Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Paralajmërimi i Kissinger: “Po hyjmë në një periudhë shumë të vështirë”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Paralajmërimi i Kissinger: “Po hyjmë në një periudhë shumë të vështirë”
AktualitetBoteKryesore

Paralajmërimi i Kissinger: “Po hyjmë në një periudhë shumë të vështirë”

Published: June 14, 2022
Shpërndaje

Henry Kissinger mbushi 99 vjeç më 27 maj. I lindur në Gjermani në kulmin e hiperinflacionit të Vajmarit, ai nuk kishte mbushur ende dhjetë vjeç kur Hitleri erdhi në pushtet dhe ishte vetëm 15 vjeç kur ai dhe familja e tij zbarkuan si refugjatë në qytetin e Nju Jorkut. Është pothuajse po aq e habitshme që ky ish-sekretar i shtetit i SHBA-së dhe gjigant i gjeopolitikës, u largua nga posti 45 vjet më parë.

Ndërsa shkon drejt mbushjes së shekullit të tij, Kissinger nuk ka humbur aspak nga fuqia intelektuale që e dallonte nga profesorët dhe praktikuesit e tjerë të politikës së jashtme, të brezit të tij dhe të brezave të mëpasshëm. Gjatë kohës që kam kaluar duke shkruar vëllimin e dytë të biografisë së tij, Kissinger ka botuar jo një, por dy libra – i pari, si bashkëautor me ish-CEO e Google Eric Schmidt dhe ekspertin e shkencave kompjuterike Daniel Huttenlocher, mbi inteligjencën artificiale, i dyti një përmbledhje e gjashtë rasteve studimore biografike në udhëheqje.

U takuam në shtëpinë e tij në fshat, thellë në pyllin e Connecticut, ku ai dhe gruaja e tij, Nancy, kanë kaluar shumicën e kohës që nga fillimi i Covid. Pandemia solli edhe të mirat e veta për ta. Ishte hera e parë në 48 vjet martesë që Dr Kissinger-i u ndal me forcë. I shkëputur nga tundimet e restoranteve të Manhatanit dhe banketeve të Pekinit, ai ka humbur disa şirinevler escort kadın kilogramë.

- Publicitet -

Megjithëse ecën me shkop, është i varur nga një aparat dëgjimi dhe flet më ngadalë se në atë baritonin e pagabueshëm të një herë e një kohe, mendja e tij është më e mprehtë se kurrë më parë.

Kissingeri nuk e ka humbur as aftësinë e tij për të zemëruar profesorët liberalë dhe studentët progresivë të “zgjuar” që dominojnë Harvardin, universitetin ku ai ndërtoi reputacionin e tij si studiues dhe intelektual publik në vitet 1950 dhe 1960.

Çdo sekretari shteti dhe këshilltari për sigurinë kombëtare (posti i parë që mbajti në qeveri) i është dashur të bëjë zgjedhje midis opsioneve të këqija dhe atyre më të këqija. Antony Blinken dhe Jake Sullivan, të cilët aktualisht mbajnë ato poste, vitin e kaluar e braktisën popullin e Afganistanit në duar të Talibanëve dhe këtë vit po dërgojnë armë me vlerë dhjetëra miliarda dollarë në zonën e luftës që është Ukraina.

Në një farë mënyre, këto veprime nuk risjellin sulmet që i janë drejtuar Kissinger-it ndër vite për rolin e tij në ngjarje të tilla si Lufta e Vietnamit (një sasi e konsiderueshme kritikash kanë ardhur edhe nga e djathta, megjithëse për arsye shumë të ndryshme).

Asgjë nuk mund të ilustrojë më mirë aftësinë e tij për të tërbuar majtas dhe djathtas, sesa polemika e ndezur nga fjalimi i tij i shkurtër në Forumin Ekonomik Botëror në Davos më 23 maj. “Henry Kissinger: Ukraina duhet t’i japë Rusisë territor”, ishte titulli i The Telegraph, duke ngjallur shifra pothuajse të barabarta postimesh të tërbuara në Tëitter, si nga progresistët që kanë shtuar ngjyrat blu dhe të verdha të Ukrainës në versionin më të fundit të flamurit të krenarisë, ashtu edhe nga neokonservatorët që po përpiqen për një fitore të Ukrainës dhe ndryshimin e regjimit në Moskë.

