Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Policia sinjalizon kriminelët në arrati? Braho: SPAK me strategji të re, mund të nisim vetë me arrestimet (ndodhi mbrëmë rasti i parë në Durrës)
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Policia sinjalizon kriminelët në arrati? Braho: SPAK me strategji të re, mund të nisim vetë me arrestimet (ndodhi mbrëmë rasti i parë në Durrës)
Lajmi i fundit

Policia sinjalizon kriminelët në arrati? Braho: SPAK me strategji të re, mund të nisim vetë me arrestimet (ndodhi mbrëmë rasti i parë në Durrës)

Published: July 2, 2026
Shpërndaje

Në Komisionin e Posaçëm të Reformës Zgjedhore, Klodian Braho kreu i SPAK ka ngritur shqetësimin e personave që janë të shpallur në kërkim ose që janë të dënuar dhe arrestimi ende nuk është kryer.

Braho tha se për persona të veccantë janë duke menduar një strategji për t’i arrestuar vetë.

Braho nuk hodhi direkt akuza ndaj policisë së Shtetit por tha se: Nuk e di arsyen pse nuk arrestohen!

- Publicitet -

“Nuk ka kapacitet operacionale që SPAK sot të bëjë arrestime të personave në kërkim. Siç është fenomen shqetësues për ju, mund të jetë edhe për ne. Kemi disa të kërkuar me masa sigurimi në mungesë apo të dënuar në mungesë. E kemi ngritur vazhdimisht këtë shqetësim. A kemi një strategji? Është herët s’dua të bëj diçka publike sot, por ajo që mund të them është se po mendojmë një reagim të ndryshëm institucional nga SPAK që të jetë i aftë ti bëj vetë këto veprime të veçanta të natyrës operacionale”, tha Braho.

Pak orë pas klsaj deklarate, Byroja Kombëtare e Hetimit mësohet të ketë arrestuar mbrëmjen e kësaj të mërkure një personazh kyç në trafikun e kokainës, Adi Çoba.

Ai është prangosur në Durrës, në një operacion ku nuk është përfshirë Policia e Shtetit.

A.Çoba i arrestuar mbrëmë nga BKH pa prezencën e Policisë së Shtetit

Deri vitin e kaluar, emri i Adi Çobës rezultonte tërësisht i panjohur për drejtësinë shqiptare, por për herë të parë shfaqet në skenë pas operacionit Ura që goditi një rrjeti ndërkombëtar të trafikut të drogës. Ai mbetet një figurë misterioze, por në dosjen e drejtësisë italiane për këtë operacion, Adi Çoba shfaqet si organizatori i rrjetit të trafikut të kokainës në Itali.

Sipas hetimeve të autoriteteve italiane, Adi Çoba rezulton të jetë drejtuesi i organizatës i cili siguronte dhe dërgonte nga jashtë, sasi të mëdha heroine dhe kokaine në Itali. Ai koordinonte dhe drejtonte nga Shqipëria aktivitetet e anëtarëve të tjerë të organizatës, shqiptarë dhe italianë.

Në dosjen italiane thuhet se Adi Çoba, “në cilësinë e kreut dhe promovuesit të grupit, merrte dhe dërgonte në Itali korrierë që sillnin sasi të mëdha heroine dhe kokainë, të furnizuara nga Shqipëria dhe Holanda përmes veprimtarisë së paligjshme të anëtarëve të tjerë të grupit”.

Gjithashtu, hetimet kanë nxjerrë në dritë dhe bashkëpunimin e ngushtë të Çobes me Elvis Doçin, i njohur ndryshe si Visi i Pojës, në trafikimin e narkotikëve.

d.x. / dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
8 Comments
  • Vlora 97 says:
    July 2, 2026 at 5:27 am

    Policia ka marr fund
    Esht ber njesh me krimin

    Drejtuesit kryesor jane të gjith me rrogë mujore te pajtuar te kriminelat

    Reply
  • Keta jemi ky eshte niveli says:
    July 2, 2026 at 6:08 am

    Nje shtet, si cdo shtet, ka edhe korrupsion, por funksionon me ligje dhe kushtetute, ne te kundert ka perplasje pushtetesh deri ne grusht shteti…. kjo e fundit e KAPS – it me duket paksa e rrezikshme ne kete drejtim. Kush egzaltohet pas ketij lajmi do ta quaja dritshkurter. Fazen e kaosit kushtetues shpresoj ta kemi kaluar qe me “lexhenden”, Tani duhet te ishte faza e pastrimit (qe nuk mbaron kurre si kudo ne bote), gjithemone brenda rregullave te nje demokracie funksionante dhe me durimin qe te jep ligji dhe jo sipas qefit te ketij apo atij, aq me keq te turmave, sado fisnik te jete zeri i tyre.

    Reply
    • Juristi says:
      July 2, 2026 at 6:28 am

      E ka ligji i reformes te parashikuar

      Reply
  • titi says:
    July 2, 2026 at 6:26 am

    EDHE NE DURRES POLICIA ESHTE E KRIMINALIZUAR,,,,,

    Reply
  • Pol says:
    July 2, 2026 at 6:30 am

    Juristi e ke gabim

    Sipas kuadrit ligjor në Shqipëri (Ligji nr. 95/2016 për SPAK-un dhe rregulloret e funksionimit të Byrosë Kombëtare të Hetimit), BKH-ja nuk mund të kryejë arrestime në mënyrë të pavarur pa Policinë e Shtetit.

