Pr.Pajtim LUTAJ – MD PhD
Vendosja e një ministre profesioniste në Ministrinë e Shëndetësisë ishte një ogur i mire…por Ministrja jonë me rezulton një profesoreshe teknike, pak Profesoreshë Universitare dhe aspak Administratore.
Ministres që vjen nga sisteme shumë te konsoliduara nuk i bënë përshtypje rrumpalla shëndetësore që ështe instaluar në vendin tonë, nuk ja vrasin sytë reklamat TV që promovojnë sharlatanizmin tip “vjen Pr.Dr Byrek Çyreku bëne operacione x e y… Vjen Antonio Cazanova bën aborte falas… Imazhe e foto të Pr.Dr.Msc, Amerikan, Italian, Turk dhe Indian duke operuar dhjamin, mëndjen, syrin e shqiptarëve”.
Nuk ja vrasin veshin mashtrimet dhe genjeshtrat për arritje fallco të atyre që “bënë për herë të parë x operacion ose diagnozë (të cilët lanë injorantë mjekët tanë të rinj, që shërbejnë natë e ditë nëpër spitale) grumbullojnë pacientë dhe vijnë matrapazët, operojnë pacientin shqiptar pa e parë fare dhe të nesërmen ikën me çanta plot”.
Zonja Ministre, a i keni parë ju këto fenomene në Angli dhe Itali ku keni shërbyer? Unë nuk i kam parë në Francë.
Pas prezantimit pompoz, nga mungesa e dëshirës për të njohur realitetin, ministrja ra në kënetën e lënë gati nga Ogerta. QSUT po falimenton ndërsa Shërbimi Universitar i Okulistikës ka falimentuar. Komunikimet mediatike per UFO projekte dhe planet magjinare të Ministres, firmosja e ish-kontratave korruptive, lënia në fuqi e protokolleve anti-shkencore që dhanë prova se efektivitetin e kishin nul, e helmuan ose më mirë e verbuan publikun shqipëtar.
Duke e njohur mirë QSUT, sistemin e funksionimit deri në detaje, kontratat e manipuluara, me protokolle anti-shkencore, në tetor 2025 i sugjerova Ministres të mos i firmoste këto kontrata por t’i rishikonte përpara se te hidhte firmat në miliardat e taksapaguesve shqiptarë, të cilat nuk shkojnë në trupin e pacientit si ilaçe, as si examinime me aparaturat e duhura, as te personeli si rrogë e mire, si formim i vazhdueshëm, si zhvillim. Përfundojnë në xhepat e administrates se paafte, në xhepat e oligarkëve hajdutë dhe kompanive farmaceutike, të korruptuara, deri vrasëse!
Klinika okulistike në QSUNT ka falimentuar
Prej vitesh ka mbaruar roli kryesor i një klinike universitare, përgatitja e mjekeve okulistë. Aktiviteti klinik nuk funksionon për shkak te organizimit të keq, emërimeve nepotike dhe korruptive si dhe vendimeve, planeve, objektivave, rregullave shkatërruese te administratës përgjegjëse nga Klinika, Drejtoria deri te Ministria.
Ka 3 vjet që QSUNT po lëngon, ka 6 muaj që klinika universitare e okulistikes ka falimentuar. Ministria nuk reagon, Drejtoria nuk kupton, K/Ministri fluturon.
Unë do prononcohem për fushën time Okulistikën, sepse zonja Ministre nga 4 projekte që anonçoi si arritje dhe perspektivë e madhe e mjekësisë tonë në parlament dy ishin okulistike (lentet dhe transplanti i kornesë).
Deputetët u “habitën” me arritjet, mjekët deputetë mernin frymë ngadale për te kuptuar se ku mund të bënin ndonjë k.ç.k., ndersa ministrja si somnabul lexonte shifra. Ju siguroj se as vetë nuk dinte çfarë po lexonte.
Në planin kombëtar, objektivi i ministrise për Okulistika 2030 është zbulimi i të metave të refraksionit (syze) me tabela të prishura dhe personel të pa aftë te fëmijët. Kjo zgjedhje e turpshme dhe programi korruptiv e përkeqsojnë situatën e kltyre defekteve te fëmijët.
