Nga Bedri Islami
Botuar në DITA
Në ditën e djeshme, në njërën nga konferencat e zakonshme të shtypit nga ballkoni i hapur, ish kryeministri Berisha kërcënoi gazetarët dhe mediat që publikojnë detaje nga akuza e prej 500 faqeve e tij për korrupsion, e cila i është bërë e njohur nga SPAK.
Është në rastet e pakta kur një ish shef qeverie kapet me lajmësit, po aq sa është kapur edhe me ngritësit e akuzës së tij.
Zakonisht ai, ose njerëz pranë tij, janë marrë me gjithçka veç vetes, kanë ngritur akuza dhe kanë bërë publike dosje që nuk i njihte askush, kanë pasur në shërbimin e tyre tufë prokurorësh dhe gjykatësish, drejtorë policie dhe të shërbimit informativ, kanë bërë publike gjithë farë informacionesh nga “ qytetari digjital”, pa verifikuar asgjë, kanë ngritur vetë “ qytetarë të tillë”, dhe, megjithëse ajo çfarë është e shkruar në padinë kundër tij nuk është më as e fshehtë, as temë tabu, ai synon që disa nga gazetarët t’i trajtojë si kriminelë dhe të dënojë si të tillë.
Berisha është njeri që e njeh mirë botën e mediave, e ka përdorur dhe e përdorur më mirë nga gjithë ata që janë në opozitë, por thelbi i asaj që e trazon nuk është përhapja e faktit, gjë që tani, në kushtet e botës së madhe sociale është e pamundur, por e vërteta se, përmes këtyre faqeve po shembet ajo që ka ngritur, perandoria e së keqes.
Kjo e trazon atë më shumë se gjithçka. Njeriu që e ka quajtur njërën nga gazetat më të mëdha në botë, si letër higjienike, pa as më të voglin dyshim nuk e çan kokën për mediat që bëjnë publike një gjë të njohur. Nëse këto të dhëna, si për shembull , transaksionet prej miliona uro për të blerë prona në perëndim, do të kishin dalë para akt padisë, tashmë publike, atëherë bubullimat dhe gjëmimet e tij do të ishin të ububushme.
Atë e tremb vetëm fakti që e ndjen para të gjithëve: perandoria e tij po shembet.
Për të gjithë ata që në vite kanë besuar se, të paktën, njëri nga familja Berisha, do të ishte i ndershëm, jam i bindur se do të ketë një deziluzion të ndjeshëm, dhe, për perceptimin e tyre, të pa besuar. Në fakt, ajo që e ngriti në pushtet 32 vite më parë dhe e mbajti gjatë te militantët e tij, legjenda se, në mos tjetër, Sali Berisha është një njeri i ndershëm, pikërisht ajo e rrëzoi.
Miti i krijuar nga një grup njerëzish rreth tij, që në krye të herës, se njeriu i bluzave të bardha, ashtu edhe e kishte ndërtuar jetën e tij, është shembur prej kohe për kundërshtarët e tij, por, tashmë, ai ka nisur të bjerë nga themelet edhe për ato që ai i ka quajtur garda e sigurte e tij apo rreth tij.
Është në rastet më tipike të shteteve diktatoriale apo post diktaturë kur krijohet një familje piramidë, e lidhur me të keqen, ku aurorën e kreut të familjes, megjithëse e pa merituar, e heqin veset e fëmijëve, dëshira e tyre e përbindshëm për të krijuar pasuri përrallash përmes pushtetit të babait të tyre, dhe, mbi të gjitha, për ta quajtur veten dhe trajtuar si padronë të shtetit.
Ata e kanë konceptuar shtetin si një makineri të madhe, që e vënë në lëvizje duhet të jetë shërbyese e tyre dhe ku, pa asnjë dyshim, duhet të vërviten të gjithë, që nga njerëzit e lartë të pushtetit, ministra, deputetë, zyrtarë të rëndësishëm, deri tek ato që kanë bërë punën e shegertit, hamallit, denoncuesit për të pa bindurit.
