Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Polonia ‘blindon’ kufirin me Sllovakinë, masa kontrolli shtesë për të parandaluar emigracionin e paligjshëm
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Polonia ‘blindon’ kufirin me Sllovakinë, masa kontrolli shtesë për të parandaluar emigracionin e paligjshëm
BoteKryesore

Polonia ‘blindon’ kufirin me Sllovakinë, masa kontrolli shtesë për të parandaluar emigracionin e paligjshëm

Published: September 26, 2023
Shpërndaje

Polonia do të vendosë masa kontrolli për automjetet që kalojnë kufirin nga Sllovakia, tha kryeministri i vendit të hënën, në përpjekje për të frenuar fluksin e emigrantëve.

Partia nacionaliste në pushtet, Ligj dhe Drejtësi (PiS) e ka kthyer emigracionin në një çështje qendrore në fushatën për të fituar një mandat të tretë në zgjedhjet e 15 tetorit dhe ka përfshirë pyetje mbi këtë temë në një referendum që do të zhvillohet njëkohësisht me zgjedhjet.

Ndërkohë, Sllovakia po përballet me një rritje të numrit të emigrantëve të paligjshëm.

- Publicitet -

Numri i emigrantëve të paligjshëm të ndaluar në Sllovaki është rritur nëntëfish nga një vit më parë në më shumë se 27,000 deri tani këtë vit, sipas ministrisë së brendshme të vendit.

“Unë udhëzova ministrin e brendshëm që të vendosë masa kontrolli për… furgona, makina, autobusë ku ka dyshime se ka emigrantë të paligjshëm”, tha kryeministri Mateusz Morawiecki në një tubim elektoral.

Një zëdhënës i ministrisë së jashtme sllovake nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment. Zoti Morawiecki foli menjëherë pasi zëdhënësi i qeverisë Piotr Muller tha se Varshava po shqyrtonte mundësinë e forcimit të kontrolleve në kufi, por se nuk ishte marrë ndonjë vendim pasi donte fillimisht të konsultohej me partnerët.

Zoti Morawiecki reagoi gjithashtu ndaj kancelarit gjerman Olaf Scholz, i cili të shtunën i bëri thirrje qeverisë polake të japë sqarime për akuzat lidhur me një skemë për pagesa për dhënie vizash për emigrantët, që ka tronditur politikën polake.

Zoti Morawiecki tha se komentet e zotit Scholz mund të jenë një paralajmërim për mbylljen e mundshme të kufirit me Poloninë.

“Do të ishte më mirë që të informoheshe për situatën aktuale dhe të mos ndërhysh në punët e Polonisë”, tha ai, duke iu drejtuar zotit Scholz.

Zoti Muller ishte shprehur se qeveria nuk përjashtonte as forcimin e kontrolleve në kufirin me Gjermaninë.

VOA

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • ​Tensione dhe përplasje fizike në Durrës: Të rinjtë sulmojnë postën e skandalit me drejtoreshën
  • SPAK sekuestron celularin e Ermal Gjinajt, bashkëshortit të Ogerta Manastirliut
  • “Nuk e jap dorëheqjen”, Rama në Reuters për protestat, flet për “forca brenda dhe jashtë vendit”
  • Protestë edhe në Korçë, studentët dhe gjimnazistët sulmojnë Drejtorinë e Arsimit
  • Tirana në gjendje lufte, reagon Brukseli: Ndalni dhunën, dialogu është e vetmja rrugë

Komentet e Fundit

  1. demo on VIDEO: “Ai pi kokainë, ju rrifni kalamajtë”. Tension mes një grupi policësh, mediave dhe kalimtarëve në qendër të Tiranës
  2. Standard on VIDEO: “Ai pi kokainë, ju rrifni kalamajtë”. Tension mes një grupi policësh, mediave dhe kalimtarëve në qendër të Tiranës
  3. Populli i lodhur e i telendisur on VIDEO: “Ai pi kokainë, ju rrifni kalamajtë”. Tension mes një grupi policësh, mediave dhe kalimtarëve në qendër të Tiranës
  4. kastriot on Fatos Tarifa: Ky është fundi i palavdishëm i Ramës, zgjidhja janë zgjedhjet e reja të parakohshme
  5. K R on Fatos Tarifa: Ky është fundi i palavdishëm i Ramës, zgjidhja janë zgjedhjet e reja të parakohshme

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?