Në një përgjigje të ashpër, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, akuzoi Kissingerin se po favorizonte zbutjen me Rusinë fashiste në stilin e vitit 1938.

Gjëja më e çuditshme rreth zhurmës që u shkaktua, ishte se Kissinger nuk tha asgjë të tillë. Duke argumentuar se duhet të negociohet një lloj paqeje, ai thjesht deklaroi se “vija ndarëse [midis Ukrainës dhe Rusisë] duhet të jetë një kthim në status quo ante” – që do të thotë në situatën para 24 shkurtit, kur pjesë të Donetskut dhe Luhanskut ishin nën kontrollin e separatistëve pro-Moskës dhe Krimea ishte pjesë e Rusisë, siç ka ndodhur që nga viti 2014. Këtë e ka thënë vetë Zelensky në më shumë se një rast, megjithëse disa zëdhënës ukrainas kanë argumentuar kohët e fundit për një kthim në kufijtë e para 2014-ës.

Keqinterpretime të tilla nuk janë asgjë e re për Kissingerin. Kur ai po përpiqej të bindte Barack Obamën të tërhiqej nga Afganistani, zëvendëspresidenti, Joe Biden, tërhoqi një analogji fatkeqe me ish-presidentin e SHBA Richard Nixon. “Ne duhet të largohemi,” i tha ai diplomatit veteran Richard Holbrooke, “për të bërë atë që bëmë në Vietnam”.

Holbrooke, përfaqësuesi special i Obamës për Afganistanin dhe Pakistanin, u përgjigj se ai “mendonte se kishim një detyrim ndaj njerëzve që na kishin besuar”. Përgjigja e Biden ishte domethënëse: “Po çfarë thua!”, thuhet se i tha ai Holbrooke. “Ne nuk duhet të shqetësohemi për këtë. Ne e bëmë në Vietnam. Nixon dhe Kissinger ia dolën mbanë.”

Megjithatë, realiteti ishte, përsëri, krejt ndryshe. Nixon dhe Kissinger hodhën plotësisht poshtë idenë e braktisjes së Vietnamit të Jugut në fatin e tij, pasi protestuesit kundër luftës ia kërkuan në 1969-ën.

Në vend që të minimizonin dëmin dhe të iknin, ata kërkuan të arrinin “paqe me nder”. Strategjia e tyre e “Vietnamizimit” ishte në fakt një version i asaj që SHBA po bën sot në Ukrainë: sigurimin e armëve në mënyrë që vendi të mund të luftojë për të mbështetur pavarësinë e vet, në vend që të mbështetet në ushtarët amerikanë në terren.

Tipat e Harvardit dhe Yale do të përçahen edhe më shumë kur ata të shohin Nixonin si një nga gjashtë ekzemplarët në “Lidershipin” e Kissingerit, krah Konrad Adenauer, Charles de Gaulle, ish-presidentit egjiptian Anëar Sadat, kryeministrit të parë të Singaporit, Lee Kuan Yeë dhe Margaret Thatcherit.

E pyes Kissingerin se si Nixon – i vetmi president i detyruar të japë dorëheqjen – meriton një kapitull në një libër mbi udhëheqjen. A nuk është ai një rast studimor se si të mos drejtosh? Kissinger fillon me verdiktin e përmbledhur për Ëatergate, të dhënë nga Bryce Harloë, operatori me përvojë në Uashington, i cili kishte qenë ndërlidhësi i Nixon me Kongresin:

“Një dreq budallai hyri në Zyrën Ovale dhe bëri siç i thanë” – që do të thotë se dikush në Shtëpinë e Bardhë e kishte marrë Nixonin pak si shumë fjalë për fjalë.

