Në Komisionin e Posaçëm të Reformës Zgjedhore, Klodian Braho kreu i SPAK ka ngritur shqetësimin e personave që janë të shpallur në kërkim ose që janë të dënuar dhe arrestimi ende nuk është kryer.
Braho tha se për persona të veccantë janë duke menduar një strategji për t’i arrestuar vetë.
Braho nuk hodhi direkt akuza ndaj policisë së Shtetit por tha se: Nuk e di arsyen pse nuk arrestohen!
“Nuk ka kapacitet operacionale që SPAK sot të bëjë arrestime të personave në kërkim. Siç është fenomen shqetësues për ju, mund të jetë edhe për ne. Kemi disa të kërkuar me masa sigurimi në mungesë apo të dënuar në mungesë. E kemi ngritur vazhdimisht këtë shqetësim. A kemi një strategji? Është herët s’dua të bëj diçka publike sot, por ajo që mund të them është se po mendojmë një reagim të ndryshëm institucional nga SPAK që të jetë i aftë ti bëj vetë këto veprime të veçanta të natyrës operacionale”, tha Braho.
Pak orë pas klsaj deklarate, Byroja Kombëtare e Hetimit mësohet të ketë arrestuar mbrëmjen e kësaj të mërkure një personazh kyç në trafikun e kokainës, Adi Çoba.
Ai është prangosur në Durrës, në një operacion ku nuk është përfshirë Policia e Shtetit.


Deri vitin e kaluar, emri i Adi Çobës rezultonte tërësisht i panjohur për drejtësinë shqiptare, por për herë të parë shfaqet në skenë pas operacionit Ura që goditi një rrjeti ndërkombëtar të trafikut të drogës. Ai mbetet një figurë misterioze, por në dosjen e drejtësisë italiane për këtë operacion, Adi Çoba shfaqet si organizatori i rrjetit të trafikut të kokainës në Itali.
Sipas hetimeve të autoriteteve italiane, Adi Çoba rezulton të jetë drejtuesi i organizatës i cili siguronte dhe dërgonte nga jashtë, sasi të mëdha heroine dhe kokaine në Itali. Ai koordinonte dhe drejtonte nga Shqipëria aktivitetet e anëtarëve të tjerë të organizatës, shqiptarë dhe italianë.
Në dosjen italiane thuhet se Adi Çoba, “në cilësinë e kreut dhe promovuesit të grupit, merrte dhe dërgonte në Itali korrierë që sillnin sasi të mëdha heroine dhe kokainë, të furnizuara nga Shqipëria dhe Holanda përmes veprimtarisë së paligjshme të anëtarëve të tjerë të grupit”.
Gjithashtu, hetimet kanë nxjerrë në dritë dhe bashkëpunimin e ngushtë të Çobes me Elvis Doçin, i njohur ndryshe si Visi i Pojës, në trafikimin e narkotikëve.
d.x. / dita

Policia ka marr fund
Esht ber njesh me krimin
Drejtuesit kryesor jane të gjith me rrogë mujore te pajtuar te kriminelat
Po mor bythqir po, ashtu është . Po ata polica te vrarë? Apo bëjnë kot ata që kanë lënë fëmijët rrugëve. Ik mor fshatar injorant.
Nje shtet, si cdo shtet, ka edhe korrupsion, por funksionon me ligje dhe kushtetute, ne te kundert ka perplasje pushtetesh deri ne grusht shteti…. kjo e fundit e KAPS – it me duket paksa e rrezikshme ne kete drejtim. Kush egzaltohet pas ketij lajmi do ta quaja dritshkurter. Fazen e kaosit kushtetues shpresoj ta kemi kaluar qe me “lexhenden”, Tani duhet te ishte faza e pastrimit (qe nuk mbaron kurre si kudo ne bote), gjithemone brenda rregullave te nje demokracie funksionante dhe me durimin qe te jep ligji dhe jo sipas qefit te ketij apo atij, aq me keq te turmave, sado fisnik te jete zeri i tyre.
E ka ligji i reformes te parashikuar
EDHE NE DURRES POLICIA ESHTE E KRIMINALIZUAR,,,,,
Juristi e ke gabim
Sipas kuadrit ligjor në Shqipëri (Ligji nr. 95/2016 për SPAK-un dhe rregulloret e funksionimit të Byrosë Kombëtare të Hetimit), BKH-ja nuk mund të kryejë arrestime në mënyrë të pavarur pa Policinë e Shtetit.
