Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Polonia do të mbajë referendum për kufirin me gjemba me Bjellorusinë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Polonia do të mbajë referendum për kufirin me gjemba me Bjellorusinë
AktualitetBote

Polonia do të mbajë referendum për kufirin me gjemba me Bjellorusinë

Published: August 14, 2023
Shpërndaje

 

Polonia do t’ua mundësojë shtetasve të saj që të vendosin nëse duhet mbajtur murin me gjemba në kufi me Bjellorusinë, ka thënë ministri polak i Mbrojtjes, Mariusz Błaszczak.

Referendumi do të mbahet më 15 tetor, në ditën e njëjtë kur mbahen zgjedhjet parlamentare.

- Publicitet -

Votuesit polakë do të pyeten nëse e mbështesin “heqjen e barrierës në kufirin mes Polonisë dhe Bjellorusisë”, ka thënë Błaszczak.

Ndonëse ndërtimi i murit me gjemba është kritikuar nga politikanët opozitarë – gjatë procesit të ndërtimit – tani, duke e marrë parasysh situatën aktuale me Bjellorusinë si aleate të ngushtë të Rusisë, nuk ekzistojnë shumë zëra kundërshtues.

Së fundi, Polonia është e shqetësuar për aktivitetet e mercenarëve të grupit rus Wagner në Bjellorusi, si dhe për numrin në rritje të migrantëve që duan të hyjnë në Bashkimin Evropian përmes territorit bjellorus.

Vitin e kaluar, Polonia e ka siguruar kufirin prej 418 kilometrash me Bjellorusinë, me gjemba të larta prej 5.5 metrash.

Javën e kaluar, ministri Błaszczak ka thënë se Polonia është duke planifikuar që të dërgojë rreth 10.000 ushtarë shtesë në kufi me Bjellorusinë, për ta mbështetur Gardën Kufitare.

“Ne do ta afrojmë ushtrinë më afër kufirit me Bjellorusinë për ta dëbuar agresorin, ashtu që të mos guxojë të na sulmojë”, ka thënë ai.

Mercenarët e Wagnerit kanë shkuar në Bjellorusi pasi i kanë dhënë fund rebelimit në Rusi, në fund të muajit qershor.

Ata e kanë marrë këtë vendim në kuadër të një marrëveshjeje të arritur mes presidentit rus, Vladimir Putinit dhe shefit të Wagnerit, Yevgeny Prigozhin, të ndërmjetësuar nga lideri bjellorus, Alyaksandr Lukashenko.

 

 

 

p.k\dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Pushteti dhe humbja e arsyes
  • REL: Të ikë Rama, po kush të vijë? Si përgjigjen vetë studentët
  • Digjen ambjentet e medias Dritare TV, zjarri nisi nga tubat e aspirimit të restorantit
  • Samiti BE-Ballkani Perëndimor mbahet më 25 nëntor në Bruksel
  • Sherr me thika në Has, plagosen tre adoleshentë, njëri në gjendje të rëndë

Komentet e Fundit

  1. Krye qimistri thyb riq on VIDEO: Studenti agjent i dërgon një faturë Kryeministrit
  2. Phoenix on VIDEO: Studenti agjent i dërgon një faturë Kryeministrit
  3. TË PRESËSH NGA SHTETI on VIDEO: Studenti agjent i dërgon një faturë Kryeministrit
  4. Adrian on VIDEO: Studenti agjent i dërgon një faturë Kryeministrit
  5. Phoenix on VIDEO: Studenti agjent i dërgon një faturë Kryeministrit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?