Profesionistet e vërtetë dhe shoqatat e profesionisteve PAAO bashkë me OBSH propozuan si projekt objektive Okulistika 2030 “Depistimin e Retinopartisë Diabetike me IA”. Për herë të parë në vendin tone në fushën e mjekësise në 2021 u realizua në praktikë diagnostikimi i Retinopathisë Diabetike me IA. Një foto e Retinës së një pacienti me Diabet u dergua në iClaud një programi IA , i cili brenda 3 minutave na ktheu përgjigje: raport i detajuar për diagnozën dhe stadin e RD.
Ky punim u paraqit në kongresin e www.paao.al dhe u vlerësua shume nga OBSh, Profesorët e U. Liverpulit Angli si dhe nga Akademia e Shkencave të Shqipërise. Zonja ministre, programi është në zyrën tuaj.
Hiqeni zonja ministre Sala, hiqeni këtë paçavure, se i bëni nder okulistikës shqiptare, Ministrisë, pacientëve me diabet. Objektivi juaj Okulistika 2030 jo vetëm nuk na çon në EU por ju turpëron programin Shqipëria 2030.
Hiqeni dhe vendosni “Depistimin e Retinopartisë me IA”. E ardhmja është kjo, ju duhet ta kuptoni se IA dhe një mjek i mirë e kanë përmirësuar diagnostikimin 95 përqind!
Ja pse ka falimentuar klinika universitare e okulistikës
1- Ministria me paramendim korruptiv ndalon prej vitesh bërjen e operacioneve të retines. Kjo sjellë verbimin e 200-300 personave në vit, në vendin tonë.
2- Ministria ndalon me ndërgjegje dhe zell të madh, bërjen e Transplantit të Kornesë, kur të gjitha kushtet janë. Ogerta e sorollati 8 vite, kontraktoi spitale private, ku ato raste që janë bërë kanë paguar 2-6 mijë euro, Albana mund ta realizonte për një muaj, por nxori një vendim dhe e çoi në kalendat greke, ndërsa profesore Sala e shiti fare.
U mburr përpara deputetëve se Ministria do disbursoje këte vit 250 000 € për transplantin e kornesë, pa shpieguar fare si, ku, kur, kush!? I kam shkruar tre herë se transplanti i kornesë realizohet shumë mirë brenda një muaji nëse Ministria ka dëshirën e mirë dhe shkarkohet nga ngarkesat korruptive të sistemit që gjeti në Ministri në shtator 2025.
3- Ministria me urdhër ka deformuar protokollin e trajtimit të sëmundjeve kronike të retinës me Anti-VEGF. Me kërkesën tonë shteti ka futur preparatet më të mira të kohës, për të cilën e falenderojmë perditë ne mjekët dhe pacientët. Por jo! Ogerta ka nxjerrë një urdher që pacientët ta përfitojnë vetëm një vit, pastaj le te verbohen, administrata e mëvonshme e përkeqesoi fare ketë protokoll.
Pacienti që ka nevojë nuk e merr menjëhere këtë preparat por duhet të futet në listëpritjet e administratës, dhe pacienti i shkretë e përfiton pas dy deri tre muaj me vonesë, kur mjekimi i parë eshtë urgjencë. Është urgjence zonja profesore Ministre. Përfundimisht shteti harxhon miliona pa efekt real në syrin e pacientit.
4- LENTET (se kështu ia vuri emrin këtij projekti vërtetë të madh në okulistikë Ogerta, ia mësoi edhe Kryeministrit) janë Implante Intra Okulare që implementohen në sy pas operacionit të kataractës apo perdes. Paketa e Kontratatit, edhe me të meta, praktika korruptive, çmime katastrofike për materiale aspak të justifikueshme, ka ndihmuar shumë fare pacientët shqiptarë, por ka 6 muaj që ka stopuar.
Profesoresha Ministre nga 4 projekte që firmosi dhe u mori votën deputetëve ishte dhe programi i lenteve. Nuk e dinte ministrja se në momentet që ajo fliste në parlament, kishte muaj që lentet në QSUT mungojnë. Nga tetori 2025 dhe sot nuk ka lente në QSUT, kthehen dhe sorollaten 20-30 pacientë në ditë, kryesisht pensionistët e varfër.
