Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Pikëpyetjet mbi rebelimin, testi i madh i Spiropalit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Pikëpyetjet mbi rebelimin, testi i madh i Spiropalit
Kryesoreopinion

Pikëpyetjet mbi rebelimin, testi i madh i Spiropalit

Published: April 19, 2026
Shpërndaje

Nga Migena Aleksi

Sjellja e ditëve të fundit e znj.Spiropali shënon një kthesë të rëndësishme në diskursin politik brenda Partisë Socialiste. Ajo po e pozicionon veten si dikushi që e njeh mirë sistemin nga brenda, por që tashmë ka zgjedhur të thyejë heshtjen.

Ky lloj reagimi nuk është i zakonshëm për një figurë që ka mbajtur poste të larta në qeverisjen e Edi Ramës. Akuzat janë të rënda, por jo të panjohura e të paditura. Janë bërë më herët në vijimësi, edhe këtu në DITA. Por sigurisht, të ardhura nga brenda “familjes” partiake, ato kanë një tjetër peshë.

- Publicitet -

Spiropali po kërkon të faktorizohet si zëri i “pjesës së ndershme” që nuk e pranon situatën. Po ku qëndron thelbi i skepticizmit që shoqëron zakonisht këto “rebelime” të vonuara brenda llojit?

Së pari është ​detyrimi moral për ndjesë

Kjo është pika më e dobët e atyre që “shpallen” kritikë pasi largohen ose lihen mënjanë. Spiropali ka qenë një nga figurat mbrojtëse të këtij sistemi për më shumë se një dekadë. ​Ndaj kur flet për “makinerinë e pashpirt” që po na godet, lind pyetja: A nuk ishte po kjo makineri në punë edhe kur ajo mbante postin e kryetares së Kuvendit apo ministres?

Nuk kemi pra ende, një reflektim mbi përgjegjësinë personale në instalimin e këtij modeli që ajo sot e quan me të drejtë “fosil”. Pa këtë reflektim mesazhi i saj duket si reagim për shkak të humbjes së pushtetit personal, pra jo si një shqetësim parimor për shtetin.

Gjithsesi, kjo është më e pakta. Në çdo rast mund ta konsiderojmë vetë reagimin si një ndjesë të nënkuptuar.

Ajo që vërtetë ka rëndësi shkon përtej retorikës. Pesha e vërtetë e lëvizjes së Spiropalit dhe asaj të Braçes do të matet me atë që vjen më pas.

A do mjaftohen ata me mjegullnajën e ‘parave të errëta’, apo do të guxojnë t’i japin zë të vërtetës me emra konkretë? Do mbeten denoncimet në rrafshin e eufemizmave për ’emërime okulte’ apo këto akuza do marrin formën që duhet? Do jenë të gatishëm për t’i treguar publikut, dhe mbi të gjitha drejtësisë, fytyrën e asaj ‘dore joformale’ që lëviz fijet? Apo ‘dora joformale’ do mbetet një enigmë e paprekur?

Këtu do ndahet edhe dyshimi a kemi të bëjmë me një projekt real reformator ndryshimi brenda mazhorancës, apo me një skenar të “përçarjes së kontrolluar” për interesa të tjetërkujt.

Një lëvizje e gjerë reformatore do sillte atë që e dëshirojnë të gjithë socialistët.e ndershëm:Ndryshim pushteti brenda së majtës.

Kurse “përçarjet” e kontrolluara (të cilat janë përdorur edhe më parë në PS për të prodhuar rezultate të paracaktuara) dihet çfarë sjellin. Janë e vetmja mënyrë për të rikthyer në pushtet Berishën e pavotë.

Në Tiranë përflitet nën zë që Rama po përgatitet t’i japë Berishës, Bashkinë e Tiranës dhe kjo është pjesë e një marrëveshje që përfshin edhe disa pika të tjera, të konturuara rreth nevojës për mbrojtje të përbashkët nga goditjet e Prokurorisë së Posaçme. Në të vërtetë, nuk do ishte hera e parë që e mbështesin njëri-tjetrin në momente të vështira. E kanë bërë disa herë që nga 2008.

Sipas këtyre zërave, një përçarje e votës së majtë në Tiranë përmes një kandidati të tretë apo një fraksioni “rebel”, favorizon këtë marrëveshje nën rrogoz që ndryshon fillimisht balancat e kryeqytetit dhe më pas risjell berishizmin në pushtet në 2029.