Arsyet ligjore dhe operacionale pse ndodh kjo janë të qarta:
Mungesa e forcave operacionale të terrenit:
BKH-ja përbëhet nga hetues (oficerë të policisë gjyqësore) dhe jo nga forca speciale apo njësi të ndërhyrjes së shpejtë me kapacitete për ekzekutimin fizik të urdhër-arresteve në shkallë të gjerë.
Kompetenca Ekskluzive e Policisë:
Sipas Kodit të Procedurës Penale dhe ligjit për Policinë e Shtetit, ekzekutimi i masave të sigurimit “arrest në burg” ose “arrest në shtëpi” është kompetencë dhe detyrë funksionale e strukturave të Policisë së Shtetit (zakonisht përmes Drejtorive Vendore ose forcave speciale si RENEA/FNSH kur ka rrezikshmëri të lartë).
Bashkëpunimi i Detyrueshëm:
Kur prokurorët e SPAK-ut lëshojnë një urdhër arresti (i cili miratohet nga Gjykata e Posaçme), ky urdhër i delegohet për ekzekutim Policisë së Shtetit. Hetuesit e BKH-së janë të pranishëm dhe udhëheqin procesin e kontrolleve të banesave, sekuestrimit të provave dhe dokumentacionit, por shoqërimi fizik dhe prangosja e personit bëhet nga policia.
Në përmbledhje, BKH-ja ka kompetencën e plotë për të hetuar, zbuluar dhe dokumentuar veprat penale, por për pjesën e forcës shtrënguese (arrestimin fizik), ligji e detyron të mbështetet te Policia e Shtetit.
Po pra, poor policia e SaliEdit nuk I arreston e i informon kriminelet qe financojne ndertimet, mediat dhe fushatat elektorale kur vjen dita e arrestimit. Ky eshte problemi. Njelloj si me vetingun kur KPK dhe ONM shkarkonin gjyqtare te korruptuar dhe KPA e SaliEdit i rikthenin ne detyre. Kudo ku ka nderhyre politika e SaliEdit e ka bere per interesa jo publike.
Me sa m kujtohet mua kur nisi kjo historia e SPAK nder te paret eshte arrestuar nga civile te BKH ne Rinas Jamarber Malltezi
Krimi e dekonspirimi shkojne pertej Policise direkt tek zyrat e Rilindjes,
nje shembull – Suel Cela, zyrtarisht “ne kerkim:” prej kaq kohesh por realisght ne aktivitet te plote ne Elbasan me grupin qe drejton me qender tek tregu ushqimor i qytetit.
Kete e di gjithe qyteti, e di Policia por nuk ben asnje hap drejt tij sa kohe eshte Taulant Balla Tutor i tij e grupit tij.
Sepse ne c’do fushate grupi i Celes del e me pagesa a kercenime mbledh vota per Rilindjen.
Ne 2021 nxorri me te votuarin ne vend Taulant Ballen.
Ne maj 2026 theu rekordet duke bere deputeten me te votuar anonimen Sara Mile, madje duke dale kjo edhe me e votuara brenda Burgut Peqinit dhe paraburgimit Bradasheshit.
Ja pra pse Cela e grupi i tij fshijne by…me ate “ne kerkim” sa kohe qe Engjelli mbrojtes i tyre Tao Balla eshte ne maje te pushtetit.
Sh sakte komentusi Kujtim
Degjenerimi i policis i ka rrënjët te politika e capaculave
Të shkretët ne thuaj, që jetojmë në këtë vend. S’di nga kush të ruhesh më parë.
Ath pse nuk shkon te arrestoje ramen, i ka ngelur me gje pa shkelur rames?
Ne fund do vete autorizojme veten ne dhe do arrestojne SPAKun ti varim te koqet e kalit bashke me familjen e lindes
Atehere rrofte molotovi bile eshte pak, bomba me mire…. Hajt ta djegim qe nga themeli dhe Te fillojme nga guri, sic kemi bere historikisht. Keta jemi, nuk ndryshoka natyra jone, kane te drejte gjitonet
Mendoj se te shtunen kemi grusht shteti, se è kemi hak…
Po mor bythqir po, ashtu është . Po ata polica te vrarë? Apo bëjnë kot ata që kanë lënë fëmijët rrugëve. Ik mor fshatar injorant.