Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Pezullimi i Ballukut, mesazhi i parë i SPAK-ut për të shmangur arrestimet e politikanëve?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > Pezullimi i Ballukut, mesazhi i parë i SPAK-ut për të shmangur arrestimet e politikanëve?
Analizaopinion

Pezullimi i Ballukut, mesazhi i parë i SPAK-ut për të shmangur arrestimet e politikanëve?

Published: November 30, 2025
Shpërndaje

Nga Carlo Bolino

Pezullimi nga funksionet ekzekutive të ministres dhe zëvendëskryeministres Belinda Balluku nga ana e gjykatës antikorrupsion, vazhdon të ngrejë një debat politik dhe ligjor, në pritje që Gjykata Kushtetuese të japë verdiktin e saj.  E gjithë çështja rrotullohet rreth një pyetjeje: A ka të drejtë pushteti gjyqësor të pezullojë një anëtar të qeverisë si një masë sigurie pa lejen e parlamentit?

Situata është pak e ndërlikuar. Deputetët, si figura të zgjedhura, sipas ligjit nuk mund të pezullohen, saktësisht si kryebashkiakët, por për kontroll banese apo për t’u arrestuar kërkohet autorizimi i parlamentit pasi gëzojnë imunitet, (një autorizim që nuk nevojitet për arrestimin e një kryebashkiaku).

- Publicitet -

Ministrat, përkundrazi, nuk janë figura të zgjedhura dhe nuk duket të gëzojnë imunitet nga pezullimi, por vetëm nga arrestimi.

Gjykata Kushtetuese duhet të sqarojë nëse pezullimi nga funksioni i një ministri përbën një ndërhyrje në pushtetin ekzekutiv, që shkel kështu ndarjen e pushteteve. I njëjti problem, në fakt, do të duhej të ishte ngritur edhe me rastin e arrestimit të Erjon Veliajt: Meqenëse ligji u rezervon figurave të zgjedhura një mbrojtje duke ndaluar pezullimin e tyre, a nuk është kontradiktore që lejohet në mënyrë të lirë arrestimi i tyre?

Perceptimi është se SPAK ka lëvizur me zotësi brenda mospërputhjeve të një boshllëku ligjor, të cilin do duhej t’i takonte parlamentit ta plotësonte, duke zgjeruar pra imunitetin edhe ndaj arrestimit për kryebashkiakët dhe ndaj pezullimit për ministrat, saktësisht siç parashikohet për deputetët.

Megjithëse jo të zgjedhur drejtpërdrejt me votë popullore, këto figura institucionale ushtrojnë një rol që padyshim nuk është më pak i rëndësishëm në aspektin shoqëror dhe politik, sesa ai i një deputeti, dhe do të ishte logjike të gëzonin të njëjtën mbrojtje ndaj veprimit të pushtetit gjyqësor.

Imuniteti mund të kritikohet si një privilegj i pamerituar i klasës politike, por për sa kohë kjo mbrojtje ekziston, ashtu siç thuhet për drejtësinë, edhe imuniteti, duhet të jetë i barabartë për të gjithë.

Nuk është e qartë nëse Gjykata Kushtetuese do ta zgjidhë menjëherë çështjen e ngritur nga qeveria për rastin Balluku, edhe duke marrë parasysh faktin që zëvendëskryeministrja nuk ka konsumuar ende fazat e tjera të ankimit të parashikuara nga ligji, deri në Gjykatën e Lartë, pas të cilave zakonisht ndërhyn Gjykata Kushtetuese.

Por sidoqoftë, cilido qoftë vendimi, ai nuk do të hyjë në themel të akuzave të SPAK dhe as të motiveve që e kanë shtyrë këtë të fundit të kërkojë masa parandaluese: pra rrezikun e manipulimit të provave, rrezikun e përsëritjes së veprës penale dhe rrezikun e arratisjes. Janë të njëjtat arsye me të cilat justifikohet arresti shtëpiak apo arresti në burg, siç ka ndodhur edhe me kryebashkiakun Erjon Veliaj.

