Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Po notojnë në hale”, polemika për garat në Senë gjatë Lojërave Olimpike. Ekipet tërheqin notarët
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > “Po notojnë në hale”, polemika për garat në Senë gjatë Lojërave Olimpike. Ekipet tërheqin notarët
Lajmi i funditSport

“Po notojnë në hale”, polemika për garat në Senë gjatë Lojërave Olimpike. Ekipet tërheqin notarët

Published: August 6, 2024
Shpërndaje

Ujërat e ndotura të Senës në Paris vazhdojnë të krijojnë kaos dhe polemika në Lojërat Olimpike. Lëvizja e fundit vjen nga Belgjika, e cila vendosi të tërhiqte ekipin në shenjë proteste nga stafeta e triatlonit miks, që u zhvillua dje. Vendimi u mor për shkak se u sëmur atletja Claire Michel, e cila mori pjesë pak ditë më parë në garat individuale, por shfaqi probleme shëndetësore pas zhytjes në lumë.

Situata

Michel mori pjesë në garën e triatlonit për femra të mërkurën e kaluar, duke u renditur në vendin e 38-të. Por sportistja 35-vjeçare belge tani është e sëmurë dhe është detyruar të tërhiqet nga stafeta e përzier. Mediat belge bëjnë të ditur se Michel ka pësuar një infeksion “Escherichia coli”. Ky është bakteri që vazhdon të pushtojë ujërat e Senës, sidomos pas reshjeve të fundit. Gjatë ditëve të fundit madje ishin përhapur zëra për shtrimin e atletes në spital, por kjo u mohua nga Komiteti Olimpik Belg. Tërheqja e Belgjikës nga gara mikse u shoqërua edhe me një mesazh të fortë:

- Publicitet -

“Shpresojmë që leksioni të mësohet në kuadër të garave të ardhshme të triatlonit në Olimpiadë. Është një cirk, dhe në këtë atletët janë kukulla”, deklaroi Marten Van Riel, triatlet i Belgjikës. Nga ana tjetër organizatorët parizianë të Lojërave u shfajësuan: “Është Komiteti Olimpik Ndërkombëtar që vendos nëse mund të garohet në Senë apo jo”.

Ndërkohë, probleme gastroenteriti për shkak të infektimit me “Escherichia coli” kanë shfaqur edhe dy atletët zviceranë, Adrien Brifford e Simon Westermann, të cilët garuan gjatë javës së kaluar. Por ndryshe nga Belgjika, Zvicra nuk e tërhoqi skuadrën. Për këtë çështje nuk kanë munguar as komentet e ashpra nga politika. Ministri italian i transportit, Mateo Salvini, nuk u kurseu në akuza:

“Të përfundosh në spital sepse noton në një hale është mungesë respekti ndaj sportistëve, të cilët kanë sakrifikuar për muaj me radhë për këtë garë”, u shpreh Salvini. Megjithatë, pavarësisht cilësisë së dyshimtë të ujit, garat në Senë do të vazhdojnë. Më 8 gusht do të zhvillohet disiplina 10 km për femra, ndërsa më 9 gusht, gara 10 km për meshkuj.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
5 Comments
  • Rroft Luli says:
    August 6, 2024 at 11:43 am

    NË HALÉ U ZHYTSHI!

    Reply
  • demo says:
    August 6, 2024 at 12:23 pm

    Shume shume do ju zeje barku.Ne po lahemi ne Golem,ku zbrazen halet e Durresit,Shkozetit,Golemit,Malit Robit,,
    Jemi gjalle shyqyr.

    Reply
  • Aldrinp says:
    August 6, 2024 at 2:41 pm

    Komiteti Olimpik nuk ka cfare i ben Senes, po me gjithe Sportistet, dhe boten politike, qe me gjasa po shqetesohet per sportistet, te ngrene zerin dhe ti bashkohen ceshtjes ambientaliste
    Industrializmi po e masakron boten per hir te fitimit te disa njerezve
    Ky eshte realiteti

    Reply
  • capi says:
    August 6, 2024 at 6:26 pm

    Dilni njehere nga Shqiperia. Jo ju qe jeni te huaj, por dhe emigrantet qe vijne e vizitojne te afermit, i heq barku nja nje jave sa tu rregullohet flora bakteriale.
    Sjeni lare ne plazhin e Semanit para 20 vjetesh. Hyje ne det e dilje si qene dalmat, me pulla sere/nafte.

    Reply
  • mali says:
    August 6, 2024 at 6:37 pm

    Realisht nuk e kane fajin bakteriet.
    Faji eshte I kimikateve tek deodorant qe perdoren.
    Kuptohet qe kombinim I kimikateve jep reaksione.
    Ne lumin Sena zhyten rreth 120 km qytetare e fshatare.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Gjashtë dekada ëndrra dhe kujtime: Klasa e vitit 1966 bashkohet sërish, atje ku nisi gjithçka
  • Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten
  • FOTO: Dita 20 e protestës
  • Fati i Protestës
  • SPAK dërgon për gjykim kryebashkiakun e Ersekës dhe 11 zyrtarë: Kanë abuzuar me tenderat

Komentet e Fundit

  1. K R on VIDEO / Eurodeputetja: Rama po thotë të kundërtën e asaj që votuam, stop modelit që privilegjon një grusht të pasurish
  2. K R on Dosja e drogës Koçeku-Shehu-Hamzai: Dalin fotot e ‘samiteve’ në Aruba dhe Antwerp
  3. K R on Padia ndaj Dados, Veliaj: Më ka pezulluar nga detyra prej 500 ditësh një noter me pesa, kush i pastron plehrat në Tiranë?
  4. K R on VIDEO / Eurodeputetja: Rama po thotë të kundërtën e asaj që votuam, stop modelit që privilegjon një grusht të pasurish
  5. K R on Leksione morali me Aruba në sfond

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?