Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Pit Bulli i shkuli veshin dhe dhëmbët 84-vjeçarit në Durrës, pronari i qenit: ‘I kërkoj falje’
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Pit Bulli i shkuli veshin dhe dhëmbët 84-vjeçarit në Durrës, pronari i qenit: ‘I kërkoj falje’
AktualitetKronike

Pit Bulli i shkuli veshin dhe dhëmbët 84-vjeçarit në Durrës, pronari i qenit: ‘I kërkoj falje’

Published: November 4, 2023
Shpërndaje

Sulmi i qenit Pit Bull i ndodhur në 2 nëntor 2023 në qytetin e Durrësit, i ka sjellë dëme të pariparueshme ndaj shëndetit të moshuarit Halil Basha. Sipas “Ora News”, 84-vjeçari ka humbur njërin nga veshët dhe protezat e dhëmbëve. Veshi dhe dhëmbët i janë shkulur pikërisht nga qeni i Armand Lalës, ky i fundit tashmë i proceduar për akuzën e “Braktisja e kafshëve të shoqëruara”.

Hetimi i këtij rasti po ndiqet nga prokurori i Durrësit, Madrit Kullolli, i cili pritet që në ditët në vijim të kërkojë një ekspertim mjeko-ligjor të personit të dëmtuar, Halil Basha. Ngjarja është paralajmëruar nga nipi i të dëmtuarit Halil Basha, Bashkim Basha, i cili para se t’i ndodhte sulmi i qenit ndaj xhaxhait të tij, kishte takuar Armand Lalën, duke i thënë dhe këshilluar që të bënte kujdes me tre qentë, se do të kafshojnë banorët e zonës.
Por pronari i tre qenve, i ka thënë se jashtë nuk sulmojnë njeri me përjashtim në pjesën e brendshme të oborrit. Sipas Bashkim Bashës, ka qenë Xhevahire Lami që e ka njoftuar se qeni i kishte sulmuar xhaxhain.
“…unë kam dalë menjëherë për të ikur, kur më ka ardhur një femër e lagjes, e cila më ka thënë se:”…merri kapelën dhe dhëmbët se janë të xhaxhait tuaj Halil Basha…”. Unë kam parë ambulancën duke qëndruar aty dhe pastaj ambulanca është larguar në drejtim të spitalit…”.

Basha, duke u gjendur në këto kushte ka shkuar menjëherë në spitalin rajonal Durrës dhe ka parë xhaxhain e tij Halil Basha, të kafshuar nga qeni në kokë dhe në disa vende në trup, duke i këputur dhe njërin vesh.

Në deklarimin ndaj të cilit zhvillohen hetimet, shtetasit Armand Lala ka deklaruar se në lidhje me ngjarjen ka thënë se:

- Publicitet -

‘Ai banon në adresën e lartpërmendur dhe ka 3 (tre) qenë Pit-bull, ku dy janë me ngjyrë kafe, ndërsa njëri është me ngjyrë të bardhë.

Ai këta qen i ka marrë që këlysh të vegjël dhe i ka rritur vetë, ku sot janë rreth 2 vjeç. Atë banesë ku jeton, ia ka marrë me qera shtetasve Fatmir Jakupi dhe Mynevere Jakupi në muajin Mars 2023.

Ai sot ka qenë në punë dhe ka lënë 3 (tre) qentë brenda rrethimit të banesës dhe kur ka ardhur nga puna i kanë thënë komshinjtë se, qeni i bardhë ka sulmuar dhe kafshuar shtetasin Halil Basha i moshuar, të cilit i ka këputur edhe veshin dhe ndodhet në spital.

Ai deklaron se i vjen keq për shtetasin Halit Basha, të cilin e ka kafshuar qeni i tij i bardhë “Pit-bull”, banorë të cilin ai e njeh dhe është i moshës së thyer. Ai i kërkon ndjesë për dëmtimin që i ka bërë qeni i tij’.

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • E rëndë në Greqi, 32-vjeçari rumun plagos ish-gruan dhe partnerin e saj shqiptar, hyri në banesë nga dritarja
  • Arrestimet e SPAK, Rama për median gjermane: Jo të gjitha procedurat përputhen me standardet e BE
  • Shqipëria e vajzave, për herë të parë në histori përgatitet për një play-off Botërori
  • “Kamerat nuk kishin memorie”, dëshmia e Hilës në Polici: I vendosa për sigurinë e banesës
  • SHIFRAT: 41% e shqiptarëve nuk përballojnë dot blerjen e një makine, rekord në Europë

Komentet e Fundit

  1. demo on Clint Williamson: Kosova nuk përgatiti publikun që vendimi ndaj Thaçit nuk ishte kundër UÇK-së
  2. Phoenix on Është zbuluar vilë tjetër në Sardenja dhe 15 apartamente e lokale në Tiranë?! Ish-zyrtari i Policisë, detaje të reja nga hetimi për Ballukun
  3. K R on Është zbuluar vilë tjetër në Sardenja dhe 15 apartamente e lokale në Tiranë?! Ish-zyrtari i Policisë, detaje të reja nga hetimi për Ballukun
  4. Ethem Lalaj on Është zbuluar vilë tjetër në Sardenja dhe 15 apartamente e lokale në Tiranë?! Ish-zyrtari i Policisë, detaje të reja nga hetimi për Ballukun
  5. Rilindja e Lenka Cukove on Është zbuluar vilë tjetër në Sardenja dhe 15 apartamente e lokale në Tiranë?! Ish-zyrtari i Policisë, detaje të reja nga hetimi për Ballukun

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?