Populli e degjon në TV prandaj pacientët por edhe mjekët duhet të manifestohen për të drejtat e tyre se lekët janë paguar per keto marrëzi. Drejtoresha të shkojë çdo ditë në orën 8 te recepsioni i okulistikës, ta preki këtë të vertetë.
Drejtoria
Vulën e kësaj gjëndje amnezike te QSUNT Tiranë, ja vuri drejtoresha e re, e cila bëri thirrjen për te nxitur çdo qytetar dhe pacientë të denoncoje mjeket qe ju marin para pacienteve kundrejt shërbimit shëndetësor në publik. Kjo ishte nxitja të bëja kete kujtesë. Drejtoresha hap fushatën e intimidimt te personelit mjeksor qe shërben në QSUNT, duke kërkuar individe apo grupe kriminale të strukturuara, kur këto individe dhe grupe i ka në administratën qe drejton dhe në ministrinë qe e komandon.
Drejtoresha e institucionit publik shëndetësor më të rëndësishëm ne vend përpara se të bëje policen duhet t’u japë përgjigje, zgjidhje pacientëve që vdesin, verbohen, sorollaten, gënjehen dhe zhgenjehen nga sherbimet, nga keqorganizimi dhe keqmenaxhimi në QSUNT.
Drejtoresha duhet të bëj publike çdo ankesë që i shkon përdite në zyrën e saj hermetike, po po cdo ankese qe shkon për mungese të ilaçeve, mungese të aparaturave te prishura me dëshirë e pa qëllim, per mungese organizimi. Vetëm nga okulistika nga tetori e sot i shkojne dhjetëra pacientë se mungojnë lentet, se sorollaten për marjen e ilaçeve Anti-VEGF, se nuk behen operacionet e retinës, transplanti i kornesë, krejtësisht për mosdëshirë të administratës, ministres, drejtoreshes dhe pamundesisë së sistemit inefikas.
Kjo situatë më kujton vitin 2001, kur isha Drejtor i Përgjithshëm i QSUT, e sapo rimbëkëmbur nga katastrofa politiko kriminale e 1997. Të ç’ekuilibruar nga sherret politike, tre qeveri, Meta Majko Nano, në media fillon një linçim i personelit shendetësor. Në TV shiheshin intervista në trotuaret e Tiranës “A marrin mjekët lekë në spital…” Dhe logoreja që ushqehej me politikë, thoshte PO, por pa denoncuar asnjë.
Politika fitoi mbi personelin e spitaleve. Që në atë kohe kam kuptuar se politika e mban gjallë këtë trysni, për të fshehur, justifikuar bëmat, korrupsionin kapilar, emërimet nepotike, vjedhjen e shëndetit të popullit. E tmerrshme! E pa imagjinueshme! Korrupsion me ilaçet e pacientëve, kur në gjithë botën spitaleve u bejne donacione marramendëse për t’i patur sa më të pasura në medikamente , aparatura; donacione për studime. Në vendin tim vjedhin edhe ato pak që akordon shteti!
Në atë kohe vjen në zyrën e drejtorit te përgjithshëm gazetari Rezart Xhaxhiu. Pyetja e pare: a u marrin mjekët lekë pacientlve? Jo i thashë prerë. Mjekët tanë, personeli i mesëm i ulët punojnë në kushte tepër të vështira. Nuk quhet korrupsion se nje pacient i jep një infermiereje 200 lekë pas një shërbimi, as 1000 lekë një mjeku pas vizitës apo operacionit, kjo eshte respekt.
Vura re se gazetarit nuk i pëlqeu përgjigjia ime, dhe nuk e vonoi pyetjen e dytë: Po flitet për korrupsion në shëndetesi. Edhe pse isha i bindur se ekzistonin raste me mashtrime, sorollatje, mos zbatim protokolli nga personel i pandershëm sepse edhe sistemi nuk ekzistonte e sfidova gazetarin: Po ju përgjigja korrupsion ka, korrupsioni behet ne drejtori, ministri, por jo te marrdhënja mjek pacient. Nëse ju më gjeni nje mjek që i kërkon pacientit lekë para shërbimit duke i vënë kusht: “nuk ju operoj nëse ju nuk më jepni x lekë”, unë do e bëj shembull që një fenomen i tillë të mos ndodhë kurrë më në spitalin publik. Me R.Xhaxhiun nga ajo kohë jemi miq dhe e përshëndes.