    ​Arsyet ligjore dhe operacionale pse ndodh kjo janë të qarta:

    ​Mungesa e forcave operacionale të terrenit:

    BKH-ja përbëhet nga hetues (oficerë të policisë gjyqësore) dhe jo nga forca speciale apo njësi të ndërhyrjes së shpejtë me kapacitete për ekzekutimin fizik të urdhër-arresteve në shkallë të gjerë.

    ​Kompetenca Ekskluzive e Policisë:

    Sipas Kodit të Procedurës Penale dhe ligjit për Policinë e Shtetit, ekzekutimi i masave të sigurimit “arrest në burg” ose “arrest në shtëpi” është kompetencë dhe detyrë funksionale e strukturave të Policisë së Shtetit (zakonisht përmes Drejtorive Vendore ose forcave speciale si RENEA/FNSH kur ka rrezikshmëri të lartë).
    ​
    Bashkëpunimi i Detyrueshëm:

    Kur prokurorët e SPAK-ut lëshojnë një urdhër arresti (i cili miratohet nga Gjykata e Posaçme), ky urdhër i delegohet për ekzekutim Policisë së Shtetit. Hetuesit e BKH-së janë të pranishëm dhe udhëheqin procesin e kontrolleve të banesave, sekuestrimit të provave dhe dokumentacionit, por shoqërimi fizik dhe prangosja e personit bëhet nga policia.
    ​Në përmbledhje, BKH-ja ka kompetencën e plotë për të hetuar, zbuluar dhe dokumentuar veprat penale, por për pjesën e forcës shtrënguese (arrestimin fizik), ligji e detyron të mbështetet te Policia e Shtetit.

    Reply
  • K R says:
    July 2, 2026 at 6:31 am

    Me sa m kujtohet mua kur nisi kjo historia e SPAK nder te paret eshte arrestuar nga civile te BKH ne Rinas Jamarber Malltezi

    Reply
  • Kujtim Hoxha says:
    July 2, 2026 at 6:43 am

    Krimi e dekonspirimi shkojne pertej Policise direkt tek zyrat e Rilindjes,
    nje shembull – Suel Cela, zyrtarisht “ne kerkim:” prej kaq kohesh por realisght ne aktivitet te plote ne Elbasan me grupin qe drejton me qender tek tregu ushqimor i qytetit.
    Kete e di gjithe qyteti, e di Policia por nuk ben asnje hap drejt tij sa kohe eshte Taulant Balla Tutor i tij e grupit tij.
    Sepse ne c’do fushate grupi i Celes del e me pagesa a kercenime mbledh vota per Rilindjen.
    Ne 2021 nxorri me te votuarin ne vend Taulant Ballen.
    Ne maj 2026 theu rekordet duke bere deputeten me te votuar anonimen Sara Mile, madje duke dale kjo edhe me e votuara brenda Burgut Peqinit dhe paraburgimit Bradasheshit.
    Ja pra pse Cela e grupi i tij fshijne by…me ate “ne kerkim” sa kohe qe Engjelli mbrojtes i tyre Tao Balla eshte ne maje te pushtetit.

    Reply
  • Enea says:
    July 2, 2026 at 6:58 am

    Sh sakte komentusi Kujtim

    Degjenerimi i policis i ka rrënjët te politika e capaculave

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Një ndër aktet më fyese në historinë e shtetit shqiptar dhe një listë e pamundur me “përfaqësues të popullit” që nuk i njeh as Google
  • Leximi gjatë verës! Koha për të rishikuar listat e librave rekomandues
  • Policia sinjalizon kriminelët në arrati? Braho: SPAK me strategji të re, mund të nisim vetë me arrestimet (ndodhi mbrëmë rasti i parë në Durrës)
  • 02 korrik 2026
  • Premtoi tërheqje të ligjit por Rama sapo ka firmosur 1 milion m2 tokë në Vlorë për biznesmenin turk që ka si imazh aktorin e famshëm të telenovelave

Komentet e Fundit

  1. Enea on Policia sinjalizon kriminelët në arrati? Braho: SPAK me strategji të re, mund të nisim vetë me arrestimet (ndodhi mbrëmë rasti i parë në Durrës)
  2. Kujtim Hoxha on Policia sinjalizon kriminelët në arrati? Braho: SPAK me strategji të re, mund të nisim vetë me arrestimet (ndodhi mbrëmë rasti i parë në Durrës)
  3. K R on Policia sinjalizon kriminelët në arrati? Braho: SPAK me strategji të re, mund të nisim vetë me arrestimet (ndodhi mbrëmë rasti i parë në Durrës)
  4. Pol on Policia sinjalizon kriminelët në arrati? Braho: SPAK me strategji të re, mund të nisim vetë me arrestimet (ndodhi mbrëmë rasti i parë në Durrës)
  5. Juristi on Policia sinjalizon kriminelët në arrati? Braho: SPAK me strategji të re, mund të nisim vetë me arrestimet (ndodhi mbrëmë rasti i parë në Durrës)

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?