Kjo ka qenë sipas këtij versioni edhe arsyeja e lincimit të pashembullt të Veliajt. Jo rastësisht protestat e PD me zjarr e molotov që i paraprin arrestimit të shpejtë dhe të habitshëm të tij, u financuan nga grupimi i Ballukut, sic doli në përgjimet e publikuara.

Në të vërtetë atë flamur që ka marrë sot Spiropali apo Braçe pritej ta tundte dhe duhej ta tundte pikërisht Veliaj, akuzat ndaj të cilit duken fare qesharake krahasuar me dosjen Balluku apo AKSHI. Por Veliaj nuk është ndjerë, ndoshta sepse e ka pas menduar disi pastoral batakun politik të Tiranës, por me siguri edhe për hir të së famshmes “mospërçarje” që ai e ka ruajtur deri tani me vetësakrifikim ekstrem.

Vatrat e tensionit brenda familjes socialiste tashmë janë ndezur, por në mënyrë tjetër. Jemi dëshmitarë të një zgjimi ndërgjegjeje? Apo po rishohim mjeshtrat e vjetër të shahut duke risistemuar figurat përballë një rreziku të përbashkët?

Testi i vërtetë i Spiropalit nuk qëndron te bukurshkrimi apo poezia e reagimit, as te metaforat lasgushiane.

Pa u përballur realisht me të vërtetat e zhveshura, ‘rebelimi’ i saj apo i z.Braçe ose do mbetet një mjet presioni, tip gjobe politike për të blerë një pozicion më të mirë, ose më keq akoma: Rreshtim në shërbim të skenarit që synon rikthimin e berishizmit, së pari në kryeqytet.

m.a. / dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
35 Comments
  • nona says:
    April 17, 2026 at 9:34 pm

    Tiranën Berishës??? Çfarë fantazie !

    Reply
    • . says:
      April 17, 2026 at 11:01 pm

      Pse habitesh kaq shum ti
      Nenkryetar i Bashkis se Tiranes sot eshte njeri nga ata që hidhnin molotov.
      Esht i PD dhe na e ka sjell Balluku

      Reply
    • Rami Memushaj says:
      April 18, 2026 at 7:26 am

      Socialistët kanë përpara kongresin. Spiropali dhe kritikët e tjerë të Ramës të bashkohen që të dalin me një zë të përbashkët dhe ose ta mundin Ramën, ose ta detyrojnë të kthehet në binarët e statutit. Spiropali na është dukur një emër që ngjall shpresë, por në reagimet e saj ka fiçka që nuk shkon dhe që duket si konflikt interesi: pse nuk foli para shkarkimit nga posti? Dhe a shkëlqeu si drejtuese me vizion në atë post? Më duket se jo.

      Reply
      • [email protected] says:
        April 18, 2026 at 11:26 am

        Shkrim i dobët në kufitë e konspiracionit. Mendoj se Rama ka skenar tjetër. Mbasi të fitojë zgjedhjet lokale me gjasa bindshëm, menjëherë duhet të zgjidhet presidenti meqë në korrik Begaj largohet. Skenari: Rama shkon në presidencë dhe PS e dorëzon tek një i zgjedhur i tij. Me një gur vret dy zogj. Rehatohet vetë për nja 5 vjet dhe shfryn presionin për ndryshim brenda PS që mesa duket i ka ardhur koha. Ndërkohë, duke shpresuar se negociatat mbyllen brenda 2027, çka mbetet deri në pranimin në BE në 2030, ai e udhëheq vetë procesin më mirë se kushdo tjetër aty.

        Reply
  • Nje hallexhi qe vete e di... says:
    April 17, 2026 at 11:54 pm

    Ty moj Migena te kam lexuar shpesh dhe ti kerkon bereqet per te ngrene. Shikoji me vemendje te gjithe ata qe jane shkarkuar ne cilindo parti, çfare kane bere me mbrapa dhe ku kane perfunduar?! Partine demokratike nuk i bej dot analize se nuk ka egzistuar kurre si parti, por tek socialistet po te permend : Kryetarin e pare te parlamentit pluralist, Kastritot Islamin, ku perfundoi? Deputet i Sali Berishes, po te tjeret, po te permend Arben Malaj qe ka filluar perseri e llomotit si idiot; po i ka ikur koha por ka mendesine e Saliut dhe ky. Partia kishte me te vertete burra dhe intelektuale si si Etem Ruka apo Servet Pellumbi, Dritero Agolli apo dhe te tjere,; Ku eshte Arta Dade dhe si shprehet?