Shkalla e nënshtrimit ishte e kudo ndodhur, që nga kreu i shtetit, ku shtriheshin testikulit e e njohur të përuljes, deri në ministra që ndryshonin ligjet sipas dëshirës së të plot fuqishmit të tyre, dhe, si të mos mjaftonte kjo, edhe në nënshtrimin ndaj urdhrit të bijve e bijave të zotit kryeministër.
Dosja e denoncimit, hetimit dhe tani ndaj të pandehurve të familjes Berisha dhe rreth tyre, megjithëse është tepër voluminoze, disi e papritur, si duket hetimi ka qenë i shtrirë jo vetëm brenda kornizës së një Gjykate, për shfaq atë që është ditur, që dihet, që ka ndodhur, që ndodh, që është e pranishme, krijimin e një piramide që ka rritur të keqen, e ka bërë të plot fuqishme, e mbi të gjitha, një dorë njerëzish kanë qenë të kënaqur që kanë nënshtruar shtetin.
Kjo i ka kushtuar rëndë, tepër rëndë gjithë vendit, pasi vetë perceptimi i shtetit si malli i të atit, apo nënshtrimi i shtetit nga pinjollët e sëmurë nga vesi i mashtrimit, ka sjellë disa mijëra të vrarë, të humbur, të zhdukur, të sakatuar dhe, vetë rënien e shkatërrimin e shtetit.
Nëse kjo piramidë e së keqes nuk do të ishte ngritur, atëherë me siguri nuk do të kishte ndodhur as tragjedia e Gërdecit, me të cilën tallen sot në gjykatat e vendit dhe drejtësia është kapur në fajtorë të dorës së tretë, pasi nuk ia mban ende të kapë thelbin e asaj që ndodhi; nuk do të kishte pasur katër të vrarë dhe dhjetëra të vrarë në 21 janar, nuk do të kishim ende sot një tufë njerëzish të nënshtruar, edhe pse i quajnë ministra, deputetë, kryetar grupi, sekretarë.
Piramida e së keqes ka kapur shtetin prej kohe. Për të pasuruar familjen e tij shefi i qeverisë së kohës , pa asnjë të keq, ndryshon ligjet brenda pak muajve, për të ndërtuar një sistem ku zhvatja nga dhëndri të jetë e ligjshme, sipas tij. Shkarkon ushtarakë të lartë, të cilët nuk i binden për të shkelur ligjin, dhe në vend të tyre dërgon njerëz me dinjitet dhe me komplekse nënshtrimi në sferat e larta të ushtrisë, shërbimit informativ; thërret në ndihmë ministra të sakatuar nga shpirti, por që janë në të vërtetë oligarkët e vërtetë të këtij vendi.
Është e pa shembull pasuria që ka vënë familja Malltezi, pjesë e familjes Berisha. Në të vërtetë, truri i familjes Berisha. Pasuritë e mëdha që kanë krijuar i bëjnë ato në familjet e pasura të këtij vendi, por edhe në ato më mafiozet.
Struktura që kanë ngritur është e pa turp, e pa cipë, e hapur, harbute dhe mizore. Ata bashkëpunojnë me figura të botës së errët të krimit, të lidhur me nëntokën më agresive të botës politike dhe të shërbimit të fshehtë serb; blejnë aty ku e dinë se do të jetë vendimi i nesërm i qeverisë, dhe blejnë për një grusht lekë, për ta shitur pas pak kohe me çmime të stër rritura, edhe blerësi është nipi i shefit të shërbimit të fshehtë serb, Stanishiq, një kriminel lufte, njeriu më i afërt i Millosheviçit. Ata zhvatin kushërinjtë e tyre, i rrjepin, duke përfituar nga pushteti i babait, krijojnë lidhjen e duhur për të gjetur kudo burime, bënë gjoba, qoftë në formë direkt, dhe djali i familjes njihet si njeriu me shenjë – me çantë në dorë , bija kërkon deri në 3 milion euro për një firmë të babait të saj, studio e tyre ligjore shndërrohet në një vend ideal për pastrimin e parave, miliona euro lëvizin në duar, deri sa në fund shfaqet edhe një njeri i panjohur, që, në një ditë tërheq miliona euro në aferën CEZ DIA.
