Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Poloni: Presidenti i jep shansin e parë për të formuar qeverinë kryeministrit aktual Morawiecki
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Poloni: Presidenti i jep shansin e parë për të formuar qeverinë kryeministrit aktual Morawiecki
AktualitetBote

Poloni: Presidenti i jep shansin e parë për të formuar qeverinë kryeministrit aktual Morawiecki

Published: November 6, 2023
Shpërndaje

Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda i dha mandatin të hënën kryeministrit Mateusz Morawiecki që të përpiqet të formojë qeverinë e ardhshme pasi partia e tij nacionaliste Ligj dhe Drejtësi (PiS) fitoi zgjedhjet e muajit të kaluar. Megjithatë gjasat që kryeministri të arrijë ta realizojë një gjë të tillë janë pothuajse zero, pasi atij i mungon shumica e nevojshme.

Një aleancë e partive opozitare pro-Bashkimit Evropian fitoi shumicën në zgjedhjet e 15 tetorit, por presidenti Duda kishte thënë përpara zgjedhjeve se do t’i jepte partisë që kishte fituar numrin më të madh të votave si forcë politike e vetme, shansin e parë për të formuar qeverinë. Partia nacionaliste Ligj dhe Drejtësi (PiS), në pushtet që nga viti 2015, udhëhoqi në zgjedhje, por humbi shumicën përballë votave të kombinuara të partive opozitare. Duke qenë se të gjitha partitë e tjera kanë përjashtuar mundësinë e formimit të një koalicioni me PiS, partia duket se nuk ka gjasa të jetë në gjendje të qeverisë.

“Pas një analize të peshuar dhe konsultimeve, vendosa t’ia besoj misionin e formimit të një qeverie kryeministrit Mateusz Morawiecki”, tha zoti Duda, një aleat i partisë PiS, në një fjalim televiziv. Nëse zoti Morawiecki nuk është në gjendje të fitojë votëbesimin në parlament, atëherë ligjvënësit do të emërojnë një kandidat tjetër për kryeministër.

- Publicitet -

Gjasat janë që ai të jetë ish-presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, për të cilin partitë opozitare kanë rënë dakord që të jetë kandidati i tyre për kryeministër. Emërimi i tij do të shënonte një ndryshim të madh për Poloninë pas tetë vitesh polemikash me Brukselin për çështje që variojnë nga pavarësia e gjyqësorit tek të drejtat e komunitetit LGBT. Zoti Tusk, është zotuar të zhbllokojë fondet e destinuara për Poloninë që janë ngrirë nga Brukseli për shkak të një mosmarrëveshjeje mbi reformat gjyqësore që kritikët thonë se rrisin ndikimin politik mbi gjykatat.

Ai ka thënë gjithashtu se do që të nxjerrë para një gjykate shtetërore ata që akuzohen nga aleanca e tij për shkelje gjatë tetë viteve që PiS ka qenë në pushtet, përfshirë edhe vetë zotin Duda. Koalicioni Civil i përbërë nga partitë liberale (KO) e akuzon partinë PiS se ka dobësuar standardet demokratike duke rritur kontrollin politik mbi gjykatat dhe duke e kthyer televizionin shtetëror në një kanal propagande. Qeveria i mohon akuzat. Sipas kushtetutës së Polonisë, presidenti “cakton” kandidatin për Kryeministër dhe i kërkon atij të formojë qeverinë, e cila më pas duhet të miratohet nga Parlamenti. Nëse Parlamenti nuk e miraton qeverinë e kandidatit të parë, Presidenti i vendit mund të emërojë një kandidat tjetër për Kryeministër të vendit.

Partia e Ligjit dhe Drejtësisë nuk e ka shumicën e nevojshme të votave në Parlamentin e ri dhe nuk do të jetë në gjendje të miratojë ligje vetëm me votat e deputetëve të saj. Por udhëheqësit e saj këmbëngulin se ajo duhet të ketë shansin të vazhdojë të qeverisë vendin sepse ajo si parti e vetme ka marrë numrin më të madh të votave. Partia e Ligjit dhe Drejtësisë do të ketë 194 deputetë në Dhomën e Ulët të Parlamentit me 460 vende, por nuk ka partnerë të mundshëm për të krijuar një qeveri koalicioni.

Udhëheqësi i opozitës, Donald Tusk përfaqëson një koalicion të partive që së bashku kanë fituar 248 vende në Parlament. Ai ka qenë në shënjestër të sulmeve të ashpra të qeverisë gjatë fushatës zgjedhore.

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • “Rama në hotel 15 mijë euro nata”, ish-deputetja e PS: Harxhon 5 vite pension të një shqiptari në një natë
  • Një spiune me moralin e Vlora Hysenit
  • Organizatat e medias denoncojnë sjelljen e policisë ndaj gazetares
  • E sulmuan me vezë në Nju Jork, reagon Rama: Nuk më ndalin dot në misionin tim, s’mposhtem…
  • Mure të lartë betoni të veshur me bimë masive: Kujt i përkiste kompleksi i vilave me nivel të lartë sigurie ku fshihej Agasi

Komentet e Fundit

  1. Edi on Mure të lartë betoni të veshur me bimë masive: Kujt i përkiste kompleksi i vilave me nivel të lartë sigurie ku fshihej Agasi
  2. myslzmanizmi mallkim i shqiperis,ortodoksizmi vari i shqiptaris on Ballkani në Shengen?
  3. Xha jaho on Kreu i Gjykatës së Lartë: Do ulemi në tryezë me Ramën, por Kushtetuta nuk negociohet
  4. Tarot on Koha kur një milionë shqiptarë ishin nën armë për pak orë
  5. Anonymous on Mure të lartë betoni të veshur me bimë masive: Kujt i përkiste kompleksi i vilave me nivel të lartë sigurie ku fshihej Agasi

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?