    Tani , kush eshte Elisa Spiropali ? E pompoi Rama se ishte e gojes, dmth nga anet tona ne i themi llafazane dhe ne kushte e nje opozite palaço i duhej, megjithese i dha poste qe nuk i meritonte. Nje shembull vetem: e pashe qe kur shkoi ne Ukrahine nderronte tre here ne dite fustanet, nuk e di breket ! E, i mori ere qe poshte e deri larte. Andej nga anet tona kemi dhe nje shprehje qe ndoshta dhe nuk e meritojne femrat: leshra gjate e mendje shkurter ! Ose ju ngrohen theriat dhe kujtoi se do dilnin morrat ! Pa lere çfare proçkulla te tjera ka bere ! Mos kujto se dhe ai shkodrani, Bushati, beri pazar me grekun qe ne i themi tradheti, mos kujto, ndaj u shkarkua, pa lere çfare derdellise tani.

    Jane njerez ba bythe burri apo gruaje per te ndenje drejte, por e kane vetem per nje pune.

    Dhe ti Migena Aleksi je me keq se Spiropali pamvaresisht se nuk te njohe por vetem nga shkrimet. Merrni ato parate dhe vazhdoni derdellisni dhe ju. Eshte koha e maskarenjeve. Se harrova; Spiropali nuk gervishe dot as ate te sajen e jo me te bej dem ne ps, ta keshe nga une kete dhe mos mu ben merak. Do ta gjeje vendin si te tjeret. Qeni qe fillon e leh te ha m….

    Reply
    • Fjal me Fend says:
      April 18, 2026 at 5:37 am

      Nje hallexhi qe vet e di
      I fut te gjith ne nje kuti

      Po mos lezo hic o ditëzi
      Se te ka ik mendja me dhi

      Reply
      • Aldrin says:
        April 18, 2026 at 12:58 pm

        O moj kurve dhiare e Ramutit, e kam thene, vjen era perc… tepke Zeqineja

        Reply
  • prehistoriku says:
    April 18, 2026 at 12:14 am

    Koha e fjalëve të bukura dhe e metaforave ka skaduar;

    Reply
  • Dulla says:
    April 18, 2026 at 12:17 am

    Ne fakt edhe mua mu duk komplet inskenim qe Spiropali dhe Braçe kanë marrë rolin e ‘rebelve. Po qe ky beqiri Surelit te arrij deri ktu sa ti lshoj Saliut Tiranen nuk e besoj