“Si një propozim i përgjithshëm,” thotë Kissinger, “asistentët u detyrohen parimeve të tyre në politikë që të mos mbahen pas deklaratave emocionale [për] gjëra që e dinë se nuk do t’i bënin pas reflektimit të mëtejshëm.” Kishte shumë raste kur, në vrullin e momentit, ose për t’i bërë përshtypje personit që kishte përballë, Nixoni jepte urdhra verbale të papërmbajtura. Kissinger mësoi shpejt të mos vepronte sa herë që Nixon e urdhëronte t’i “fuste një bombardim dikujt” dikujt.

“Nëse shikoni Watergate,” argumenton ai, “ishte me të vërtetë një varg shkeljesh” – duke filluar me hyrjet e paligjshme në selinë e Komitetit Kombëtar të Partisë Demokratike, të cilat u urdhëruan nga fushata për të rizgjedhur Nixon në vitin 1972. Ato shkelje më pas “u bashkuan në një hetim. Mendova atëherë dhe mendoj tani se ata e meritonin censurën; ata nuk kërkuan largimin nga detyra.”

Nga këndvështrimi i Kissinger-it, Ëatergate ishte një katastrofë sepse shkatërroi strategjinë e zgjuar të politikës së jashtme që ai dhe Nixon kishin hartuar për të forcuar pozicionin e Shteteve të Bashkuara, që në fakt e kishin humbur Luftën e Ftohtë kur ata erdhën në detyrë në janar 1969.

“Ne kishim një projekt madhështor,” kujton ai. “[Nixon] donte t’i jepte fund Luftës së Vietnamit me kushte të respektueshme … Ai donte t’i jepte aleancës Atlantike një drejtim të ri strategjik. Dhe mbi të gjitha ai donte të shmangte një konflikt [bërthamor] [me Bashkimin Sovjetik] përmes politikës së kontrollit të armëve.

“Dhe pastaj ishte misteri i paeksploruar i Kinës. [Nixon] shpalli që në ditën e tij të parë se donte të hapej me Kinën. Ai e kuptoi se kjo ishte një mundësi strategjike, se dy kundërshtarë të Shteteve të Bashkuara ishin në konflikt me njëri-tjetrin” – një referencë për luftën kufitare që shpërtheu midis Bashkimit Sovjetik dhe Kinës në vitin 1969, pasi dy fuqitë më të mëdha komuniste ishin ndarë për çështje ideologjike tetë vjet më herët.

“Në emër të tij dhashë një udhëzim që të përpiqemi të vendosim veten më afër Kinës dhe Rusisë, se sa ato ishin mes tyre.” Këto tendenca, thotë ai, po bashkoheshin në vitin para se të shpërthente skandali Ëatergate.

“Në fund të presidencës së Nixonit, kishte një paqe në Vietnam, e cila në kushtet e saj ishte e nderuar dhe e qëndrueshme nga një president që kishte mbështetjen e brendshme. Ne kishim ribërë politikën e Lindjes së Mesme,” duke dëbuar efektivisht sovjetikët nga rajoni dhe duke vendosur SHBA-në si ndërmjetës të paqes midis arabëve dhe izraelitëve. Fatkeqësisht, mbështetja e brendshme u shpërbë. Në vend që t’i shfrytëzonim ato mundësi, ne u detyruam nga situata e brendshme e Nixon-it që thjesht të mbaheshim.

Nixon që del nga “Lidershipi” i Kissinger-it është një figurë tragjike – një strateg mjeshtëror, mbulimi i paskrupullt i krimit të ekipit të fushatës së tij të rizgjedhjes, shkatërroi jo vetëm presidencën e tij, por dënoi edhe Vietnamin e Jugut me shkatërrim. As kjo nuk ishte e gjitha. Ishte disfata në Vietnam, sugjeron Kissinger, ajo që e vendosi SHBA në një spirale në rënie të polarizimit politik.

“Konflikti,” shkruan ai, “futi një stil debati publik të zhvilluar gjithnjë e më pak mbi thelbin, sesa për motivet dhe identitetet politike. Zemërimi zëvendësoi dialogun si një mënyrë për të zgjidhur mosmarrëveshjet dhe mosmarrëveshja është bërë një përplasje kulturash.”