Dy familja janë njohur për krijimin , në herë të parë, të familjeve piramidë të së keqes, Mirko – biri famëkeq i Millosheviçit, dhe, shumë vite më parë, pinjolli i Çausheskut. Përsëritja e tyre në Shqipëri, për fat të keq jo vetëm në familjen Berisha, është vazhdë e mendësisë së përuljes së shtetit përballë forcës së familjes., nënshtrimi i institucioneve përballë Njëshit, çka ndodh edhe sot.
Dhjetëra, ndoshta qindra njerëz i janë nënshtruar me vetëdije të plotë sundimit të piramidës së të keqes. Në fakt ata janë pjesë. Ministra të rëndësishëm, si Ruli, Bode, Aldo Bumçi, Alibeaj, Basha, Pango, janë nënshtruar me zell, qoftë për të ruajtur vendin e tyre, por, më shumë, për të qenë pjesë e kësaj oligarkie të krijuar vetëm si pjesë e politikës.
Këto njerëz, e të tjerë si këto, edhe në qeveritë e fundit, e ndjejnë veten komod, pasi askush nuk heton në pasuritë e tyre, nuk ndjek vendimet që kanë marrë, përgjegjësitë që kanë shkelur. Ata ishin e vazhdojnë të jenë e keqja më e madhe e vendit, që nuk shkulet vetëm nga media, nga një tufë hetuesish e prokurorë, sepse rrënjët e ngritura prej tyre janë thellësisht të ngulura.
©Copyright Gazeta DITA
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016
OK,B.ISLAMI:
-Doktor/MORTJA nga ËNGJËLL në 1992-i graduar President dhe K.Ministër-2005 me premtimin e duarve të PASTRA,Na doli KOKA E MAFIES MË TË MADHE NË SHQIPËRI NË 112 VITE SHTET SHQIPËTAR,sipas dosjes 500 faqe të SPAK,fakte të pandodhura në 34 vite tranzicion SKANDALOZ në Shqipëri kryesisht po nga ky PARAPOLITIQËN ARROGANT,BATAKÇI,TIRAN,HAJDUT,VRASËS.!!
-Jo më kot DASH e shpalli NON GRATA me fakte shumë të rënda si askush tjetër Udhëgeqs Shteti në Europë e botën demokratike,Fakte të cilat nuk ja përmendin TV-t e kapura prej Tij 99 % -2005 & militantët e kamur prej tij në vitet e qeverisjes GANGËSTERE:
1.I KORRUPTUARI madh familjarisht & me Aleatët.2.Minues i DEMOKRACISË.3.Shpërfills i DREJTËSISË.4.Shpifs me RETIRIKË helmuese Kombëtare e Nd/Kombëtare..!
-Fakti që SPAK zvarriti hetimin e tij familjarisht mbi 3 vite tregoi & po trego TMERRIN që ka pasur & ka akoma DREJTËSIA e TREDHUR prej tij me kursin 6 mujor të Plepave..!
-Megjithatë,populli e ka SHPRESËN te SPAK+GJKKO nën mbështetjen e SHBA që i monitoron & financon,ku kësaj familje të korruptuar MAFIOZE e të tjerë më pas tu SEKUESTROHET PASURIA & të ndëshkohen sipas ligjit, për të thyer njëherë e mirë mithin e PANDËSHKUESHMËRISË në këtë vënd të pasur por më të varfërin në Europë..!
-FLM B.I,DITA:
Ngushellime familjes per ndarjen nga jeta te Gert Bogdanit.Person i arsimuar e edukuar per se mbari.