    Reply
  • K R says:
    April 18, 2026 at 12:19 am

    Prap loj hijesh në të majtë dmth
    Si Nano-Meta

    Reply
    • Ethem Lalaj says:
      April 18, 2026 at 8:22 am

      Ka disa ditë që në pordhëtalet e Non Gratës po shohim shkrime REBELUESE të E.Spiropalit,duke goditur me SPONT fosilet e PS.!
      Dje kam bërë disa komente për secilën editorial dhe më pasë më janë fshirë.
      Çfar po ndodh në PS:
      -Historia na mëson se ARMIKU I BRËNDSHËM është më i rrezikshën se Ai i jashtëm.DHE KËTË E DI MË MIRË SE ASKUSH NON GRATA FATKEQSI KOMBI.
      -Me anën e medjeve 99 % të tij 2005 përveç Rep.Tv,Dita,Tema,kërkon të bëj DIVERSION NË PS PËR NDONJË FRAKSION TË TIPIT LSI 2005,Ndryshe e ka të pamundur të kthehet në Pushtet,ndobse nuk e duan Qeverit Perëndimore,përveç EPP të tipit Fredi Beleri.!
      -Por,kushtet nuk janë të tilla:
      1.E.Rama nuk është si F.Nano që lejonte FRAKSIONET,duke e kërkuar ballafaqimin për tu dukur demokrat,Në fakt ishte më i miri në tranzicion.!
      2.Ndonse Elisa po kërkon me insistim ballafaqim,Ai nuk po ja plotson dëshirën për ta bërë LESHË ARAPI PS-në.!
      -Kjo do e detyroj Elisën të marri FLAKË NGA BISHTI dhe të IKI NGA PS.! Por,varet se ku do përfundojë:
      1.Të krijoi Fraksion.?
      2.Të shkoi te Non Grata.?
      3.Të shkojë në Kosovë,siç flitet..?
      4.Apo në shtëpi të gëzojë pasurin e madhe që berishizmi me portalet ja ka ekspozuar në prapritë.?
      -Nuk besohet se Edi Rama do i fali Non Gratës Bashkinë e Tiranës.Nëse kjo ndodh,Athere çdo gjë merr ERË TË KEQE PËR FATET E VËNDIT,ME KTHIMIN E SPIUNIT TË SHUMFISHT NË PUSHTET.?
      -Rezymeja që bën MIGENA ALEKSI,ka diçka reale:
      ▪︎ Organizimin e 54 protestave të Pozitës mjerane në Bashkinë e Tiranës dhe PARABURGOSJEN E E.VELIAJ,ME 2 LETRA ANONIME,TË KUPTUESHME NGA SALI/SKAPI..!
      ▪︎ Nxitimi i E.Ramës,për ta shkarkuar nga detyra si K.Bashkiak..
      ▪︎ Mos zbarimi i vendimit të GJK,e cila kërkoi që të hetoet në gjëndje të lirë dhe SALISKAPI NUK PO E LËSHON DERI NË VDEKJE,njët me udhëhesit e UÇK në HAGË,dhe EDI RAMA NUK PO REAGON KUNDËR SALI/SKAPIT PD.?
      -FENOMENI Erion Braçe,Ha diskutim:
      ▪︎ Nëse E.Rama i jep OK për kandidim për bashkinë e Tiranës,Do të thot se BRAÇE ËSHTË NXITUR NGA VETË EDI RAMA,Pasi Manastirliu do të ketë probleme me SPAK(SALISPAK)? Dhe,kjo do të thot se Bashkia e Tiranës do të ngelet bastion i PS,megjithse Saliu e ka malokzuar 40 %.!
      -Tymnaja në PS me Elisën,Braçen përmes medjeve bëhet me qëllim që të zbutet sado pak KATRAHURA QË PO NDODH NË PD me zgjedhjet formale.
      EL News Albania
      FLM DITA

      Reply
  • xhaxhi moderatori says:
    April 18, 2026 at 3:27 am

    Teorite konspirative vlejne per Cakon.Brace i vogel eshte adapt per Tiranen,.Rama dhe Veliu e betonuan Tiranen,qe s`kane lene rruge per te kaluar zjarrfikset.

    Reply
    • Mollosi says:
      April 18, 2026 at 5:06 am

      Po po
      Konspirative shume
      A thua se e kan per her te pare

      Reply
  • Fjalë me vend says:
    April 18, 2026 at 4:34 am

    Miza dhe kali

    Ish ngrohtë miza kur qe e vogël
    Vërtitej e rrinte në bythë të kalit
    Ushqim nga feçet sa të duash
    Kur kali zbriste e ngjitej malit.

    Dhe koha ikte e rridhte lumi
    U bë e madhe goxha mizë
    E zezë me plot reflekse ngjyrash
    Vuri piercing dhe në kërthizë.

    Kali si kali, e tundte bishtin
    Kur vapa ca si shumë e zinte
    Largohej miza ca sekonda
    Dhe prap në bythë të kalit vinte.

    Një ditë prej ditësh miza pickoi
    Bythën e kalit me shumë guxim
    Vërtiti kali bishtin me shumë forcë
    Dhe iku miza larg me dëshpërim.

    Reply
  • Migena Aleksi says:
    April 18, 2026 at 5:11 am

    Ideja që Edi Rama dhe Sali Berisha janë bashkë nuk ka prova të drejtpërdrejta, por lind si perceptim publik nga sjellje dhe interesa që herë pas here janë dukshëm të përputhura.

    Ka disa arsye pse kjo ide qarkullon:

    Së pari, interesi i përbashkët për mbijetesë politike. Kur sistemi i drejtësisë forcohet (sidomos me institucione si SPAK), të gjithë aktorët e mëdhenj kanë interes të ruajnë ekuilibra që nuk i ekspozojnë tej mase.

    Së dyti, polarizimi i kontrolluar. Konflikti i fortë publik mes tyre shpesh i shërben të dyve. Mobilizon bazat, mban të ndarë elektoratin dhe vështirëson daljen e alternativave të reja. Sigurisht, përplasja nuk përjashton që të ketë konvergjenca interesi.

    Së treti, precedentët politikë. Nga marrëveshje të mëdha si ajo e vitit 2008 për ndryshimet kushtetuese, deri te momente të tjera ku palët kanë bashkëpunuar indirekt, është krijuar bindja se në prapaskenë mund të ketë mirëkuptime.