Koha më dha të drejtë edhe 25 vjet më pas. Nuk janë mjekët të korruptuar por jane institucionet, administrata dhe komisionet e paligjshme dhe të pa afta qe bëjnë tendera, emërojnë personelin në spitale, zgjedhin shefa dhe drejtues që s’kanë lidhje fare me vendin e punës e blerë me korrupsion apo nepotizëm.
Administrata & K/ Ministri
K/Ministri Rama, i dehur nga suksesi i politikes së jashtme, që në të vertetë e ka vendosur Shqipërinë në piedestalin e merituar, sa që këto vite do mbeten në histori si vitet e shqiptarisë, ka humbur fare kontaktin me realitetin e brendshem, me jetën e përditshme të popullit, me arsimimin e tij, me shendetin e tij, me hallet e jetesës. Ka humbur rolin kryesor të një K/Ministri, rolin e Administratorit. Administron me SMS që as i lexon fare vetëm i transferon.
Shembull konkret: i dërgohet Ramës një sms, Rama pa e lexuar ia dergon Ministrit apo drejtorit të fushës, drejtori i paaftë apo Ministri i përgjigjen, 90% e mashtrojnë. Rama përgjigjen e tyre as e shef por ja dergon ankuesit. Një rreth vicioz pa vlerë.
Jo zoti K/Minister nuk ecet kështu, behu një ditl administrator se Administrata jote eshte jashtë funksionit, hierarkia nuk ekziston, është e paafte dhe e korruptuar, tashme e frustuar nga SPAK eshtë paralizuar fare, nuk kryen as një veprim, as vjedh dot, as gënjen dot, as spiunon dot, as avancon dot, as firmos dot.
Sistemi është paralizuar, punonjësit ndihen të terrorizuar. Nuk eshtë më koha te beni humor dhe historira me, doktoraturat fallco, plagiaturat duke na shpallur “atdheu i plagjaturës”, me dipllomat e juristëve dhe te infermiereve. Po të bëhesh administrator, administrimi tregon performancën e Ekzekutivit. Administrim do të thotë të ndjekësh çështjen deri në zgjidhje, ta kontrollosh, të nxjerësh mësim dhe të marësh masa për ta rregulluar.
Nuk mjafton të thoni “stop dipllomave fiktive”, por të bëni studim nga vinë këto diplloma fiktive? Nëse nuk doni të dëgjoni specialistët e fushave, pyesni ChatGPT, kërkojini Diellës një studim sa diplloma juristi prodhon ky vend në një vit? Sa diplloma infermierie? Sa e Sa e Sa të dipllomuar pa formim fare pa bërë mësim se praktike dihet se nuk bëjnë? Ke universitete që lëshojnë diploma infermieri po edhe mjeku pa bërë asnjë ore praktikë. Janë universitete të drejtuara nga Ministrat apo ish-Ministrat Tuaj të cilët pasi shitën liçensat, tani janë Rektorë, Tutorë, Dekanë, të universiteteve fiktive.
Po hyni në Ginnes. Faktet tregojnë se Ju administroni shumë keq. Çfarë bëre me autorët e plagjaturave, shitjes se diplomave fallco kur ne ua sollëm mbi tavoline në 2015? 50 përqind e doktoraturave ishin fallco, ju në vend ti penalizonit, te rregullonit ligjin dhe të zhdukeshin këto praktika obskurantiste, i legalizuat doktoraturat, (doktorantët fallco tani të janë bërë Profesora të Associuar), dhe promovuat grupin e strukturuar kriminal te prishjes se arsimit të lartë, sidomos në UMT.
Ju nuk dini të administroni, ju dini vetëm të talleni. U tallët në mitingun e Shkodrës për doktoraturat në mjekësi qe ishin kopjuar nga Ministria e Jashtme, talleni në konferenca shtypi për diplloma fiktive të juristëve, në podcaste, në mbledhje partie dhe qeverie, kur duhet të beni krejt të kundërtën. Të merrni përgjegjesi! Tash pas 13 vjetësh ne pushtet duhet të merrni përgjegjësitë! Të ndaloni urgjentisht diplomimet fiktive, se po e ktheni vendin ne atdheun e diplomave fiktive, që po shkatërrojnë se pari buxhetin e familjeve shqiptare qe investojne kot te femijet. Shkatërruat rininë dhe të ardhmen e vendit.