E pyes nëse SHBA është më e ndarë sot se në kohën e Vietnamit.

“Po, pafundësisht më shumë,” përgjigjet menjëherë.

I befasuar, i kërkoj të ma shtjellojë. Në fillim të viteve 1970, thotë ai, ekzistonte ende një mundësi për dypartizim. “Interesi kombëtar ishte një term kuptimplotë, ai nuk ishte në vetvete një temë debati. Por kjo ka marrë fund. Çdo administratë tani përballet me armiqësinë e pandërprerë të opozitës dhe në një mënyrë që është ndërtuar mbi premisa të ndryshme… Debati i padeklaruar, por shumë real në Amerikë tani për tani është nëse vlerat bazë të Amerikës kanë qenë të vlefshme,” me të cilën ai nëkupton statusin e shenjtë të Kushtetutës dhe përparësinë e lirisë individuale dhe barazisë para ligjit.

Një republikan që nga vitet 1950, Kissinger shmang deklarimin në mënyrë eksplicite se ka elementë në të djathtën amerikane që tani duket se i vënë në dyshim ato vlera. Por ai nuk është më i entuziazmuar nga tipa të tillë populistë sesa ishte në kohën e Barry Goldëater, kandidati presidencial i viteve 1960, i cili ishte një mbrojtës i madh i individualizmit dhe një antikomunist i ashpër. Në të majtën progresive, thotë ai, njerëzit tani argumentojnë se “nëse këto vlera bazë nuk përmbysen dhe nuk ndryshohen parimet e ekzekutimit [të tyre], ne nuk kemi të drejtë morale as të zbatojmë politikën tonë të brendshme, aq më pak politikën tonë të jashtme”. . Kjo “nuk është ende një pikëpamje e përhapur, por është mjaftueshëm virulente për të shtyrë çdo gjë tjetër në drejtimin e saj dhe të pengojë politikat bashkuese.

E pyes: “A mund ta rregullojë ndonjë udhëheqës këtë?”

“Ajo që ndodh nëse ka ndarje të pakapërcyeshme është një nga dy gjërat. Ose shoqëria shembet dhe nuk është më e aftë të kryejë misionet e saj nën udhëheqje, ose i kapërcen ato…”

“A ka nevojë për një goditje të jashtme apo një armik të jashtëm?”

“Kjo është një mënyrë për ta bërë. Ose mund të keni një krizë të pakontrollueshme të brendshme.”

E kthej pas te udhëheqësi më i vjetër i profilizuar në librin e tij, Konrad Adenauer, i cili në vitin 1949 u bë kancelari i parë i Gjermanisë Perëndimore. Në takimin e tyre të fundit – sigurisht që Kissinger i njihte të gjashtë personalisht – Adenaueri e pyeti: “A është ende në gjendje ndonjë lider të zhvillojë një politikë të vërtetë afatgjatë? A është ende i mundur lidershipi i vërtetë sot?” Kjo është me siguri pyetja që vetë Kissingeri ngre, gati gjashtë dekada më vonë.

Lidershipi është bërë shumë më i vështirë, thotë ai, “për shkak të kombinimit të rrjete sociale, stileve të reja të gazetarisë, internetit dhe televizionit, të cilat të gjitha e përqendrojnë vëmendjen në afat të shkurtër”.

Kjo na sjell tek pikëpamja e tij shumë e veçantë për lidershipin. Gjashtë udhëheqësit në librin e tij kishin pesë cilësi: ata flisnin për të vërteta të vështira, kishin vizion dhe ishin të guximshëm. Por ata ishin edhe të aftë të kalonin kohë me veten, në vetmi. Dhe nuk kishin frikë të ishin përçarës.

