Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Plagosi bashkëkombësin e tij në Tiranë, kapet në Greqi 19-vjeçari turk
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Plagosi bashkëkombësin e tij në Tiranë, kapet në Greqi 19-vjeçari turk
AktualitetKronike

Plagosi bashkëkombësin e tij në Tiranë, kapet në Greqi 19-vjeçari turk

Published: October 12, 2026
Shpërndaje

Një 19-vjeçar turk, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana për tentativë vrasje dhe armëmbajtje pa leje është arrestuar në Greqi. I riu dyshohet se është autor i plagosjes me armë zjarri të shtetasit turk Halil Uçar, 36 vjeç, ngjarje e ndodhur më 9 mars të këtij viti në një lokal në zonën e Saukut, në Tiranë.

Si ndodhi plagosja në Sauk

19-vjeçari dhe 36-vjeçari ndodheshin në tavolina të ndryshme dhe në kate të ndryshme të lokalit. Pasi kishte përfunduar darkën në katin e parë, i riu është ngjitur në katin e dytë, ku dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të Halil Uçarit, duke e plagosur me një plumb në shpatull. Pas të shtënave, ai është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

- Publicitet -

Më pas, 19-vjeçari është arrestuar gjatë një kontrolli policor në aksin rrugor Kalamata-Pylos, në Greqi, së bashku me dy shtetas të tjerë turq, të moshës 21 dhe 22 vjeç. Gjatë kontrollit të automjetit me të cilin udhëtonin, policia greke gjeti dhe sekuestroi 14.7 gramë marijuanë dhe një sasi të vogël kokaine, të cilat dyshohet se zotëroheshin nga të tre personat.

Ndërkohë, 19-vjeçari dhe 22-vjeçari paraqitën dokumente me autenticitet të dyshimtë. Dokumentet u sekuestruan, ndërsa verifikimet zbuluan se të dy qëndronin në mënyrë të paligjshme në territorin grek. Gjatë operacionit, autoritetet sekuestruan gjithashtu katër telefona celularë, si dhe karta identiteti dhe leje drejtimi të lëshuara nga autoritetet bullgare.

Gjatë verifikimit të të dhënave, autoritetet greke konstatuan se 19-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar përmes një Njoftimi të Kuq të Interpolit, të lëshuar me kërkesë të autoriteteve shqiptare. I riu kërkohej për veprat penale që lidhen me tentativën e vrasjes dhe mbajtjen e përdorimin e paligjshëm të armëve të zjarrit. Për arrestimin dhe rrethanat e ngjarjes po vijojnë hetimet nga autoritetet greke, ndërsa pritet të ndiqen procedurat ligjore përkatëse lidhur me kërkimin ndërkombëtar të 19-vjeçarit.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Ndahet nga jeta në moshën 41-vjeçare aktori dhe regjisori Gjergj Mena
  • Presidenti dekreton hartën e re territoriale, bashkitë reduktohen nga 61 në 46
  • Radarët inteligjentë nisin nga janari, survejim në këto 14 akse rrugore
  • Komiteti Shqiptar i Helsinkit ngre shqetësime për trajtimin e Veliajt në burg
  • VIDEO: E rëndë në Shkodër, shoferja 27-vjeçare i merr jetën këmbësores në trotuar

Komentet e Fundit

  1. image2img.net on Kontakt i rrallë SHBA-Rusi, Ministrat e Mbrojtjes bisedë telefonike me njëri-tjetrin
  2. prehistoriku on VIDEO: Këshilltarja e sapoemëruar e kryeministrit dyshon që raca e bardhë është tokësore: “Jemi të bërë në laborator…”
  3. Ethem Lalaj on FOTO: Arkë e mbushur me euro në vilën e Ballukut, SPAK e gjeti foton në telefonin e bashkëshortit të pastrueses në Dhërmi
  4. nastradini on FOTO: Rrethi i tim eti, kujtime që botohen për herë të parë me rastin e datëlindjes së Nasho Jorgaqit
  5. anti25642654censurë on VIDEO: Këshilltarja e sapoemëruar e kryeministrit dyshon që raca e bardhë është tokësore: “Jemi të bërë në laborator…”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?