Duhet ta pranosh se paaftësia juaj në administrim, menaxhim dhe organizim; mosveprimi juaj na bëri atdheun e plagiaturës dhe të diplomave fallco. Kush na pranon ne në EU me kete sistem arsimor dhe shëndetësor?
Ç’farë keni bëre Ju dhe çfarë bën administrata Juaj për drejtorin e pa aftë, për mesuesin, për mjekun, per Prokurorin, Juristin apo OPGj qe nuk bënë mirë detyren? Kush e komandon një drejtor të pa afte te MEKI që ka bërë lëmsh formimin profesional?
Mentaliteti juaj menaxhues ështe destruktiv. Para disa vitesh denoncova një pedagog që shiste notën, dipllomën dhe faktet ja çova ministres tuaj amorfe. Përgjigja e Ministres: Çojani Prokurorisë! Po administratën që e paguajmë për cfarë e kemi?
Çfarë bëre kur profesionistë te vërtetë nder vite ju thoshin me shkrim dhe me goje “changé le cap”? Asgjë! Atëherë nuk duhet të habitemi përse arsimi universitar ka denigruar dhe spitalet universitare po falimentojnë.
Çfarë u bë (flas nga ana administrative) me cubat që të erdhën në zyre me armë apo krimbat e krimit ekonomik te drejtorise se përgjithshme të Policise Shtetit qe sulmojne biznese pa asnjë urdher prokurorie? Çfare bëre? Asgjë. U mjaftove te flasesh për cubat në konferenca ose të pranosh sms infatile të drejtorit të përgjithshëm të Policise për vartësit që shkelën ligjin “po jam marre me këte pune o shef, u kërkova fajle ankuesve, ç’farë të bej më shumë o shef” ndërsa krimbat vegjetojne edhe sot ne radhët e policisë, të gatshëm te sulmojnë ndonje biznes tjetër.
JO zoti K/Ministër, këto dru të shtrembra dhe shumë e shumë e shumë të tjerë që kanë asfiksuar administratën duhet te pastrohen me masa administrative dhe jo t’i ngarkohen drejtesisë. Lëre drejtësinë të bejë punën e vet.
Nuk dua të citoj filozofë të medhenj, po lexoni të paktën çfarë shkruajne njerëzit e mëdhenj të vendit, Dritëro Agolli, Robert Ndrenika apo Alfred Moisiu:
Kujt po ia lini këtë vend?
—-
Autori është Oftalmolog, “Mjeshter i Madh”. Profesor i UMT & Prakticien Spitalor QSUT. Diplome Oftalmolog, Universiteti Paris 6, France
Ish-Intern, Atache e Assistent i Spitaleve të Parisit. Shërbimi i Okulistikës QSUT & Klinika VISION Tiranë. President i PAAO www.paao.al, Anëtar i CIO &AAO

Kur Rama mori reformën në sektorin e energjisë elektrike një qytetar vrau veten se nuk kishte të paguante, po në atë kohë një mikja ime kish një kjoskë që konsumonte 600l energji elektrike në muaj faturistja 3muaj rresht i vendosi 5000l në muaj. Ajo shkoi tek ndërrmarja elektrike në Durrës dhe ato e drejtuan në Shkozet ku aty në administratë i thanë (nënpunësi) se dhe mua në shtëpinë time kështu ma bëjnë.
E pabesueshme por e vërtetë.
Më në fund ajo nuk e pagoi energjinë për disa muaj që llogariti tek sahati dhe më pas filloi pagesën. Asgjë nuk ndodhi me të se ajo ishte në rregull me aparatin matës.
Këto gjëra rrumpallë kështu nisën që në fillim por nuk merrej vesh.
Tashmë plasi sheshit, shteti nuk funksionoi, në atë kohë drejtor i madh ishte Ardian Çela. (mbiemri i sigurt) Administrata e korruptuar, konsumatori i ndershëm i dënuar.
Kështu vazhdon në të gjithë sektorët.
Shteti nuk funksionon (si administratë) qytetarin e dënon. Deri kur kështu më!
Postoni komentin tim.