Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Peza për 2 ditë kthehet në qendrën e hipizmit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Enciklopedi > Peza për 2 ditë kthehet në qendrën e hipizmit
Enciklopedi

Peza për 2 ditë kthehet në qendrën e hipizmit

Published: September 25, 2022
Shpërndaje

Për dy ditë me radhë, Peza Adventure Festival mblodhi këtë fundjavë admiruesit e hipizimit, por edhe sportistë profesionistë në aventurat sportive me kuaj, pak të praktikuar në vendin tonë, por me një histori të veçantë ndër vite.

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i pranishëm në hapjen e festivalit, u shpreh se kryeqyteti gjithnjë e më shumë po kthehet në një pol shumëdimensional sa i përket sporteve, duke përmendur edhe triumfatorët, të cilët vetëm vitin e fundit i kanë dhënë Shqipërisë tre medalje ari.

“Kemi bërë progres në shumë disiplina sportive: Jemi kampionë europe në atletikë, jemi kampionë bote në mundje dhe në peshëngritje; tashmë, do të duhet të inkurajojmë edhe sportistët që ta bëjnë pjesë të refrenit tonë edhe sportin e hipizmit, të qenit afër me natyrën, jetën e shëndetshme,” u shpreh ai.

- Publicitet -

Tirana – tha Veliaj – është e mbushur si kurrë më parë me turistë, por edhe me mjaft aktivitete. “Para një jave kishim Festivalin e Nomadëve Digjitalë, pastaj festën e verës “Made in Tirana”,” tha ai, duke shtuar se së shpejti produktet dhe eventet lokale do kthehen në ‘brand’ për çdo lokalitet të Tiranës.

“Ashtu siç e kemi branduar Pezën me Festën e Pezës dhe këtë festival të aventurës, ashtu siç Shëngjergjin e identifikojmë me Festën e Domates së vonë, ashtu siç emri i Farkës fokusohet te prodhimi i verës dhe i rakisë, duam që këtë trend ta çojmë në të gjitha lokalitetet dhe periferitë e Tiranës. Nuk besoj se ka një vend si Tirana, e cila ndodhet strategjikisht afër detit dhe afër malit, e rrethuar nga e gjithë kjo kurorë,” theksoi ai.

Veliaj nuk la pa nënvizuar edhe numrin e madh të turistëve, që këtë vit kanë vizituar Tiranën, pikërisht të tërhequr nga ky ‘boom’ aktivitetesh.

“Ka qenë ndoshta viti më i paharruar i Tiranës, për sa i takon aktiviteteve. Për herë të parë, pa mbaruar viti, kemi kaluar numrin e turistëve krahasuar me numrin e banorëve. Nëse vazhdojmë me këtë trend, nëse hotelet i kemi plot, nëse restorantet, siç pashë duke ardhur në Pezë, i kemi plot, këto janë të gjitha para që lëvizin në ekonomi,” tha Veliaj.

Përmes këtij festivali Bashkia e Tiranës synon jo vetëm të rikthejë traditën e garave me kuaj, por dhe të promovojë vlerat natyrore e kulturore të zonës dhe rëndësinë që kanë soprtet e në veçanti hipizmi për shëndetin e njeriut.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • LEON says:
    September 25, 2022 at 6:00 pm

    Po cfare u be Peza mor kodosh~Las Vegas? Numri turisteve Hipi ne Peze i ka kaluar banoret e Tiranes?DMTH,,1 miljon hypista kane zbarku ne Peze..Po pat mbet ndonje fabrike tullash leckash,katrama,tallash, vini flaken edhe asaj,,se Rama me Veline,do ta gostisin kete popull me EKONOMI AHENGU,TALLAVA,
    Feste pijesh,dite vere,gurabie elbasoni,petanik Korce..Kjo eshte Ekonomia sipas Rames dhe Velise.

    Reply
  • demo says:
    September 25, 2022 at 6:05 pm

    Mos punoni,Mos prodhoni,,Qeff,qef or ti! Rally,maqina,motorra,gomare e kuaj sa ne Peze e sa ne Preze,,Kjo eshte Ekonomia Madhe,,se Turistat i kane xhepat e shpume,I bijne dollaret,qe ti mbledhin Shqiptaret.

    Reply
  • Aldrin says:
    September 25, 2022 at 6:14 pm

    Po po o Velo, Peza dhe Ukraina

    Reply
  • Enver Hoxha tungjatjeta says:
    September 25, 2022 at 6:18 pm

    Hajd hajd si tallen me popullin.
    ne rrim e komentojm te dita.
    un ende jam i vogël, po ju patronazhistët që ju paguan ramuti e saliserb gërdeci a i keni të shpuar xhepat.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “I kam dëgjuar flamingot, por s’e kuptoj pse nuk ndahen nga sorrat”, Rama reagon për protestën në bulevard
  • Amnistia penale kalon sot në Kuvend, Gogu: 466 persona lirohen menjëherë, mes tyre 11 gra dhe 1 fëmijë
  • Gjyqi i Metës, prokurori: Kemi provat për 279 mijë dollarë, produkt korrupsioni, ish-kreu i LSI bëri pastrimin e tyre
  • Dosja e drogës Koçeku-Shehu-Hamzai: Dalin fotot e ‘samiteve’ në Aruba dhe Antwerp
  • FOTO: Masivitet dhe qëndrueshmëri, jo vetëm Trump. Si e fitoi protesta e Tiranës vëmendjen e mediave të mëdha në botë

Komentet e Fundit

  1. K R on FOTO: Masivitet dhe qëndrueshmëri, jo vetëm Trump. Si e fitoi protesta e Tiranës vëmendjen e mediave të mëdha në botë
  2. Prind on FOTO: Masivitet dhe qëndrueshmëri, jo vetëm Trump. Si e fitoi protesta e Tiranës vëmendjen e mediave të mëdha në botë
  3. Ine11 on FOTO: Masivitet dhe qëndrueshmëri, jo vetëm Trump. Si e fitoi protesta e Tiranës vëmendjen e mediave të mëdha në botë
  4. Bravo Dita on FOTO: Masivitet dhe qëndrueshmëri, jo vetëm Trump. Si e fitoi protesta e Tiranës vëmendjen e mediave të mëdha në botë
  5. TIRONA on FOTO: Masivitet dhe qëndrueshmëri, jo vetëm Trump. Si e fitoi protesta e Tiranës vëmendjen e mediave të mëdha në botë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?