    Së katërti, menaxhimi i krizave. Në situata të tensionuara (protesta, hetime, zgjedhje), shpesh vihet re një lloj stabiliteti i çuditshëm, që interpretohet si koordinim për të mos lejuar dalje jashtë kontrollit të sistemit.

    Por duhet bërë dallimi. Perceptimi nuk është provë. Deri tani, këto mbeten interpretime politike dhe lexime të sjelljeve, jo fakte të konfirmuara për një marrëveshje të drejtpërdrejtë.

    Në thelb, ideja që “janë bashkë” ushqehet nga një ndjenjë më e gjerë mosbesimi. Që politika e madhe në Shqipëri funksionon më shumë si menaxhim i pushtetit mes elitave sesa si përballje reale alternative.

    Për këtë kemi 40 vjet prova. Vetëm të verbërit nuk e shohin

    Reply
    • Aldrin says:
      April 18, 2026 at 1:37 pm

      Per ti vene pikat mbi i, do ishte me e ndershem qe para se te merrej me Spiropalin, Dita te kerkonte nje falje publike me pare nga Spiropali. Sepse, si Spiropali, dhe Dita ka qene Llogore e Rames.

      Reply
  • Durrsaku says:
    April 18, 2026 at 5:13 am

    Interpretimi me bindes qe kam lexu deri tani pse Lal Mavriu po kalbet ne burg per breket e gruas kurse shoqja e “palloshit kurve” dhe cuni biseksual i Bardh Agasit vazhdojn bejn pall ariu jasht mgjths kane grabitur drejtperdrejt MILIONA EURO para publike

    Reply
  • K R says:
    April 18, 2026 at 5:18 am

    Per mua s ka asgje per tu habit
    në ekonomi janë në një ‘bashkëjetesë strategjike’. Pushteti ekonomik është më konsensual se çdo reformë:

    Reply
  • Fjalë me vend says:
    April 18, 2026 at 5:18 am

    Ti më ke braktisur Edi

    Ti më ke braktisur Edi
    Ti më ke braktisur
    Përgjithmonë braktisur Edi
    Përgjithmonë braktisur.

    Unë shumë të doja Edi
    Unë të desha shumë
    Për ty do sakrifikohesha
    Do hidhesha në lumë.

    Ti s’m’i dite vlerat Edi
    Ti s’më njohe kurrë
    Më dukesh si grua Edi
    Unë të dija burrë.

    Tani pas kthim nuk ka
    Do iki në shtegëtim
    Veç kur të kthehem Edi
    Do rrish gjithë hutim.

    Në gjunjë do më ulesh Edi
    Falje do më kërkosh
    Një shkelm do të fut me forcë
    Do të hedh përposh.

    P.s. Kërkoj ndjesë poetit Robert Burns që i mora pak frymën poetike në këto vargje.

    Reply
    • Aldrin says:
      April 18, 2026 at 1:03 pm

      Oh, Jamie, Ta dha Robert Burns ndjesen
      O cope idiote

      Reply
  • Komshiu says:
    April 18, 2026 at 5:21 am

    Nje bravo t madhe autores qe me sa di eshte nga Durresi dhe vete dhe duhet ta njohi historin e Ols Dados qe ka masalruar Velin dhe te Ina Rames qe cdo send n kaerier ia detyron Edi Rames e cuditrisht kjo nuk bdikoi.

    Nëpër poste esht mbush plot me njerez të Partis Demokratike që punojnë sot pa stres, sepse sistemi nuk ndërrohet, vetëm logoja. Shkëlzen Berisha nuk merret me politikë — ai thjesht ‘orienton’ tregun: leje, licenca, mundësi… gjithçka në emër të klimës së mirë të biznesit.

    Sherret ne ekrane, molotovrt ne muret bosh janë për publikun. Puna e vërtetë bëhet në qetësi, larg zhurmës, aty ku pushteti nuk njeh parti, vetëm interesa

    Reply
  • R.S. says:
    April 18, 2026 at 5:28 am

    Pershendetje, zonja Aleksi!