“Duhet të ketë një moment reflektimi në jetën e liderit”, thotë ai, duke treguar për kohën e mërgimit të brendshëm të Adenauer-it në Gjermaninë naziste; kohën e de Golit si një i burgosur në Luftën e Parë Botërore; Vitet e vështira të Nixonit në mesin e viteve 1960 pasi ai kishte humbur garat si për presidencën ashtu edhe për guvernator të Kalifornisë; kohën e burgut të Sadatit kur Egjipti ishte ende nën kontrollin britanik. Disa nga pasazhet më mbresëlënëse të librit kanë të bëjnë me këto periudha izolimi. “Dominimi i vetes duhet të bëhet një lloj zakoni,” shkruante de Gaulle si një i burgosur lufte, “një refleks moral i fituar nga një gjimnastikë e vazhdueshme e vullnetit, veçanërisht në gjërat më të vogla: veshja, të biseduarit, mënyra se si mendon.”

Fundi i pjesës së parë / Sunday Times – Bota.al

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
12 Comments
  • aktualiteti says:
    June 14, 2022 at 6:17 pm

    Henry Kissinger e ka cilesuar si gabim te madh shtrirjen e NATO drejt ish-republikave te URSS dhe fjalet e tij u vertetuan ne Ukraine.

    Reply
  • intelektuali says:
    June 14, 2022 at 7:06 pm

    Kissingeri ishte ciniku amoral amerikan qe i la shqyptaret nen regjimin satrap antihuman te Enver Hoxhes duke i bere si nje fis kanibalesh prej Afrike Zulu, te gjitha mitet dhe llogjet e tjera qe tregojne per kete kulceder makiaveliste te dipllomacise cinike amerikane per vendet e vogla qe i quajne si Republika Bananesh jane vetem propagande e shemtuar mashtruese dhe lavderimet kontraversve te ambasadores Kim per Edi Ramen kur DASH e ka nxirre qeverisjen socialiste ne raportin e tij, kjo verteton tezen se gjermani cifut Kissiger eshte aktual ne politiken e jashtme amerikane kur fjala eshte per Republikat e Bananeve qe nga koha e luftes se Vietnamit, Afganistanit e Ukraines deri me sot

    Reply
  • Armir says:
    June 14, 2022 at 7:17 pm

    Kam lexuar librin e tij “Diplomacia”, botuar ne vitin 1994, që e konsideroj nje veper monumentale.

    E kam lexuar shume ngadale, dhe segmente te caktuar i rilexoja, i riprocesoja, mundohesha te kuptoja mesazhin kryesor.

    Ishte i kujdesëshëm ne segmente te caktuara, që mund te konsiderohen “Jo konvencionale” por menyrat e formulimit ishin te tilla, që kuptohet se, Ai deshëronte, që mesazhi, idete fundamentale që donte te theksonte, te kuptoheshin nga ato qe jane te interesohen “që duan me te vertete te mesojne diçka”

    Nje kundershtar i vertete i “Dogmave”, qe ta paralizojne trurin dhe të pengojne ta interpretosh realitetin ne menyre te drejte. Konkluzioni tim, ishte se Ai, jo vetem ishte pjesetar i historise, punonte ne zgjidhjen e problemeve ku kontribonte, por dhe çvendosesh ne kohe, ne te ardheshmen, ne sensin qe kerkohet qe “gabimet e te kaluares” te mos perseriten.

    Siç e kuptoj une, gabime gjithmone do ndodhin, sepse ne momentin kur meren “vendime te drejta” ato mund “te konsiderohen te tilla” ne perputhje me “informacionin qe zoteron” ne momentin e vendim marjes.

    A ka mundesi ti dish te gjthe faktoret primare dhe sekondare? Jo, nuk eshte e mundur.
    Por per nje moment, le te supozojme se dime 99% te tyre. Prap mund te gabojme, se “nje faktor qe e kemi konsideruar sekondar” me vone do e kuptojme, se ai ka qene “nje faktor dominant”

    Fatkeqesia eshte se dhe kur kuptohet, shume lidere, nga te gjitha krahe, qe perfaqesojne “spektrin e nje ngjarje” sapo ta pranojnese kane bere gabim, do sulmohen nga konkurentet e tyre, qe projektojne, ndofta pa qellim te keq, se po kerkojne “koken e autoreve te vendim-marjes.

