte virtyte dhe rrezatonte madhështi. Përvjetori i 103 i lindjes dhe 48 vjetorit të pushkatimit janë një event dhe japin një mesazh nderimi e përkujtimi. Populli dhe Atdheu këtij martiri e personaliteti ushtarak e politik, këtij partizani e ushtari të madh të Kombit duhet ta nderojën dhe vlerësojën për kontributin e dhënë në shërbim të Kombit.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 17 qershor 2026
  • VIDEO: Kur protesta flet me gjuhën e dashurisë
  • PURCHASE OF TWO VEHICLES FOR FIRE MANAGEMENT, ENFORSA-SUPPLY-3
  • I riu i thirrjes për marshim drejt Rinasit: Na kritikuan me të drejtë, por na ka ardhur në majë të hundës
  • Ibrahimaj në Indonezi, qeveria kërkon emigrantë nëpër botë për të zëvendësuar shqiptarët e ikur

Komentet e Fundit

  1. Niki on FOTO VIDEO: Nuk ka dorëzim, as përçarje, sheshi i protestës sërish plot në ditën e 17-të, ironizohet edhe Marta Kos
  2. Realisti on Operacioni i madh antidrogë, reagon kreu i SPAK
  3. demo on Me “bukë me vete”? PO!
  4. bajg shurreliane on FOTO VIDEO: Nuk ka dorëzim, as përçarje, sheshi i protestës sërish plot në ditën e 17-të, ironizohet edhe Marta Kos
  5. demo on Pankartat më pikante nga protesta e nëntë e qytetarëve (FOTO)

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?