Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Polici dhe Gardë pranë resorteve: KISH nxjerr në garë Dhërmiun dhe Palasën
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > Polici dhe Gardë pranë resorteve: KISH nxjerr në garë Dhërmiun dhe Palasën
AnalizaKronikeLajmi i fundit

Polici dhe Gardë pranë resorteve: KISH nxjerr në garë Dhërmiun dhe Palasën

Published: July 24, 2026
Shpërndaje

Nga Erisa Kryeziu

Modeli i partneritetit publik-privat për godinat shtetërore ka zbritur edhe në bregdet. Korporata e Investimeve Shqiptare (KISH) ka shpallur konkursin për një qendër të re shërbimesh publike në Palasë, ndërsa një urdhër i Ministrit të Brendshëm parashikon dorëzimin e godinave dhe terreneve që përdoren aktualisht nga strukturat e Policisë dhe Gardës së Republikës.

Sipas dokumentacionit, partneri privat merr përsipër masterplanin, projektimin dhe ndërtimin e godinave për Policinë e Shtetit, Policinë Kufitare, shërbimin zjarrfikës, qendrën shëndetësore dhe ambientet e Gardës.

- Publicitet -

Në këmbim, atij i jepet e drejta të zhvillojë prona shtetërore buzë detit: deri në 3,577 m² sipërfaqe zhvillimi për strukturën akomoduese në Palasë dhe 2,100 m² për atë në Dhërmi.

Gara do ndahet në dy faza, fillimisht kompanitë paraqesin dokumentacionin e kualifikimit, masterplanin dhe tre projekt-ide paraprake, në fazën e dytë dorëzohen masterplani përfundimtar, projekt-idetë e plota dhe oferta financiare.

Afati i fazës së parë është 10 shtatori, ndërsa fituesin e përzgjedh një juri e posaçme mbi bazën e kombinimit mes cilësisë arkitekturore dhe leverdisë ekonomike, i njëjti mekanizëm i përdorur në të gjitha thirrjet e mëparshme të KISH. Element thelbësor për përzgjedhjen, mbetet ajo që investitori do kërkojë në këmbim.

“Oferta minimale kërkon që 35% e sipërfaqes totale të zhvillimit të secilës strukturë akomoduese t’i kalojë Korporatës së Investimeve Shqiptare”, thuhet në thirrjen e hapur.

Ky është pragu më i ulët i kërkuar deri tani nga Korporata. Thirrjet në Tiranë kanë nisur me 45%, ndërsa ofertat fituese janë lëvizur mes 40.5% dhe 46.5%. Pas pesë procedurave të dështuara për “Lift Toëer”, kërkesa u ul nga 45% në 40%; për stadiumin e Korçës, në 38%. Në asnjë rast nuk u paraqit ofertë.

Këtu pragu nis nga 35%, dhe jo për zyra në qendër të Tiranës, por për struktura akomoduese në vijën bregdetare më të lakmuar të vendit. Korporata nuk ka publikuar asnjë analizë se si është llogaritur ky nivel, as vlerësim të pavarur të vlerës së truallit shtetëror që vihet në tryezë.

Ka edhe një rrethanë që e ndërlikon më tej llogarinë, mbi truallin e Palasës pesë vite më parë u investuan 112 milionë lekë përmes Fondit Shqiptar të Zhvillimit për një postë policie, një urgjencë mjekësore dhe shërbime mbështetëse pranë resortit “Green Coast”.

Dokumentet e garës e justifikojnë ndërtimin e ri me argumentin se godinat ekzistuese nuk mjaftojnë më. Pra i njëjti shërbim publik paguhet dy herë brenda pesë vjetësh: fillimisht me buxhet, tani me tokë bregdetare.

“Modeli përsëritet, por pragu ulet”

Procedura ndjek modelin e aplikuar për godinat e INSTAT dhe Avokatit të Popullit, për Pallatin e Kongreseve, shtëpinë e fëmijëve “Zyber Hallulli” apo pallatin e sportit “Asllan Rusi”. Vetëm në 2025-n, KISH numëroi 31 projekte.

Citizens.al ka raportuar më parë se për 16 thirrje të hapura që prej 2024-s nuk është njoftuar publikisht asnjë kontratë përfundimtare, ndërsa konkurset kanë prodhuar të paktën 1.4 milionë euro shpërblime për grupet finaliste.

Deri tani në tryezë ishin vënë zyra, stadiume, institucione kulture dhe një jetimore. Këtë radhë u vu infrastruktura e Policisë së Shtetit, e Policisë Kufitare dhe e Gardës së Republikës.