    Ne keto kushtu, qëniet njerezore mund te kalojne ne ate që mund të quahet nje situate ” kur individit ndjehet se egzistenca e tij, eshte vene ne rrezik” dhe e gjen shpetimin brenda “karrocates se dogmave”

    Ky eshte nje problem me rendesi, ku pak a shume, te “gjithe implikohen” dhe kerkon protokolle që nuk lane shkruar, apo formuluar akoma.

    Reply
  • Mali says:
    June 14, 2022 at 8:54 pm

    ⁶PERFAQESUES TIPIK I cifuterise

    Reply
    • Piro says:
      June 14, 2022 at 9:19 pm

      Po i ke per librin e Kissingerit gjithe keto levdata, kjo tregon se pak ke lexuar nga diplomacia.
      Ajo nuk mund as te krahasohet me ato qe njohen si kryevepra ne diplamaci si kujtimet e Bismarkut apo te Uinston Cervillit, etj.
      Ne shqiptaret i kemi levdatat pa para.

      Reply
      • Armir says:
        June 15, 2022 at 5:11 am

        Po pate mundesi, apo kohe na trego cilat jane konkluzionet qe ke nxjerre nga “Kujtimet e Bismarkut”, qe eshte politikani me i madh i shekullit te 19.

        Reply
        • intelektuali says:
          June 15, 2022 at 6:10 am

          Armir dallkauku:

          Bismarku ishte ajo Kulceder qe i beri shqyptaret si:

          SHPREJE GJEOGRAFIKE PA SHTET DHE PA HISTORI QE DUHEJ TE SHPERNGULEJ NE ANADOLL

          prandaj:

          Ti o dallkauk duhet te lexosh histori ndersa cifuti Kissinger la Enverin ne pushtet me argumenta se iduhej nje kundershtar i Moskes ne Ballkan politike fatale poshteruese qe i beri shqyptaret si:

          NJE FIS KANIBALESH PREJ AFRIKE ZULU

          Reply
  • Dajti says:
    June 14, 2022 at 9:32 pm

    Ne te gjitha vendimet historike qe ndermorri Niksoni gjate periudhes se presidences se tij (i968-1974), si lidhja e marredheniarvr diplomatike dhe vizita ne Kine e presidentit amerikan, pushimi i luftes ne Vietnam, etj. Henri Kissingeri ka qene thjesht nje zbatues dhe percues i ideve the politikes se Richard Niksonit, qe ne vleresimin e shume historianeve amerikane ka qene nga te paktet presidenteqe njiheshin si lidere (duke mos marre parasysh rezultatet e polleve te opinionit publik), ne kuptimin qe mirrte edhe vendime per te cilat opinioni amerikan ishte ende i papergatitur t’i pranonte.
    Si shembull me i madh i kesaj ishte lidhja e marredhenieve me KInen dhe dergimi i Kissingerit ne Pekin qe u be ne sekretin me te madh dhe pa dijenine edhe aprovimin e kongresit dhe strukturave partiake republikane ose qeeveritare.

    Reply
  • XXXL says:
    June 14, 2022 at 11:54 pm

    I vetequajtur cifut Vollody-qymyr kerkon t’i jape mend ebrejit origjinal Henry Kissinger-it, mire ka pas thene gjyshja e Edi Rames, te kesh dy bythe nje t’a cash dhe nje t’a mbash per te dhjere.

