Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Portali i punësimit, grafiku me datat e testimit për 5 profilet mjekësore
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Portali i punësimit, grafiku me datat e testimit për 5 profilet mjekësore
AktualitetShoqëri

Portali i punësimit, grafiku me datat e testimit për 5 profilet mjekësore

Published: November 19, 2022
Shpërndaje

Testimet për punësimet e reja në shëndetësi nisin të hënën. Qendra e Shërbimeve të Arsimit ka zbardhur tashmë grafikun me datat e testimeve për të gjithë profesionistët e shkencave mjekësore teknike të profileve infermieri, fizioterapi, mami, logopedi, teknik laboratori, si dhe teknik imazherie, të cilët janë pjesë e garës për vendet e lira të punës në strukturat mjekësore publike të të gjitha niveleve nëpërmjet portalit të punësimit “Infermierë për Shqipërinë”. Për të gjashtë profilet është shpallur edhe lista zyrtare e kandidatëve që plotësojnë kushtet për të zhvilluar provimin e informatizuar të punësimit, ku për secilin prej tyre është përcaktuar edhe ora konkrete se kur duhet të paraqiten në ambientet e QSHA-së për të plotësuar testin.

Provimet do të nisin me infermierët. Për shkak të numrit të madh të kandidatëve që janë në garë, për këtë specialitet provimet do të vijojnë për 12 ditë me radhë. Kalendarin e detajuar të datave të testimit për secilin specialitet e gjeni të plotë në vijim të shkrimit. Janë 1611 kandidatët që garojnë për punësimet e reja në strukturat publike mjekësore të të gjitha niveleve (qendra shëndetësore, spitale, poliklinika ) në këtë profil. Ndërkohë që në faqen zyrtare të kësaj qendre gjendet e plotë edhe lista e kandidatëve që do të hyjnë në testim, duke specifikuar për secilin prej tyre edhe orën se kur duhet të paraqitet për të dhënë provimin.

“Në lidhje me orarin e pjesëmarrjes në provim, ju bëjmë me dije se orari do të jetë i përcaktuar për çdo kandidat dhe nuk do të ketë ndryshime orari përtej planifikimit të publikuar. Provimet do të zhvillohen me tre turne çdo ditë, sipas grafikut të detajuar. Të gjithë kandidatët e regjistruar, duhet  të verifikojnë paraprakisht identitetin dhe orarin e pjesëmarrjes në provim, në faqen zyrtare në adresën www.qsha.gov.al ”, bëjnë me dije autoritetet e Qendrës së Shërbimeve të Arsimit. Çka do të thotë se nëse nuk paraqiteni për të dhënë provimin në orën që është përcaktuar për ju, do të përjashtoheni nga gara për vendet e lira të punës.

- Publicitet -

Për të mos rrezikuar përjashtimin, kandidati duhet të paraqitet pranë QSHA-së 30 minuta përpara orarit të publikuar, teksa duhet të jetë i pajisur me letërnjoftim (Kartë ID ose Pasaportë, dokumenti origjinal dhe një kopje të tyre, si dhe faturën origjinale të pagesës (me vulën e bankës përkatëse) së tarifës së provimit. Tarifa që duhet të shlyeni pranë bankave për dhënien e këtij provimi është në vlerën e 3,000 lekëve. Kandidatët, të cilët nuk paraqesin dokumentet e mësipërme, nuk mund të marrin pjesë në provim.

Gjatë zhvillimit të provimit ndalohet mbajtja dhe përdorimi i celularëve apo mjeteve të tjera të komunikimit, pasi kjo vlerësohet si kriter mos kualifikimi, ndalohet komunikimi me kandidatët e tjerë gjatë zhvillimit të provimit deri në marrjen e deklaratës së rezultatit, ndalohet lëvizja përtej vendit të përcaktuar për zhvillimin e provimit, ndalohet duhani dhe konsumimi i ushqimit në mjediset e provimit, firmos procesverbalin e pjesëmarrjes dhe rezultatit të marrë.

Testi i punësimit

Testi që do të duhet të plotësojë çdo kandidat përbëhet nga dy pjesë. Pjesa e parë përmban pyetje rreth akteve ligjore që rregullojnë kujdesin shëndetësor dhe profesionin e infermierit në Republikën e Shqipërisë dhe çështje që lidhen me etikën dhe komunikimin profesional në infermieri, si dhe në profilet e tjera të shkencave mjekësore teknike. Ndërsa pjesa e dytë përmban pyetje rreth kujdesit infermieror bazë  dhe në specialitet, e cila do të ketë edhe numrin më të madh të pyetjeve, po ashtu edhe të pikëve që do të sigurojë secili kandidat.