Gjykata Kushtetuese nuk do të shprehet as për akuzat dhe as për provat e mbledhura kundër Belinda Ballukut, por mund të thotë vetëm nëse ajo masë e vendosur nga GjKKO përbën apo jo një ndërhyrje në pavarësinë e pushtetit ekzekutiv në raport me pushtetin gjyqësor, dhe eventualisht ta pezullojë atë.

Nëse masa pezullohet, Belinda Balluku do të rimerrte funksionet e saj dhe do të riintegrohej në rolin e ministres dhe zëvendëskryeministres, por SPAK, duke konfirmuar nevojat e veta të sigurisë, mund të rrisë nivelin e kërkesës dhe t’i kërkojë parlamentit, arrestimin e saj (përfshirë atë në shtëpi), për të cilin ajo gëzon imunitet.

Një perspektivë përballë së cilës Balluku, siç kemi sugjeruar që në ditën e parë, do të bënte mirë të jepte dorëheqjen nga çdo funksion dhe të përballej me procesin si një qytetare e lirë për të provuar pafajësinë e saj. Duke mos ushtruar detyrën qeveritare, në fakt, do të ishte më e vështirë për SPAK të justifikonte nevojën për arrestimin e saj.

Pezullimi nga funksionet i Belinda Ballukut, më shumë sesa një ndërhyrje në pushtetin ekzekutiv, duket kështu, si një përpjekje nga ana e SPAK për të minimizuar impaktin e hetimit mbi figurën e një zyrtareje të lartë qeveritare, duke garantuar njëkohësisht nevojat e hetimeve.

Pezullimi i Belinda Ballukut mund të ketë qenë, paradoksalisht, një “akt respekti”, pasi pezullimi nga funksioni është padyshim më pak i rëndë se arresti shtëpiak, apo madje arresti në burg, siç ka ndodhur me ish-presidentin e Republikës Ilir Meta, me kryebashkiakun e Tiranës Erjon Veliaj, me ish-ministra dhe ish-kryebashkiakë si Lefter Koka, Ilir Beqaj, Vangjush Dako dhe shumë të tjerë ndaj të cilëve nuk u tregua asnjë kujdes.

Edhe ndaj Sali Berishës, SPAK tregoi një farë “respekti”, pasi ai nuk përfundoi në arrest shtëpiak si masë sigurie kryesore, por vetëm sepse ai (me arrogancën e tij të zakonshme) kishte shkelur detyrimin e paraqitjes.

Pezullimi i Ballukut mund të përbëjë, pra, një përpjekje nga ana e SPAK për të gjetur një kompromis midis nevojës së tij institucionale për të vijuar hetimet duke mbrojtur provat dhe pa ndërhyrje ndaj përfaqësuesve të pushtetit, dhe njëkohësisht për ta bërë këtë, pa kerkuar masave ekstreme si arresti paraprak, një praktikë që, në fakt, ka shkaktuar raste të rënda të teprimit gjatë dy viteve të fundit.

Qeveria ka arsyet e veta për t’i kërkuar një mendim Gjykatës Kushtetuese për rastin konkret, por së bashku me parlamentin nuk mund të shmangë trajtimin e problemit që qëndron në rrënjë të gjithçkaje: ndryshimi e ligjit mbi imunitetin, duke përfshirë pezullimin dhe duke e unifikuar atë edhe për kryebashkiakët dhe ministrat, dhe duke i ofruar kështu, Prokurorisë së Posaçme, një kornizë të qartë ligjore për të kryer hetimet pa u detyruar të ndjekë rrugë të shkurtëra procedurale, e duke kufizuar kështu abuzimet dhe ndërhyrjet.

Qeveria dhe parlamenti duhet të vendosin nëse qëllimi është të pengojnë hetimet e SPAK, apo thjesht të garantojnë ndarjen e pushteteve, duke detyruar autoritetin gjyqësor t’i kërkojë parlamentit (ose këshillit bashkiak) lejen për të ndërmarrë masa kufizuese ndaj figurave të larta institucionale të zgjedhura apo të emëruara, përfshirë arrestin por edhe pezullimin nga funksioni.