    Pergjigjen e pyetjes ne sondazhin e Dites, ” Ne nje bote gjithnje e me te paqendrushme, cili mbetet garantuesi kryesor i sigurise dhe sovranitetit te Shqiperise”, do ta gjenim ne tekstet mesimore te para vitit 1964-65, qe u ndryshuan, bashke me sistemin e notave nga 1-5 ne 1-10! Ketu hapet nje teme me vete per sabotimin e sistemit ne drejtimin arsimor. Ne nje tekst leximi te shkolles fillore shkruhej: Nje plak po mbillte nje preme, nje djale i ri qe kalonte aty pari, i thote plakut. Pse e punon kote, ti nuk ke per te ngrene nga ajo peme dhe plaku i pergjgjet: “Mbollen te tjeret hengra une, tani mbjelle une do hane te tjeret” Tekstet u ndryshuan nene arsyen e pastrimit nga ujrat, dhe u mbushen me llumra, kurse sistemin e notave e ndryshuan, per tu dhene mundesine te lgjtheve per tu vleresuar, qe t’u hiqte interesin per te mesuar.

    Kurse ne tekstet e viteve me larte ne histori eshte shkruar se vijat e mbrojtjes, manchino dhe manerhejm te ngritura per luften e pare boterore, u ordoren edhe ne luften e dyte boterore! Lidhni fjalet e plakut ne tekstin e leximit me fjalet e plakut te 1990-es, Prishni dhe shkaterroni se jane te vjetra, ne do t’ua bejme te reja, do na vije ceku i bardhe, dhe ky cek na ishte premtuar nga po i njejti garantues qe na premton sot!

    Reply
  • TIRONA says:
    April 18, 2026 at 5:30 am

    Teorit konspirative jan prr Qakon thot njeri ketu.
    O IDIOT
    Konspiracioni esht mjeti numer 1 NE Historinë Boterore per operimin e KURVES POLITIK

    Reply
  • Vlora 97 says:
    April 18, 2026 at 6:57 am

    Shkoni te Tema ku zihen e shahen budallenjt ne komente te kuptoni sa mir u funksionon teoria e llogoreve Ramiut e Saliut

    Reply
  • info analitike says:
    April 18, 2026 at 7:50 am

    Po cfare kthese te rendesishme mund te shenoje Mamica more amani pervecse reagimeve histerike. Harruat si kacafytej me lali Erin e sahere nderhynte Kriekaqoli per ti qetesuar. Shembuj te tille kemi plot qe nga Irena Beqiraj, Briseida Shehaj, Ditmir Bushati …. te cilet sa ishin ne pushtet ishin arrogante e mendonin se do tu hapej rruga lehtesisht drejt majave. Kur e pane veten pengje te nje psikopati megalloman dhe egocentrik qe punonte vec per veten ate keta zgjodhen rrugen e “daljes me nder” e tani jane kthyer ne moraliste e japin leksione mbi politiken, ekonomine, shoqerine. Mamica sa familjare ka punesuar neper administrate duke filluar nga RTSH, UKT e me radhe sa ka perfituar ajo dhe i shoqi nga Kriekaqoli. E pra shoke nuk ka asgje te moralshme ne sjelljen e kesaj zhgarravine politike qe as nuk duhet marre fare si shembull. Prisni tani kur ti teket te flase dhe Zegjinese e atehere po qe e ka marre lumi PS ne. Personalisht mendoj se keto jane shenjat se si po degradon pushteti ne mandatin e katert

    Reply
  • ppa says:
    April 18, 2026 at 8:04 am

    Politika eshte me e veshtire se fizika -thoshte dikur Ainshtajni. Mire kjo M.Aleksi qe kete pune ka – te bej politologen, duke hedhur teorira kot me kot, sepse nuk humbet asgje, por keta politikanet e rinj qe synojne gjera te medha si Salianji dhe Spiropali – kaq e kollajte iu duket kjo pune. Te dy ngjajne me dy karabushe qepe qe nuk vlejne edhe per sallate dhe per ta shkon shprehja popullore – merre me leng se mishi u mbarua!

