Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Policia jep detajet se si u arrit të parandalohej vrasja në Elbasan. Në kërkim 23-vjeçari dhe bashkëpunëtori i tij
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Policia jep detajet se si u arrit të parandalohej vrasja në Elbasan. Në kërkim 23-vjeçari dhe bashkëpunëtori i tij
AktualitetKronike

Policia jep detajet se si u arrit të parandalohej vrasja në Elbasan. Në kërkim 23-vjeçari dhe bashkëpunëtori i tij

Published: May 26, 2023
Shpërndaje

Policia e Elbasanit ka arritur të parandalojë një ngjarje kriminale.

Dyshohet se do vriste një shtetas me precedent kriminal, të cilin po e kërkonte për shkak të një konflikti të mëparshëm ndërmjet tyre, por si rezultat i kontrollit të Policisë në terren, 23-vjeçari nuk mundi të kryente vrasjen.

Ky shtetas hodhi armën e zjarrit në rrugë dhe u largua për t’i shpëtuar shërbimeve të Policisë. Vijon kontrolli i zonës për lokalizimin dhe kapjen e tij. Ndërkohë që në kërkim është shpallur edhe një shtetas tjetër, i dyshuar si bashkëpunëtor i 23-vjeçarit për kryerjen e kësaj vrasjeje.

- Publicitet -

Nga ana tjetër policia bën me dije se ka kapur dhe vënë në pranga një 41-vjeçar (lidhje shoqërore e 23-vjeçari), pasi iu gjetën në banesë drogë, armë dhe municion luftarak.

Sekuestrohen 2 armë zjarri (1 kallashnikov dhe 1 PMSH), municion luftarak, lëndë narkotike cannabis sativa dhe një radio si të Policisë.

 

Njoftimi i policisë:

Strukturat hetimore dhe operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me ato të Komisariatit të Policisë Elbasan, falë informacioneve të siguruara nga inteligjenca informative, se një shtetas i pajisur me armë zjarri, kërkonte të vriste një 24-vjeçar të dënuar 2 herë më parë, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve (me të cilin ishte konfliktuar para disa ditësh), kanë organizuar menjëherë punën për parandalimin e kësaj ngjarjeje kriminale. Në kuadër të operacionit policor të koduar “Plani”, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontrolle të imtësishme në qytetin e Elbasanit, me qëllim parandalimin e kësaj ngjarjeje, si dhe për lokalizimin dhe kapjen e shtetasit që dyshohet se kishte planifikuar të kryente vrasjen.

Shtetasi B. R., 23 vjeç, banues në Elbasan, në pamundësi për të realizuar planin e tij, si rezultat i presionit policor në terren, në lagjen “Qemal Stafa”, në rrugën “Tomorr Sinani”, ka hedhur armën e zjarrit në rrugë dhe është larguar. 23-vjeçari është shpallur në kërkim dhe vijon puna për kapjen e tij.

Shërbimet e Policisë, në vijim të veprimeve hetimore për këtë rast, të kryera në bashkëpunim me Prokurorinë, kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit B. B., 41 vjeç, banues në Elbasan, ku kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri automatik PMSH, municion luftarak, rreth 300 gramë lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa dhe një radio si të Policisë.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit B. B., si dhe u shpallën në kërkim shtetasit B. R., 23 vjeç dhe K. S., 22 vjeç (22-vjeçari i dyshuar bashkëpunëtor i shtetasit B. R. për kryerjen e kësaj ngjarjeje kriminale).

Strukturat hetimore të DVP Elbasan, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë hetimet e thelluara, me qëllim zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.

Gjithashtu, vijon puna për kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

 

 

p.k\dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • SHBA i jep Shqipërisë automjete të blinduara për misionin në Gaza
  • “Më fshinë videot nga telefoni”, truprojat e Ramës përplasen me gazetarin në Vuno, përfundon në komisariat
  • Pas protestave masive, Aleksandar Vuçiç njofton datat e zgjedhjeve të parakohshme
  • Incidenti me dronin me eksploziv në Rumani, BE paralajmëron për “luftë hibride”
  • Hashim Thaçi nga Haga: Shqipëria bëri atë që mundi për mua (rrëfen prapaskenat e Rambujesë)

Komentet e Fundit

  1. Guri on Fundi i një epoke 25 vjeçare për një prej emisioneve më të njohura investigative në vend
  2. info analitike on VIDEO: Zjarrfikësja shuan zjarret në SHBA, ë Balla e reklamon videon si në Shqipëri
  3. Detari on Fundi i një epoke 25 vjeçare për një prej emisioneve më të njohura investigative në vend
  4. info analitike on VENDIMI: Presidenti, kryeministri dhe ministrat në hotele me 5 yje, deputetët në hotele me 4 yjë, ndërsa administrata në hotele me 3 yje
  5. demo on Paqja me Iranin s’do të zgjasë nëse s’u sjell përfitime iranianëve të zakonshëm

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?