Deri më tani, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se me rekursin në Gjykatën Kushtetuese synon vetëm të afirmojë parimin e padiskutueshëm të ndarjes së pushteteve. Por pa një ndryshim ligjor mbi imunitetin, që duhet të favorizojë pezullimin nga funksioni dhe të kufizojë arrestimet paraprake, duke ia nënshtruar, sidoqoftë, këto masa, autorizimit të parlamentit ose të këshillit bashkiak, rreziku është që SPAK do të detyrohet të rikthehet te e vetmja rrugë që i mbetet hapur: të kërkojë arrestime.

Shqiptarja.Com

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
6 Comments
  • ¿? says:
    November 30, 2025 at 5:08 pm

    Po ky bythua italian ku i mesoi kaq mire keto punet e Shqiperise sa te jape mend se kush e si duhet a mud te arrestohet e kush jo? Apo nuk mjaftojne keta anal-iste vendas ketu qe u dashk marre mendja e ketij pipinos?

    Reply
  • intelektuali says:
    November 30, 2025 at 5:51 pm

    Ja cfare shkruan intenreti per bedelin e Edi Rames ne gazetari:

    “Megaoperacioni i drejtuar nga prokurori Nicola Gratteri zbuloi lidhjen e klanit mafioz “Ndrangheta” me zyrtarë në Shqipëri e politkanë. Sipas bisedave të publikuara, mafia italiane ka dërguar biznesmenin Antonio Gallo në vendin tonë që të futet në tendera e të ngrejë biznese përmes të cilave të pastrohen paratë e tyre. Ky korrupsion ka kapur vlerën e mbi 250 milion eurove. Deri më tani janë përmendur, biznesmeni i Rilindjes, Besnik Halili me pseudonimin Nik, Presidenca, ish këshilltari i presidentit Ilir Meta, Ilir Kulla, qe ja shohim surratim nate e dite tek Aran Cani “Zone e Lire” Kryeministria e Bashkia e Tiranës, por këta të fundit pa emra konkretë, por ajo qe te bie ne sy menjehere pas ketij operiacioni eshte AVOKATIA qe i ka bere mafiozeve te Ndranghetes gazetari i Rilindjes, Carlo Bollino sipas medias nderkombetare: Gazetari italian Carlo Bollino ka komentuar përgjimet e fundit të dala nga antimafia italiane, në të cilat flitet për lidhjet e politikanëve shqiptarë me mafian e Ndraghetta-s. Në një shënim të gjatë, Bollino shkruan se i vetmi biznes që personat e përgjuar kanë bërë në Shqipëri ka qenë një dyqan për shitjen e rrobave të punës, duke shtuar se dhe me të, që në vitin e parë kanë shënuar humbje. Duke shtuar se, edhe për shkak të gjuhës mëmë, është i aftë të dallojë një dialog mes mafiozëve të vërtetë nga ai mes mashtruesëve, ndërsa shton se këta të fundit kanë gënjyer në lidhje me kontaktet e rëndësishme që kishin në Shqipëri. Më tej, gazetari italian qe eshte afer Edi Rames thekson faktin se prokurorët italianë nuk kërkuan ndonjë hetim shtesë në Shqipëri, (HA-HA-HA si ai gjenerali i Antimafias italiane qe nuk hetoi asgje sepse Edi Rama me bedelin e tij kosovar i kishte falur bredgedin e Himares) duke mos e kursyer kritikën ndaj SPAK.

    Reply
  • Zdromsi says:
    November 30, 2025 at 6:44 pm

    Kur ka s’perdredhje te tilla “filozofike” e ndjen eren e qelbesillekut qe larg. Ndihma nga Italia “demokratike”
    Mbrohet e pambrojtshmja!
    Ku ka rast ne Perendim te ushtrosh funksionin nderkohe qe je ne proces hetimor pale gjyqesor!!!
    Se ne Lindje mjafton te lexoni historine e Beqirit të Madh dhe e dini skemën. Koka ne hanxhar dhe ushqim per peshqit.
    Mbreti ne Spanjë u largua si legen dhe bredh neper bote. Presidentin Korean e kapen për zhelesh.
    Një faturë hetohet dhe zyrtari jep doreheqjen pa e lodhur fare superiorin e tij që ta largojë nga puna.