    Reply
  • Lumi i Vlores says:
    April 18, 2026 at 8:35 am

    Me kot rreken njerzit te zbulojne prapaskena e ngjarje te medha nga shkarkimi normal i Spirro Palit dhe nga reagimi saje si ti ishte bere ndonje padrejtesi e madhe. Zonja doli si nje figure e re dhe ju dha mundesia te te rritej brenda kesaj partie e te arrinte ne poste shume te rendesishme deri Kryetare Parlamenti e Ministre e Jashteme. Perseri zonja tejet e pizmodur nga humbja e kartiges mbetet deputete socialiste, dhe perseri duhet ta dine mire te gjithe se deputete u emerua duke e vend ne krye te listes , jo se e fitoi vet duke u votuar direkt si shume sicialiste te tjere te nderuar e me me shume kontribute ne kete parti sic mund te permendim deputetet Brace, Xhafaj etj. Kush mendon e pret se ne PS pas kesaje do ndodhe termet , e ka gabim. Edhe here te tjera karjeriste e te pa kenaqur jane cfaqur e kand nxjerre krye hapur, si Arben Malaj, Blushi. Kastriot Islamaj etj duke krijusr psrti te reja , apo duke u bashkuar edhe me Berishen sic edhe beri ky i fundit e perseri PS- ja nuk u trondit por doli edhe me e forte, e sigurt se keshtu ka per te dale edhe kesaj here, ndaje nje keshille Zonjes Spiropali, te eshte dhene shume dhe puno per ta merituar ate qe te eshte dhuruar.

    Reply
  • demo says:
    April 18, 2026 at 11:15 am

    Sa me shume Brace dhe Spiropali te kundershytojne Autokratin Rama ne ate parti,aq me mire eshte.
    Ky po e terheq zvarre Shqiprine,jo si ta kishte ciflikun e vet,por me keq,Sikur ta kishte koloni,Toke te zaptuar,sikur Turqia rrembente,zhvaste cdo gje te vlefshme nga Tokat shqiptare,,Falte Territore per te ngopr orekset e greko sllaveve.
    Edi Rama po e zvarrit Shyqiperine si nje Valipasha ne sherbim te Oligarkeve,Grerkeve,Serbeve,Arabave dhe MAFIAs Nderkombetare.Brace,Spiropali,Arben Malaj,cdo ze kundershtues te praktikave hajdute,grabitqare,shtetshkatrruese te Edi Rames,eshte i vlere ne Ate Parti.E njohim mire Sali Berishen,por sot nevojitet njje Goditje e perqendruar e gjithe Forcave AntiRama,.Po te vdese Edi Rama ne krye te Shtetit,nuk do te kete me Konispol,Kelcyre,Butrint,Dropull,Himare,Sarande,Gjiri Sarandes,,Sazan,Zvernec,Karaburun,Porti Durresit dhe Porto Romano.Eshte me i rrezikshem se cdo pushtues,prandaj nuk kemi luks te gjykojme Spiropalin dhe Forcat Progresive brenda Partise Socialiste.

    Reply
  • iriqi says:
    April 18, 2026 at 11:29 am

    Pyetja kryesore është: “Spiropali u hodh tutje, u la mënjanë apo u largua se iu kundërvu politikës së Ramës?! Kjo është gjëja e parë që duhet sqaruar para se të shkruash apo komentosh. Ndryshe: kemi të bëjmë me një largim apo vetëlargim?

    Reply
  • iriqi says:
    April 18, 2026 at 11:43 am

    Aleksi hedh shumë teza këtu të paqarta dhe të pafaktuara. ajo flet për marrëveshje okulte të Ramës me Berishën! Kjo më duket si fantazmagori. Është e vërtetë që Rama është PD-ist që nga 1991-shi, por sa të jetë Berisha në krye të PD-së, unë mendoj se nuk ka pajtim midis PS-së dhe PD-së. Ndryshe unë jam i bindur se përballë një rreziku të përbashkët, ta zëmë fitores së pamundur të lëvizjes “Bashkë” të A. Qorit, PD-ja dhe PS- do të bashkohen si një trup i vetëm. Ose i një alternative tjetër si psh Braçe, Bushati etj etj. Se PS-në dhe PD-në asgjë nuk i ndan më ideologjikisht.

    Reply
  • Aldrin says:
    April 18, 2026 at 1:12 pm

    E moj Migena, bukurshkrimi i Spiropalit thote.
    Bukurshkrimi i Spiropalit eshte nje imitim shabllon i Ramutizmit.
    Spirocka eshte nje llaksore profesioniste.
    Term i cpikur nga vete ajo.
    Llaksorja eshte indinjuar nga Sistemi qe e mbronte si e perdale dhe me krenari.
    Nje fare e tille nuk duhet te gjenerohet perseri per te mbajtur dhe transmetuar pushtetin nga Rama tek filizat Rilindas te Ramutit,
    Keta jane fare e prishur, e helmuar.
    Asnje simpati nuk duhet te gjenerohet per keta maskarenj qe kane shkaterruar cdo shprese per Shqiperine dhe brezat e rinj,
    Eshte si te jete vazhdimesia e pushtetit te Rames.
    Te qerrohen te gjithe keta prostituta dhe ushtare te Rames.
    Kur kane fuqine, te marrin shpirtin
    Tani bejne viktimen, si kjo, si Brace
    Nuk kemi nevoje per plera te ricikluara

    Reply
  • Rexha says:
    April 18, 2026 at 8:54 pm

    Rama e Spiropali, marrëveshje per mosmarrëveshje.
    Loje e piste mes te pistve

    Reply
  • Me prokurë të posaçme says:
    April 18, 2026 at 8:57 pm

    Në kongresin zgjedhor të PS që do mbahet më 12 qershor me rastin edhe të 35 vjetorit të saj, Spiropali le të kandidojë përballë Edi Ramës.