Urbanisti Imeldi Sokoli vlerëson se përdorimi i partneritetit publik-privat për zhvillimin e trojeve publike nuk është në vetvete një praktikë e pazakontë në kontekstin shqiptar, por shqetësimi lidhet me mënyrën se si përcaktohet interesi publik dhe si sigurohet transparenca në përzgjedhjen e partnerit privat.

Sipas tij, në shumë raste bëhet fjalë për prona publike me vlerë të lartë ekonomike, veçanërisht në zonat bregdetare dhe urbane, ku procesi i vendimmarrjes kërkon një kontroll më të madh publik, pasi së fundmi po përhapet edhe në bregdet, ku vlera është mjaft e lartë.

“Është një problem i përsëritur, nuk kuptojmë se si zgjidhen, pra procedura për zgjedhjet e këtyre aktorëve privatë për të zhvilluar këto prona, sepse duket qartësisht përfitimi i njëanshëm në fakt i sektorit privat, ku marrin sasi të mëdha ndërtimi me leje të Këshillit Kombëtar të Territorit dhe Ujërave për interesat e tyre”, u shpreh Sokoli.

—-

Erisa Kryeziu ka përfunduar studimet e larta në Gazetari dhe Komunikim dhe Master Shkencor në Marrëdhënie me Publikun në Universitetin e Tiranës. Prej pesë vitesh raporton për çështje sociale dhe të drejtat e njeriut

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
5 Comments
  • demo says:
    July 24, 2026 at 7:44 pm

    Ruaji sa te duaSh me polic,por rersortet e Oligargeve nuk do qellohen me veze,por me dinamit.,
    Nje gjelle,qe s`eshte per mua,i rafte miu brenda.

    Reply
  • Vl says:
    July 24, 2026 at 10:20 pm

    E shkaterruat dhe jugun me keq se golemi o ju QR 7 breza

    Reply
  • xhaxhi moderratori says:
    July 25, 2026 at 12:15 am

    Postat e policise shteterore,,Godinat me Siperfaqe rrethuese ne Bregdet te Policise Shtetit i privatizove per oligarket.
    Cfare po ben?Prish bucela,Bej kenace?

    Reply
  • vlora says:
    July 25, 2026 at 9:37 am

    Zakonisht kur nje privat jep truallin per zhvillim ne nje zone te mire e jep ne masen 45 me 55 %,se e ka pronen e tij dhe do ti nxjeri fitimin ne maximun.Po te flasim per pallatin e kongreseve ose ne bregdet raporti duhet te jete besoj une i permbysur 55 me 45% ne favor te shtetit.Keta plehrat bejne allishverishe me ndertuesin dhe marin ryshfet dhe e japin me raporte te deformuara ne favor te privatit.Asnje prone private ne zhvillim si pallati i kongreseve nuk mund te jepet me pak se 50 me 50%minimumi,po keta anti shqiptare,anti popull mendojne vetem per xhepin e tyre

    Reply
  • Detari says:
    July 26, 2026 at 9:52 am

    Pak nga pak e mori jugun cifutet. Ne qipro nuk lejohen te shiten pasurite te persona jo-cifute.

    Ashtu dhe jugu shkiptar. Kur te futen dhe forcat e armatosura ne ato godina do jete shume vine se skeni as ushtri asgje.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Stuhi e fortë në Ksamil: Era merr përpara çadrat, rrugët përmbyten
  • Punëtorët gjejnë thesarin e murosur gjatë rinovimit të ndërtesës
  • Kosova u del në krah, ministri Maqedonci: Jemi të gatshëm për të ndihmuar Shqipërinë dhe Malin e Zi me zjarret
  • Tragjedia në Lushnjë, zbulohen emrat e dy motrave që humbën jetën nga aksidenti i rëndë
  • Maroku heq vizat për shqiptarët, vendimi hyn në fuqi nesër

Komentet e Fundit

  1. K R on Nga tryezat e institucioneve të larta, te prangat në kufi: Kush është Fehim Sali, mësuesi që spiunonte për shërbimin sekret serb
  2. Aldo on Nga tryezat e institucioneve të larta, te prangat në kufi: Kush është Fehim Sali, mësuesi që spiunonte për shërbimin sekret serb
  3. Cuni i Vuk Karaxhicit , Dobicit nga Vicidoli on Nga tryezat e institucioneve të larta, te prangat në kufi: Kush është Fehim Sali, mësuesi që spiunonte për shërbimin sekret serb
  4. Detari on Nga tryezat e institucioneve të larta, te prangat në kufi: Kush është Fehim Sali, mësuesi që spiunonte për shërbimin sekret serb
  5. demo on Nga tryezat e institucioneve të larta, te prangat në kufi: Kush është Fehim Sali, mësuesi që spiunonte për shërbimin sekret serb

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?