    Reply
  • Detari says:
    November 30, 2025 at 6:52 pm

    Si ka mundesi qe lejohen gazetare te sulmojne drejtesine hapur fare cdo dite dhe SPAKu nuk i therret per sqarime?

    Reply
  • Republika Parlamentare! says:
    November 30, 2025 at 7:32 pm

    Bollino shkruan: rreziku është që SPAK do të detyrohet të rikthehet te e vetmja rrugë që i mbetet hapur: të kërkojë arrestime! Që SPAK-u duhet të bëjë arrestime, duhet të ketë “qepur” dosjen me fakte dhe t’a dërgojë menjëherë në Gjykatë për të kryer arrestin. Deri tani SPAKU nuk e ka kryer këtë, por mbasi e burgos, i bën presion që të pranojë fajin me gjykim të shkurtuar, e dërgon në Gjykatë! Kjo nuk është Drejtësi, por është ndasi. Këtë nuk duhet t’ja bësh një personi të thjeshtë dhe jo një Qeveritari, ku pushtetet janë të ndarë. Më vjen keq për shkrimin e Bollinos, i cili është ambjentuar me llogjikën shqiptare. Që të kuptohet drejtë, Shqipëria është Republikë Parlamentsre, njësoj si Italia, ku Parlamenti rregullon pushtet dhe Kryeministri është figurë e parë dhe Presidenti i dytë. Franca është Republikë Presidenciale, ku Presidenti është figura e parë dhe Kryeministri është i dyti. SHBA, ka President që kryen edhe Kryeministrin me fuqi të jashtëzakonshme sa mund të vejë edhe Veto që bllokon Kongresin. Pra shkurt, pushtetet varen nga modeli që është zgjedhur, por në të gjitha rastet, Drejtësia heton, krijon dosje, por nuk arrest on pa kaluar më parë hallkat, në rastin tonë është Parlamenti. Pa e dërguar problemin në Parlament, asnjë nuk mund të arrestojë, sepse vetëm Parlamenti është rregullator i pushteteve. Deri tani nuk është vepruar kështu dhe duhen saktësuar ligjet që të mos jenë me disa kuptime dhe vetëm këtu ka të drejtë Bolline, ndërsa për të tjerat i ka gabim.

    Reply
  • drejtesi e munguar says:
    December 1, 2025 at 1:19 pm

    SPAK-u dhe GJKKO-ja,ne qoftese jane te bindur ne provat qe kane per Znj.Balluku,nuk duhet te krijoj ekujvoke por te kerkoj heqien i imunitetit kuvendor.Pas kesaj te komunikoj ndalimin,sipas ligjit.Mendoj se nga ai moment mundesia per te prishur provat do te jete shume e vogel.Ne mendimin tim,SPAK-u nuk eshte plotesisht i bindur ne provat qe ka dhe kerkon forma te diskutueshme.Sandartet ne ligj duhet te jene te njejta per te gjithe.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Iu hoq non grata? Berisha nuk ftohet në 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së në Tiranë
  • PURCHASE OF TWO VEHICLES FOR FIRE MANAGEMENT, ENFORSA-SUPPLY-3
  • ‘Tak-tak! Hape derën se jam SPAK!’ Pankarta në ditën e 18-të të protestës
  • ‘Jemi protestuese strategjike’, tufa e dhive i bashkohet tubimit para kryeministrisë
  • 18 qershor 2026

Komentet e Fundit

  1. demo on Protestuesit marshojnë në ditën e 18-të të protestës
  2. demo on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  3. demo on The Economist: Revolta e brezit të ri në Tiranë, kundër një elite që kapardiset me pasurinë
  4. demo on Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  5. Koçeku nuk permbush kushtet e sektit on Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?