Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Plagosja në Lushnje, flet vëllai i 60-vjeçares dhe tregon shkakun e sulmit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Plagosja në Lushnje, flet vëllai i 60-vjeçares dhe tregon shkakun e sulmit
AktualitetKronikeUncategorized

Plagosja në Lushnje, flet vëllai i 60-vjeçares dhe tregon shkakun e sulmit

Published: March 30, 2023
Shpërndaje

Një grua mbeti e plagosur me armë zjarri pasditen e kësaj të enjteje në fshatin Garunjas të Lushnjes. Ajo është Bajame Senej, 60-vjeçe. Gruaja u dërgua në spitalin e Lushnjes dhe është jashtë rrezikut për jetën. Autoritetet policore kanë mundur të identifikojnë autorin e dyshuar të ngjarjes dhe aktualisht po punojnë për kapjen e tij. Sa i përket motiveve, dyshohet se shkak është hakmarrja.

Plagosja e gruas dyshohet se vjen si pasojë e një sherri të nisur 2 vite më parë, mes dy fiseve Hasalla. E plagosura këtë të enjte është motra e Kastriot Hasallës, i cili akuzohet për vrasjen e kushëririt të tij Romeo Hasalla më 29 Korrik të 2021-shit.

Bëhet fjalë për një sherr të fiseve Hasalla të nisur 2 vite me parë, për një tokë bujqësore prej 2 hektarësh. Ditën e sotme për këtë ngjarje, gjykata e Lushnjes dha dënimin me 35 vjet burg për Kastriotin.

- Publicitet -

Sefa thotë se familjes Hasalla iu bë atentat, teksa po ktheheshin për në shtëpi me makinë. Vetë vëllai i të plagosurës Afrim Hasalla, në një prononcim për gazetaren tregoi gjithë dinamikën e ngjarjes.

Ai tha se motra Bajame Senej ishte në automjet me të birin. Ndërsa vetë ai udhëtonte me një tjetër mjet, bashkë me avokatin. Palët ktheheshin nga gjyqi, kur iu bë pritë. Vetë Afrim Hasalla akuzoi se pas atentatit është familja e Shaip Hasallës, babai Romeo Hasalla, të vrarë nga Kastriot Hasalla dy vjet më parë.

Afrim Hasalla tregon më tej se pasi dëgjuan të shtënat, zbritën nga automjeti dhe panë që 60-vjeçarja ishte plagosur në këmbë.

Afrim Hasalla: Nuk i ka marrë asnjë masat. Shaip Hasalla me djemtë. Urdhëroni. Para dy vjetëve na kanë qëlluar me armë, sot qëlluan prapë me armë. Më kanë plagosur motrën.

Pyetje: Pse qëlluan sot?

Afrim Hasalla: Atë e di shteti që nuk kanë marrë masat. U kemi çuar fotot. Urdhëro.

Pyetje: Ishit në gjyq sot?

Afrim Hasalla: Po ishim në gjyq.

Pyetje: Për çfarë çështje?

Afrim Hasalla: Për këtë çështje. Për punë toke, Kastrioti isha dhe unë bashkë aty. Mbaruam gjyqin u nisëm për shtëpi, na bënë pritë me armë.

Pyetje: Sa vetë ishin?

Afrim Hasalla: Nuk i pamë. Isha bashkë me avokatin nga Tirana.

Pyetje: Për çfarë ishte bërë gjyqi sot?

Afrim Hasalla: Për këtë çështje që është këtu përpara.

Pyetje: Pas gjyqit ndodhi?

Afrim Hasalla: Po, pas gjyqit.

Pyetje: Sa veta ishit në makinë?

Afrim Hasalla: Unë isha me avokatin. Nipi mbrapa ishte me motrën.

Pyetje: Kush makinë u qëllua?

Afrim Hasalla: Nipi, mbrapa. Ishte me motrën, unë isha me furgon para. Dëgjuam të shtënat e armëve. I thashë avokat ore po më qëllojnë nipin më duket. Kthej kokën mbrapa, nipi me shpejtësi. Ul xhamin dhe më thotë po më qëllojnë.

Pyetje: Vazhdon të jetë sherri për tokën?

Afrim Hasalla: Për këtë çështje është, për tokën.

Pyetje: Sa sipërfaqe është?

Afrim Hasalla: 2 hektarë tokë që kam kaq vite me një stallë që kam bërë atje dhe sot ky zotëria do të vijë ta marrë me forcë.

Pyetje: Kush është dënuar për vrasjen e dy viteve më parë.

Afrim Hasalla: Kastrioti është. Por Kastrioti nuk e vrau. E vrau Shaipi djalin. Kastrioti mbrojti vëllanë dhe fëmijën e tij. Urdhëroni personin që na priti atje me armë. Këtu është Shaip Hasalla.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Zjarri del jashtë kontrollit në Finiq, flakët avancojnë drejt fshatrave
  • Përgjaken rrugët në vend, një viktimë dhe nëntë të plagosur në gjashtë aksidente brenda 12 orësh
  • Droni ukrainas godet plazhin rus: 7 të vrarë dhe 40 të plagosur. Çfarë dyshohet
  • Prokuroria e Vlorës nis hetimet për punime të paligjshme në Zvërnec
  • Kush është minatori që humbi jetën tragjikisht në Klos

Komentet e Fundit

  1. Maks. on Bashki që shkrihen, qytete private që ngrihen
  2. Esati on Skënder Brataj për Edvin Priftin: Një narcist sociopatik, skizofren patologjik
  3. 1thundrak on Gara për Prokurorin e Përgjithshëm, zyrtarizohen gjashtë kandidaturat
  4. cash frenzy casino game on Rama ‘shpjegon’ Paketën e Maleve
  5. Kate Hegseth on Kemi naftë, por e blejmë nga jashtë. Tonën e marrin të tjerët. Kjo është shitje e atdheut

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?