Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Po rinovohej një fushë futbolli, zbulohet në Vjenë varri masiv me eshtrat e 129 luftëtarëve të Perandorisë Romake
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Po rinovohej një fushë futbolli, zbulohet në Vjenë varri masiv me eshtrat e 129 luftëtarëve të Perandorisë Romake
AktualitetKuriozitete

Po rinovohej një fushë futbolli, zbulohet në Vjenë varri masiv me eshtrat e 129 luftëtarëve të Perandorisë Romake

Published: April 7, 2025
Shpërndaje

Gjatë punimeve të rinovimit në një fushë futbolli në Vjenë tetorin e kaluar, u zbulua një varr masiv me skelete që besohet se u përkisnin luftëtarëve të Perandorisë Romake nga shekulli I pas Krishtit. Hulumtimet e mëvonshme arkeologjike kanë dhënë dëshmi të një beteje të dhunshme, me gjasë që përfshin fise gjermane, duke shënuar konfliktin e parë të njohur në zonë.

Varri masiv ndodhet në lagjen Simmering të Vjenës dhe përmban eshtrat e të paktën 129 personave. Drejtuesja e gërmimit arkeologjik, Michaela Binder tha se ka fusha të mëdha beteje në Gjermani ku janë gjetur armë por për herë të parë ata kanë gjetur kaq shumë të vdekur nga koha romake.

Ushtarët në Perandorinë Romake digjeshin në mënyrë rutinore deri në shekullin e 3-të. Gropa ku janë depozituar trupat në këtë rast sugjeron një asgjësim të nxituar ose të çorganizuar të tyre. Çdo skelet i ekzaminuar kishte shenja lëndimi – veçanërisht në kokë, gjoks dhe legen.

- Publicitet -

Viktimat ishin të gjithë meshkuj. Shumica ishin në të 20-at deri në të 30-at dhe në përgjithësi shfaqnin shenja të shëndetit të mirë të dhëmbëve. Analiza e karbonit-14 ndihmoi në datimin e eshtrave midis viteve 80 dhe 130 të erës sonë, një vlerësim që përputhej me moshën e sendeve të gjetura në varr, të tilla si pjesët e armaturës dhe helmetat, si dhe gozhdat e përdorura nga romakët në tiparet e tyre ushtarake.

Vetëm një viktimë është konfirmuar si një luftëtar romak dhe arkeologët po vazhdojnë kërkimet, duke shpresuar se analiza e izotopit të ADN-së qw do të ndihmojë në identifikimin e mëtejshëm të luftëtarëve.

“Teoria më e mundshme për momentin është se varri është i lidhur me luftrat e perandorit Domitian në Danub nga viti 86 deri në vitin 96 pas Krishtit,” tha eksperti Adler-Wölfl. Arkeologët thanë se gjetja zbulon gjithashtu shenjat e para të themelimit të një vendbanimi, i cili do të bëhej kryeqyteti i sotëm austriak.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Vrasje pas mesnate në fshatin Bërxullë në Vorë
  • Misteri i Mojtaba Khameneit: A ishte ai figura e fshehur në funeral?
  • “Lawyers for Lawyers” dënojnë deklaratat e Ministrit të Brendshëm ndaj avokatit Gentian Sejrani
  • Lindja e populizmit të shëndetshëm
  • Hashim Thaçi kërkon lirim me kusht, ofron 50 mijë euro garanci

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on Cinizëm me “5 yje”
  2. Ethem Lalaj on Cinizëm me “5 yje”
  3. Jeta on Çfarë do të ndodhë me protestën
  4. Anonymous on Çfarë do të ndodhë me protestën
  5. Ptuptu on Cinizëm me “5 yje”

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?