Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Trafiku i drogës, Sekretari Amerikan i Shtetit shpall politikë të re për kufizimin e vizave
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kosovë
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Trafiku i drogës, Sekretari Amerikan i Shtetit shpall politikë të re për kufizimin e vizave
BoteLajmi i fundit

Trafiku i drogës, Sekretari Amerikan i Shtetit shpall politikë të re për kufizimin e vizave

Published: 30 Qershor, 2025
Shpërndaje

Ambasada e SHBA në Tiranë ka shpërndarë mesazhin e Sekretarit amerikan të shtetit, Marco Rubio.

Ai shprehet do në SHBA do të ndërmerret një politikë e re për të penguar hyrjen e drogave vdekjeprurëse.

Sipas Rubios kjo përfshin kufizimin e vizave për anëtarët e familjes dhe bashkëpunëtorët e ngushtë personalë dhe të biznesit të individëve të sanksionuar nga SHBA.

“Po shpall një politikë të re për kufizimin e vizave për anëtarët e familjes dhe bashkëpunëtorët e ngushtë personalë dhe të biznesit të individëve të sanksionuar sipas Urdhrit Ekzekutiv 14059. Do të përdorim të gjitha mjetet e nevojshme për të penguar fentanilin dhe drogat e tjera vdekjeprurëse që hyjnë në vendin tonë”, ka thënë Sekretari i Shtetit Marco Rubio mbi kufizimet e reja të vizave.

“Kriza e fentanilit në Shtetet e Bashkuara është e pashembullt, me mbidozat që mbeten shkaku kryesor i vdekjeve për amerikanët e moshës 18 deri në 44 vjeç. Më shumë se 40 për qind e amerikanëve thuhet se njohin dikë që ka vdekur nga një mbidozë opioidesh, dhe në vitin 2024 Shtetet e Bashkuara regjistruan mesatarisht mbi 220 vdekje nga mbidozat çdo ditë. Sot, unë po shpall një politikë të re kufizimi vizash sipas seksionit 212(a)(3)(C) të Aktit për Imigracionin dhe Shtetësinë, që do të zbatohet ndaj anëtarëve të familjes dhe personave të afërt personalisht apo në marrëdhënie biznesi me individë që janë sanksionuar në bazë të Urdhrit Ekzekutiv 14059, i cili vendos sanksione ndaj personave të huaj të përfshirë në tregtinë globale të paligjshme të drogës (U.E. 14059).

Veprimi i sotëm zgjeron mjetet ekzistuese, përfshirë sanksionet sipas U.E. 14059 dhe ndalimet për viza në bazë të seksionit 212(a)(2)(C) të Aktit për Imigracionin dhe Shtetësinë për trafikantët e substancave të kontrolluara. Vendosja e kufizimeve për viza për trafikantët e drogës, anëtarët e familjes së tyre dhe bashkëpunëtorët e afërt personalë dhe të biznesit, jo vetëm që do t’i pengojë ata të hyjnë në Shtetet e Bashkuara, por gjithashtu do të shërbejë si një masë ndaluese ndaj veprimtarive të paligjshme të vazhdueshme.

- Publicitet -

Departamenti Amerikan i Shtetit do të përdorë të gjitha mjetet e nevojshme për të penguar dhe çmontuar rrjedhën e fentanilit dhe drogave të tjera të paligjshme që hyjnë në Shtetet e Bashkuara dhe dëmtojnë qytetarët amerikanë”, ka thënë Rubio në deklaratën e plotë.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Fillimi i fundit të regjimit të Vladimir Putinit!
  • Dy klubet bëhen bashkë, Interi dhe Milani u bëjnë “bllok” ultrasve në stadium
  • Pse është zhdukur Xi Jinping? Heshtja e medias shtetërore dhe thashethemet e frikshme
  • Hetimet e SPAK dhe historitë e vip-eshave që notojnë në paratë e drogës
  • “Ç’mendon për drejtuesit e PD, Flamurin, Albanën?”/ Bamir Topi: S’e vë në punë inteligjencën në këto raste!

Komentet e Fundit

  1. TRENI në Udhëheqja e FBI-së në rrezik dhe Maga e përçarë, pse çështja Epstein trazon presidentin Trump
  2. Moisi Golemi në Në çfarë pike janë raportet Rusi-Shqipëri dhe a është Serbia e përkëdhelura e Moskës, si përgjigjet ambasadori rus në Tiranë
  3. Moisi Golemi në Një përshkrim shokues që duhet lexuar
  4. TRENI në Një përshkrim shokues që duhet lexuar
  5. demo në Në çfarë pike janë raportet Rusi-Shqipëri dhe a është Serbia e përkëdhelura e Moskës, si përgjigjet ambasadori rus në Tiranë
Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?