Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Populli i tij jeton me 2 dollarë në ditë, zv.presidenti paguan 75 mijë dollarë për një natë!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Populli i tij jeton me 2 dollarë në ditë, zv.presidenti paguan 75 mijë dollarë për një natë!
BoteKryesore

Populli i tij jeton me 2 dollarë në ditë, zv.presidenti paguan 75 mijë dollarë për një natë!

Published: October 4, 2023
Shpërndaje

Vendi i tij është tmerrësisht i varfër, rreth 60 përqind e popullsisë vuan nga uria- megjithatë zëvendëspresidenti dhe njëkohësisht djali i diktatorit të Guinesë Ekuatoriale i ofron vetes luks të pastër çdo ditë.

Plotësisht absurde: Ndërsa shumica e popullsisë së tij duhet të jetojë me më pak se 2 euro në ditë, Teogoro Nguema Obiang Mangue e trajton veten me një vizitë në një suitë në Nju Jork. Dhe e tregon edhe në Instagram.

Çmimi: 75 mijë dollarë amerikanë për një natë. Obian Mangue po e kalon kohën në ‘The Mark Penthouse’ në hotelin elegant ‘The Mark’ në Nju Jork.

- Publicitet -

Suita me një sipërfaqe prej 929 metrash në katin e 16-të është mbresëlënëse! Tri dhoma gjumi mbretërore, dy dhoma gjumi mbretëreshash, gjashtë banjo, sallë pritjeje, bibliotekë, dhomë ngrënie për 12 persona.

Bonus: Akses në tarracën e çatisë, pamje panoramike të Central Park dhe horizontit të qytetit.

Obiang Mangue fluturoi për në Nju Jork për të marrë pjesë në takimin e përvitshëm të OKB-së. Aty ai foli për mungesën e zhvillimit në Afrikë- ndërsa në të njëjtën kohë shpenzoi mijëra euro.

Ai mban postin e zëvendëspresidentit të vendit afrikan që nga viti 2016. Babai i tij, Teodoro Obiang Nguema Mbasogo e ka drejtuar vendin si president diktatorial që nga viti 1979.

Edhe pse Guinea Ekuatoriale konsiderohet si një nga vendet më të pasura në Afrikë, shumica e popullsisë nuk është në dijeni të kësaj. Vetëm rreth gjysma e popullsisë kanë qasje në ujë të pijshëm të pastër dhe 7.9 përqind e fëmijëve vdesin para moshës 5-vjeçare.

Ndërkohë, familja presidenciale po noton në para. Autoritetet e zbatimit të ligjit në SHBA besojnë se zëvendëspresidenti Obiang Mangue e nxjerr një pjesë të madhe të pasurisë së tij nga marrëveshjet korruptive që përfshijnë rezervat e naftës dhe gazit të vendit.

-Pasuritë e huaja të Obiang Mangue përfshijnë dy shtëpi në Afrikën e Jugut me vlerë rreth 2.5 milionë euro.

-Që nga viti 2006, ai ka gjithashtu një pronë në Malibu me pamje nga deti, fushën e tij të golfit, tetë banjo dhe disa garazhe me vlerë 33.4 milionë euro.

-Gjithashtu ai ka në pronësi një shtëpi prej 460 metra katrorë në një lagje të pasur të Parisit dhe një shtëpi diskografike hip-hopi të quajtur TNO Entertainment.

-Në vitin 2018 ai kishte në pronësi një nga makinat e pakta Bugatti Veyron 16.4 me vlerë 1.1 milionë euro dhe një Maserati MC12 me vlerë 700 mijë euro.

Megjithatë, zyra e prokurorit publik të Gjenevës konfiskoi 11 nga makinat e tij luksoze në vitin 2016, duke përfshirë një Koenigsegg dhe një Bugatti Veyron, pak përpara se Obiang Mangue t’i ngarkonte ato në një avion transporti për t’i dërguar jashtë. Në dy muajt në vazhdim, zviceranët konfiskuan edhe 13 mjete të tjera. Të gjitha u shitën në ankand për 27 milionë dollarë.

Midis vitit 2004 dhe 2006, Obiang Mangue shpenzoi 41.5 milionë euro për stilin e tij të jetesës luksoze- më shumë se i gjithë buxheti i arsimit të Guinesë Ekuatoriale në vitin 2005 (afërsisht 41 milionë euro).

Guinea Ekuatoriale ka një nga bilancet më të këqija në botë për të drejtat e njeriut. ‘Reporterët pa kufij’ thonë se presidenti Obiang është një ‘grabitqar i lirisë së medias’. Problem i madh në vend është trafikimi i qenieve njerëzore. Raporti i SHBA për Trafikimin e Personave e rendit Guinenë Ekuatoriale si vend burimi dhe destinacioni për punën e detyruar dhe trafikimin seksual.

a.c./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 18 qershor 2026
  • Kryeministri ynë “sociolog” – Të kërkosh llogari nuk është dhunë
  • Protestuesit marshojnë në ditën e 18-të të protestës
  • Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  • Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?

Komentet e Fundit

  1. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  2. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  3. Pensionisti i Porcelanit on Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  4. Valbona on Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  5. Deni on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?