    Reply
  • Dudumi says:
    April 19, 2026 at 8:22 am

    Kushdo që thotë diçka në atë bahcen e konformizmit të pështirë ku e ka çuar Rama është në thelb diçka pozitive. Spiropali me kujtohet që gati e mori me force postin e parë, me duket në dogana a dicka e tillë, se ishte drejtuese e forumit rinor. Sepse kam idene që kush vete drejtor dogane e humb bastin e Ndershmërisë. Pastaj Rama e qelb fare kur bën ato zëvendësimet, si me,​qenë ndeshje basketbolli dhe e vuri Spiropalin kryetare paramenti. Une mbetem me idenë se asnjë grua s’do ia kalojë për nga vulgariteti Topallit, por Rama këta kryetaret e parlamentit ka qejf ti zgjedhë të leshtë. Po hajde, I hyri uji kësaj ngrehine dhe doli në tarracë. Kjo zonja u nxeh se e la pa post. Kush i vendos postet? Po ai, beu që e ka kthyer PS në çiflig. Ndoshta dhe e ka blere apo marrë me koncesion si Kastrati aeroportin apo autostradën. Keto shkrimet, mesa kuptoj po i shkruan e rishkruan me kujdes per te lene hapur dritaren e ndonjë posti we beu me siguri do ia ofrojë. Se është Njesh I pazareve. Pastaj do pushojë. Punë postimesh, perfundojne në landfillin e Fejsbukut. A ka gjasa që beu ti japë postin e bashkisë atij kacakut të palodhur të Tranzicionit? Po pse jo? Me thoni një arsye të vetme se perse një koqe kandari si Dash Sula duhej marrë si pako e mbetur nga pd për ta bërë zyrtar në inspektoriat? Është ndonje profesor pa td dytë në Shqipëri? So Dash Sula në PS u gjejnë punë ri roje elektriku. E beri për diversion? Në gjasa kjo është. Po edhe për tu thënë shqipove se unë jam bej e fare beu, vendos edhe kalin konsull. Ka vite, por shumë vite ama, pothuaj dekada që Rama është lojtar në fushë ku Korrupsioni dhe nepotizmi kanë mbytur ajrin. Dhe ky akoma tund flamurin e fituesit. Avantazhi i beut? Ja ku e kam fundosur berishen. Dhe populli brohoret, kur fare thjesht, me referendum duhet vendosur si popull qe Berisha mos te garojë në politikë. Veliaj pse nuk flet?! E kam idene. E cfare te flasë. Bëri edhe ai si të tjerët, siç bëhet kur je kryetar i bashkisë së madhe. Si ata që parkojnë në rrugë ku ndalohet parkimi por është bërë rrugë të parkohet. Atë e kapi gjoba, se ashtu janë punët në të futur.

    Reply
  • Pensionisti says:
    April 19, 2026 at 12:18 pm

    Salinjani e Spirohamzai, jane shpikje te sulltanpiktorit e shokut Sali,qe shqiptaret te mos votojne masivisht si ne Hungari!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Iu hoq non grata? Berisha nuk ftohet në 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së në Tiranë
  • PURCHASE OF TWO VEHICLES FOR FIRE MANAGEMENT, ENFORSA-SUPPLY-3
  • ‘Tak-tak! Hape derën se jam SPAK!’ Pankarta në ditën e 18-të të protestës
  • ‘Jemi protestuese strategjike’, tufa e dhive i bashkohet tubimit para kryeministrisë
  • 18 qershor 2026

Komentet e Fundit

  1. demo on Protestuesit marshojnë në ditën e 18-të të protestës
  2. demo on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  3. demo on The Economist: Revolta e brezit të ri në Tiranë, kundër një elite që kapardiset me pasurinë
  4. demo on Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  5. Koçeku nuk permbush kushtet e sektit on Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?