Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Policia tha se i dorëzuan, por kamerat e sigurisë ‘kapin mat‘ çiftin irlandez: Si vodhën 40 mijë euro në Durrës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Policia tha se i dorëzuan, por kamerat e sigurisë ‘kapin mat‘ çiftin irlandez: Si vodhën 40 mijë euro në Durrës
KronikeLajmi i fundit

Policia tha se i dorëzuan, por kamerat e sigurisë ‘kapin mat‘ çiftin irlandez: Si vodhën 40 mijë euro në Durrës

Published: April 2, 2025
Shpërndaje

Gjykata e Durrësit ka vendosur masat e sigurisë për turistët irlandezë Kevin Stack, 42 vjeç, dhe partneren e tij Kate Connolly, të ndaluar më 28 mars për “Vjedhje” në bashkëpunim.

Gjyqtarja Suela Xhani vendosi arrest në burg për Stack, ndërsa Connolly do të qëndrojë në paraburgim derisa të paguajë një garanci prej 5000 eurosh brenda pesë ditëve. Pas lirimit, ajo duhet të paraqitet në Policinë Gjyqësore çdo dy muaj.

Ngjarja lidhet me një shumë prej 41,400 eurosh, që çifti dorëzoi në Policinë e Shkodrës, duke pretenduar se e kishin gjetur më 26 mars në Durrës. Megjithatë, blutë e Durrësit dyshuan se kishim të bënim me një rast vjedhjeje, pasi nga kamerat e sigurisë çifti irlandez dallohet teksa iu merr çantën me para dy djemve të rinj, të cilët e gjetën në tokë.

- Publicitet -

Dyshohet se paratë u përkisnin dy punëtorëve të një agjencie imobilare të cilët u kanë rënë paratë pasi kanë hipur në makinë. Pasi ata janë larguar, dy djem të rinj që po kalonin aty i kanë parë dhe i marrin paratë, por në ato momenti u afrohet çifti irlandez.

Çifti dyshohet se u dha 500 euro si shpërblim të rinjve, duke iu thënë se ishin paratë e tyre dhe më pas u larguan drejt Shkodrës.

Policia e Shkodrës njoftoi se çifti dorëzoi paratë e gjetura, por historia ka marrë tjetër rrjedhë pas dyshimeve të bluve të Durrësit për vjedhje, çka çoi edhe në arrestimin e tyre.

Policia, duke përdorur kamerat e sigurisë dhe GPS-in e makinës, gjurmoi lëvizjet e tyre dhe i ndaloi për vjedhje.

Gjykata urdhëroi ekzekutimin e menjëhershëm të vendimit, ndërsa të dy të akuzuarit mund ta apelojnë masën brenda pesë ditëve.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
8 Comments
  • demo says:
    April 2, 2025 at 8:51 am

    Po cfare vodhen,o policia! Hajduti nuk dorzon,as behet pishman!

    Reply
  • Arber iliri says:
    April 2, 2025 at 3:06 pm

    Ore i kane trute ne vend keta apo jo?Se pari parate jane send i humbur.Pasuria e humbùr nuk eshte pasuri e vjedhur se pari,se dyti dorezimi e ben edhe pervetesimin e sendit te humbur shume te dyshimte.Mos mbani gjyqtare idìote e jo profesionale ne puñe se shkateroni jete njerezish.O Dio o Mores.

    Reply
  • Arben says:
    April 2, 2025 at 3:11 pm

    NE SHQIPERI NDODHIN CUDIRA TE VJEDHESH TE BEJNE DEPUTET MINISTER TE JESH I NDERSHEM TE RRASIN BRENDA.BRAVO DREJTESIA ALBANISTAN

    Reply
  • Hasan says:
    April 2, 2025 at 4:02 pm

    Vertet kjo eshte vjedhje ?!
    Me ndjhmoni te kuptoj pra: “hajdutet” gjeten dike qe gjeti ca leke ,ketij I dhane 500 euro shperblim qe ky tu jpte leket e gjetura(emocionalisht per te dorzuar leket dhe mos qene agresive) ,I moren leket dhe I cuan ne polici (diku larg sepse…cfar rendesie ka) po kurrekush nuk I imponoj,kercenoj apo I perndoqi..detyroj.. )
    Ndjese shteti im qe nuk td kuptoj sepse ti mendon ndryshe : kur shikon nje drejtor qe ka vila ,supermarkete , biznese…dhe qeveris policet ,ti mendon se po ben detyren …
    Gjithsesi le ti kete ,u pa puna se keshtu jemi ,por leshoji ata te huajt qe te mos jemk td huaj idiot ne boten e sotme…te mos na tallin !

    Reply
  • Sokol says:
    April 2, 2025 at 5:40 pm

    Budallenj kta qe i dorezuan..mendohet thote se u kane rene disa agjenteve imobiliare nderkohe ska asnje lajm per ndonje denoncim te atyre qe i humben..se kushedi cfare lekesh kane qene..

    Reply
  • Sotir says:
    April 4, 2025 at 1:39 pm

    Ky esht shteti genjshtar qe gjejne cdo lloj aarsye per ti futur ata leket ne xhep cfar behet me keta o zot ca shtet vk kemi.

    Reply
  • Arbeni says:
    April 5, 2025 at 10:20 am

    Çifti irlandez nuk i përvetësoi ato para,por i dorëzoi ato në policin e Shkodrës.Nqse ata do t’i kishin fshehur ato para policët duhet t’i arrestonin ata.Nqse ata nuk do t’i dorëzonin policia do arrestonte Noc Rrokun.Kjo është e turpëshme,prandaj çifti irlandez duhet të lirohet nga paraburgimi dhe të lihen të shkojnë në shtëpin e tyre.Dihet se policia dhe drejtësia në vëndin tonë janë të paafta,prandaj bëjn edhe budallallëqe të tilla karagjozësh.Turp,turp.

    Reply
  • Detari says:
    April 5, 2025 at 10:29 am

    Qe ta kuptoni cfare ka ndodhur, ne vende si turqia policia bashkepunon me kriminele qe kryejne vjedhje. Irlandezet u ndodhen ne vendin e ngjarjes ne kohen kur u krye vjedhja. Policia dhe kriminelet ne kete rast nuk arriten ti vjedhin leket.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Këtë herë, Rama do ta mbajë “retreat”-in në Pogradec në 24 dhe 25 gusht
  • Dronët në Laipcig dhe Gjermania në shënjestrën e strategjisë ruse!
  • Betohen deputetët e Kuvendit të Kosovës, VV nuk jep emër për kryetar
  • Bisedime për paqe dhe diplomaci lufte me Rusinë
  • Misteri rreth takimit sekret Pezeshkian-Khamenei në Teheran, ata ishin në një makinë…

Komentet e Fundit

  1. 1thundrak on Besa dhe Besueshmëria!
  2. Turist i zhgënjyer on Ndotja kërcënon ambicien tonë për t’u kthyer në destinacion turistik në Adriatik
  3. realisti on Raporti i Dhomës Amerikane të Tregtisë: Mijëra shqiptarë humbin jetën para kohe prej situatës në Shëndetësi
  4. Oficeri i artilerise on Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë
  5. Oficeri i artilerise on “Lajmi ra si bombë”, kryebashkiaku socialist kundër PS për bashkimin e Divjakës me Lushnjen

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?