Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Pas vendimit të GJKKO për Ballukun
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > Pas vendimit të GJKKO për Ballukun
Analizaopinion

Pas vendimit të GJKKO për Ballukun

Published: November 20, 2025
Shpërndaje

Nga Orgen Peci

Gjykata e Posaçme ka vendosur dy masa sigurie për Zëvendës-Kryeministren dhe Ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku, duke pezulluar ushtrimin e detyrës dhe ndaluar daljen jashtë vendit.

Vendimi është marrë nga gjyqtari Erion Çela, pas kërkesës së prokurorit Dritan Prençi, në kuadër të hetimeve për shkelje të barazisë në tendera publike.

- Publicitet -

Kjo lëvizje e drejtësisë, që prek një prej zyrtarëve më të lartë të ekzekutivit, shënon një moment të rëndësishëm në kontrollin e përgjegjësisë së funksionarëve publikë në proceset e prokurimeve.

Pezullimi nga detyra ka për qëllim të pengojë çdo ndikim të mundshëm mbi procedurat në vazhdim, ndërsa ndalimi i daljes jashtë vendit synon të sigurojë që ajo nuk do arratiset si paraardhësi i saj Ahmetaj.

Ky zhvillim nuk ka ardhur papritur. Pak ditë më parë, Dita kishte paralajmëruar mundësinë e marrjes së masave të tilla, duke evidentuar ritmin e hetimeve dhe indiciet që ishin mbledhur nga prokuroria. Tashmë ky hap i ri pritet të ketë pasojë të dyfishtë.

Nga njëra anë, ai forcon besimin se drejtësia po vepron pa paragjykime me funksionarët e lartë.

Nga ana tjetër, ka impakt të menjëhershëm politik, duke krijuar një boshllëk në rolin e saj si ministre që drejton dikastere kyç me buxhete gjigante. Kjo do ta shtojë presionin mbi Ramën për të menaxhuar situatën pa ndikime në projektet infrastrukturore. Menaxhimi i tyre do kërkojë urgjentisht  zëvendësim ose riorganizim të detyrave.

Po çfarë pritet të ndodhë më tej? Prokuroria do të vazhdojë mbledhjen e provave për shkeljet në tendera, ndërsa Balluku do të jetë e pranishme për të dhënë shpjegime. Në fazat e ardhshme, nuk përjashtohet që gjykata të vendosë për masa sigurimi të tjera, në varësi të zhvillimeve.

Për momentin akuzat ndaj Ballukut lidhen me shkelje të barazisë në tendera, një çështje që ka qenë objekt shqyrtimi dhe debatesh të vazhdueshme në publik dhe media.

Vendimi i Gjykatës së Posaçme përputhet me praktikat ndërkombëtare për funksionarët publikë nën hetim, ku masa sigurie dhe pezullimi nga detyra përdoren për të garantuar integritetin e hetimeve dhe shmangur çdo interferencë në proces.

Në vijim, do të jetë vendimtare të shihet se si do të ecë procesi gjyqësor, si do të reagojë qeveria ndaj boshllëkut të krijuar dhe cilat do të jenë pasojat afatgjata për menaxhimin e tenderave publikë në Shqipëri.

—

©️Copyright Gazeta DITA

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • maliq arratia says:
    November 20, 2025 at 12:22 pm

    O orgen
    Po mire more djale po ju ku i merrni vesh para vet te interesuarve gjera te tilla???
    A ka ligj per sekrete hetimore aty ne Shqiperi apo ha muco pi muco??
    Une se marr vesh ket pune

    Reply
  • Vl says:
    November 20, 2025 at 12:36 pm

    E de e ben vet Rama dhe postin e ksaj sic po ben te Veliajt

    Reply
  • Toni says:
    November 20, 2025 at 2:24 pm

    Kjo bibe i ka shkaktuar taksapaguesit vec shume te tjerave edhe 8 Milione Euro deme te deklaruara dje nga kontrolli i shtetit, vetem brenda nje viti per pagesen e punonjesve te pushuar pa te drejte ne ministrine qe kjo drejton. I ka zevendesuar me njerez te besuar dhe demi i shkaktuar paguhet nga ne te gjithe. Dhe fyelli ben sehir, e mer biles edhe ne mbrojtje. Ju lutem gazetareve, jane te vetmit qe mund ta shpetojne kete vend, te bejne detyren dhe te kerkojne llogari te perditshme per keto vjedhje qe behen. Perdite te kerkoni llogari ne emrin tone. Shteti jemi ne, por nuk behemi dot bashke per t’ju treguar vendin ketyre hajduteve.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Sjellje të papërshtatshme dhe përfitime materiale të paligjshme: Ambasadorja amerikane në Athinë në prag të shkarkimit
  • 12 tetor 2026
  • Në kërkim të një partie që rikthen dinjitetin e punës
  • Kërkohej prej 25 vitesh për tre vrasje në Shkodër, arrestohet në Nju Jork
  • Atentati me telekomandë në zemër të Gjirokastrës, zbardhen detaje

Komentet e Fundit

  1. Flamur on Shqiptarët pas Skënderbeut, çfarë dimë për numrin e popullsinë, besimin dhe migrimet
  2. Urim on Shqiptarët pas Skënderbeut, çfarë dimë për numrin e popullsinë, besimin dhe migrimet
  3. Ziu on Shqiptarët pas Skënderbeut, çfarë dimë për numrin e popullsinë, besimin dhe migrimet
  4. Phoenix on Në kërkim të një partie që rikthen dinjitetin e punës
  5. Ana on Në kërkim të një partie që rikthen dinjitetin e punës

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?