Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Pjesë e hetimit për Banjskën duhet të jetë edhe Dioqeza e Rashkës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kosovë > Pjesë e hetimit për Banjskën duhet të jetë edhe Dioqeza e Rashkës
Kosovë

Pjesë e hetimit për Banjskën duhet të jetë edhe Dioqeza e Rashkës

Published: October 7, 2023
Shpërndaje

Ka një mendim të përbashkët në qëndrimet publike për një hetim ndërkombëtar për ngjarjet e Banjskës më 24 shtator në Kosovë.

Dhe ka tashmë një konfirmim zyrtar edhe nga Beogradi se Banjska ishte minimalisht një KRIM. Presidenti serb Aleksandër Vuçiç deklaroi së fundmi në një intervistë për “Sky News” se nuk mund ta ekstradojë në Prishtinë Milan Radoiçiçin si një alet që e ka patur, por edhe sepse “ne nuk e njohim Kosovën”.

Por ishte një krim i madh,- shtoi ai.

- Publicitet -

Mbi këtë bazë që hap rrugë për rivendosjen e kanaleve të komunikimit në terma racionalë, duhet thënë se hetimi dhe zbardhja e ngjarjes për të cilën Beogradi zyrtar ka përgjegjësinë e një zije kombëtare mbajtur tashmë për një KRIM, janë parakushte të panegociueshme. Nuk mund të ketë asnjë negocim pa njohjen zyrtare të përgjegjësive të asaj që ndodhi, pavarësisht se çfarë kërkon urgjenca e situatës.

Në këtë kuptim, ka kaluar si pa zë dhe në heshtje një element që nuk mundet kurrsesi të injorohet: roli i Kishës Ortodokse në Kosovë, ose të paktën i Dioqezës së Rashkës. Nëse kthehemi pas në datën 24 shtator, duhet të kujtojmë se grupi i sulmit u strehua në manastirin e Banjskës, por u kundërshtuan nga murgjit e atyshëm. Dioqeza madje doli me deklaratë duke thënë se në mjediset e manastirit kishin hyrë njerëz të armatosur, çka nënkuptonte se manastiri ishte dhunuar.

Mirëpo kontrollet që pasuan nga policia e Kosovës, nxorën në dritë se në mjediset e atij manastiri dhe afër tij ishin magazinuar armë në një vlerë prej 5 milionë dollarësh, nëse i besojmë autoriteteve të Kosovës dhe ato armë i shërbejnë shumë më shumë sesa 30 njerëzve dhe janë vendosur aty në mënyrë të organizuar.

Ndaj është domosdoshmëri që pjesë e hetimit që ka nisur e do të nisë të jetë edhe Kisha, mjediset e saj, njerëz të caktuar të saj, për më tepër që ka patur akuza muaj më parë se mjediset e manastireve serbe në Kosovë përdoren për dislokimin e armëve. Autoritetet e Kosovës kanë provën materiale tashmë dhe mbi këtë provë është e pritshme dhe detyruese që të hetohet kushdo që ka qenë pjesë e këtij skenari. Sepse është e qartë se kemi një skenar dhe jo një episod të improvizuar.

Nëse provohet lidhja direkte mes njerëzve të Kishës Ortodokse dhe njerëzve si Radoiçiç dhe ngjarjeve të Banjskës, është padyshim në të drejtën legjitime të Kosovës që të kërkojë abrogimin e detyrimeve të ndërmarra në kuadër të marrëveshjeve të Brukselit për njohjen e një statusi të veçantë të Kishës, mjediseve të saj në Kosovë, pasi këtu kemi të bëjmë me sigurinë shtetërore dhe përmbi të gjitha me një institucion që eventualisht është pjesë e drejtimit të një politike që ka si pasojë “një krim të madh, të madh”.

ResPublica

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Sa më shumë korrupsion, aq më pak sovranitet
  • Nga falsifikimet në Seman te 37 hektarët në Palasë, Kastriot Hasko në pranga; pazari me Bedinajn dhe fijet që çojnë te “të fortët“ e Fierit
  • Iu dhanë madje më shumë! Si i tjetërsuan 1.143 ha tokë në bregdetin e Semanit dy ish-drejtorët e arrestuar të ASHK-së në Fier 
  • Thaçi reagon pas vendimit në Hagë: Mohoj çdo përfshirje në vrasje, do ta apeloj vendimin
  • Rrëzohet kërkesa për lirimin e Ilir Metës

Komentet e Fundit

  1. 1thundrak on A ekziston një luftë ku çdo veprim është “i ligjshëm”?
  2. 1thundrak on “Si i mori 34 mln euro Ron Yeffet?” PS rrëzon kërkesën për ngritjen e Komisionit Hetimor për kompaninë “KAYO”
  3. Toni on Historia e gjeneralit kroat të Bosnjes që vrau veten me helm në sallën e gjykimit në Hagë sapo dëgjoi dënimin me 20 vjet
  4. Toni on Historia e gjeneralit kroat të Bosnjes që vrau veten me helm në sallën e gjykimit në Hagë sapo dëgjoi dënimin me 20 vjet
  5. Anonymous on Historia e gjeneralit kroat të Bosnjes që vrau veten me helm në sallën e gjykimit në Hagë sapo dëgjoi dënimin me 20 vjet

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?