Me lind pyetja pse Berisha eleminoi nga ķariera politike persona qytetare te mire edukuar dhe mban prane vetes ne udheheqje te PD Flamur Noken, Paloken ,e nje tufe njerezish pa edukate,pa kulture fshatare ne qelize.
Ne shkrim gjetja e rendesishme eshte situatat e njejta te femijeve te Causheskut dhe Milloshevicit.Jane raste ne Ballkan.Ne regjimet autoritare ne bote raste te tilla te pasurimit te familjes jane ,Putini,ish vendet e BS, si Kurdistani,Kazakistani etj,Mobaraku i Egjiptit,Sadam Huseini i Irakut.
Bravo Berisha i ke bere sherbim te madh Shqiperise e fute ne listen e regjimeve autoritare te kohes,sikur sna mjaftonte regjimi i Enver Hoxhes.
Jane shume piramida te Kultit te individit ne vendin tone.
Disa jane piramida te medha dhe shum te tjera te vogla.
secila prej tyre i eshte perkushtuar interesit te grupeve perkatese.
Keto grupe nuk konkurojne sipas ligjeve te Shqiperise, por bazohen
ne intriga, mashtrime, e metoda korruptive.
Saliu ka pergjegjesi per skemat piramidale qe “Gjeneronin Pare te Pasterta”.
Renia e tyre krijoj nje tsunami te vertete qe e perdoren edhe kundershtaret
e Saliut qe destabilizuan Shqiperine dhe ne prezantuan si anarkiste ne boten
e civilizuar Euro-Atlantike.
Te dyja krahet kane pergjegjesi te jashtezakoneshe, por sic dihet fitilin e
bombes se korrupsionit te skemave piramidale e ndezi Z.Berisha. Pra Ai
ka te pakten 51% apo me teper te pergjegjesise.
Pergjegjesia e Berishes eshte personale dhe pergjegjesia e opozites eshte
kolektive. Kjo ka mbetur nje teme e hapur qe kerkohet te zgjidhet me
ndershmeri dhe pa anesi nga te dyja palet.
Vetem shikojeni si u eliminua nga fuashata per te ardhur ne krye te pds djaloshi guximtar, intelektual e vizionar me shume reputacion Sokol Olldashi per te cilin ka nje heshtje te madhe per menyren se si ai u largua nga jeta.
Kurse vila gjigande 3 kate e njeriut perbindesh 80 vjecar i braktisur nga gjithe bota ne Lalez, vilat e zbuluara se fundmi ne Belgjike, Austri, Hungari e gjetke te perbindeshit jane ulerima ne mes te dites cfare monstre ka drejtuar kete shtet dhe tashme ne grahmat e fundit kercenon cdo dite nga tyrbja e tij ne kat te 8t megjithese ka humbur pushtetin ne 92 % te teritorit dhe ne 56 bashki nga 61 qe ka vendi.
O Bedri, qe edhe ti je nje patronazhist i paguar nga Rama, ipaguar mire biles kjo as qe diskutohet por nuk e kuptoj se si ne kete moment qe Berisha eshte i mbaruar ,ne kete moment qe Rama drejton prej 12 vitesh, ne kete moment kur ne pensionistat prisnim qe qeveria jote te bente diçka sepse ka 6 muaj qe ne bashkepunim me shtypin e majte, me “specialistet e ekonomise ,Edhe keto te majte si Cocoli me shoke kerkonin te na mbushnin mendjen per rritje pensioni ti gjen kohen te merresh me Berishen, sikur edhe keto 12 vjet te qeverisjes Rama faji eshte si gjithmone i Berishes ! Ne rast se nuk ta mban prapanica te pakten ti besh nje kritike apo nje keshille Rames mos thuaj gje .
Kurrizin e gungacit e rregullon vec varri.
Bedri! Jane shume nga keta langaraqe qe i jane zvarritur si vemje por nje kryesorin e ke harruar,mediu.