Vlerësimi final i çdo kandidati

Vlerësimi i çdo kandidati përfshin pikët e fituara në fazën e parë të konkurrimit me dosje, si dhe pikët e siguruara nga testimi i informatizuar. Sipas skemës së përcaktuar më herët, vlerësimi i dosjes së kandidatëve konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura me fushën e studimit të kryer dhe punës në këtë profil. Në këtë fazë ju mund të grumbulloni deri në 30 pikë. Ndërsa në fazën e dytë “Testimi i informatizuar” kandidati do të mund të sigurojë deri në 70 pikë në total (i cili përbëhet nga pikët e pjesës së parë të testit 20 pikë, si dhe nga pikët e pjesës së dytë të testit 50 pikë. Pas mbledhjes së këtyre pikëve, kandidatët që kanë nivelin më të lartë të pikëve do të ftohen të parët për të zgjedhur vendet e punës sipas preferencave.

Prej afro katër vitesh procesi i punësimit për profesionistët e shkencave mjekësore teknike të profileve të përmendura më lart, por edhe të mjekëve në spitale, poliklinika e qendra shëndetësore, bëhet vetëm nëpërmjet konkurrimeve që zhvillohen në portalin online “Infermier për Shqipërinë”, ku të gjithë të pajisurit me lejen e ushtrimit të profesionit në këto profile mund të konkurrojnë në dy fazat e përcaktuara (aplikimi me dosje dhe faza e dytë që është testimi i informatizuar që zhvillohet në Qendrën e Shërbimeve të Arsimit). Kandidatët që sigurojnë pikët më të larta nga këto dy faza sigurojnë edhe vendet e lira të punës në këto struktura.

Në ditën e provimit

  • Kandidati duhet të paraqitet pranë QSHA-së 30 minuta përpara orarit të publikuar.
  • Duhet të jeni të pajisur me: Letërnjoftim (Kartë ID ose Pasaportë, dokumenti origjinal).
  • Kopje të Kartës ID ose Pasaportë.
  • Faturën origjinale të pagesës (me vulën e bankës përkatëse) së tarifës së provimit për llogari.

Gjatë zhvillimit të provimit:

  • Ndalohet mbajtja dhe përdorimi i celularëve apo mjeteve të tjera të komunikimit gjatë zhvillimit të provimit, pasi kjo vlerësohet si kriter mos kualifikimi.
  • Ndalohet komunikimi me kandidatët e tjerë gjatë zhvillimit të provimit deri në marrjen e deklaratës së rezultatit.
  • Ndalohet lëvizja përtej vendit të përcaktuar për zhvillimin e provimit.
  • Ndalohet duhani dhe konsumimi i ushqimit në mjediset e provimit

Datat e testimit

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • www.mentealternativa1.blogspot.com dhe www.whale.to says:
    November 19, 2022 at 3:14 pm

    ASNJE VAKSINE! ASNJE BIG PHARMA! Po qe paracetamoli merr jete dhe qe jep demenca sepse ka alumin brenda e keshtu me rradhe pse nuk i thoni? Pse merreni me ca gjera koti? Pse nuk thoni ASNJE PARACETAMOL! ASNJE GJOJA ILAC TE BIG PHARMES!

    Reply
  • www.mentealternativa1.blogspot.com dhe www.whale.to says:
    November 19, 2022 at 3:15 pm

    Mjekesia alternative ( e vertete) sheron.

    Reply
  • Andis says:
    November 20, 2022 at 2:28 am

    Serveri I aplikimeve eshte I dubluar dhe nje kopje eshte ne Gjermani . Prandaj na ikin personeli mjekesor.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  • Rama: Kush më quan tradhtar është pa din e iman
  • Detaje nga dita e nëntë e protestës, mijëra qytetarë në shesh, përplasje me të rinjtë e PD; Reuters jep live protestën
  • Rama i përgjigjet Iranit: Ju nuk mund ta falni Shqipërinë për atë që bëmë
  • Kush është ambasadorja re e BE-së që pritet të emërohet në Tiranë

Komentet e Fundit

  1. Bujar Kanapari on Ky mund të jetë një sinjal shprese për Europën
  2. Bujar Kanapari on Ky mund të jetë një sinjal shprese për Europën
  3. 1 on FOTO – SHËNIM: Po këtë kush na i bëri? Grekët, serbët, apo iranianët?
  4. capi on Protestat për Zvërnecin, reagon delegacioni i BE: Mbro natyrën, sa je në kohë!
  5. capi on Rama zbulon armikun e ri të popullit: Flamingot imagjinare po i vjedhin ‘likes’ në Instagram

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?