Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Policia publikon planin e masave për Ditën e Verës, akset rrugore që do të bllokohen
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Policia publikon planin e masave për Ditën e Verës, akset rrugore që do të bllokohen
KronikeLajmi i fundit

Policia publikon planin e masave për Ditën e Verës, akset rrugore që do të bllokohen

Published: March 13, 2025
Shpërndaje

Policia e Shtetit ka dalë me një njoftim zyrtar mbi planin e masave me rastin e festimeve të Ditës së Verës të premten më 14 mars.

Shërbimet policore do të jenë të fokusuara në aktivitetet që do të zhvillohen në Tiranë dhe Elbasan, ku do të ketë disa segmente rrugore të cilat do të bllokohen dhe do të jenë në funksion të festimeve për qytetarët.

“Në Elbasan, gjatë pasdites së të enjtes dhe ditën e premte, datë 14 mars, nuk do të lejohet parkimi i automjeteve dhe qarkullimi i tyre në disa segmente rrugore në qendër të qytetit.

- Publicitet -

Në Tiranë, gjatë ditës së nesërme, datë 14 mars, deri në përfundim të aktiviteteve, nuk do të lejohet qarkullimi i automjeteve në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ dhe në rrugët ‘Papa Gjon Pali II’ dhe ‘Ibrahim Rugova’, thuhet në njoftimin e policisë.

Njoftimi i policisë

Plan masash për mbarëvajtjen e aktiviteteve që do të zhvillohen më datë 14.03.2025, me rastin e Ditës së Verës.

Për zbatimin e këtij plani masash do të angazhohen në terren, në të gjithë vendin, punonjës të Policisë së Rendit, të Policisë Rrugore dhe të Patrullës së Përgjithshme, të cilat do të mbështeten nga shërbime të Forcës Kombëtare të Sigurisë.

Këta punonjës do të jenë të planifikuar me shërbim në sheshet dhe rrugët ku do të zhvillohen aktivitetet, në të cilat do të ketë numër të madh të qytetarëve dhe mjeteve.

Për të siguruar mbarëvajtjen e aktiviteteve, në akset rrugore kryesore në qendrat e qyteteve, do të ketë kufizime të lëvizjes së automjeteve.

Shërbimet e Policisë Rrugore dhe të Policisë Bashkiake do të jenë në terren, për të monitoruar lëvizjen e automjeteve, me qëllim shmangien e krijimit të trafikut dhe orientimin e drejtuesve të automjeteve në rrugë alternative.

Policia e Shtetit apelon për qytetarët, që të zbatojnë masat kufizuese dhe të bashkëpunojnë me Policinë, për të ndihmuar në mbarëvajtjen e aktiviteteve.

Në çdo rast nevoje për ndihmë, qytetarët mund të komunikojnë me punonjësit e Policisë që do të jenë me shërbim në terren ose mund të telefonojnë në numrin pa pagesë 112″, thuhet në njoftimin e policisë.

i.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Trump pret Zelenskyn, takimi në Uashington më 28 korrik, Ukraina rikthehet në fokusin e SHBA
  • VIDEO: “Ai nuk do as njeriun që ka vetë brenda, më vjen neveri kur e shoh në ekran…” Shkrimtari që ka një fëmijë autik flet për sjelljen e Ramës në rastin Bulku
  • Shkarkohet Prokurori i Përgjithshëm i Gjykatës Penale Ndërkombëtare, njeriu që kërkoi urdhërarrest për Netanyahun
  • VIDEO: Momenti kur Refit Buzi liron ish-bashkëshorten pasi e kishte marrë peng
  • Vuçiç u lë mesazh ushtarëve: Kosova është e jona dhe duhet mbrojtur

Komentet e Fundit

  1. Nata on “Na morën vetëm se ishim aty”
  2. Lame Kodra on VIDEO: “Ai nuk do as njeriun që ka vetë brenda, më vjen neveri kur e shoh në ekran…” Shkrimtari që ka një fëmijë autik flet për sjelljen e Ramës në rastin Bulku
  3. Pyet veten on VIDEO: “Ai nuk do as njeriun që ka vetë brenda, më vjen neveri kur e shoh në ekran…” Shkrimtari që ka një fëmijë autik flet për sjelljen e Ramës në rastin Bulku
  4. Claus on VIDEO: “Ai nuk do as njeriun që ka vetë brenda, më vjen neveri kur e shoh në ekran…” Shkrimtari që ka një fëmijë autik flet për sjelljen e Ramës në rastin Bulku
  5. Drejtesia on VIDEO: “Ai nuk do as njeriun që ka vetë brenda, më vjen neveri kur e shoh në ekran…” Shkrimtari që ka një fëmijë autik flet për sjelljen e Ramës në rastin Bulku

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?