Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Popullsia e Shqipërisë është plakur me ritmet më të larta në Europë, sa u rrit mosha mediane
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Popullsia e Shqipërisë është plakur me ritmet më të larta në Europë, sa u rrit mosha mediane
EkonomiLajmi i fundit

Popullsia e Shqipërisë është plakur me ritmet më të larta në Europë, sa u rrit mosha mediane

Published: June 3, 2024
Shpërndaje

Të dhënat zyrtare referojnë se Shqipëria ende është një nga vendet me popullsinë më të re në Europë, por gjatë 20 viteve të fundit ritmet e plakjes ishin më të lartat në Europë. Në vitin 2023, mosha mediane e Shqiptarëve ishte 38.8 vjeç (nënkupton që 50% e popullsisë janë nën këtë moshë dhe 50% mbi këtë moshë). Të dhënat e krahasueshme nga Eurostat referojnë se mosha mediane e shqiptarëve u rrit me gati 11 vite ndërmjet 2003-2023, niveli më i lartë në Europë dhe me një diferencë shumë të lartë me plakjen e popullatave të tjera të Europës. (shiko grafikun bashkëngjitur)

Pas Shqipërisë, ritmet më të larta të plakjes ndërmjet 2003-2023 i ka Portugalia me 8.5 vite, Rumania me 8.5 vite dhe Maqedonia e Veriut, me 8 vite. Në krahun tjetër, Suedia ka ruajtur qëndrueshmëri të moshës së popullsisë së saj, pasi gjatë dy dekadave të shkuara popullata e këtij vendi është plakur vetëm me 1 vit, e ndjekur nga Moldavia, Luksemburgu, dhe Belgjika ku mosha mesatare e popullsisë së tyre është rritur më pak se dy vite nga 2003-2023.

Në vitin 2023 vendet me popullsinë më të plakur në Europë ishte Italia, ku mosha mediane e popullsisë ishte 48.4 vjeç nga 41 vjeç që ishte në vitin 2003, e ndjekur nga Portugalia ku mosha mediane ishte 47 vjeç, Bullgaria 46.8 vjeç dhe Greqia me 46.5 vjeç.

- Publicitet -

Që nga rënia e komunizmit Shqipëria është përballur me një trazicion të fortë demografik që vijon ende me ritme të larta ne dekadën e katërt të rendit demokratik. Cikli rritës i emigracionit së bashku me rënien e normave të fertilietit e kanë plakur Shqipërinë më shpejt se edhe vendet me kushte të ngjashme politikë dhe ekonomike.

Plakja e popullsisë së vendit nuk po shoqërohet me masa për të zbutur pasojat e fenomenit. Mungesat në fuqinë punëtore tashmë janë bërë aq të forta sa edhe sektori publik po vuan për punonjës, në një kohë që mungesa e të rinjve rrezikon të përkeqësojë cilësinë e jetës në vend.

Ndër të tjera, Shqipëria ka ndër normat më të larta të emigrimit të të arsimuarve në vend. Pakësimi i numrit të studentëve në shumë degë po lë vendin pa ekspertë në shumë fusha, që nga sektorët publik të arsimit dhe shëndetësie deri tek punonjësit e krahut pa njohuri dhe aftësi. Në terma më afatgjatë, rritja e numrit të moshuarve do të rëndojë mbi shpenzimet publike, do të frenojë rritjen ekonomike dhe do të ushtrojë presion mbi sistemet shëndetësore dhe ato të sigurimeve.

Monitor

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • Detari says:
    June 3, 2024 at 9:36 am

    keto pasoja ka islami, ngelen bekira sunitet se i pallon hoxh armandi

    Reply
  • Phoenix says:
    June 3, 2024 at 10:07 am

    Se pari nuk quhet mosha mediane, por mosha mesatare. Se dyti, po te na tregojne se si i gatuajne keto statistika, do te ishte informuese. Dhe se treti, koha ecen e nuk qendron ne vend numero, keshtu qe, njerezit edhe rriten edhe plaken edhe vdesin.

    Reply
  • Sa për kulturë says:
    June 3, 2024 at 10:59 am

    Sipas artikullshkruesit:
    “Në vitin 2023, mosha mediane e Shqiptarëve ishte 38.8 vjeç”
    dhe sipas tij kjo :
    “(nënkupton që 50% e popullsisë janë nën këtë moshë dhe 50% mbi këtë moshë)”
    Nuk është e vërtetë që duke u nisur nga mosha mesatare e popullsisë të nënkuptohet që 50% e popullsisë është mbi këtë moshë dhe 50 % nën këtë moshë.
    Për ta bërë më të thjeshtë për lexuesin po marr një shembull:
    Nqs 100 qytetarë janë në moshën 66 vjeçare dhe 200 të tjerë në moshën 25 vjeç atëherë mosha mesatare do të jetë :
    (100 ×66 +200 ×25)÷300 =38,67 vjeç
    Pra, në këtë rast, mbi këtë moshë janë 100 qytetarë dhe nën këtë moshë janë 200 qytetarë

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Zgjedhjet në Izrael: Sondazhet e parë sinjalizojnë garë të ngushtë, asnjë fitues i qartë në horizont
  • Ndryshimet në Paketën Fiskale do ta lehtësojnë apo do ta shtrenjtojnë edhe më tej koston e jetesës në Shqipëri?
  • Nga TVSH për ushqimet te taksimi i ri i pagave, të gjitha ndryshimet në Paketën Fiskale 2027
  • Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit
  • Votimet në Izrael, shënohet pjesëmarrja më e lartë në 50 vjet, pritet rezultat i ngushtë

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit
  2. Laku on Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit
  3. Jorgaq Kacani on Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit
  4. demo on Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit
  5. Primitivi adhuron on ​Vala e komenteve në rrjetet sociale të Ramës tregon që zemërimi dhe revolta janë masive, pavarësisht nëse e shtyp apo jo me dhunë protestën në rrugë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?