    Reply
    • Phoenix says:
      June 15, 2022 at 6:16 am

      Ne fakt Kissinger nuk varej nga Nikson, por Nikson nga Kissinger. Presidentet Amerikane ne pergjithesi jane kukulla, qe zbatojne Axhenden Globale te Kultit Financiar Global. Tre Presidente qe u perpoqen te nxirrnin Ameriken nga kthetrat e ketij Kulti, dhe dolen nga vija e Globaliste, ishin Jackson, Lincoln dhe Kennedy. Jackson ju be tentative vrasje nga e cila shpetoi mrekullisht, kurse Lincoln dhe Kennedy si e dini u vrane. Jackson u sulmua per arsye se ai mbylli Banken qendrore te Rothchildeve te Londres, e cila ne ate kohe, kekronte centralizimin dhe ekskluzivitetin e prodhimit te parase per ekonomine Amarikane,pavaresisht se kjo u arrit me vone, ne 1913-en me krijimin e Federal Reserve, duke shfrytezuar veglen e Bankiereve Presidentin Woodrow Wilson dhe te shiturit e Senatit. Rezoluta e Federal Rezerve, sa per kuriozitet, u votua diten e Krishtlindjeve, kur gjysma e Senatit nuk ishte aty por me famijet e tyre.

      Abrahaam Lincoln u ekzekutua pas luftes, sepse rrefuzoi qe te merrte hua me interesa marramendese per luften civile, nga Bankieret e Londres. Ai e zgjidhi financimin e luftes, duke anashkaluar Bankieret dhe duke krijuar parane, e cila ne ate kohe quhej Dollari Greenback, Ky Dollar ishte i pavarur i krijuar nga Federata Amerkane dhe me zero interesa, jashte kontrollit te kultit Financiar.

      Kennedy po ashtu. Kennedy krijoi Certifikata Shtetrore Sovrane te bazuara ne vlere Argjendi jashte kontrollit te Bankiereve. Kjo ishte nje vije e kuqe sepse Federal Rezerve e cila eshte Prone private e Bankiereve Internacionaliste, nuk mund qe ta pranonte prishjen e ekzkluzivitetit te prodhimit te Dollarit. Pra Nikson ka bere politken e Kissinger, dhe Kissinger ka qene dhe eshte kulishi i Kultit te Bankiereve.

      Sa per Nukson, ai terhoqi ekuvalentin e garnacise se Dollarit me Arin. Qe atehere Dollari Amerikan nuk u Bazua me ne vlere Ari, kjo duke ju dhene mundesi Bankiereve qe te manipulonin tregjet nderkombetare dhe te printonin Dollare pa limit.

      Reply
      • anticensurë25642654 says:
        June 15, 2022 at 8:05 am

        dy gomerë një i trashë dhe një fëndë!!
        ju ka bërë mëndja masë të dyve!!
        boll se na qelbët!!

        Reply
  • anticensurë25642654 says:
    June 15, 2022 at 7:22 am

    a duhej ta thoshte “Paralajmërimi i Kissinger: “Po hyjmë në një periudhë shumë të vështirë””kisinger për ta kuptuar se jemi në një periudhë të vështirë??

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “Organizuan dhe nxitën qytetarët për të bllokuar rrugën drejt aeroportit të Rinasit”, Policia procedon penalisht 19 protestues
  • SONDAZHI / 57 përqind shohin përjashtim dhe grabitje: Bregdeti sipas Ramës, një mall luksi që po ndan shoqërinë në dy kampe
  • Mesazhi i SHBA në kulmin e protestave: Investitorët duan rregulla të qarta dhe garanci, jo klientelizëm
  • Gazetarja: Emri i Berishës dhe i familjes vijon të jetë në listën “non grata”
  • Tri të vërteta të thjeshta (për kryeministrin)

Komentet e Fundit

  1. Rexha on Mesazhi i SHBA në kulmin e protestave: Investitorët duan rregulla të qarta dhe garanci, jo klientelizëm
  2. готовая диссертация on A e dini se Viktor Hygo shkruante lakuriq?
  3. Bruno on “Po dëmtoni turizmin dhe imazhin e Shqipërisë”, Rama: Ja kush do jenë dy përfituesit nga kjo protestë
  4. SPAKU on Nën akuzë për trafik droge dhe pastrim parash, historia e vilës së Ilir Shtufit ku jeton Shkëlzen Berisha
  5. Ppsh on Mesazhi i SHBA në kulmin e protestave: Investitorët duan rregulla të qarta dhe garanci, jo klientelizëm

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?