Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Po përgatiste doza kokaine për t’i shitur, arrestohet 42-vjeçari
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Po përgatiste doza kokaine për t’i shitur, arrestohet 42-vjeçari
AktualitetKronike

Po përgatiste doza kokaine për t’i shitur, arrestohet 42-vjeçari

Published: July 27, 2024
Shpërndaje

Policia ka arrestuar një 42 vjeçar në flagrancë, pasi po përgatiste doza me kokainë, me qëllim shpërndarjen e tyre në lokalet e natës në Himarë.

Policia bën me dije se punohet për kapjen e pronarit të servisit, ku përgatitej lënda narkotike.

Njoftimi i policisë:

- Publicitet -

Himarë/Finalizohet operacioni policor “Parts 21” pas një hetimi proaktiv trejavor për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Finalizimi i operacionit nga Komisariati i Policisë Himarë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë dhe me mbështetjen e Forcës së posaçme “Shqiponja”.

Po përgatiste doza me kokainë, me qëllim shpërndarjen e tyre në lokalet e natës në Himarë, arrestohet në flagrancë 42-vjeçari.

Punohet për kapjen e pronarit të servisit, ku përgatitej lënda narkotike.

Sekuestrohen doza me kokainë, peshore elektronike, 2 aparate celulare dhe një automjet.

Në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional kombëtar “Tempulli”, specialistët e Komisariatit të Policisë Himarë, bazuar në inteligjencën policore, referuan materiale në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë për disa shtetas që ushtronin veprimtarinë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike në Himarë. Pas një hetimi me metoda proaktive për një periudhë trejavore, me mbështetjen edhe të Forcës së posaçme “Shqiponja”, është finalizuar operacioni policor i koduar “Parts 21”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:

– M. A., 42 vjeç, banues në Vlorë.

Nga tërësia e veprimeve hetimore dhe proceduriale, si dhe dokumentimit me pamje filmike, të kryera gjatë hetimit proaktiv, ka rezultuar se shtetasi M. A. kishte siguruar një ambient (servis makinash) në fshatin Qeparo, ku pasi siguronte lëndën narkotike kokainë, e ndante atë në doza për ta shitur më pas kryesisht në lokalet e natës në Himarë.

Gjatë operacionit u bë shpallja në kërkim dhe vijon puna intensive për kapjen e shtetasit B. Ç., 37 vjeç, banues në Qeparo, pronar i servisit të makinave, i cili ia kishte lënë këtë ambient në dispozicion 42-vjeçarit, për të përgatitur lëndën narkotike si dhe e ndihmonte atë me shpërndarjen, duke iu shmangur kontrolleve të Policisë.

Në kuadër të këtij operacioni u sekuestruan në cilësinë e provës materiale doza me lëndë narkotike kokainë, një peshore elektronike, dy aparate celularë dhe një automjet tip “Benz”.

Punohet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

i.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Trafik kilometrik nga Tuneli i Llogarasë drejt Orikumit
  • “Ishim krah Ukrainës që ditën e parë” – Kosova i përgjigjet Zelenskyt, pas deklaratës në takimin me Vuçiç
  • Vila luksoze në Palasë, SPAK sekuestron projektin e arredimit: Dyshime se mund të jetë pasuri e fshehur e Ballukut
  • “Wall Street Journal”: Gangsteri i dyshuar që po i hap telashe marrëveshjes së dhëndrit të donald Trump në Shqipëri
  • 710 euro qira, 760 euro pagë: Tirana e dyta në Europë për barrën e strehimit

Komentet e Fundit

  1. Ervin on Zelensky tha në Serbi se nuk e njeh Kosovën, reagon Ministria e Jashtme e Shqipërisë
  2. Keta jemi ky eshte niveli on “Kaq shumë dëshiron ta shpopullosh këtë vend?” Postimi i dy këngëtarëve të njohur për Ramën
  3. Besnik on “Kaq shumë dëshiron ta shpopullosh këtë vend?” Postimi i dy këngëtarëve të njohur për Ramën
  4. Dashi on Situatë e jashtëzakonshme në Krujë, zjarri jashtë kontrollit përfshin zonat e banuara, urdhërohet evakuim i menjëhershëm
  5. Anonymous on Kosova shpall non grata drejtorin e Telekomit serb

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?